Reading view

Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit –

✇27.al
By: 27

Sezoni 2025/26 u mbyll me triumfin e Egnatias pas fazës së Final Four me skuadrën rrogozhinase që iu imponua të gjithë kundërshtarëve edhe pse sezonin e rregullt e mbylli në vendin e tretë të klasifikimit.

Tani do të mendohet për sezonin e ardhshëm ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshim të formatit, një opsion që e përmendi edhe vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë të dhënë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të kampionatit

‘Është e pamundur për edicionin e ardhshëm që të kemi një ndryshim të numrit të skuadrave, për shkak të rregullave  të FSHF-së. Ndërsa për formatin, është diçka që ne duhet ta diskutojmë. Mesa duket, le të themi tifozëritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë në Tiranë-tha presidenti Duka.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar pranoi se pjesëmarrja në fazën e Final Four duke e justifikuar me mungesën e dy klubeve të kryeqytetit Partizani e Tirana

‘Pjesëmarrja në Final Four nuk ka qenë e kënaqshme, sigurisht e ka penalizuar mospjesëmarrja e Partizanit dhe Tiranës. Kështu që, për edicionin tjetër do të rishohim se çfarë formati do të kemi. Skuadra nuk do të shtohen në edicionin 2026/2027, nuk e di nëse do të luajnë katër faza apo do të ketë play off. Do i shohim të gjitha versionet dhe do të marrim një vendim, do e vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit-u shpreh Duka.

gijotina.com/

  •  

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër… –

✇27.al
By: 27

Një nga protestat më të mëdha qytetare të viteve të fundit u zhvillua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë marshuan kundër projekteve të planifikuara turistike në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Pishë Poro-Nartës.

Tubimi, i cili zgjati për më shumë se dy orë, nisi para Ministrisë së Brendshme dhe vijoi drejt Kryeministrisë, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me sloganet “Shqipëria nuk shitet” dhe “Anuloni projektin”.

Për disa pjesëmarrës, atmosfera e protestës solli në kujtesë mobilizimin e madh qytetar të vitit 2013 kundër planit për depozitimin e lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Ashtu si atëherë, organizatorët folën për një reagim që po kalon kufijtë e grupeve politike dhe po bashkon qytetarë, ambientalistë, artistë, studentë dhe banorë lokalë rreth një kauze të përbashkët.

Në qendër të debatit është projekti i resortit luksoz në zonën e Zvërnecit, i lidhur me struktura investimi ku përmendet edhe emri i Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Projekti ka shkaktuar polemika të forta për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në një nga ekosistemet më të ndjeshme të bregdetit shqiptar.

Organizata mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare kanë ngritur vazhdimisht shqetësime se zhvillimet e parashikuara mund të ndikojnë në habitatet e mbrojtura të lagunës së Nartës, korridoret e migrimit të shpendëve dhe biodiversitetin e zonës. Dhjetëra organizata nga vende të ndryshme i kanë kërkuar më herët qeverisë shqiptare pezullimin e projekteve në Sazan dhe Zvërnec deri në një vlerësim të plotë mjedisor.

Gjatë javëve të fundit janë raportuar punime paraprake në zonën e Pishë Poro-Nartës, ndërsa ambientalistët kanë publikuar pamje me mjete të rënda dhe ndërhyrje në terren. Sipas raportimeve investigative, projekti parashikon një kompleks turistik me kapacitet të madh akomodimi në afërsi të zonave të mbrojtura.

Në protestën e Tiranës, qytetarët akuzuan autoritetet se po favorizojnë interesa ekonomike private në kurriz të pasurive natyrore dhe hapësirave publike. Ata kërkuan transparencë të plotë mbi lejet, kontratat dhe ndikimin mjedisor të projektit.

Marshimi përfundoi para Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën kërkesën për anulimin e projektit dhe ndalimin e çdo ndërhyrjeje në zonat e mbrojtura.

Në fund të tubimit, organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojë edhe të hënën, më 1 qershor, në orën 18:00, duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe.

“Vazhdojmë nesër, edhe më shumë”, ishte mesazhi që u përcoll nga organizatorët, ndërsa shumë pjesëmarrës e krahasuan mobilizimin aktual me protestat historike kundër armëve kimike, duke e cilësuar atë si një nga reagimet më të forta qytetare të viteve të fundit.

gijotina.com/

  •  

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën –

✇27.al
By: 27

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha sonte se ajo shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.

Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e MPJ.

Ndërsa shton: “Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane.”

gijotina.com/

  •  

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht –

✇27.al
By: 27

Egnatia është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, me rrogozhinasit që bënë detyrën kundër Dinamos, duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” foli për ekipin e Nevil Dedes, me Albanesen që shënoi dy herë brenda 10 minutave.

Dinamo, nga ana tjetër, nuk pati fuqi të reagonte, me “Nëndetësen” që nuk luante për asgjë.

Në të njëjtën kohë, në “Air Albania”, Elbasani mundi Vllazninë me rezultatin 1-2, një fitore që nuk i shërbeu verdhebluve për t’u shpallur kampionë, kjo pas tre pikëve të siguruara nga rrogozhinasit në duelin tjetër.

Egnatia kështu është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, falë formulës së re të “Final 4”, duke fituar të tria sfidat dhe duke marrë vendin e parë të kampionatit me 37 pikë.

Po kaq pikë siguroi edhe Elbasani, por ndeshjet direkte folën për rrogozhinasit. Vllaznia e mbyll e treta një sezon që nisi me pritshmëri të larta, ndërsa Dinamo në vendin e katërt, por me Kupën e Shqipërisë të fituar pak javë më parë.

REZULTATET:

Egnatia 2-0 Dinamo

Albanese (P) 29′, 39′

Vllaznia 1-2 AF Elbasani

Balaj 49′ / Lajthia 52′, Ibrahim 64′

RENDITJA:

gijotina.com/

  •  

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD –

✇27.al
By: 27

Reperi Stresi, djemtë e Azem Hajdari dhe Sokol Olldashit, e vajza e Bujar Nishanit, janë e vetmja risi e listës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listën zyrtare që PD publikoi, janë të njëjtët emra që nga koha kur kjo parti ishte në pushtet dhe ku bëjnë pjesë ish-zëvendësministrat dhe ish-drejtorët e administratës së qeverisjes në vitet 2005-2013.

Adriana Gjonaj, Avenir Peka, Edit Harxhi dhe Kastriot Sulka, ish-zëvendësministra gjatë qeverisjes së Berishës bëhen anëtarë të Këshillit Kombëtar. Listës fituese i shtohen edhe Agron Kuliçaj, ish-zëvendësdrejtor i policisë, Arben Ibroja, ish-drejtor i OSHEE, apo Ines Nurja, ish-drejtoreshë e INSTAT.

Ndërsa Azem Hajdari bëhet pjesë e Partisë Demokratike, e motra, Rudina, mbylli kapitullin me selinë blu. Po ashtu, largohen nga Këshilli Kombëtar iPD-së edhe artistët e vjetër Bujar Kapexhiu, Robert Budina dhe Julian Deda. Operacioni “fshesa” në PD preku edhe një ndër themeluesit e partisë, Arben Imamin.

Këshilli Kombëtar i Berishës ripërtërihet edhe me diasporën, ku listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar i shtohet 15% e anëtarëve përfaqësues nga jashtë vendit, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH. Këshilli i ri Kombëtar pritet të zgjedhë javën e ardhshme kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët te Kryesia e re.

Konkretisht, fitues kanë dalë:

Adriana Gjonaj ish zv. ministre, ish deputete

Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë

Andia Ulliri ish deputete

Andrea Mano ish deputet, ish prefekt i Korçës

Arben Ibroja ish drejtor i OSHEE

Ardian Turku ish deputet

Asllan Dogjani ish deputet

Aurel Bylykbashi ish deputet

Avenir Peka ish zv.ministër

Bedri Hoxha ish deputet

Çlirim Gjata ish deputet, ish kryetar i KQZ

Dashnor Aliko, ish kryetar i komunës Lazarat

Edit Harxhi, ish zv. ministre e Jashtme

Eleina Qirici ish deputete

Gjok Vuksani ish deputet

Ines Nurja ish drejtoreshë e INSTAT

Kastriot Sulka ish zv.ministër i Punës

Lorenc Luka ish deputet, ish kryebashkiak i Shkodrës.

gijotina.com/

  •  

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së –

✇27.al
By: 27

Pas protestave të dhunshme në Zvërnec, Ministria e Jashtme e Greqisë ka nxituar të përfshihet në debatin publik duke shfrytëzuar këtë rast për të ngritur pretendime mbi shtrirjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Athina zyrtare deklaron se është e shqetësuar për këtë episod, ku gjatë përplasjes mbeti i plagosur një shtetas grek.

Sipas autoriteteve greke, Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërhyri menjëherë për t’i ofruar atij ndihmën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

Greqia shfrytëzoi protestën e dhunshme të së shtunës, duke pretenduar për herë të parë edhe ekzistencën e minoritetit grek në Zvërnec. Pala greke i ka kërkuar autoriteteve shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve për incidentet.

Ministria e Jashtme greke thekson rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe të drejtave të pjesëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Në deklaratë vihet gjithashtu theksi te nevoja për mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në përputhje me standardet dhe legjislacionin evropian, si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në debatin publik është përfshirë edhe eurodeputeti i partisë në pushtet në Greqi, Fredi Beleri. Ai i ka dorëzuar një pyetje zyrtare në Komisionin Evropian.

Beleri shprehet se në fshatin Zvërnec të qarkut të Vlorës, ku jetojnë kryesisht anëtarë të Minoritetit Kombëtar Grek, një kompani private dyshohet se po ndërhyn dhe po zë toka e prona që ishin konfiskuar nga regjimi komunist në vitet 1960 dhe ende nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Në pyetjen drejtuar Komisionit Evropian, Beleri kërkon të dijë nëse Brukseli është në dijeni të këtyre denoncimeve, çfarë masash po merr për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe pronësore të pakicave kombëtare në vendet kandidate, si dhe nëse përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit duhet të lidhet me rezultate konkrete në mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

gijotina.com/

  •  

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së –

✇27.al
By: 27

Pas protestave të dhunshme në Zvërnec, Ministria e Jashtme e Greqisë ka nxituar të përfshihet në debatin publik duke shfrytëzuar këtë rast për të ngritur pretendime mbi shtrirjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Athina zyrtare deklaron se është e shqetësuar për këtë episod, ku gjatë përplasjes mbeti i plagosur një shtetas grek.

Sipas autoriteteve greke, Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërhyri menjëherë për t’i ofruar atij ndihmën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

Greqia shfrytëzoi protestën e dhunshme të së shtunës, duke pretenduar për herë të parë edhe ekzistencën e minoritetit grek në Zvërnec. Pala greke i ka kërkuar autoriteteve shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve për incidentet.

Ministria e Jashtme greke thekson rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe të drejtave të pjesëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Në deklaratë vihet gjithashtu theksi te nevoja për mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në përputhje me standardet dhe legjislacionin evropian, si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në debatin publik është përfshirë edhe eurodeputeti i partisë në pushtet në Greqi, Fredi Beleri. Ai i ka dorëzuar një pyetje zyrtare në Komisionin Evropian.

Beleri shprehet se në fshatin Zvërnec të qarkut të Vlorës, ku jetojnë kryesisht anëtarë të Minoritetit Kombëtar Grek, një kompani private dyshohet se po ndërhyn dhe po zë toka e prona që ishin konfiskuar nga regjimi komunist në vitet 1960 dhe ende nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Në pyetjen drejtuar Komisionit Evropian, Beleri kërkon të dijë nëse Brukseli është në dijeni të këtyre denoncimeve, çfarë masash po merr për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe pronësore të pakicave kombëtare në vendet kandidate, si dhe nëse përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit duhet të lidhet me rezultate konkrete në mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

gijotina.com/

  •  

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

✇27.al
By: 27

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të përgatitjeve për një mision të NATO-s në Bullgari.

Stërvitja paraprin dislokimin e forcave në mision dhe synon të rrisë koordinimin dhe bashkëveprimin mes ushtarëve të dy vendeve aleate.

Gjatë ushtrimeve në terren, efektivët shqiptarë dhe malazezë po praktikojnë procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, me qëllim forcimin e aftësive për misionet shumëkombëshe të Aleancës.

Misioni në Bullgari është pjesë e pranisë së shtuar të NATO-s në krahun lindor të saj, ndërsa Shqipëria vazhdon të japë kontribut në operacionet dhe strukturat e përbashkëta të sigurisë së Aleancës, thotë Ministria e Mbrojtjes.

“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forëard Land Forces(FLF-26-01) në Bullgari. Kjo stërvitje paradislokuese, dëshmon frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO. Profesionalizmi, gatishmëria dhe niveli i lartë i përgatitjes së trupave tona, mbeten garanci për përmbushjen me sukses të çdo misioni të Forcës Tokësore. Së bashku më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurtë në shërbim të paqes dhe sigurisë kolektive” thuhet në postimin e saj në rrjete sociale.”

gijotina.com/

  •  

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike ka nxjerrë listën e kandidatëve fitues për Këshillin Kombëtar. Listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet 15% e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH.

Procesi i numërimit të votave nisi të shtunën në orën 20:57.

Nga 1564 delegatë të thirrur për të marrë pjesë në Kuvend, 1416 prej tyre ishin të pranishëm në sallë dhe votuan për anëtarët e Këshillit.

Nga 457 kandidatë, janë zgjedhur 200 për të qenë pjesë e këtij Këshilli.

ADELA QEMALLI

ADI FIKU

ADRIANA GJONAJ

ADRIANA KALAJA

ADRIANA TOLKA

AGRON KULIÇAJ

AGRON LOKA

AGRON QOKU

AIDA SHEHU

AKIL KRAJA

ALBANO STOLAJ

ALBERT AVDULAJ

ALBERT LOÇI

ALEKSANDËR BIBERAJ

ALEKSANDER LALA

ALFRED HALILAJ

ALFRED LELA

ALFRED PLLUMBI

ALKETA LUGAJ

ALKETA MUKAVELATI

ALMA KORE

ALTA AZIZI (HALUCA)

AMANDA ZEQIRI

ANA KADILLARI

ANDI DOLLAPI

ANDIA ULLIRI

ANDREA MANO

ANISA KADESHA

ANKELITA ÇELA

ANTON PJETERNIKAJ

ANXHELA MALKO

ANXHELO KARALLIU

ARBEN BEQIRI

ARBEN IBROJA

ARBEN QIRJAKO

ARBEN SEFGJINI

ARBEN SULO

ARDIAN FERO

ARDIAN MUKA

ARDIAN TURKU

ARJAN DEDEJ

ARKIMED LUSHAJ

ARLIND AHMETAJ

ARMEND MUSAJ

ARNOLD KARIQI

ARSEN DUSHKU

ARVIT BUSHATI

ASLLAN DOGJANI

 ASTRIT KASAJ

ATIRD HOXHA

AUREL BYLYKBASHI

AVENIR PEKA

AVNI TOBLI
AZEM HAJDARI
BASIR ÇOLLAKU
BEDRI HOXHA
BESART LOGU
BESNIK ALIAJ
BESNIK DERVISHI
BESNIK DUSHAJ
BISLIM AHMETAJ
BJANKA ÇOPJA
BLED PRENDI
BLEDI KASMI
BRIKENA KASMI
BUJAR VUKAJ
ÇAJUP SHEHAJ
ÇLIRIM GJATA
DAFINA MUDA
DANIEL SINO
DANIELA MACAJ (ALIA)
DANJELA SHYTI
DASHAMIR TAHIRI
DASHNOR ALIKO
DAVA MARKU
DENISA KELE
DESADA XHETANI
DESANTILA ORIZAJ
DHURATA ÇUPI
DORIAN TELITI
DRITAN CANI
EDITH HARXHI
EDLIRA HARIZI
EDVIN CAMI
EGLANTINA SHKEMBI
ELEINA QIRICI
ELGI HYKA
ELISABETA MICALLIU
ELISABETA SKRAPARI
ELJONA SHKRELI
ELONA MARGILAJ

ELVIS MALASI
EMA BUSHATI
EMILIA KOLIQI
EMILJANO DERVISHI
EMILJANO KAPLLANI
EMRI VATA
ENDIRE BUSHATI
ENKELEDA VELIU
ENKELEJDA SALLAKU
ENRI CENO
ERALDA BANO TASE
ERGES ESKIU
ERGYS HASA
ERJON ZOGU
ERVIN ALLA
ERVIN MINAROLLI
ERZEN LAÇI
ETION KAPEDANI
EVA METAJ
EVEREST DEDAJ
FASLLI GERMIZI
FASLLI GOGA
FATJON BATHORJA
FATJON MANI
FATMIRA KOLA
FERIDE RRAHMANAJ
FESTIM MAQINAJ
FIONA NISHANI
FIORALBA DIZDARI
FLORIANA GARO
FRANC NURI
GAZMEND DIBRA
GAZMIR SPAHIJA
GENC POLLO
GENTI ÇELA
GENTIAN ÇELA
GENTIAN KAPRATA
GENTIAN KOÇI
GJENARIN KAPCARI

GJOK VUKSANI
GJON GJONMARKAJ
GLAUK OLLDASHI
GRIGELS MUÇOLLARI
HAKI MUSTAFA
HAVZI AHMATI
ILDA ZHULALI
ILIR ALIMEHMETI
ILIRJAN KOKA
ILIRJANA KUÇANA
IMELDA KRAJA
INDRIT HOXHA
INES NURJA
IVI SHANAJ
JAMARBER MALLTEZI
JONATHAN PANO
JUELA MEÇANI
JULIA EMIRI
JULIAN BEQIRI
JURGEN SPAHO
KASTRIOT SULKA
KELTIS KRUJA
KLEMENT ÇELA
KLODIAN LATA
KLODIAN MUÇO
KRESHNIK BOZHO
KRISELA PRENDI
KRISTINA GJOKA
LAVIOLA GUMA
LEDIA SHTUFI
LEDINA MANDIA
LEDIO NURAJ
LEDOR MARKU
LEFTER GESHTENJA
LEONIDHA KOKAJ
LILI SULA
LINDITA METALIAJ
LISANDER HOXHA
LISARDI STARO

LODOVIK HASANI
LORANCA HOXHA
LORENC HOXHA
LORENC LUKA
LUIGJ GJERGJI
LUKAS HEIDORN
MAKSIM KOLA
MAL BERISHA
MALVINA LIKA
MANJOLA RESNJAKU
MARASH LOGU
MARIGLEND DOCI
MARIO RUNA
MARJAN GECI
MARJANA BRUNGA
MEFAT TORBA
MERITESHA VELMISHI
MILOSAO PALUSHI
MIMOZA HAJDARMATAJ
MIMOZA REXHVELAJ
MIRELA SHALA
MIRELA TABAKU
MIRELINDA ÇOLLAKU
MYQEREM TAFAJ
MYSLYM MURRIZI
NDRIÇIM KULLA
NEADA STANA
NEVTON KODHELAJ
NIKOLA KEDHI
NIKOLIN ÇALI
OLEG HANKU
OLGERT RAKIPLLARI
OLTION MERDARI
PARID MAHMUTAJ
PARID TEFERIÇI
PETRIT DODA
PJERIN KODRAÇAJ
PREL GJONI
QEMAL HOXHA

REI JOLLDASHI
RENIS GJOKA
REZENBRIK SERJANI
RUBENS SHIMA
SALVADOR KAÇAJ
SEVALGON BERISHA
SHAQIR MANJANI
SHKELQIM HYSAJ LEPENICA
SHYQYRI MYRTOLLARI
SILVA HASAJ
SKËNDER UKU
SPARTAK TOPOLLAJ
SPIRO KSERA
SUINA ASLLANAJ
SUZANA GUXHOLLI
SUZANA NUMANI
TEDI KOPLIKU
VALDETE VORPSI
VASIL KULLA
VIKTOR GJINI
VILSON BITRAJ
VIOLA KAPIDANI (KULLOLLI)
XHEMAL GJUNKSHI
XHEVAHIR BILJA
XHORXHIA NIÇO
XHULIA XHEKAJ
YLLI ASLLANI
YLVINA NDOJ
ZEF HILA

  •  

U plagos një shtetas grek… –

✇27.al
By: 27

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Zvërnec, e cila u përfshi nga dhuna e ushtruar nga disa roje private, ndaj qytetarëve që janë kundër resortit që është planifikuar të ndërtohet në zonë.

Athina zyrtare thotë se gjatë protestës mbeti i plagosur dhe një shtetas grek, duke nënkuptuar një anëtar të minoritetit grek në vendin tonë. Ministria greke thekson se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek të gjithë asistencën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës”, thuhet më tej në deklaratë, ku shtohet se: “Në këtë kuadër, ne marrim në konsideratë reagimin e parë të autoriteteve shqiptare”.

“Ritheksojmë nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, respektimi i të cilit përbën kusht për përparimin e procesit të integrimit”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.

gijotina.com/

  •  

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

✇27.al
By: 27

Muaji maj ka sjellë një tjetër rekord për kursin e këmbimit, me euron që prek nivelin më të ulët historik ndaj lekut.

Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në maj me mesatarisht 95.48 lekë, nga 98.51 lekë që ishte vlera në maj të vitit të shkuar, pra ka humbur më shumë se 3 lekë përballë lekut.

Kjo është vlera më e ulët që ka prekur monedha evropiane në tregun valutor. Paralelisht me euron në rënie edhe më të fortë është dollari amerikan, i cili është këmbyer me mesatarisht 81.76 lekë, ose 13.33 lekë më pak, se në majin e 2025-ës.

Për të mbajtur në kontroll kursin e këmbimit, dhe sidomos për të mos lejuar një rënie më të madhe të euros, Banka e Shqiperise duket se ka shtuar blerjet në tregun valutor.

Rezerva valutore ka arritur në 7 miliardë e 571 milionë euro në fund të muajit prill të këtij viti, me një rritje prej 844 milionë euro, çka reflekton shtim të blerjeve të valutës në treg me qëllim që të stabilizojë kursin.

Institucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja. Zhvlerësimi i tyre sipas Bankës e Shqipërisë ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll.

Gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalë, pasi me afrimin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim.

gijotina.com/

  •  

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.

gijotina.com/

The post Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar appeared first on 27.

  •  

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin –

✇27.al
By: 27

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll..

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/e

  •  

Do them të vërtetat për “Zvërnecin”! –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër do të bëjë publike detaje lidhur me projektin në Zvërnec, për të cilin tha se po punohet prej disa vitesh dhe se nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të dalë në një komunikim live në orën 10:00 për të sqaruar publikun mbi projektin dhe debatet që e kanë shoqëruar atë.

Rama shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin ndaj ngjarjeve të fundit në Vlorë, duke vlerësuar masat e marra si ndaj punonjësve të sigurisë private, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.

Postimi i plotë:

 

 

Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Zvërnec, teksa lajmëron se nesër do të flasë për këtë çështje.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, shkruan Rama, teksa përgëzon policinë për reagimin ndaj rojës private që u arrestua pasi dhunoi qytetarin.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama.

gijotina.com/

  •  

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

✇27.al
By: 27

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje njoftohet prishja e menjëhershme e kontratës me kompaninë e sigurisë.

Deklarata e plotë e kompanisë

“Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:
Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.
Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.
Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.
Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. “Zvërnec South Adriatic Development” qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.
Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.
Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.
Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
Projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën”.

gijotina.com/

  •  

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

✇27.al
By: 27

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje njoftohet prishja e menjëhershme e kontratës me kompaninë e sigurisë.

Deklarata e plotë e kompanisë

“Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:
Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.
Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.
Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.
Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. “Zvërnec South Adriatic Development” qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.
Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.
Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.
Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
Projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën”.

gijotina.com/

  •  

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

✇27.al
By: 27

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga partia për rezultatin final të zgjedhjeve.

Në total, nga ky proces do të përzgjidhen 200 anëtarë të rinj të Këshilli të PD, një organ i rëndësishëm që përcakton drejtimin politik dhe organizativ të partisë.

Ky këshill pritet të ketë rol kyç në formimin e Kryesisë së re të PD-së, e cila nga ana e saj do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore, përfshirë zgjedhjet e pritshme të vitit 2027.

 

 

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar dje Statutin e ri.

NDRYSHIMET NE STATUT:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

gijotina.com/

  •  

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

✇27.al
By: 27

Në Kavajë, demokratët dhe socialistët i bashkon korrupsioni me tenderat. Kështu, në një situatë paradoksale, kompanitë që i mallkon selia e PD-së në mbrëmje për korrupsion, i bekon në mëngjes kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, me tendera pa garë.

Pra, c’po ndodh me  kryetarin Fisnik Qosja, që me veprimet e tij, ka dalë hapur kundër qëndrimeve të Berishës? Deri tani nuk na rezulton, që Qosja të jetë tërhequr nga PD, madje merr pjesë në cdo miting në Tiranë. Në vitin 2023, kur mori postin, u duk sikur Qosja do të ngrinte flamurin e PD në betejat e ardhshme. Madje u zgjodh edhe kryetar i “Shoqatës së bashkive të djathta”.

Megjithatë, le t’i lëmë faktet të flasin vetë. Afro 5 miliardë lekë në dy tendera të vecantë, u janë dhënë brenda një muaji dy kompanive nga Mallakastra, të njohura për lidhjet me kryemnistrin Rama dhe me “Rilindjen”.

Njëri është tenderi i mirëmbajtjes së lulishteve të Kavajës, me një fond limit të paimagjinueshëm për këtë qytet që nuk shquhet për gjelbërim. Tenderi e ka fondin limit 2.4 miliardë lekë dhe i është dhënë kompanisë ‘Gllavenica” shpk.

Dhe për më tepër, Qosja ka zgjedhur për gjelbërimin një kompani që merret kryesisht me ndërtimin. Firma ka pronarë Lavdimir dhe Majlinda Baraj, ndërsa administratore është Jona Baraj. Kompania e familjes Baraj, duke qenë se favorizohet nga zyrtarët e PS-së, është e mbingarkuar me punë publike.

Pronarët e firmës fituese “Glavenica” Shpk me bazë në Ballsh, janë mbështetës të hapur të PS-së. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale promovohen aktivitetet elektorale të Edi Ramës dhe të Taulant Ballës. Si shpërblim kanë marrë gjithë paratë e “Rilindjes urbane” në këtë zonë.

Dhuratë e “Rilindjes” për këtë subjekt ishte edhe tenderi i Bashkisë Korçë me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe ndërtim palestre” me vlerë 1 milion euro.

Ndërkohë në datën 1 shtator 2025, “GLAVENICA” shpk kishte marrë nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, kontratën 230 milionë lekë “Urbanizimi i qendrës Karbunarë ”.

Në të njëtën kohë ka përfituar edhe tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në kodrën Kuzum Baba” me Fondin Limit 340 milionë lekë.

Ndërsa në 9 janar 2026, Anuela Ristani do t’i jepte Barajt 2 miliard lekë me tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtimi i rrugës Verri – Urë”. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

 

 

Duke qenë se janë në të njëjtën kohë, cilin projekt do të lërë pas dore kompania, Rrugën në Verri, shkollën, sheshin apo rrugën e teqesë, ose lulishtet e Fisnikut? Fakti që kanë përqendruar gjithë këto tendera njëherësh tek një kompani modeste, tregon një “koktejl” me përqendrim të lartë korrupsioni.

Dhe qershia mbi tortë vendoset nga Fisnik Qosja me tenderin e Lulishteve më datë 2 prill 2026. Nuk e kuptojmë se si Qosja ia dha tenderin një kompanie që i ka të angazhuara forcat dhe mjetet në kontrata të tjera publike në të njëjtën kohë. A e ka verifikuar kriterin e kapacitetit teknik?

Një muaj më vonë, me paratë e Kavajës shpërblehet një tjetër mallakastriot, i deklaruar kundërshtar i hapur i Sali Berishës, që ishte në grupin e Lulzim Bashës.

Fisnik Qosja i ka dhënë tenderin 2.5 miliardë lekë kompanisë së Agron Kapllanajt, “Shkëlqimi 07” shpk.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rehabilitim dhe asfaltim i rrugëve rurale dhe urbane”.

Data e mbajtjes se tenderit ishte më 11 maj 2026 dhe kanë marrë pjesë gjithsej 8 operatorë dhe bashkime kompanish. Për shkeljet e konstatuara, Open Data Albania” e klasifikon tenderin me risk korrupsioni.

Dhe ja cfarë ka ndodhur! Komisioni i Fisnik Qosjes i ka skualifikuar të gjashtë ofertat që ishin më të ulëta se propozimi i “Shkëlqimi 07” shpk.

Nga letra e shpalljes së fituesit, dërguar Kapllanit nga Qosja më 21 maj 2026, mësojmë se pranimi i ofertës e firmës “Shkëlqimi 07” i sjell buxhetit të bashkisë një gropë të paktën 384 milionë lekë.

Konkretisht “SHKELQIMI 07” shpk ka fituar me ofertën 234,7 milionë lekë të reja pa TVSH.

Por bashkimi i operatorëve “BIBA-X” shpk & “PE-VLA-KU” shpk ka propozuar ta bëjë asafaltimin me 211,5 milionë lekë pa tvsh. Dhe për më tepër këto firma e kanë fabrikën e asfaltit në Kavajë.

Ndërsa firma “2 Z KONSTRUKSION” shpk ka bërë   ofertën me vlerë 233,118,098 lekë pa tvsh.

“FUSHA” shpk ka ofertë më të ulët: 208 lekë pa tvsh.

Akoma më e ulët është oferta e bashkimit të kompanive “L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “VARAKU E” shpk me vlerë 197,7 milionë lekë pa tvsh

Po ashtu, ka bërë ofertë mjaft ekonomike bashkimi  i fitmave “LIQENI VII” shpk & “MAKARESH” shpk, 196,3 milionë lekë pa tvsh.

Ndërsa bashkimi i operatorëve “RAFIN COMPANY” shpk & “DRINI-1” shpk ofroi ta bënte këtë punë me 218,6 milionë lekë pa tvsh.

Tendenca për korrupsion në këtë tender duket qysh në hartimin e fondit limit që është fryrë qëllimisht. Kjo vërtetohet nga diferencat mjaft të mëdha mes fondit limit dhe ofertave.

Po përse do të shpenzohen këto lekë? Sigurisht, Qosja është largpamës dhe mendon për zgjedhjet e ardhshme që mbahen vitin tjetër. Afati i asfaltimi është 8 muaj dhe përkon me mbarimin e mandatit aktual të kryetarit.

Qosja ka zgjedhur 20 rrugica nëpër lagje fshatrash që të mashtrojë sa më shumë zgjedhës.

 

Ndërkaq banorët le të mësojnë se projekti i këtyre rrugëve nuk përfshin: as trotuar, as sinjalistikë, as ndricim dhe as gjelbërim. Nevojtet që qytetarët të kërkojnë plotësimin e projektit dhe të mos lejojnë që paratë e tyre t’i shpërdorojë kryetari me politikanin Agron Kapllani.

Nuk është gjë e re që mësojmë se Rama i ka joshur opozitarët me tendera. Por dashuria e Ramës me Agron Kapllanajn, i ngjan më tepër rekrutimit me detyrim se sa simpatisë së ndërsjellë.

Kapllanaj ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kjo verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences.

Për këtë arsye Kryeministri Rama e kërcënoi publikisht se do ta shkarkonte nga posti i kryetari të Bashkisë Mallakastër.

Kryetari demokrat i Bashkise se Mallakastrës, Agron Kapllanaj reagoi menjëherë pak orë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se po shikohej mundësia për shkarkimin e tij.

“Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”, tha Kapllani.

Kjo histori u harrua, por bëri efekt të madh pasi Kapllani do të merrte në politikë “drejtim të ri”.

Agron Kapllanaj, e ka nisur karrierën e tij si kryetar i Komunës Qendër Mallakastër, dhe në vitin 2015 u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës. Në vitin 2021 ai kandidoi për deputet, por pa arritur të siguronte mandatin.

Më pas u bë një nga aktorët e angazhuar publikisht në përplasjen e brendshme të Partisë Demokratike, në krahë të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Kapllanaj u emërua nga Basha si kryetar i degës së PD-së në Mallakastës, e më pas ai u angazhua në konfliktet në PD-në e Fierit, duke u kyçur derën demokratëve të këtij qarku.

Kompanitë në emër të të vëllait apo njerëzve të tjerë të lidhur me të, rezultojnë nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike. Vetëm nga procesi i Rindërtimit, kompania “Shkëlqimi 07” ka përfituar 12. 5 milionë euro, ku numërohen 8 tendera të dhëna nga bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Kapllanaj nisi të vërë milionat nga tenderat shumë herët. Siç rezulton edhe nga dokumentet zyrtare, fondet e Bashkisë Mallakastër me firmë të Agron Kapllanajt shkonin sërish në xhepat e tij dhe të rrethit familjar.

Në korrik të vitit 2013 themelohet kompania “Grand Konstruksion M”, me ortak të vetëm Tetem Dajlanaj – vjehrri i Kastriot Kapllanajt, që është vëllai i Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastrës. Që në fillesat e saj, kompania ka lidhje të dukshme me subjektin tjetër “Shkëlqimi 07”. Të dyja kompanitë ndajnë të njëjtën ekonomiste. Në bilancin e vitit 2013, del në pah një fakt që hedh dyshime të forta mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së “Grand Konstruksion M”. Dokumenti financiar ka si kokë zyrtare kompaninë “Shkëlqimi 07”, ndërkohë që firma dhe vula e vendosur në fund të bilancit i përkasin “Grand Konstruksion M”.

Bilanci për vitin 2013 tregon se kompania “Grand Konstruksion M” ka realizuar rreth 700 mijë dollarë amerikanë në të ardhura, të gjitha të ardhura nga shërbimi “Investime Publike”, pra vetëm nga institucione shtetërore. Në shkurt të vitit 2015, Tetem Dajlanaj largohet nga pozicioni i administratorit për arsye shëndetësore. Në vend të tij emërohet Petref Saliaj, i cili në vitin 2021 rezulton punonjës i kompanisë “Shkëlqimi 07”.

Faturimet e kompanisë njohin një rritje të ndjeshme në vitin 2014, duke kapur vlerën e 1.6 milionë dollarëve amerikanë. Në vitin 2016, faturimi është 950 mijë dollarë. Por kulmi arrihet në vitin 2017, ku kompania arrin xhiron 3.1 milionë dollarësh. Një tjetër hallkë e rëndësishme në këtë rrjet është shtetasi Flamur Zaimi. Ai punon njëkohësisht si Drejtor Finance pranë Ujësjellës Kanalizime Fier dhe si financier pranë kompanisë “Shkëlqimi 07”. Për më tepër, ai ka firmosur edhe bilancet e kompanisë “Grand Konstruksion M”. Ky trend vijon edhe në vitin 2018 me 314 milionë lekë. Një tjetër boom financiar vjen në vitin 2023 me xhiron 532 milionë lekë në faturim, që korespodnon me vit elektoral. Dhe, ndërsa Agron Kapllanaj në politikë luante si opozitar, kompanitë e familjarëve të tij, rezultojnë të preferuarat e qeverisë.

Në periudhën 2015-2019, gjatë kohës që Agron Kapllanaj udhëhoqi Bashkinë Mallakastër, një mori tenderash të dyshimtë u shpallën dhe u fituan nga kompani të lidhura me të, si dhe me familjarë të tij. Kompania “Grand Konstruksion M”, e lidhur ngushtë me Kastriot Kapllanaj dhe Tetem Dajlanaj (vjerri i Agron Kapllanajt), fitoi një sërë tenderash nga Bashkia Mallakastër dhe Ujësjellës Kanalizime Mallakastër:

Tenderat e Grand Konstruksion M firmosur nga Agron Kaplanaj

  • 2015 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 17.000.000 lekë
  • 2016 – Blerje kamioncine, vlera 2.900.000 lekë
  • 2016 – Blerje kamioni mbetjes, vlera 2.900.000 lekë
  • 2017 – Blerje autoboot uji, vlera 2.500.000 lekë
  • 2017 – Blerje pastrues rrugësh, vlera 1.200.000 lekë
  • 2017 – Blerje traktori, vlera 1.666.000 lekë
  • 2017 – Blerje kamioncine, vlera 1.800.000 lekë
  • 2017 – Blerje fuoristradë, vlera 1.400.000 lekë
  • 2017 – Blerje dy automjete, vlera 2.500.000 lekë
  • 2017 – Tender për rikualifikim urban, vlera 77.800.000 lekë (në bashkëpunim me kompaninë 2T), firmosur nga Agron Kapllanaj
  • 2018 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 52.000.000 lekë
  • 2018 – Tender për ndërtimin e ujësjellësit në Mallakastër, vlera 83.000.000 lekë
  • Nëntor 2018 – Tender për Ujësjellës Kanalizime Mallakastër, vlera 12.900.000 lekë
  • 2019 – Tender për ndërtimin e 3 urave, vlera 4.500.000 lekë
  • Maj 2019 – Tender për blerje kamioni, vlera 19.000.000 lekë

Të gjitha këto tendera, që kapin vlerën 283 milionë lekë apo apo afro 3 milionë euro, janë firmosur nga Agron Kapllanaj e vartësi e tij dhe janë përfituar nga kompanitë që lidhen drejtpërdrejt me Kapllanajn.

Dokumentet zyrtare dhe të dhënat e tenderimeve tregojnë se kompania Grand Konstruksion M, në bashkëpunim të ngushtë me Shkëlqimi 07 dhe disa subjekte të tjera si FLED, DESARET dhe BESTA, kanë përfituar afro 13 milionë euro tendera nga bashkitë e tjera.

Ndërkohë, një ndër tenderat më të mëdhenj është regjistruar në Bashkinë Kavajë, ku në vitin 2022,
“Grand” ka qenë pjesë e një bashkëpunimi fitues për projektin “Rikualifikimi i banesave DS4”, me një vlerë marramendëse prej 529 milionë lekësh të reja.

Biznesi i Kapllanajt rritet me bashkë me zullumet e qeverisë, si në rastin e prishjes së banesave të qytetarëve në zonën e “5 Majit”. Ndërsa opozita ishte ngritur në protesta kundër qeverisë për prishjen e banesave tek “5 Maji”, firma e Kapllanajt ‘Shkëlqimi 07’ u bë një prej përfitueseve në kurriz të qytetarëve.

Kapllanaj ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh tek “5 Maji”, taksa të shqiptarëve, në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.“Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk.

“ Shkëlqimi 07” është ndihmuar na PS në pushtet pasi Agron Kapllanaj mori kursin kundër njerëzve të Berishës në Fier. Kujtojmë se edhe Berisha i është vërsulur Kapllanajt duke e akuzuar për faktin se merr fonde nga qeveria “Rama”.

Lidhur me tenderat e asfaltit, ku shkëlqen “Shkëlqimi 07” shpk, KLSH ka raportuar se kjo firmë fitonte me kritere të sajuara.

Një nga këto ishte tenderi i Bashkisë Patos “Blerje Asfaltobeton për shtrim rrugësh” që u firmos nga Rajmonda Balilaj. Më vonë Balilaj do të dënohej për korrupsion nga GJKKO për favorizimin e dy firmave në tendera. Ndërsa zbatimi i kontratës është bërë nga Fation Duro. Tenderi ishte me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Për fondin 333 milionë lekë pa TVSH, kishin hyrë në garë 5 operatorë pjesëmarrës. Sipas raportit të auditimit, janë skualifikuar 4 firma dhe është kualifikuar vetëm njëra. Në përfundim, më datë 12 qershor 2023 është shpallur fituese oferta e shoqërisë “Shkëlqimi 07” shpk për të cilën është lidhur kontrata.

KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar për mangësi të dokumenteve të një kamioni operatorin me vlerën më të ulët “ASAB” ShPK me vlerën 170 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë kishte edhe oferta më të ulëta, por u skualifikuan me kriterin që duhet të kishin fabrikë asfalti jo më larg se 20 km nga Patosi.

“Kriteri i vendosur nuk është argumentuar teknikisht dhe ligjërisht ku citohet “Asfaltobetoni të përgatitet në fabrika të posaçme, të cilat këshillohet të jenë jo më larg se 20 km nga blloku i rrugëve që do të shtrohen…”

Vendosja e këtij kriteri është i tepërt pasi kufizon pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë të cilët kanë vendndodhjen në një largësi jo më shumë se 20 km nga blloku i rrugëve që do të shtrohen. Disa nga OE mund të administrojnë makineri dhe mjete të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e temperaturës, edhe gjatë transportimit. Veprimet më sipër bien në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, konstaton KLSH.

Duke qenë me të kaluar të errët, Agron Kapllanaj, nuk mungon të shfaqet vazhdimisht në shkelje të ligjit.

Më 13 maj 2023, Policia e Fierit ka vënë në pranga biznesmenin Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidati për deputet i partisë së Enkelejd Alibeajt në Mallakastër.

Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, por më pas blutë njoftuan se arrestimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave.

Ndërkaq, duke u motivuar nga pozicioni agresiv i kryeministrit me Drejtësinë, vëllezërit Kapllanaj kanë sulmuar fizikisht njerëzit e SPAK.

Më 15 prill 2025, në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, BKH kishte ndaluar në parkimin aty pranë dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre.

Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që ishin konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit.

Agjentët e BKH-së po vepronin me urdhër të prokurorit dhe përdorimi i dronit u bë për shkak të pamundësisë për të ndjekur automjetet në distancë.

Pasi ka ndodhur debati, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e Kapllanajt me një punojës të kompanisë, në aksin Fier-Patos, siç kanë dëshmuar agjentët, janë dhunuar këta të fundit.

Ata kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi. Brenda biznesit, në kohën e konfliktit ndodhej edhe Agron Kapllanaj.

Afro 70 milionë euro të përfituara nga zyrtarët socialistë janë miza nën kësulë që solli një reagim të tillë. Tashmë që SPAK-ut i ka dalë frika nga këto sjellje, mund të shtojë për verifikim edhe kryebashkiakun Fisnik Qosja, që firmosi tenderin me shkelje në favor të Agron Kapllanajt dhe vëllait të tij.

gijotina.com/

  •  

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku nder te tjera i ka folur per transformimin dixhital. AKSHI qe gjendet ne qender te skandalit dhe eshte nen hetim, pasi eshte drejtuar nga nje organizate kriminale, sipas prokurorise, synohet nga Rama te ndryshoje imazhin. AKSHI do ndahet ne dy pjese dhe me emra te tjere.

Keshtu , Rama foli edhe në lidhje me krijimin e Albanian Digital Solution.

“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.

Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat. Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, tha Rama, i cili ka kohe qe nuk flet per Diellen e dixhitalizimit.

gijotina.com/

  •  

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

✇27.al
By: 27

Një aksident rrugor është shënuar këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Fier në dalje të rrethrrotullimit të kolonjës. Një mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës. Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa po merret dhe me disiplinimin e trafikut rrugor tepër të ngarkuar.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për humbjen e kontrollit të drejtueses mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.

gijotina.com/

The post Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën appeared first on 27.

  •  
❌