Reading view

Ndërtimet pa leje, vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil –

✇27.al
By: 27

Është vetë-dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj.

Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”.

Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish-efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë.Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”. 4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim.

gijotina.com/

  •  

Tymi pushton qytetin e Vlorës, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve –

✇27.al
By: 27

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë.

Flakët dhe tymi i dendur janë përhapur në zonë, duke krijuar shqetësim për banorët përreth dhe duke ndotur ajrin.

Edhe pse prej më shumë se një viti mbetjet urbane të Vlorës depozitohen në landfillin e Sherishtës, fusha e vjetër e mbetjeve vijon të mbetet problematike. Herë pas here në këtë zonë regjistrohen vatra zjarri, të cilat shkaktojnë ndotje të konsiderueshme dhe rikthejnë shqetësimin e qytetarëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Situata po monitorohet për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe ndikimin e tyre në mjedis.

gijotina.com/

  •  

Mashtrimi me festën 54 MLN lekë me tullumbace dhe kllounë/ Zbulohet loja e Alion Hyskos me tenderin për eventin e 1 qershorit –

✇27.al
By: 27

Në festën e 1 qershorit në Durrës do të lëshoheshin 2 mijë copë tullumbace nga Sheshi “Liria”. Fëmijët festuan si gjithnjë me këngë e valle, piktura, lojëra, në kopshte e shkolla. Por, tek sheshi nuk pati tullumbace. As kllonë, DJ, animatorë, as pemë 2D. Vetëm disa zbukurime të vjetra.

Tullumbacet dhe dekoret kushtojnë jo pak, por 54 milionë lekë dhe i shfryu korrupsioni para festës.

Kjo është tabela me shpenzimet që do të bëheshin për 1 Qershorin.

Bashkë me një baner të madh, 40 elemente dekorues do të zbukuronin Sheshin “Liria” më 1 Qershor 2026.

Do të kishte edhe instalacione në forma “Origami’! Ndërsa tullumbacet e loguara të mbushura me helium, në vend që të gëzonin fëmijët, përfunduan në “gjyqin” për tenderin e Bashkisë Durrës.

Nëse do ta dinin, pyetja e mbushur me zemërim e fëmijëve, do të ishte: Kush na i mori tullumbacet?

Personazhet janë Alion Hysko, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve në Bashkinë Durrës, Fiorent Zguro, nënkryetar i KPP, Anila Malaj dhe Gjergji Mersini, anëtarë të KPP.

Sigurisht, që festa u zhvillua. Në Durrës është bërë traditë që pasditen e 1 qershorit fëmijët mblidhen në këtë shesh. Aktivitetet zhvillohen me fondet e bashkisë, por edhe të donatorëve dhe kompanive private.

Në këtë rrëmujë të festës përfiton Alion Hysko.

Drejtori është krahu i djathtë i kryebashkiakes Emiriana Sako, por është edhe koordinator i PS-së. Dyshohet se Hysko e ka bërë tenderin për festën e 1 qershorit fiktivisht për të favorizuar një kompani eventesh. Plani u prish, pasi njëri nga pjesëmarrësit në tender, i pakënaqur se paratë po shkonin në duar të tjera, ka denoncuar në KPP dhe ka kërkuar anulimin e “pazarit”.

Në datën 5 maj 2026, është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike, procedura e prokurimit me objekt “Blerje dekorime-furnizim dhe vendosje për festat e 1 qershorit (zbukurime dhe shërbime argëtimi), kampionati botëror i futbollit, flamuj kombëtar, tetori roze si dhe festa të ngjashme lokale” me fond limit: 5,392,000 Lekë  të reja pa TVSH.

Data për t’u zhvilluar tenderi ishte caktuar më 15 maj 2026. Duke parë këto afate të ngushta mendja të shkon në dy gjëra që fshihen: Ose këto furnizime nuk do të bëhen dhe paratë ndahen, ose fituesi është i paracaktuar dhe procedura bëhet thjesht për qenë në rregull me letrat.

Në datë 11 maj 2026, operatori ekonomik “Optima

Communication” ShPK, ka dorëzuar një ankesë ku kërkon modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit. Komisioni i Prokurimit Publik (KPP)  e ka publikuar pas disa ditësh ankimuesin dhe kërkesat e tij.

Ndërkaq, në datë 18 maj 2026, Bashkia Durrës do ta njoftonte KPP se e ka shqyrtuar dhe pranuar ankesën e kompanisë “Optima Communication” ShPK. Por nuk mbyllet me kaq. Kutia e Pandorës ishte hapur tashmë.

Më 21 maj 2026, kompania dërgon një shkresë me argumente mbi kërkesat për sqarime në lidhje me disa pika të ankesës trajtuar me vendimin komisionit të ankesave në Bashkisë Durrës.

KPP mori në shqyrtim ankesën dhe konstatoi se kërkesa për ndryshim të dokumneteve lidhej ndër të tjera me afatin e ngushtë.

“Sot në date 11 maj 2026, Bashkia Durrës ka publikuar një shtojcë me ndryshime të kritereve ku ka përcaktuar datën e re të zhvillimit të procedurës 22 maj 2026. Grupi i parë prej 8 produktesh janë të destinuar për festën e 1 Qershorit”, përshkruan rrethanat ankimuesi.

Data e procedurës tashmë ishte vendosur 22 maj 2025. Edhe sikur brenda ditës të shpallte klasifikimin komisioni i Alion Hyskos, do t’i duhej të priste dorëzimin e dokumenteve shkresore nga operatori ekonomik i renditur i pari, që i binte të ishte 25 maj 2026. Më tej, pas vlerësimit të dokumenteve bëhet upload-imi i njoftimit paraprak të fituesit (në rastin më të mirë, nëse nuk do të ketë skualifikim të operatorit dhe nuk do te kalohet tek pjesëmarrësi i renditur i dyti). Fituesi shpallet nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ditën e nesërme të punës (në rastin më të mirë, nëse nuk ka pasaktësi apo gabime). Sado me urgjencë të bëhen veprimet, njoftimi paraprak i fituesit nuk mund të shpallej më herët se data 26 maj 2026.

Me tej duhet të pritet afati i ankimimit që ështe 7 ditë, duke nisur nga e nesërmja e publikimit të njoftimit paraprak te fituesit: Pra, duke nisur nga data 27 maj 2026 deri në orën 24.00 të datës 2 qershor 2026. Më tej, nëse nuk do të ketë ankesa Bashkia duhet të ngarkojë në sisitem njoftimin përfundimtar të fituesit me datë 3  qershor 2026, i cili shpallet nga APP ditën e nesërme të punës, pra më 4 qershor 2026.

Më tej, po përsëri me urgjencë, kontrata mund të lidhet në datë 5 qershor 2026.

Kjo do të thotë që në asnjë mënyrë nuk arrihet të lidhet kontrata, të prodhohen dhe montohen produktete kërkuara për datën 1 qershor. C’është ky mashtrim?!

Mundet që përfituesi i këtij tenderi i ka pasur gati të gjitha furnizimet dhe letrat bëhen më pas, në rastin më të mirë.

E pra, ky drejtor dhe kryebashkiakja që nuk pyesin as për festën e vogëlushëve, duhet të hetohen nga organet e Drejtësisë. Tenderi i mësipërm është skemë për të vjedhur fondin, sepse nuk ka lidhje me festën.

Nga ana tjetër, kompania që ankohet kërkon të marrë cfarë do mbetet, ndërsa KPP thjesht vendos në mënyrë burokratike ndryshime mbi tenderin. Më e pakta që duhet të bënte KPP, ishte të kërkonte hetim administrativ nga APP për këtë mashtrim publik.

“Ne këto kushte procedura duhet të anulohet, të ndryshojë lista e produkteve, të rillogaritet fondi limit, të shpallet një tender i ri, ku natyrisht nuk do të bëjnë pjesë zërat e kërkuar për 1 qershorin”, citojmë kërkesën e ankimuesit.

Ndërkaq, tenderi përfshin edhe produkte për Botërorin e futbollit, si panele LED dhe topa të dizajnuar me logot e bashkisë, tapet për ceremoni, fjongo dhe banera me drita për “Tetorin rozë”.

Duke parë ecurine e procesit të ankimimit, me shumë mundësi edhe eventet e datave 11 qershor dhe 20 korrik 2026 nuk do të arrijnë të realizohen.

Kështu, që lista e produkteve duhet ndryshuar në varësi të afateve të “gjyqit” në KPP.

I ndodhur para këtij zhvillimi, për të shmangur KPP dhe për shpëtuar atë që kishte mbetur nga tenderi, Alion Hysko pranoi “gabimin” dhe mori vendim ta anulonte tenderin.

Dokumentet e tenderit janë një skandal më vete, Hysko në nxitim e sipër, i ka mbushur dokumentet me gabime logjike dhe të dhëna absurde.

Kështu, nuk sqarohet nëse një projektor Lazer i kërkuar, duhet të blihet apo të sillet me qera. Fotoja e LED, sic e pranon vetë Bashkia, i përket një produkti tjetër. Ndërkaq, janë dhënë gabim përmasat e dritave LED. Po ashtu kërkohen flamuj, por në grafikun e lëvrimit nuk janë vendosur.

KPP duke parë se kërkesat e ankimuesit “u plotësuan” mori vendim ta mbyllte cështjen duke e shpëtuar Alion Hyskon nga pasojat ligjore të këtij mashtrimi me të dhënat e tenderit.

Alion Hysko nuk i ka gabime rastësore këto që u zbuluan në tenderin e organizimit të festës së 1 qershorit. Edhe më parë ka bërë tendera fiktivë për dekorin e festave në Durrës.

Kështu, Rafaela Rica është pronare e disa kompanive, përfshirë edhe kompaninë  Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity.

Kjo kompani ka përfituar favorizime nga Bashkia e Durrësit, sidomos me Ndërmarrjen e Rrugëve, që drejtohet nga Alion Hysko.

Cdo fundvit, Rica arkëton nga një tender me “Flamur të kuq” korrupsioni për blerje mallra dekori si tullumbace, drita etj.

Me 23 nëntor 2023, Alion Hysko ka firmosur tenderin e radhës për Ricën, me vlerë 120 mijë euro.

Oferta fituese është sa 99 % e fondit limit dhe nuk ka pasur garues as sa për fasadë.

Në 1 dhjetor 2022, Alion Hysko i ka dhënë Rafaela Ricës tenderin e zbulurimeve të rrugëve për festa, me vlerë 100 mijë euro, në të njëjtën formë abuzive.

Për këtë projekt ka regjistruar ofertën e saj vetëm kompania Iceberg Communication. Kryebashkiakja Sako nuk ka vonuar shumë dhe pa konkurrencë fare ia ka xhiruar lekët Ricës. Kështu, Open Data Albania e ka listuar te tenderat me “Red Flag” për shkak të riskut të lartë të shpërdorimit të fondit.

Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor për Ricën. E cila, më pas shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në dreka dhe darka, pa munguar edhe në festa speciale.

Këtë herë, për të krijuar idenë e garës, formalisht ka marrë pjesë në tender kompania “Primes Albania”.

Kjo firmë ishte në pronësi të Suela Tucit, e cila në fakt ishte punonjëse në kompaninë Iceberg Communication të Rafaela Ricës, që fitoi tenderin.

Suela Tuci ishte thjesht një pjesë lojës së Rafaela Ricës, në skemën e mashtrimit dhe vjedhjes me Alion Hyskon.

Menjëherë, pasi kreu misionin, Tuci ia dhuroi kompaninë në mënyrë të cuditshme shtetases Mirela Baboci.

Edhe në vitin 2020, Rafaela Rica ka marrë një tender tjetër tek Emirjana Sako. Këtë herë me vlerë  mbi 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë.

Por vjedhja e parave të festës së fëmijëve do të ishte kulmi i babëzizë. Indiciet janë të qarta, i mbetet SPAK-ut të hetojë të gjithë tenderat e firmosur prej tij.

gijotina.com/

  •  

Mos e lëshoni frontin…! –

✇27.al
By: 27

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, iu bashkua mbrëmjen e së mërkurës protestës qytetare para Kryeministrisë, ku u bëri thirrje pjesëmarrësve të vijojnë mobilizimin dhe të mos tërhiqen nga kauza e tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, Ahmeti iu drejtua veçanërisht të rinjve, duke i inkurajuar të vazhdojnë angazhimin e tyre qytetar.

“Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, sepse janë momente vendimtare”, u shpreh ai gjatë fjalimit.

Ish-oficeri ndau gjithashtu detaje nga rrugëtimi i tij profesional, duke deklaruar se formimi i tij si oficer ka ardhur falë investimit të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa sot, sipas tij, punon si shofer dhe përfiton pension të parakohshëm.

Në fjalën e tij, Ahmeti ngriti shqetësime për situatën sociale dhe ekonomike në vend, duke theksuar nevojën për më shumë angazhim qytetar dhe reagim publik ndaj problematikave që, sipas tij, prekin shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Ai njoftoi gjithashtu se do të dhurojë një pjesë të pensionit të tij për pensionistë në nevojë, duke argumentuar se kjo është një formë solidariteti me qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike.

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 11 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi ka mbledhur qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile nga zona të ndryshme të vendit.

Fjala e Krenar Ahmetit:

Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”.

Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë”.

Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.

gijotina.com/

  •  

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë –

✇27.al
By: 27

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private ‘Glow’.

Adoleshenti ka bërë me shenjë për t’a nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet prej burimeve nga grupi hetimor se Arbër Peçi, ishte nisur për në pishinën “GLOW” në pronësi zyrtare të bashkëshortit të nënkryetarës së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, në orën 09:30. Ai shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë.

Nuk ka qëndruar as 4 sekonda në ujë, teksa Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë por e lanë të zhytej i pajetë. Pas kësaj, dy shokët e tij vurën alarmin e kësisoj më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila ka mbërritur në kohë rekord, por pa sukses për të rikthyer adoleshentin në jetë. Version i deritashëm zyrtar, është se 15 vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin, temperatura e të cilit ishte shumë gradë më poshtë sesa normalja. Ndonëse nuk është kryer autopsia në trupin e fëmijës, ky është version i deritashëm zyrtar. I ngelet familjarëve që të vlerësojnë nëse janë të dakordësuar me këtë version, apo do të kërkojnë autopsi për të verifikuar me të vërtetë se për çfarë eshtë fjalë. Pra nëse ka qenë mbytje klasike, apo kontakti me ujin e ftohtë i ka sjlle vdekjen e menjëhershme. Kjo gjithësesi është në dorën e prindërve të të ndjerit.

Por ajo çka ngre pikpyetje në të gjithë këtë histori të dhimbshme është veprimtaria e pishinës aty ku hyri me këmbë Arbëri e doli i pajetë me barrel.

Pishina dyshohet se nuk ka përmbushur kriteret kryesore të funksionimit të saj në raste emergjente. Nëse nuk ka instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku, duhej të kishte tabelë që paralajmëron njerëzit për rreziqet.

Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Derimë tani janë shoqëruar në polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit, ndërsa pjesa tjetër personel i pishinës. Nuk dihet nëse është shoqëruar apo jo pronari real i pishinës që në këtë rast është Ermal Koko, bashkëshorti i nënkrytetyares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Sikurse shikohet nga ekstrakti i historikut pranë QKB rezulton se subjekti “GLOW shpk” me ortak të vetëm burrin e Artiste Kokos, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, ka qenë i pezulluar qysh prej vitit 2015 e deri në vitin 2019. Fakt ky që mund të çojë në mendimin se si ka operuar në treg ky biznes.

Gjithashtu në vazhdimesi nga koha e fillimit të statusit AKTIV në vitin 2019 dhe deri sot, ky subjekt nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare siç e kërkon ligji per Tatim-Taksat Qëndrore e Vendore në Republikën e Shqipërisë. Kjo të shtyn të mendojmë akoma më shumë se kemi të bëjmë me një situatë të evazionit, paregullsisë ligjore si në pagesat e Taksave Qëndrore, ashtu dhe në ato vendore. Pra kemi të bëjmë me një favorizim nepotik të nënkrytetares së Bashkisë së Gjirokastrës në biznesin familjar.

gijotina.com/

  •  

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, e shoqëron Alesia Balliu –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është bashkuar protestës në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec si dhe kundër qeverisë. Krah Salianjit është dhe Alesia Balliu.

Qytetarët janë mbledhur për të 11-ën ditë radhazi në proteste para kryeministrisë, për të kundërshtuar projektin e Zvërnecit ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot në tubim u shfaqën ish-truproja i tij, Sali Lushaj dhe i biri Stresi, që u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. I rrethuar nga një grup militantësh demokratë, ata u nervozuan nga thirrja e protestuesve “Berisha n’burg” dhe ngritën dy gishtat lart. Ky moment krijoi një incident në mes të protestës, pasi qytetarët iu kundërpërgjigjën dhe tentuan ta largojnë Sali Lushajn me të birin.

Kjo e sotmja, është thirrur si protestë mbarëkombëtare, ndërsa një protestues bëri thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar.

gijotina.com/

  •  

Protesta, atraksion turistik/ Grupi i francezëve i bashkohet tubimit para Kryeministrisë –

✇27.al
By: 27

Protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë i janë bashkuar edhe disa turistë francezë, të cilët kanë ndjekur nga afër tubimin e organizuar nga qytetarët.

Mijëra protestues janë mbledhur përpara godinës së qeverisë, ku po mbahen fjalime dhe po shprehen publikisht kërkesat e tyre. Gjatë manifestimit, pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur thirrjet e tyre në mënyrë të organizuar.

Sipas pjesëmarrësve, numri i protestuesve është rritur ndjeshëm gjatë orëve të tubimit. Në protestë kanë marrë pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profileve të ndryshme, përfshirë të rinj, familjarë, profesionistë, aktivistë dhe vizitorë të huaj që ndodheshin në kryeqytet.

Prania e turistëve të huaj në protestë është konsideruar nga organizatorët si një tregues i interesit dhe vëmendjes që zhvillimet publike në vend po tërheqin edhe tek vizitorët ndërkombëtarë.

gijotina.com/

  •  

Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

✇27.al
By: 27

Stresi shkon në protestë me mbeshtetesit e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në. rotestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin.

The post Stresi dhe Sali Lusha shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj appeared first on 27.

  •  

Protesta e Zvërnecit/ Të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg” –

✇27.al
By: 27

Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë nisur të zhurmojnë.

Një nga folëset, e cila po mbante fjalën me megafon, u ka bërë thirrje të rinjve të mos ndërhyjnë në thirrjet e tyre.

“Çuna nuk ka parti këtu, nuk ka parti. Është jashtë partisë, është për Shqipërinë“, ishte përgjigja që folësja i dha të rinjve të FRPD-së.

Të rinjtë e FRPD-së ishin ata që nisin marshimin të parët nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Ndërkohë, paraditen e sotme, vetë kreu i PD-së u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në protestë, por pa simbolet e PD-së.

Dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së të largoheshin nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Sakaq, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u akuzua se po prishte protestën.

gijotina.com/

  •  

Të dalin nismëtarët, të shpëtojnë protestën nga ata që duan ta kapin… –

✇27.al
By: 27

Një qytetar nga Dukati i Vlorës propozoi që organizatorët e protestës të dalin hapur me qëllim për të mbrojtur kauzën nga ato që kanë për qëllim të përfitojnë për interesa personalë. Ndër të tjera ai bëri thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar.

“Gjatë këtyre ditëve kaq të zjarrta, kemi pasur debate si popull si aktivistë dhe nga ka qenë që nismëtarët  protestës atë dali na mos të dalin se mërzitet populli. Për të shpëtuar protestën nga ata që tentojnë ta kapin. Nismëtarët të shpallen dhe të ngrihet një kuvend kombëtar. Protesta s’mund të vazhdojë pa fund në ngjitje. Në për të sjellë Shqipërinë e re, duhet të ndërtojmë një sistem të ri. Të thërrasim një kuvend kombëtar. Të bashkohemi në një tryezë dhe të rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Të mos e zvogëlojmë protestën, varet fati jonë e fëmijëve tanë nga kjo protestë”, tha qytetari.

gijotina.com/

  •  

E reja ironizon Ramën me ‘pijen më të re’: Ramingo ik! –

✇27.al
By: 27

Kjo e sotmja, është thirrur si protestë mbarëkombëtare me thirrjen që çdo qytetar të udhëtojë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

Për të 11-ën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur përpara kryeministrisë, tashmë jo vetëm me thirrje drejtuar qeverisë për të anuluar projektin në Zvërnec, por e të tjera pakënaqësi deri te kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Një vajzë në protestë ka marrë në dorë një kanaçe të emëruar “Ramingo ik”. Me këtë pije, e reja ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama dhe komentet e tij për influenceret që kanë reaguar pro protestave dhe kundër zhvillimit të Zvërnecit.

“Kjo është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ‘Ramingo ik”.

Rama në daljet e tij publike tha se influencerët që kanë dalë në mbështetje të protestës, akuzojnë shtetin për korrupsion, ndërsa vetë ata nuk paguajnë asnjë taksë.

Kjo pije e re e sjellë sot në protestë, është një tjetër formë sesi qytetarët po i kërkojnë Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë.

gijotina.com/

  •  

Protesta e Zvërnecit/ Përplasje për flamurin amerikan, protestuesit anti-SHBA kërkojnë heqjen e tij –

✇27.al
By: 27

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare ku u janë bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Shqipëria, që të mblidhen në kryeqytet.

Qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.

E ndërsa ka nisur grumbullimi dhe aktivisti Arben Kola ka nisur të mbajë fjalën hapëse, nga turma janë dëgjuar thirrje që të hiqen flamujt amerikanë që po valëviten nga disa protestues të tjerë.

Kola dëgjohet duke u thënë se kjo është protestë shqiptare, por se populli ynë nuk është kundër Amerikës.

Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin e klasës politike, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:

-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

gijotina.com/

  •  

Shokun e vrau në një zyrë, si e fshehu trupin/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat fundosin mikun e Eglant Koçit –

✇27.al
By: 27

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj.

Brenda zyrës Eglanti hyri, por nuk doli më. Në brendësi të të cilës policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit.

Kati i dytë i këtij pallati ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë me kamera të cilat kanë kapur 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Armand Shakaj duket se ishte gjakftohtë në krim, pasi është kujdesur të fshehë gjurmët duke shkëputur kamerat në korridore.

Pas shkëputjes së kamerave të brendshme Shakaj urdhëroi kamerierin e lokalit të tij Enea Zyferin të shkëpuste energjinë elektrike, që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së tij “Porsh” që qëndronte e parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor dhe këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës e la në burg deri në përfundim të hetimeve. Para gjykatës ai ka thënë se nuk ka dijeni për fatin e 34-vjeçarit pasi zbatoi vetëm urdhrat e pronarit. Ai i tha se do të transportonte një frigorifer.

Pas disa ditësh hetimesh intensive Policia e Tiranës arriti të gjente mjetin e autorit të dyshuar ku në bagazhin e tij u gjetën materiale biologjike që janë çuar për inspektim.

Me vlerë për hetimin është dhe motori i viktimës që sipas hetimeve autori i dyshuar pas krimit e ka çuar fillimisht tek tregu elektrik më pas në zonën e 5 majit ku dhe e sekuestroi policia.

Provat në zyrë, makinë motor janë çuar në laboratorin shkencor, i cili pritet të nxjerrë një përgjigje zyrtare.

gijotina.com/

  •  

Kokainë dhe diamante, kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia në Portin e Durrësit –

✇27.al
By: 27

Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Gjatë kontrollit të një automjeti të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa aksesorë të montueshëm.

Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.

gijotina.com/

  •  

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

✇27.al
By: 27

Federata e Futbollit e Iranit ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë hequr kuotën e biletave të rezervuara për tifozët iranianë në Kupën e Botës 2026, duke e bërë të pamundur shpërndarjen e tyre përmes kanaleve zyrtare të federatës.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, rreth 8% e kapacitetit të stadiumit për çdo ndeshje u rezervohet federatave pjesëmarrëse, të cilat më pas ua shpërndajnë biletat tifozëve të tyre. Federata iraniane bëri të ditur se kishte nisur tashmë procesin e shitjes së biletave për sfidat ndaj Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

Megjithatë, sipas njoftimit, kjo kuotë është hequr më pas, duke lënë tifozët iranianë pa mundësinë për të siguruar bileta përmes sistemit zyrtar. Federata iraniane e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e barazisë në kompeticionet ndërkombëtare, ndërsa shumë tifozë kishin organizuar tashmë udhëtimet e tyre bazuar në këtë proces.

 

  •  

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

✇27.al
By: 27

Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koci është rrëfyer në gjykatën e Tiranës. Zyferi ka deklaruar se Armand Shakaj i ka kërkuar që të fikë dritat, pasi do të nxirrte një frigorifer, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit.

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”, tha Enea Zyferi.

Më tej, Zyferi ka pretenduar se e ka parë Koçin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. Zyferi është shprehur gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.

Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj nërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar.

  •  

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të Partisë Popullore Europiane (PPE) të mbajtur në Sarajevë.

Berisha bëri me dije se në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku morën pjesë krerë shtetesh e politikanë të rajonit nën drejtimin e Manfred Weber, fokusi i tij kryesor ka qenë kriza politike në Shqipëri.

Sipas liderit të PD-së, ai e ka prezantuar situatën e vendit si “Shqipëria në sallën e urgjencës”, duke denoncuar para ndërkombëtarëve atë që ai e quajti regjim autokratik të lidhur me krimin dhe kartelet e drogës.

Berisha theksoi se u ka kërkuar zyrtarëve të PPE-së të ushtrojnë autoritetin e tyre për një zgjidhje paqësore të krizës, e cila kalon përmes dorëheqjes së Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie teknike për zgjedhjet e ardhshme.

“Mirëdita dhe përshëndetje zonja deputete dhe zotërinj deputetë. Mbrëmë u ktheva nga një konferencë rajonale e Partisë Popullore Europiane e organizuar në Sarajevë, në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria isha unë me zonjën Vokshi dhe Enri Çenon. Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Ëeber, dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin. Ngjarje e cila dëshmonte angazhimin e madh të Partisë Popullore Europiane për të mbështetur forcat politike anëtare të kësaj partie në përpjekjet e tyre për procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

Natyrisht në këtë konferencë paraqita, pasi falënderova, sepse në një hark kohor të shkurtër ky ishte aktiviteti i tretë madhor që organizohej për Ballkanin Perëndimor. I pari ishte konferenca e kësaj natyre në Mal të Zi, e dyta ishte misioni faktmbledhës shumë i rëndësishëm që u dërgua në Shqipëri, dhe së treti konferenca në Sarajevë. Në fjalën time u ndala në regjimin autokratik apo diktaturën autoritare të bazuar në farsën zgjedhore, në lidhjet me krimin dhe korrupsionin e madh dhe kartelin e drogës. Sigurisht një rëndësi të veçantë, ose një pjesë të veçantë i kushtova lidhjeve të regjimit me drogën dhe kartelet e drogës, gjë e cila tashmë ka marrë njohuri ndërkombëtare. Por, kryefjala e fjalës time në Sarajevë ishte: Shqipëria në sallën e urgjencës.

Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës. Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi.

Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri. Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta.

Setapi i tyre psikologjik, lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin nuk i lejojnë ata asnjëherë të marrin vendime të drejta. Ndaj dhe qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk duhet të shkohet hapa të tjerë mbrapa, nuk mund të përdoret dhuna dhe asgjë ndaj tyre përveç përplotësimit të kërkesave politike. Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra kërkesat janë shumë të drejta ndaj dhe ne qëndrojmë në mbështetje të këtyre kërkesave,” tha Berisha.

  •  

Jam me bosin Rama –

✇27.al
By: 27

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ishte i pranishëm në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Pas daljes nga gjykata, ai është pyetur për protestat e zhvilluara jashtë ambienteve të GJKKO-së, ndërsa është përgjigjur shkurt duke thënë: “Unë jam me Ramën, jam me bosin.”

Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ndërsa Ahmeti nuk ka dhënë shpjegime të tjera lidhur me këtë qëndrim. Ai ndodhej në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj Laert Haxhiut.

 

  •  

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

✇27.al
By: 27

Nga Kim Mehmeti

I falenderoj të rinjtë që më ftojnë që edhe unë të ngjitem në foltoren e protestës së tyre në Tiranë.

Për mua ajo nuk është foltore por SHENJTORE!

Ju e dini se që ditën e parë kur tjerët pyesnin kush qëndron pas jush unë publikisht ju thash – jam me ju dhe të gjitha që kam ia dhurojë atij zëri rinorë.

Por largësia, mosha, shëndeti shumçka nuk ma lejeojnë.

Ju falenderojë që ma mundësuat ta rijetoj rininë.

Ju jeni arsyetimi i gjithë netëve pa gjum kur i dëgjoja gjith ata që më thoshin se e kisha të kot betejën kundër zhvatësve të popullit tim.

Por ata nuk e dinin atë që e dija unë: se Ju rriteshi, se ju do vinit, se ju do sillini me vete aq shumë dashuri ndaj shqiptarisë sa me të ta shpërlani tërë turpin e gjenartës sime që Shqipërinë e la në duart e politilkanëve hajdutë.

Ju e keni shpërfaqur fytyrën e bukur të Shqipërisë dhe jeni nderi e krenarai e shqiptarisë.

Dhe më dhimbseni sepse ju ka rënë në hise barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredakadësh politik që e ka mbulura atë.

Andaj Ju nuk guxoni të dështoni sepse ashtu përfundimisht do dështojë Shqipëria dhe do venitet shpresa se ne si popull meritojmë dhe dimë të ndërtojmë shtet.

  •  

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

✇27.al
By: 27

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë. Shkaka e shtyerjes së seancës u bë mungesa e avokatëve Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit Cami. Për këtë arsye, prokurori i posaçëm Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se në këto kushte procesi nuk mund të zhvillohet normalisht. GJKKO pranoi kërkesën, shtyu seancën dhe vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn.

Gjatë seancës, vëmendjen e ka marrë edhe një kërkesë e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka pretenduar përpara togave të zeza se mbrojtjes nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikuj të dosjes hetimore. Lidhur me këtë pretendim, trupa gjykuese ka sqaruar se fashikujt që mungojnë në këtë fazë lidhen specifikisht me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë dosje voluminoze.

Gjykata argumentoi se kjo kërkesë e avokatit Ndreca nuk mund të trajtohet si një kërkesë për të zbatuar vendimin e një gjykate tjetër, por thjesht si një kërkesë legjitime e palës mbrojtëse. Gjithashtu, trupa gjykuese ka theksuar se Veliajt nuk i është cenuar e drejta e mbrojtjes në asnjë moment deri në këtë fazë të procesit. Megjithatë, për të garantuar transparencë të plotë dhe një proces të rregullt ligjor, gjykata ka vendosur që t’i vëri zyrtarisht në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij të 24 fashikujt që mungonin, përpara seancës së radhës.

Po ashtu gjatë seancë, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit dhe më pas kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë dhe seanca në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet.

  •  
❌