Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim me 16 vjet burgim.
Ky ishte fati i Grigory Skvortsovit, 35-vjeçar, fotograf dhe muzikant nga Permi. Skvortsov ishte njĂ« nga mijĂ«ra njerĂ«z nĂ« mbarĂ« RusinĂ« qĂ« blenĂ« botimin e vitit 2021, âBunkerĂ«t sekretĂ« sovjetikĂ«â, tĂ« historianit Dmitry Yurkov.
Libri riprodhoi qindra diagrame dikur të fshehta të instalimeve sovjetike, që së voni ishin bërë publike.
Libri ofrohej me disa skanime shtesë, të cilat Skvortskov i bleu. Më vonë, ai shpërndau disa prej këtyre dokumenteve me një gazetar të paidentifikuar amerikan.
Në nëntorin e vitit 2023, Skvortsov ishte me një mysafir, kur policia ruse hyri në banesën e tij, në Perm.
Sipas një të afërmi, policia xhiroi atë që ndodhi më pas.
âAi u rrah dhe u fyeâ, i tha i afĂ«rmi i fotografit projektit Siberia. Realities tĂ« Radios Evropa e LirĂ«. âMĂ« pas, ata e detyruan atĂ« tĂ« thoshte para kamerĂ«s se kujt i kishte dĂ«rguar informata nga libri i Yurkovitâ.
I afĂ«rmi, i cili kĂ«rkoi tĂ« mos i bĂ«het publik identiteti, tha se komunikimi ndĂ«rmjet amerikanit dhe Skvortsovit kishte ndodhur muaj mĂ« herĂ«t, dhe se policia ishte dashur tâia kujtonte atij identitetin e amerikanit.
âAta ia thanĂ« atij emrin vetĂ«, ata âia sugjeruanâ atĂ« atijâ, pohoi ai.
QĂ« prej pushtimit tĂ« UkrainĂ«s mĂ« 2022, Rusia ka zgjeruar nĂ« mĂ«nyrĂ« drastike pĂ«rkufizimin e âsekretit shtetĂ«rorâ.
AsnjĂ« shumĂ« parash nuk u shkĂ«mbye gjatĂ« ndĂ«rveprimit tĂ« Skvortsovit me amerikanin, dhe miqtĂ« thonĂ« se dokumentet u dĂ«rguan pĂ«r tâi ndihmuar njĂ« personi me interesa tĂ« ngjashme â praktikĂ« e zakonshme mes eksploruesve urbanĂ« dhe entuziastĂ«ve tĂ« historisĂ«.
âAi nuk ndoqi kurrfarĂ« synimi vetjakâ, tha njĂ« mik i tij pĂ«r Siberia.Realities tĂ« REL-it.
Miqtë e Skvortsovit thonë se arkitektura ka qenë gjithmonë pasion i tij. Më 2010, ai diplomoi në arkitekturë nga Kolegji i Ndërtimtarisë i Permit, por sukses më vonë arriti si fotograf.
âAi nuk e kishte shokun nĂ« fotografimin e vendeve industriale. E donte shumĂ« fotografimin e çative, ndĂ«rtesave tĂ« braktisura. Tâi kĂ«naqte sytĂ« me çfarĂ«do qĂ« shkrepteâ, tha njĂ« koleg i tij.
âKompanitĂ« e patundshmĂ«rive nĂ« Perm dhe vende tĂ« tjera nĂ« Rusi e angazhonin pĂ«r tâua fotografuar reklamatâ, kujtoi kolegu.
âMĂ« kujtohet se ka qenĂ« edhe njĂ« ekspozitĂ« e tij nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e administratĂ«s lokale. Ai ishte i shumĂ«kĂ«rkuarâ.
MĂ« 2017, Skvortsov themeloi grupin muzikor Jagath.
âNe bĂ«jmĂ« muzikĂ« nĂ« vende tĂ« braktisura industriale â nĂ« fund tĂ« njĂ« sistemi nĂ«ntokĂ«sor kanalizimi dhe brenda cisternave tĂ« mĂ«dha boshe tĂ« naftĂ«sâ, thuhet nĂ« ueb-faqen e grupit.
Muzika e grupit cilësohet si karakteristike, por ajo u publikua nga një studio muzikore britanike, dhe tërhoqi vëmendjen e revistës gjermane për muzikë Sonic Seducer. Gjatë një interviste për revistën, Skvortsov shprehu kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Miqtë e Skvortsovit supozojnë se dikush që ka parë intervistën me Sonic Seducer-in e ka raportuar atë te Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).
Të pyetur se si zbuluan agjencitë e sigurisë të Rusisë se Skvortsov ia kishte dhënë materialet historike një gazetari amerikan, të afërmit e fotografit thanë se besojnë se ai është përgjuar pas intervistës, dhe një vit para arrestimit të tij, në nëntorin e vitit 2023.
Skvorsov thotĂ« se njĂ« i afĂ«rm i tij u monitorua nga FSB-ja pĂ«r shpĂ«rndarjen e materialeve nga libri âBunkerĂ«t sekretĂ« sovjetikĂ«â.
Pas kësaj, fotografi kontaktoi gazetarin amerikan dhe i kërkoi që materialet të cilat ia kishte dhënë të mos ribotoheshin askund.
Në disa letra dërguar miqve, Skvortsov thotë se autoritetet ruse hapën rastin kundër tij, për të fshehur faktin se kishin dështuar ta vërenin se informata mbase të ndjeshme po shiteshin haptas dhe po shpërndaheshin online.
âUnĂ« nuk kam pasur qasje nĂ« sekrete shtetĂ«rore dhe as qĂ«llim dashakeqâ, shkroi fotografi nga paraburgimi. âTĂ« dhĂ«nat nuk ishin tĂ« mbrojtura nga shteti⊠KĂ«to fakte po injorohen nga prokurorĂ«t dhe gjykatat, tĂ« cilĂ«t po e trajtojnĂ« rastin formalisht, qartas nga frika e represionit nga FSB-jaâ.
Mbështetësit e fotografit, të cilët kanë formuar një grup në platformën e komunikimit Telegram, thonë se synojnë të apelojnë dënimin e tij./REL