❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

 

Dorina Azo

Fatima, 28 vjeçe, Ă«shtĂ« njĂ« nga punonjĂ«set mĂ« tĂ« reja nĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit. Prej pak javĂ«sh, ajo Ă«shtĂ« e punĂ«suar si pastruese, duke qenĂ« njĂ« nga dy vajzat e reja tĂ« ardhura nga Afrika e Jugut pĂ«r tĂ« punuar nĂ« kĂ«tĂ« lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore qĂ« e shtyu tĂ« emigrojĂ« drejt ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« papunĂ«sia e lartĂ« nĂ« vendin e origjinĂ«s.

“Ndihem mirĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe dua tĂ« vazhdoj tĂ« punoj pĂ«r tĂ« ndihmuar familjen time”, – thotĂ« Fatima, duke theksuar qĂ«llimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta. Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu  siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

 

 

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

NĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore pĂ«r punonjĂ«set e reja fillon nga 500 euro dhe pĂ«rfshin edhe shpenzimet pĂ«r akomodim dhe ushqim, njĂ« skemĂ« qĂ« pĂ«rdoret gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr punonjĂ«s nga jashtĂ«, nĂ« kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshĂ«m staf pĂ«r punĂ« tĂ« tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv nĂ« “EPPC Albania & Kosova”, njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s pĂ«r burime njerĂ«zore, pohon se paga mesatare neto pĂ«r punonjĂ«sit e huaj nĂ« ShqipĂ«ri luhatet nĂ« vlerat nga 500 deri nĂ« 520 euro nĂ« muaj, pĂ«rfshirĂ« akomodimin pĂ«r fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara.

 

 

 

 

The post Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.

Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT.

Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.

Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.

Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.

Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj.

Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.

“Skema pĂ«r prurjen e punonjĂ«sve tĂ« huaj vijon tĂ« jetĂ« problematike. ShumĂ« prej tyre po e pĂ«rdorin ShqipĂ«rinĂ« si vend trampolinĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejt GreqisĂ« me qĂ«llim punĂ«simin nĂ« ishuj gjatĂ« sezonit turistik ku pagat pĂ«r kamerierĂ« dhe banakierĂ« profesionistĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 4 mijĂ« euro.

Po ashtu, njĂ« pjesĂ« synojnĂ« tĂ« largohen drejt vendeve tĂ« Bashkimit Europian, pĂ«r t’u bashkuar me familjarĂ«t”.

NjĂ« tjetĂ«r sfidĂ« e madhe, sipas tij, Ă«shtĂ« mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjĂ«sve tĂ« huaj vijnĂ« me pĂ«rvojĂ« nga vende me turizĂ«m tĂ« zhvilluar, siç Ă«shtĂ« Dubai, ata shpesh rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« patrajnuar pĂ«r standardet e shĂ«rbimit nĂ« ShqipĂ«ri. Shumica kanĂ« kryer punĂ« ndihmĂ«se dhe nuk janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r pozicione profesionale nĂ« sektorin e shĂ«rbimit nĂ« bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

Deri mĂ« tani, punonjĂ«sit e huaj mĂ« besnikĂ« ndaj vendeve tĂ« punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« filipinasit. “NĂ« shumĂ« bare dhe restorante tĂ« kryeqytetit vijon tĂ« vĂ«rehet njĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri mĂ« e madhe me punonjĂ«sit nga Filipinet.

Ata tregohen mĂ« korrektĂ« ndaj kontratĂ«s sĂ« punĂ«s, çka lidhet me kulturĂ«n e disiplinĂ«s nĂ« punĂ« dhe pĂ«rvojĂ«n nĂ« sektorin e turizmit nĂ« vendin nga i cili vijnĂ«â€.

Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.

“Nuk ka arsye qĂ« njĂ« kafene lagjeje tĂ« mbajĂ« tĂ« punĂ«suar si kamerier edhe banakier. NĂ« raste tĂ« tilla, kĂ«to funksione mund tĂ« kryhen nga njĂ« person i vetĂ«m. Tregu duhet tĂ« vetĂ«rregullohet pĂ«r tĂ« zbutur problemin e mungesĂ«s sĂ« stafit”, thekson ai.

 

Problematika

“Skema pĂ«r prurjen e punonjĂ«sve tĂ« huaj vijon tĂ« jetĂ« problematike. ShumĂ« prej tyre po e pĂ«rdorin ShqipĂ«rinĂ« si vend trampolinĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejt GreqisĂ« me qĂ«llim punĂ«simin nĂ« ishuj gjatĂ« sezonit turistik ku pagat pĂ«r kamerierĂ« dhe banakierĂ« profesionistĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 4 mijĂ« euro. Po ashtu, njĂ« pjesĂ« synojnĂ« tĂ« largohen drejt vendeve tĂ« Bashkimit Europian, pĂ«r t’u bashkuar me familjarĂ«t”.

 

Sfidat

Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, njĂ« prej kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s nĂ« fushĂ«n e burimeve njerĂ«zore, numri i punonjĂ«sve tĂ« huaj nĂ« ShqipĂ«ri pritet tĂ« vijojĂ« tĂ« rritet nĂ« vitet e ardhshme, si pasojĂ« e zhvillimit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« sektorit tĂ« turizmit.

Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.

Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.

Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.

 

 

 

 

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on Revista Monitor.

Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista “The Economist”, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.

Deri në vitin 2050 parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar  tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023 krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

 

Burimi: INSTAT

 

Referuar të dhënave konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29 vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19 vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64 vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64 vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64 vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« periudhĂ«n 2019–2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54 vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m – nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24 vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, çka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.

NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65 vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64 vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune.

 

Burimi: INSTAT

 

 

 

The post Si po plaket forca e punës appeared first on Revista Monitor.

Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting”

Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse.

 

MSc Roland Tashi

ATM-të (Automated Teller Machine) janë pajisje, makineri brenda të cilave janë të përfshira teknologji dhe sisteme mekanike, elektrike, informatike, të cilat u ofrojnë një shërbim tepër të veçantë klientëve të bankës kudo që ata ndodhen, ju mundëson të kryejnë transaksione financiare brenda apo jashtë vendit, ditën dhe natën pa asnjë ndalesë pa pasur nevojë për një punonjës banke.

ATM-ja e parë u instalua në Enfield, Londër, Angli, më 27 qershor 1967 nga Banka Barclays Bank, nga John Shepherd-Barron.

Prej një periudhe gati 60-vjeçare, kjo pajisje është në shërbim duke u përmirësuar vazhdimisht jo vetëm për të plotësuar nevojat dhe kërkesat në rritje, por edhe për të mbrojtur klientët dhe bankën nga grabitësit e hershëm dhe ata të sotëm, hackerat, të cilët shfrytëzojnë rrjetet dhe programet informatike që makina përdor.

NĂ« ShqipĂ«ri, ATM-ja e parĂ« u vendos nga ProCredit Bank. Pas pĂ«rgatitjeve, blerjes sĂ« pajisjeve dhe trajnimit tĂ« stafit nĂ« korrik 2003, banka lĂ«shoi kartĂ«n e parĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« 11 pajisjet e instaluara.

Në vitin 2024, sipas raportimeve të BSH, numri i ATM-ve u rrit në 1,028, ku 37% e tyre ofrojnë edhe depozitimin e parave, siç njihet ndryshe funksioni cash-in. [1]

Funksionet e ATM-së moderne janë shtuar ndjeshëm, sot kjo pajisje ofron shërbime për tërheqjen dhe depozitimin fizik të parave, kontrollin e gjendjes dhe transferimin e fondeve ndërmjet llogarive, printimin e ekstrakteve, ndërrimin e PIN-it, si dhe shërbime të tjera shumë të nevojshme.

I përmenda këto për të kuptuar që kjo pajisje me gjithë këto funksione, e instaluar kudo në territorin e një vendi, duhet të jetë shumë e mbrojtur jo vetëm fizikisht, por edhe në sistemet e operimit teknologjik dhe informatik nga grabitësit inteligjentë, hackerat, që nuk janë asgjë tjetër veçse hajdutë dhe kriminelë me kravatë dhe doreza të bardha.

Bankomatet kanë qenë gjithmonë të lakmuara nga krimi duke u favorizuar nga përhapja shumë e madhe, larg sistemit bankar dhe mbikëqyrjes fizike të tyre dhe pikërisht për këtë arsye, ato duhet të përmirësohen duke rritur në vazhdimësi nivelin e sigurisë me masa mbrojtëse.

Le tĂ« shohim disa metoda kryesore tĂ« mashtrimit dhe sulmeve ndaj ATM-ve, pĂ«r t’u ndalur mĂ« pas te teknika “Jackpotting”.

Sulmet e bazuara në inxhinierinë sociale janë metoda që kërkojnë kontakt fizik me pajisjen ku përdoret edhe manipulimi psikologjik për të mashtruar përdoruesin.

Këtu bëjnë pjesë teknikat tashmë të njohura si: Phishing dhe Smishing (dërgimi i e-mail dhe mesazheve SMS-ve mashtruese), Vishing (telefonata të rreme, tashmë të sofistikuara duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale).

Ndërhyrje fizike ndaj makinës: Card Skimming/Card Shimming (instalimi i pajisjeve për të kopjuar të dhënat e shiritit magnetik dhe çipit të kartës), Cash Trapping (vendosja e një pajisjeje që bllokon paratë në dalje), Card Trapping (bllokimi fizik i kartës), Fake Fronts/ATM Overlay (pjesë false të vendosura mbi pjesët origjinale të makinës).

Sulme dixhitale ndaj sistemit, – Black Box Attacks, (pajisje tĂ« jashtme qĂ« lidhen me portat e brendshme tĂ« ATM-sĂ«), Instalimi i malware (vendosja e USB, direkt apo nĂ«pĂ«rmjet rrjetit pĂ«r tĂ« detyruar makinĂ«n tĂ« nxjerrĂ« para), Network-Based Attacks, (ndĂ«rhyje nĂ« rrjetin e bankĂ«s ose ATM-sĂ« pĂ«r tĂ« manipuluar transaksionet).

PĂ«r t’u kthyer te pĂ«rmbajtja e shkrimit, “ATM Jackpotting”, njĂ« nga fenomenet mĂ« tĂ« pĂ«rhapura nĂ« nivel global Ă«shtĂ« njĂ« teknikĂ« kibernetike kriminale, e cila aplikohet prej disa vitesh duke u shkaktuar humbje tĂ« mĂ«dha ekonomike operatorĂ«ve qĂ« administrojnĂ« bankomatet.

Termi “Jackpotting”, nĂ« kontekstin e sigurisĂ« kibernetike, ka tĂ« bĂ«jĂ« me mashtrimin ose vjedhjen e parave nga bankomatet, manipulimin e njĂ« makine nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« nxjerrĂ« paratĂ« sikur grabitĂ«si tĂ« kishte fituar “jackpot”-in.

Edhe pse fenomeni është bërë i njohur më shumë se një dekadë më parë, niveli i tanishëm i sofistikimit dhe përfitimit ka arritur nivele të larta.

Kjo formë sulmi, e cila është sofistikuar gjatë viteve, ashtu siç përmirësohen të gjitha teknikat kriminale, të cilat duhet thënë se në disa raste janë një hap më përpara se masat mbrojtëse, përbën një sfidë serioze për institucionet financiare dhe një kërcënim në rritje në fushën e sigurisë kibernetike.

 

 

Si funksionon “Jackpotting”

Faza e parë përfshin ndërhyrjen fizike në bankomat për të gjetur mundësinë e instalimit të pajisjeve; faza e dytë, ajo dixhitale shfrytëzon sistemin informatik për të futur malware të dëmshëm.

NjĂ« nga malware mĂ« tĂ« pĂ«rdorur Ă«shtĂ« Ploutus, i zhvilluar dhe aplikuar fillimisht nĂ« AmerikĂ«n Latine qĂ« i “ndihmon” sulmuesit tĂ« kontrollojnĂ« makinĂ«n dhe tĂ« tĂ«rheqin paratĂ« pa lĂ«nĂ« gjurmĂ«.

Ajo qĂ« mbetet mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti se kĂ«to sulme shpesh kalojnĂ« pa u diktuar pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra. Ndryshe nga vjedhja me kartĂ«, ku njĂ« transaksion mund tĂ« zbulohet ose anulohet, “Jackpotting” kuptohet vetĂ«m kur bankomati mbetet pa vlera monetare.

Dëmi, humbja ekonomike për bankat mund të jetë i menjëhershëm, por fenomeni ka efekt edhe më të gjatë, pasi ndikon në besimin e klientëve lidhur me sigurinë e sistemit.

Hackerat zgjedhin me kujdes bankomatin që do të grabisin, më pas grabitësi siguron akses fizik në komponentin elektronik të pajisjes, duke bërë një vrimë të vogël apo veprime të tjera që mundësojnë kapjen e kabllove dhe lidhjen e tyre me pajisjen e tij të jashtme dixhitale që mund të jetë një Laptop apo pajisje tjetër informatike.

Nëse malware instalohet me sukses në ATM, pa ndërhyrje fizike, por nëpërmjet një USB-je që vendoset në portën përkatëse që ndodhet nën një panel të makinës, paratë tërhiqen pa pasur nevojë për karta apo mjete të tjera ndihmëse.

 

Masat mbrojtëse

Ekspertët rekomandojnë përditësimin e softwer, zbatimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe kryerjen e kontrolleve periodike të sigurisë, trajnimin e personelit të bankës dhe operatorëve të përfshirë në proces për të identifikuar shenjat e manipulimit.

Mbetet shumë e rëndësishme nevoja për bashkëpunim ndërmjet bankave, rritja e nivelit të koordinimit nëpërmjet komiteteve përkatëse në Shoqatën Shqiptare të Bankave, informimi i menjëhershëm i organeve ligjzbatuese dhe më kryesorja, bashkëpunimi me kompanitë që menaxhojnë dhe zhvillojnë bankomatet dhe sistemet e mbrojtjes kibernetike.

Bankat dhe institucionet financiare janĂ« subjekte private, por nĂ«se ato nuk janĂ« tĂ« sigurta, bihen pre e sulmeve dhe grabitjeve ato “favorizojnĂ« dhe ushqejnĂ«â€ krimin me para tĂ« paligjshme, vlera tĂ« cilat shĂ«rbejnĂ« pĂ«r sofistikimin e teknikave grabitĂ«se nĂ« mĂ«nyrĂ« spirale.

E gjitha kjo, për të kuptuar dhe për të ndalur një kërcënim që për shkak të natyrës së tij ndërkombëtare, kërkon përgjigje të koordinuara nga të gjithë operatorët që i bashkon makina e quajtur ATM.

MegjithĂ«se pĂ«rdoruesi, klienti, nuk Ă«shtĂ« objektivi i drejtpĂ«rdrejtĂ« i kĂ«tij lloj sulmi, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i kushtohet vĂ«mendje çdo bankomati qĂ« paraqet shenja manipulimi ose funksionimi tĂ« parregullt.

Siguria bankare, në një kontekst gjithnjë e më dixhital, varet si nga teknologjia, ashtu edhe nga parandalimi dhe informimi.

 

[1] TĂ« dhĂ«na tĂ« botuara nga revista “Monitor”

 

 

The post Grabitja e ATM-ve, teknika kibernetike “Jackpotting” appeared first on Revista Monitor.

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e tyre, ende nuk janë larguar plotësisht. Masat u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj tensioneve në veri të vendit. Këto masa sollën pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore, humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian.

 

Fatos Shala

Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian.

Tani, gati dy vjet mĂ« vonĂ«, ato kanĂ« filluar tĂ« hiqen dalĂ«ngadalĂ« – me shumĂ« paqartĂ«si. Por, dĂ«mi i shkaktuar deri mĂ« tani arrin qindra miliona euro.

Një raport i publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara, tregon se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur, pasi janë tejkaluar afatet e lejuara.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, dixhitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën, me 15 milionë euro.

Rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej nëpërmjet granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta, si institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë eurosh.

“KĂ«to vonesa nĂ« fillimin e zbatimit tĂ« projekteve nĂ«nkuptojnĂ« shtyrje ose humbje tĂ« mundĂ«sive pĂ«r rritje, zhvillim dhe pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies sĂ« qytetarĂ«ve, si dhe ndikojnĂ« negativisht nĂ« perspektivĂ«n pĂ«r integrim europian”.

Në Raport theksohet se puna e organeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025, fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) janë pezulluar dhe propozimet e Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) nuk janë duke u shqyrtuar nga Bordi i WBIF-it.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Kosova nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« ngjarje tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, pĂ«rveç atyre qĂ« lidhen me situatĂ«n nĂ« veri dhe integrimin rajonal tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

PĂ«r heqjen e kĂ«tyre masave nevojitet konsensusi i plotĂ« i vendeve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, ku deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« marrĂ« ndonjĂ« vendim i tillĂ«â€.

 

Pse u vendosën masat dhe si po hiqen ato

BE-ja e ndĂ«shkoi KosovĂ«n nĂ« qershor tĂ« vitit 2023, pĂ«r shkak tĂ«, siç vlerĂ«soi, rolit tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« nxitjen e tensioneve etnike nĂ« veri tĂ« vendit – zonĂ« e banuar me shumicĂ« serbe.

Që atëherë, liderët politikë të Kosovës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e këtyre masave, duke i quajtur ato të padrejta.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesja e lartĂ« e Bashkimit Europian pĂ«r PolitikĂ« tĂ« Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thĂ«nĂ« se kanĂ« nisur t’i heqin masat ndaj KosovĂ«s. Sipas saj, heqja e masave tĂ« prezantuara para dy vjetĂ«sh, po bĂ«het gradualisht.

“Si shenjĂ« e pĂ«rkushtimit tonĂ«, mund tĂ« njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht tĂ« heqĂ« masat e vendosura nĂ« qershor tĂ« vitit 2023. Vendimi hap rrugĂ«n pĂ«r mundĂ«si mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r zhvillimin e KosovĂ«s dhe pĂ«r lidhje mĂ« tĂ« ngushta me EuropĂ«n”.

Ajo tha se është gjë e mirë që anëtarësimi në Bashkimin Europian mbështetet nga shumica e njerëzve në Kosovë dhe nga një spektër i gjerë politik.

“PĂ«rparimi mund tĂ« arrihet vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet reformave tĂ« vazhdueshme. Plani i Rritjes i Bashkimit Europian pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e madhe pĂ«r integrim gradual nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t europian qĂ« po sjell mirĂ«qenie pĂ«r qytetarĂ«t”.

Por, edhe ky lajm ka sjellë paqartësi, pasi ende nuk dihet se cilat masa saktësisht po hiqen dhe në çfarë afatesh.

Një prej tyre ka të bëjë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, paktit të parë kontraktual mes Kosovës dhe bllokut europian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

 

 

ÇfarĂ« humbi Kosova nga masat?

Masat, sipas raportit tĂ« Institutit GAP, prekĂ«n rreth 395 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« projekteve tĂ« WBIF-sĂ« – qĂ« synonin zhvillimin socio-ekonomik dhe tĂ« perspektivĂ«s europiane tĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor – dhe rreth 218 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit IPA – program qĂ« u ofron asistencĂ« financiare dhe teknike vendeve qĂ« synojnĂ« BE-nĂ«.

Këto fonde ishin planifikuar të shpenzoheshin për realizim të projekteve, të cilat do të financoheshin përmes granteve dhe kredive.

Edhe pse marrëveshja për IPA të vitit 2024 nuk ishte nënshkruar, projektet e planifikuara në kuadër të saj arrinin vlerën totale prej 56.4 milionë eurosh.

Por, më shumë se nga fondet e programit IPA, Kosova ka humbur në vlerë monetare nga masat që kanë prekur projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Aplikimet e KosovĂ«s nĂ« kuadĂ«r tĂ« KornizĂ«s Investuese pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor (WBIF) tĂ« dorĂ«zuara gjatĂ« viteve 2023 dhe 2024, nuk kanĂ« kaluar mĂ« tej pĂ«r miratim.

Si pasojĂ«, disa projekte kyçe, tĂ« cilat ishin tĂ« bashkĂ«financuara nga Agjencia Franceze pĂ«r Zhvillim (AFD), Banka Gjermane pĂ«r Zhvillim (KFW) dhe institucione tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, nuk janĂ« duke u realizuar”.

Projektet e pezulluara nĂ« vlerĂ« prej 395.5 milionĂ« eurosh pĂ«rfshijnĂ«, ndĂ«r tĂ« tjera: shtrirjen e rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit nĂ« PrishtinĂ«, impiantin pĂ«r trajtimin e ujĂ«rave nĂ« Ferizaj, linjĂ«n ndĂ«rlidhĂ«se energjetike Kosovë–ShqipĂ«ri, ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s kundĂ«r pĂ«rmbytjeve dhe pĂ«r ujitje.

“Pezullimi i investimeve tĂ« tilla ka sjellĂ« pasoja tĂ« menjĂ«hershme dhe afatgjata, si vonesa nĂ« ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s, humbje tĂ« mundĂ«sive pĂ«r punĂ«sim, pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« kushteve tĂ« jetesĂ«s dhe pengesĂ« nĂ« pĂ«rmbushjen e objektivave mjedisore e integruese”.

 

Cilat janë masat e BE-së ndaj Kosovës?

Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshinin: pezullimin e përkohshëm të grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe.

Gjithashtu, u pezullua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin nëpërmjet Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Programi IPA, sipas Komisionit Europian, Ă«shtĂ« paraparĂ« si “mĂ«nyrĂ« pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s BE-ja pĂ«rkrah reforma nĂ« ‘vendet nĂ« procesin e zgjerimit’ me ndihmĂ« financiare dhe teknike”.

Kosova ka përfituar gjithsej 1.21 miliardë euro nga ky program që nga viti 2007 deri në fund të vitit 2022.

Nga programi Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka përfituar rreth 1.8 miliardë euro nga viti 2009 deri më 2021.

Por, pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit 2023, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

 

Ndikimi i masave në imazhin e Kosovës

Masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të vendosura në qershor 2023, i shkaktuan vendit një dëm të ndjeshëm në disa fusha kyçe.

Pasojat kryesore që pësoi Kosova gjatë kohës sa ishin në fuqi këto masa:

  1. Ndalimi i pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare

Kosova u përjashtua nga programet e IPA-s (Instrumenti për Ndihmë të Para-Anëtarësimit), që janë fonde të rëndësishme për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, arsim dhe reformë institucionale.

U pezullua pjesëmarrja në takime të nivelit të lartë dhe trajnime të BE-së, duke e izoluar Kosovën nga vendimmarrjet rajonale dhe europiane.

  1. Humbje financiare dhe projekte të bllokuara

Shumë projekte të financuara nga BE-ja u bllokuan ose u vonuan, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Disa grante dhe fonde që ishin të parashikuara për Kosovën nuk u disbursuan.

  1. Imazh i dëmtuar ndërkombëtar

Masat dërguan sinjal negativ për stabilitetin dhe bashkëpunimin institucional të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

E dëmtoi pozicionin e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe ndikoi në marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së.

  1. Presion politik dhe institucional

Qeveria e Kosovës u përball me kritika të brendshme dhe ndërkombëtare për refuzimin e zbatimit të kërkesave të BE-së në kohë (sidomos për çështjen e veriut dhe bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në).

Këto masa nxitën tensione politike dhe dobësuan përkohësisht përkrahjen ndërkombëtare për disa nisma të Kosovës.

Heqja e masave u kërkua së fundmi nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në vizitën e emisarit të ri të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Vjosa Osmani kĂ«rkoi heqjen e masave tĂ« vendosura nga BE-ja – duke theksuar ndikimin e tyre negativ nĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, pa dallim, si dhe dĂ«mtimin e vetĂ« procesit tĂ« Dialogut – duke e bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« pabalancuar.

 

 

The post Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova appeared first on Revista Monitor.

A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq?

Përgjigjja ka më shumë rëndësi sesa mendoni. Shkruan The Economist

 

“Nuk mund tĂ« ketĂ« miqĂ«si mes burrave dhe grave, sepse gjithmonĂ« ndĂ«rhyn tĂ«rheqja fizike”.

Ky mendim pesimist, i shprehur nga personazhi Harry nĂ« filmin “When Harry met Sally” (Kur Harry takoi Sally-n), nĂ« vitin 1989, vazhdon tĂ« pĂ«rqafohet gjerĂ«sisht edhe sot.

Autoriteti fetar shtetĂ«ror i TurqisĂ« e ka formuluar edhe mĂ« ashpĂ«r kĂ«tĂ« ide, duke e shpĂ«rndarĂ« si mesazh pĂ«r t’u lexuar nĂ« rreth 90 mijĂ« xhami tĂ« vendit:

“MiqĂ«sitĂ« mes burrave dhe grave, qĂ« fillojnĂ« me dĂ«shirĂ«n pĂ«r shoqĂ«ri apo pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer mendime, i çojnĂ« njerĂ«zit drejt humnerĂ«s sĂ« mĂ«katit tĂ« shkeljes sĂ« kurorĂ«s”.

Ideja se marrĂ«dhĂ«niet intime “ndĂ«rhyjnĂ«â€ nĂ« miqĂ«sinĂ« mes gjinive nuk Ă«shtĂ« e pabazuar.

Një studim i kryer në SHBA nga psikologia April Bleske-Rechek në Universitetin e Wisconsin-Eau Claire zbulon se në marrëdhëniet platonike mes burrave dhe grave, burrat kanë shumë më tepër gjasa se gratë ta shohin mikeshën e tyre si tërheqëse dhe të besojnë se edhe ajo ndien të njëjtën gjë për ta.

Sa më shumë një burrë të ndiejë tërheqje ndaj një gruaje, aq më shumë bindet se edhe ajo ndien të njëjtën gjë, pavarësisht realitetit. Ky është një ilustrim i qartë i prirjes mashkullore për të besuar me dëshirë në një realitet që nuk ekziston.

Por kjo nuk nënkupton se miqësitë mes burrave dhe grave janë të pamundura. Shumica e njerëzve janë në gjendje të kontrollojnë dëshirat e tyre.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, miqĂ«sitĂ« mes burrave dhe grave janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« vlefshme, jo vetĂ«m pĂ«r vetĂ« vlerĂ«n e miqĂ«sisĂ«, qĂ« siç shkruante dikur John Evelyn, â€œĂ«shtĂ« fija e artĂ« qĂ« lidh zemrat e tĂ« gjithĂ« botĂ«s”, por edhe sepse nĂ« shoqĂ«ritĂ« ku ekziston kjo lloj miqĂ«sie, ka mĂ« shumĂ« barazi midis gjinive sipas njĂ« sĂ«rĂ« treguesish shoqĂ«rorĂ«.

Një studim i përbashkët i kryer nga Meta dhe Universiteti i Nju Jorkut analizoi marrëdhëniet mes 1.8 miliardë përdoruesve të rritur të Facebook.

Studiuesit përdorën një algoritëm të zhvilluar nga vetë platforma për të vlerësuar afërsinë e lidhjeve, duke u bazuar në faktorë si shpeshtësia e ndërveprimeve dypalëshe.

Kjo u pĂ«rkthye nĂ« njĂ« “indeks tĂ« miqĂ«sisĂ« midis gjinive”, qĂ« me shaka mund tĂ« quhej “Indeksi kur Harry takoi Sally-n” (WHMSI).

Një vlerë zero nënkupton ndarje të plotë midis gjinive; vlera një nënkupton barazi të numrit të miqve nga të dyja gjinitë; çdo vlerë mbi një tregon se njerëzit kanë më shumë miq të gjinisë tjetër sesa të gjinisë së tyre.

Sigurisht, lidhjet dixhitale nuk janë një pasqyrë e përsosur e miqësive reale. Ato nuk përfaqësojnë njerëzit që nuk mund të përdorin internetin për arsye të ndryshme, si dhe nuk japin informacion për vende si Kina, ku Facebook është i ndaluar.

Po ashtu, nĂ« disa vende Ă«shtĂ« e zakonshme tĂ« shtosh “miq” qĂ« nuk i njeh personalisht, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« tjera kjo Ă«shtĂ« e pazakontĂ«, vĂ«ren bashkautorja e studimit Theresa Kuchler.

Megjithatë, për shkak të përmasës së jashtëzakonshme të të dhënave, rreth 1.4 trilionë lidhje mes 1.8 miliardë përdoruesish, rezultatet janë domethënëse.

 

 

Shoqëritë myslimane konservatore në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut rezultojnë më të ndarat. Libianët, irakianët dhe egjiptianët kanë më pak se një mik të gjinisë tjetër për çdo dhjetë miq të së njëjtës gjini (vlera e indeksit 0.1).

Në disa rajone të Karaibeve, Afrikës Perëndimore dhe Jugore dhe Amerikës Latine, miqësitë midis gjinive janë shumë të zakonshme (edhe pse nuk është e qartë se sa prej tyre përfshijnë kontakte reale).

Në shumicën e vendeve perëndimore, indeksi varion nga 0.5 deri në 0.6, që do të thotë se njerëzit kanë afërsisht dyfishin e miqve të së njëjtës gjini krahasuar me ata të gjinisë tjetër.

Brenda vetë shteteve ka gjithashtu variacione të mëdha. Gjermanët në lindje rezultojnë më të hapur ndaj miqësive me gjininë tjetër sesa ata në perëndim.

Kur analizohen rrjetet më të gjera të miqësisë, parashikuesi më i mirë i nivelit WHMSI në një vend është përqindja e grave që janë aktive në tregun e punës krahasuar me meshkujt.

Kjo është e kuptueshme: vendet e punës ofrojnë hapësira për ndërveprim joromantik mes gjinive.

Kjo mund të shpjegojë, për shembull, pse në Nigeri, ku norma e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore përbën 96% të asaj të burrave, indeksi WHMSI është 0.67, ndërsa në Indi, me një normë vetëm 43%, indeksi arrin 0.34.

 

 

Qasja liberale

Edhe qasja liberale ndaj marrĂ«dhĂ«nieve intime mund tĂ« ndikojĂ«. “The Economist” analizoi tĂ« dhĂ«nat e 55 vendeve kryesisht nĂ« zhvillim, tĂ« mbledhura nga Anketat Demografike dhe ShĂ«ndetĂ«sore (DHS).

Miqësitë midis gjinive ishin më të zakonshme në ato vende ku më shumë gra kishin raportuar marrëdhënie intime me burra, që nuk ishin as bashkëshortë e as partnerë bashkëjetues.

Kjo e mbështet frikën e imamëve turq se shoqërimi çon në mëkat, por po ashtu sugjeron se qëndrimet liberale ndaj romancës dhe miqësisë shpesh shkojnë bashkë.

Kur fokusi vendoset te rrethi më i afërt i miqve, pesë miqtë më të ngushtë në Facebook, lidhja me normat gjinore është edhe më e fortë.

NĂ« anĂ«n mĂ« ekstreme tĂ« ndarjes midis gjinive qĂ«ndron njĂ« tregues i fortĂ« i paragjykimeve gjinore, i quajtur “sindroma patrilineare/vĂ«llazĂ«rore”, i konceptuar nga studiueset Valerie Hudson, Donna Lee Bowen dhe Perpetua Lynne Nielsen.

Ky përfshin trajtimin e pabarabartë të grave në të drejtën familjare dhe pronësore, martesat në moshë të re dhe qëndrime regresive ndaj dhunës ndaj grave, si për shembull, kur përdhunimi nuk trajtohet si krim ndaj viktimës, por si fyerje ndaj familjes apo burrit të saj.

 

 

“Aty ku nderi i burrit varet nga kufizimi i lirisĂ« sĂ« gruas, miqĂ«sitĂ« midis gjinive janĂ« tĂ« rralla”, – argumenton Alice Evans nga King’s College London.

Edhe studiuesja turke Nuray Karaman nga Universiteti i Usak e konfirmon:

“NĂ« Turqi Ă«shtĂ« e pazakontĂ« qĂ« burrat dhe gratĂ« tĂ« jenĂ« miq. Nderi i familjes lidhet me sjelljen e grave, prandaj Ă«shtĂ« e pritshme qĂ« gratĂ« tĂ« mos kenĂ« kontakte me burra jashtĂ« rrethit familjar”.

Ndarja gjinore dhe diskriminimi ndaj grave e përforcojnë njëri-tjetrin.

“Kur burrat dhe gratĂ« nuk shoqĂ«rohen, pĂ«rhapen stereotipa si: gratĂ« nuk duhet tĂ« kenĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« mĂ«dha; janĂ« shumĂ« emocionale; nuk mund tĂ« marrin vendime, sepse shumĂ« burra nuk kanĂ« pasur kurrĂ« njĂ« shefe grua”, – shpjegon Karaman.

Turqia ka normĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« pjesĂ«marrjes sĂ« grave nĂ« tregun e punĂ«s nĂ« OECD, ndoshta sepse “disa gra nuk mund tĂ« marrin leje pĂ«r tĂ« punuar jashtĂ« shtĂ«pisĂ« nga burrat apo etĂ«rit e tyre”.

Edhe kur punojnĂ«, ndarja gjinore joformale Ă«shtĂ« njĂ« pengesĂ«: “NĂ« universitetin tim, burrat e stafit mblidhen pĂ«r çaj, pa gratĂ«. Kur gratĂ« pĂ«rjashtohen, humbasin mundĂ«si”.

Edhe format mĂ« tĂ« buta tĂ« diskriminimit ndaj grave lidhen me mungesĂ«n e miqĂ«sive midis gjinive. NĂ« botĂ«n e pasur, shumica e tĂ« anketuarve shprehen kundĂ«r idesĂ« se “burrat janĂ« drejtues mĂ« tĂ« mirĂ« biznesi se gratĂ«â€.

Por nĂ« KorenĂ« e Jugut, pĂ«rgjigjet janĂ« tĂ« pavendosura dhe raporti i miqve tĂ« gjinisĂ« tjetĂ«r ndaj atyre tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s gjini Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« e treta. An Jong Gyun, njĂ« aktor 33-vjeçar korean, thotĂ« se “nuk i ka shkuar kurrĂ« ndĂ«r mend” tĂ« ketĂ« njĂ« shoqe platonike.

“ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« ndjesh se jemi tĂ« njĂ«jtĂ«. Burrat pĂ«lqejnĂ« tĂ« pinĂ« e tĂ« luajnĂ« videolojĂ«ra. GratĂ« pĂ«lqejnĂ« tĂ« bisedojnĂ«â€. NdonĂ«se Ă«shtĂ« i pashĂ«m, An nuk Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« lidhje romantike.

Kjo ftohtësi në marrëdhëniet midis gjinive në Korenë e Jugut ndikon në shumë aspekte.

Vendi renditet i parafundit nĂ« Indeksin e “tavanit prej xhami” (glass ceiling index), qĂ« mat barazinĂ« nĂ« vendin e punĂ«s. PĂ«rplasja politike mes burrave dhe grave tĂ« rinj nĂ« kĂ«tĂ« vend Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« thellat nĂ« botĂ«n e pasur.

Një studim i sociologut Youm Yoosik tregon se përqindja e të rriturve koreanë, që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale në 12 muajt e fundit është trefishuar që nga viti 2001, duke arritur 36%.

Shumica e burrave që jetojnë vetëm nuk e kanë bërë vetë këtë zgjedhje; ndërsa gratë shmangin me vetëdije lidhjet me burrat, ndoshta për shkak të qëndrimeve të tyre.

ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thuash se çfarĂ« vjen mĂ« parĂ«: a bĂ«hen burrat mĂ« pak paragjykues ndaj grave sepse kanĂ« mĂ« shumĂ« shoqe, apo kanĂ« mĂ« shumĂ« shoqe sepse janĂ« mĂ« pak paragjykues? Ndoshta tĂ« dyja janĂ« tĂ« vĂ«rteta.

Një studim nga David Kretschmer në Universitetin e Oksfordit tregon se shoqërimi me vajza ndryshon qëndrimet e djemve gjermanë. Ai analizoi mbi 3,000 adoleshentë, kryesisht nga shkolla me përqindje të lartë nxënësish me prejardhje emigrantësh.

NĂ« moshĂ«n 14–15 vjeç, fĂ«mijĂ«ve iu kĂ«rkua tĂ« tregonin kush ishin miqtĂ« e tyre dhe si e shihnin ndarjen e roleve nĂ« familje: duhet qĂ« gratĂ« tĂ« kujdesen pĂ«r shtĂ«pinĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, ndĂ«rsa burrat tĂ« fitojnĂ« para, apo duhet qĂ« kĂ«to detyra tĂ« ndahen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ«?

 

 

Një vit më vonë, adoleshentët iu përgjigjën të njëjtave pyetje. Kretschmer zbuloi se djemtë që kishin më shumë shoqe u bënë më të hapur ndaj barazisë midis gjinive, ndërsa vajzat nuk ndryshuan qëndrim.

Ai mendon se vajzat janë më të qëndrueshme në bindjet e tyre, sepse kanë më shumë për të humbur.

Nëse duan një karrierë dhe një bashkëshort që i mbështet, nuk kanë arsye të heqin dorë nga ky qëllim për të kënaqur miqtë.

Djemtë, përkundrazi, mësojnë nga vajzat se ato presin trajtim të barabartë. Dhe e respektojnë këtë pritshmëri, ndër të tjera sepse shumë prej tyre mund të dëshirojnë një lidhje romantike me ndonjërën prej tyre.

A mund të bëhet diçka për të ndihmuar që të rinjtë të shkojnë më mirë me njëri-tjetrin? Dr. Karaman shpreson se përhapja e arsimit të lartë do të ndihmojë.

Universitetet ofrojnë hapësirë ku burrat dhe gratë mund të shoqërohen larg syve gjykues të prindërve.

Të tjerë sugjerojnë se kjo duhet të nisë që në arsimin parashkollor, ku djemtë dhe vajzat zakonisht luajnë të ndarë dhe ku normat gjinore shpesh përforcohen me tallje nga bashkëmoshatarët.

Laura Hanish dhe Carol Lynn Martin nga Universiteti ShtetĂ«ror i ArizonĂ«s eksperimentuan me njĂ« program tĂ« quajtur “Buddy Up”.

Në klasa parashkollore, çdo fëmijë u bashkua me një tjetër për të kryer një aktivitet argëtues.

Çdo javĂ« u ndryshuan çiftet. MĂ«suesve iu kĂ«rkua tĂ« kujdeseshin qĂ« djemtĂ« tĂ« punonin sa mĂ« shpesh nĂ« çift me vajza.

Disa muaj pas përfundimit të eksperimentit, djemtë që kishin kryer aktivitetet me vajza, kishin më shumë gjasa të luanin me to, sesa ata në grupin e kontrollit që nuk kishin kaluar këtë përvojë.

Rezultatet pĂ«rputhen me teorinĂ« e “kontaktit midis grupeve”, sipas sĂ« cilĂ«s ndĂ«rveprimet pozitive mes grupeve tĂ« ndryshme zbusin paragjykimet.

Zakonisht vlen për grupe etnike apo fetare, por mund të jetë e përshtatshme edhe në kontekstin e marrëdhënieve midis gjinive.

“Sa mĂ« shumĂ« miqĂ«si tĂ« kesh, aq mĂ« pozitive bĂ«hen qĂ«ndrimet”, thotĂ« profesorja Martin. “MiqĂ«sia mund tĂ« duket si gjĂ« e thjeshtĂ«â€, – pĂ«rfundon Karaman, “por Ă«shtĂ« njĂ« hap i fuqishĂ«m drejt barazisĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«.”

 

 

 

 

 

 

 

 

The post A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq? appeared first on Revista Monitor.

Tatimi i aksioneve

InvestitorĂ«t amerikanĂ« nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r kĂ«shilla — njĂ« industri nĂ« lulĂ«zim po u vjen nĂ« ndihmĂ«

 

DĂ«shira e investitorĂ«ve pĂ«r tĂ« ulur barrĂ«n tatimore nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e re. “Shmangia e taksave, – thoshte John Maynard Keynes, – Ă«shtĂ« ndoshta i vetmi veprim qĂ« sjell ende pĂ«rfitime tĂ« prekshme”.

Ajo që ka ndryshuar është shkalla dhe shpejtësia me të cilat kjo dëshirë po transformon ndërmjetësit financiarë, menaxhimin e pasurisë dhe vetë konceptin e investimit pasiv.

Dikur privilegj i super të pasurve, përpjekja për të minimizuar taksat ka rimodeluar të gjithë sistemin financiar amerikan.

Gjithçka, nga industria e llogarive tĂ« menaxhuara mĂ« vete (separately managed accounts, SMAs) – njĂ« lloj llogarie investimi ku asetet e njĂ« individi menaxhohen nga njĂ« firmĂ« profesionale – me 2.7 trilionĂ« dollarĂ« asete nĂ«n menaxhim, te kĂ«shilluesit robotikĂ« me rreth 1.2 trilionĂ« dollarĂ« dhe fondet e tregtuara nĂ« bursĂ« (ETFs, exchange-traded-funds) me 15.5 trilionĂ« dollarĂ«, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shĂ«rbim tĂ« dĂ«shirĂ«s sĂ« investitorĂ«ve pĂ«r tĂ« paguar sa mĂ« pak taksa.

PĂ«rtej kĂ«tyre aktorĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj tĂ« tregut, janĂ« zhvilluar edhe njĂ« sĂ«rĂ« strategjish dhe produktesh mĂ« tĂ« specializuara, si fondet e shkĂ«mbimit tĂ« aksioneve sipas nenit 1031 tĂ« Kodit Tatimor, apo teknika tĂ« avancuara si “transaksionet me rrahje zemre” (heartbeat trades), “ndarjet me kuti” (box spreads) dhe “kompensimi i fitimeve kapitale pĂ«rmes shitjes sĂ« aktiveve me humbje” (long-short dynamic tax-loss harvesting).

Në vend të këshillës së dikurshme nga profesionistët, sot këto sugjerime mbërrijnë përmes algoritmeve të personalizuar.

MenaxherĂ«t e aseteve e kanĂ« pĂ«rqafuar kĂ«tĂ« prirje me entuziazĂ«m. JPMorgan Chase deklaroi vitin e kaluar se linja e re e strategjive tatimore ishte segmenti me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ«; BlackRock Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r lojtar i madh; ndĂ«rsa Neuberger Berman njoftoi mĂ« 23 qershor njĂ« strategji tĂ« re “tax-managed long/short”.

Platformat fintech, si Betterment dhe Wealthfront, dhe firmat e specializuara me fokus efikasitetin tatimor, si Alpha Architect, NDVR dhe Quantinno, janë mjaft aktive dhe të angazhuara në këtë drejtim.

Në prezantimet për klientët, edhe fondet e mëdha të investimit si AQR Capital Management apo ARK Invest, tashmë e theksojnë më shumë kthimin pas taksave sesa performancën bruto para tyre.

Strategjitë moderne për shmangien e taksave janë ndërtuar mbi teknika të vjetra, por të zbatuara në mënyra të reja dhe më të zgjuara. Më kryesorja ndër to është menaxhimi i fitimeve kapitale.

Investitorët tatohen mbi diferencën mes çmimit të shitjes së një aktivi, si një aksion, dhe çmimit fillestar të blerjes së tij.

Meqenëse tatimi llogaritet mbi fitimin neto nga gjithë portofoli, firmat financiare zbuluan se mund të ulnin faturat tatimore të klientëve, nëse krahas fitimeve realizonin edhe humbje, për të ulur shumën e tatueshme.

KĂ«shtu lindi strategjia e “kompensimi i fitimeve kapitale nĂ«pĂ«rmjet shitjes sĂ« aktiveve me humbje” (tax-loss harvesting), ku investitorĂ«t shesin qĂ«llimisht asetet me performancĂ« tĂ« dobĂ«t, shpesh me synimin pĂ«r t’i blerĂ« sĂ«rish pas njĂ« periudhe tĂ« shkurtĂ«r.

 

 

Këto strategji janë më efektive kur investitorët kanë kontroll mbi investimet e tyre, janë të ekspozuar ndaj një game të gjerë asetesh dhe mund të automatizojnë procesin e shitjes e riblerjes.

Dhe pikërisht këtë ofrojnë shumë prej produkteve të reja. Një shembull janë llogaritë e menaxhuara më vete, të cilat janë në pronësi të individëve, por administrohen nga menaxherë asetesh.

Meqë mbajnë aksione në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe jo nëpërmjet një fondi të përbashkët, si dhe mund të përshtaten sipas nevojave të çdo investitori, këto llogari u bënë shumë të kërkuara nga të pasurit që në fillim të viteve 2000.

Rritja ka qenë e fuqishme vitet e fundit. Që kur bleu Aperio-n në vitin 2021, BlackRock ka parë një rritje mbi 20% në vit të aseteve SMA.

NĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar, asetet e kombinuara nĂ« SMAs tĂ« mbajtura nga BlackRock, Goldman Sachs, Morgan Stanley dhe JPMorgan arritĂ«n nĂ« 1.4 trilionĂ« dollarĂ« — rreth 400 miliardĂ« mĂ« shumĂ« sesa asetet e menaxhuara nga 20 fondet mĂ« tĂ« mĂ«dha private tĂ« investimeve (hedge funds).

Për ata që kërkojnë përfitimet e SMAs pa kushtet minimale të larta ose nevojën për personalizim, ekzistojnë alternativa si indeksimi i drejtpërdrejtë dhe këshillimi robotik.

Siç e tregon emri, Indeksimi i drejtpërdrejtë nënkupton që investitori zotëron vetë aksionet individuale që përbëjnë një indeks, në vend që të blejë vetë indeksin përmes një fondi të përbashkët ose ETF.

MeqenĂ«se çdo indeks ka gjithmonĂ« disa aksione me performancĂ« tĂ« dobĂ«t, investitorĂ«t mund t’i shesin pĂ«r tĂ« marrĂ« pĂ«rfitime tatimore.

Këshillimi robotik e automatizon të gjithë procesin e identifikimit të humbjeve dhe planifikimit të riblerjeve, duke e lehtësuar punën për investitorët. Edhe këto produkte kanë shënuar rritje të vrullshme.

Vetëm në dy vitet e fundit, platforma robotike e Vanguard ka parë një rritje nga 6 miliardë në 21 miliardë dollarë në asetet që menaxhon.

Ndërkohë, rreth 865 miliardë dollarë janë investuar në indeksim të drejtpërdrejtë. Sipas kompanisë së të dhënave S&P Global, ky numër pritet të arrijë në 1.1 trilionë deri në vitin 2028.

 

Si funksionon shmangia e taksave

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i sistemit tatimor ndihmon të shpjegohet përse ETF-të kanë fituar terren ndaj formës më të hershme të investimit, fondeve të përbashkëta (mutual funds). Pavarësisht përfitimeve, fondet e përbashkëta janë mjaft të pafavorshme nga ana tatimore.

Kur një investitor tërheq paratë nga fondi, ky i fundit mund të detyrohet të shesë asete me vlerë të rritur, duke gjeneruar fitime kapitale që tatohen për të gjithë aksionerët e fondit. Siç thuhet shpesh me ironi në qarqet financiare, një ETF është si një fond i përbashkët, por që nuk paguan taksa.

Investitorët që blejnë dhe shesin aksione të ETF-ve e bëjnë këtë në tregun dytësor, duke i shkëmbyer me investitorë të tjerë, pa shkaktuar asnjë shitje nga vetë fondi.

MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, edhe kur njĂ« ETF ka nevojĂ« tĂ« kryejĂ« transaksione nĂ« tregun primar, pĂ«r shembull pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar hyrje ose dalje tĂ« mĂ«dha nga investitorĂ«t institucionalĂ«, zakonisht e realizon kĂ«tĂ« nĂ«pĂ«rmjet njĂ« shkĂ«mbimi “in-kind”, duke dorĂ«zuar njĂ« shportĂ« aksionesh me vlerĂ« tĂ« rritur nĂ« kĂ«mbim tĂ« aksioneve tĂ« ETF-sĂ«.

Përderisa në këtë proces nuk përfshihen para fizike, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) nuk e konsideron këtë një transaksion që shkakton detyrime tatimore.

Ky detaj mund të duket i parëndësishëm, por përfitimet që sjell janë të konsiderueshme. Derek Horstmeyer, nga Universiteti George Mason, dhe bashkautorët e tij krahasuan kthimet pas tatimit të ETF-ve me ato të fondeve të përbashkëta.

Ata zbuluan njĂ« diferencĂ« mesatare vjetore, tĂ« ashtuquajturĂ«n “alfa tatimore”, prej 0.2 pikĂ« pĂ«rqindjeje, mĂ« shumĂ« sesa rĂ«nia e pĂ«rgjithshme e tarifave mesatare tĂ« fondeve pasive gjatĂ« 30 viteve tĂ« fundit.

 

 

Kjo ka kursyer qindra miliona dollarë për investitorët dhe ka transformuar strukturën e pronësisë së korporatave në SHBA. ETF-të tani zotërojnë mbi 9% të aksioneve të të gjitha kompanive amerikane, nga vetëm 0.2% në vitin 2000.

Ndërkohë, fondet e përbashkëta, të cilat janë më të pafavorshme nga ana tatimore, kishin arritur kulmin e tyre në vitin 2008 me 25% të zotërimit të tregut të aksioneve dhe që prej atëherë kanë rënë në 17%.

Edhe pse ETF-të ofrojnë përfitime të tjera si likuiditeti dhe tarifat e ulëta, Rabih Moussawi, nga Universiteti Villanova, dhe bashkautorët e tij zbuluan se diferencat në trajtimin tatimor janë arsyeja kryesore që shpjegon këtë zhvendosje të investimeve.

Ata tregojnë se, edhe duke kontrolluar tarifat dhe performancën, barra relative tatimore e fondeve të përbashkëta kundrejt ETF-ve është përcaktuese e daljes së kapitalit nga fondet e përbashkëta. Për më tepër, investitorët që u kushtojnë rëndësi kostove tatimore kanë më shumë gjasa të investojnë në ETF.

Disa strategji janë më të ndërlikuara. Shumë nga ETF-të synojnë të zëvendësojnë dividendët (që tatohen në vitin e përfitimit) me fitime kapitale (që tatohen në momentin e shitjes), ose të shmangin plotësisht të ardhurat nga interesi (që tatohen edhe më tepër).

Por edhe strategjitë më të sofistikuara në fakt bazohen në një numër të vogël teknikash bazë.

Doni tĂ« kombinoni transaksionet “in-kind” me kompensimin e fitimeve kapitale pĂ«rmes shitjes sĂ« aktiveve me humbje? NjĂ« “transaksion me rrahje zemre” (heartbeat trade) lejon njĂ« ETF tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« asete me vlerĂ« tĂ« rritur me ato qĂ« u Ă«shtĂ« ulur vlera. Nuk doni tĂ« prisni qĂ« tĂ« keni humbje nĂ« portofol?

NjĂ« investitor mund tĂ« ndjekĂ« njĂ« strategji “long-short” pĂ«r kompensimin e fitimeve kapitale nĂ«pĂ«rmjet shitjes sĂ« aktiveve me humbje, duke u siguruar qĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ«ra anĂ« tĂ« ketĂ« gjithmonĂ« njĂ« humbje tĂ« vlefshme pĂ«r zbritje tatimore.

Nëse dëshira për të shmangur taksat është e vjetër, çfarë e shpjegon atëherë shpërthimin e përdorimit të këtyre strategjive kohët e fundit?

Nuk ka ndonjë ndryshim në rregullat tatimore. Ligji për shitjet e ndaluara (wash-sale rule), që përcakton sa shpejt mund të riblejë një investitor pas një humbjeje, është miratuar që në vitin 1921.

Baza ligjore pĂ«r mekanizmin e “in-kind redemption” tĂ« ETF-ve daton qĂ« nga viti 1986. Dhe edhe pse normat e tatimit mbi fitimet kapitale ndryshojnĂ«, ato kanĂ« qenĂ« mjaft tĂ« qĂ«ndrueshme vitet e fundit.

Edhe mĂ« e çuditshme Ă«shtĂ« qĂ« shumĂ« prej instrumenteve, qĂ« sot janĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« industrisĂ« “tax-aware”, nuk janĂ« krijuar fillimisht me efikasitetin tatimor nĂ« mendje. Kur ETF-tĂ« u krijuan nĂ« vitin 1990, synimi ishte tĂ« mundĂ«sohej tregtimi gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s.

Këshilluesit robotikë u zhvilluan për të automatizuar këshillimin financiar, jo kompensimin e humbjeve për qëllime tatimore.

Edhe SMA-të kishin si qëllim personalizimin për të pasurit, jo planifikimin e kujdesshëm tatimor. Duket se produktet financiare, ndonëse të krijuara për qëllime të ndryshme, po përfundojnë duke u bërë gjithnjë e më shumë mjete për shmangien e taksave.

Ajo që ka ndryshuar është teknologjia. Një shembull tipik është strategjia që në pamje të parë duket e thjeshtë: indeksimi i drejtpërdrejtë.

Në epokën para dixhitalizimit, shitja dhe riblerja manuale e dhjetëra apo qindra aksioneve individuale do të kishte qenë një makth, edhe nëse bëhej vetëm një herë në vit, jo më në mënyrë të vazhdueshme.

Sot, ndjekja, shitja dhe riblerja e aseteve mund të kryhen nga një algoritëm, me vetëm një klikim.

 

Taksat nuk janë më të pashmangshme

Një tjetër pengesë dikur ishte kostoja e transaksioneve. Me përjashtim të rasteve kur investimi bëhet në një ETF pasiv, shumica e portofolave të optimizuar për qëllime tatimore kërkojnë qarkullim të lartë.

InvestitorĂ«t duhet tĂ« shesin rregullisht aksionet e zhvlerĂ«suara dhe t’i riblejnĂ« ato jo mĂ« shpejt se pas 30 ditĂ«sh, duke ruajtur ekspozimin ndaj indeksit qĂ« synojnĂ«. Ky lloj qarkullimi dikur shoqĂ«rohej me kosto qĂ« zhduknin çdo pĂ«rfitim tatimor.

Një studim i vitit 2000 nga Brad Barber (Universiteti i Kalifornisë, Davis) dhe Terrance Odean (Berkeley) tregonte se, për disa tregtarë individualë në fillim të viteve 1990, një transaksion tregtar me vlerë mbi 1,000 dollarë kishte mesatarisht 3% komision dhe 1% diferencë midis çmimit të blerjes dhe shitjes (bid-ask spread), në thelb, kjo përfaqëson koston reale të një transaksioni. Sot, komisionet janë thuajse zero dhe diferencat për aksionet kryesore janë shpesh nën 0.15%.

Por këta faktorë në anën e ofertës, nuk do të kishin rëndësi, po të mos kishte pasur rritje të njëkohshme të kërkesës për minimizim taksash. Kthimi kumulativ i indeksit S&P 500 nga viti 2010 deri në fund të 2024 ishte rreth 600%, duke bërë që shumë amerikanë të kenë fitime të mëdha të parealizuara.

Me njĂ« brez “baby-boomers” qĂ« tani kĂ«rkon tĂ« kthejĂ« kĂ«to fitime nĂ« para pĂ«r pension nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« po pĂ«rpiqen ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« duke shmangur pagesat ndaj Departamentit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA.

Shumë nga këto fitime janë gjithashtu të përqendruara, të nxitura nga aksione të performancës së lartë si Nvidia (projektuese çipash) dhe Tesla (prodhues automjetesh elektrike), apo nga zotërimi i bizneseve.

Pa një planifikim të kujdesshëm, realizimi i fitimeve, qoftë për të shitur apo për të riekuilibruar portofolin, mund të shkaktojë një barrë të rëndë tatimore.

Së fundi, edhe motivimi i menaxherëve të pasurisë është përputhur me përparimin teknologjik dhe rritjen e kërkesës.

Ngritja e gjigantëve të fondeve-indeks si BlackRock dhe Vanguard, vështirësia për të arritur rezultate më të larta se tregu referencë, i kanë detyruar shumë menaxherë pasurish të kërkojnë rrugë të reja për të justifikuar tarifat ndaj klientëve. Strategjitë e optimizuara për qëllime tatimore janë kthyer në një nga mjetet më të përdorura për këtë qëllim.

Ekonomistët mund të pyesin nëse ky evolucion tatimor i industrisë është i dobishëm për tregjet. Sepse në fund të fundit, është e vështirë të argumentohet se mbrojtja e portofolave në struktura që shmangin taksat i sjell përfitim funksioneve themelore të financës, si përcaktimi real i çmimeve në treg dhe shpërndarja e mirë e riskut.

Për më tepër, ky proces është një lojë me rezultat zero: çfarë fitojnë investitorët, e humbet shteti.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë: etja për efikasitet tatimor nuk ka gjasa të çorientojë tregjet dhe, nëse pranojmë se individët administrojnë kapitalin më mirë sesa shteti, ndoshta është edhe i dobishëm. Ashtu siç është vlerësuar rënia e tarifave të menaxhimit, edhe lehtësimi i barrës tatimore ndaj investitorëve duhet parë si zhvillim pozitiv.

Kritika mĂ« e fortĂ« ndaj kĂ«tij modeli tĂ« ri nuk Ă«shtĂ« se ai deformon tregjet, por se pĂ«rfitimet u shkojnĂ« kryesisht atyre qĂ« kanĂ« mĂ« pak nevojĂ« pĂ«r to — dhe ndonjĂ«herĂ« janĂ« tĂ« mbivlerĂ«suara.

Pronësia mbi aksionet në SHBA është jashtëzakonisht e përqendruar. Rreth 40% e amerikanëve nuk zotërojnë fare aksione; shumë nga ata që investojnë e bëjnë këtë nëpërmjet instrumenteve që tashmë kanë përparësi tatimore, si fondet e pensionit.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pikĂ«risht sepse taksat mbi fitimet kapitale janĂ« progresive dhe rriten me madhĂ«sinĂ« e fitimit, aftĂ«sia pĂ«r t’i shmangur ato i favorizon ndjeshĂ«m investitorĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« larta.

Një studim nga Nathan Sosner i AQR Capital Management dhe bashkautorët e tij sugjeron se kthimet e përftuara nga individët me pasuri të mëdha, mund të tejkalojnë ato të investitorëve individualë me deri në 1.4 pikë përqindjeje në vit.

Nga ana e saj, Vanguard raporton shifra tĂ« ndryshme kursimi tatimor pĂ«r klientĂ«t shumĂ« tĂ« pasur nĂ« krahasim me ata “thjesht” tĂ« pasur.

Edhe pse investitorët individualë përfitojnë pa dyshim nga efikasiteti tatimor i ETF-ve, nuk është gjithmonë e qartë nëse ia vlen të kalojnë në strategji më të avancuara.

ShumĂ« fonde tĂ« optimizuara pĂ«r efikasitet tatimor (tax-aware) marrin tarifa mĂ« tĂ« larta se homologĂ«t e tyre pasivĂ«, shpesh 0.3–0.5 pikĂ« pĂ«rqindjeje mĂ« shumĂ« nĂ« vit. Kjo mund tĂ« duket pak, por me kalimin e viteve kjo mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« njĂ« ulje deri nĂ« 5% tĂ« vlerĂ«s sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« portofolit.

Po të shtosh edhe devijimin nga treguesit referencë, bashkë me kompleksitetin e përputhjes së fitimeve me humbjet, shumë investitorë do të ishin më mirë po të qëndronin në një ETF pasiv.

Dhe ndërsa investitorët përdorin humbjet për të zbritur fitimet kapitale, në realitet ata po shtyjnë për më vonë detyrimet tatimore, nuk po i shmangin ato.

Për vite me radhë, shumica e financierëve e shihnin tatimin mbi investimet si një kosto fikse që duhej paguar, jo si një faktor që formëson tregjet.

Por shpërthimi i fundit i strategjive dhe instrumenteve të ndërtuar për të kursyer në taksa e ka ndryshuar tërësisht këtë perceptim.

Shumëkush sot e sheh tatimin si një faktor të rëndësishëm në ndërtimin e portofolit. Siç thoshte Charlie Munger, ish-nënkryetari i konglomeratit Berkshire Hathaway:

“MĂ« trego arsyen e dikujt, dhe unĂ« do tĂ« tĂ« tregoj sjelljen e tij”. Dhe nuk tĂ« duhet tĂ« jesh njĂ« investitor brilant si Munger pĂ«r tĂ« kuptuar lidhjen mes dĂ«shirĂ«s pĂ«r tĂ« shmangur taksat dhe formĂ«s qĂ« ka marrĂ« tregu modern.

 

 

 

The post Tatimi i aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime

Një prirje e re po përhapet mes profesionistëve që kërkojnë ekuilibër, kursim dhe përvojë: bleisure është kryefjala.

GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« punonjĂ«s po i bashkojnĂ« udhĂ«timet e punĂ«s me pak kohĂ« pĂ«r veten. Kjo prirje e re, e quajtur “bleisure”, njĂ« kombinim i fjalĂ«ve business (punĂ«) dhe leisure (kohĂ« e lirĂ«), po pĂ«rhapet me shpejtĂ«si, sidomos nĂ« njĂ« kohĂ« kur rritja e kostove i ka zbehur pushimet tradicionale.

Koncepti është i thjeshtë: gjatë një udhëtimi pune, zgjateni qëndrimin edhe për disa ditë për të eksploruar destinacionin, me shpenzimet personale. Shumë kompani po e përkrahin këtë model, si mënyrë për të shmangur burnout dhe për të nxitur mirëqenien e punonjësve.

Përfitime të dyanshme
Për punonjësit, përfitimi është i qartë: fluturimi dhe akomodimi gjatë ditëve të punës paguhen nga kompania, ndërsa pjesa e pushimit mbulohet vetë. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kursehen. Për shembull, një udhëtim pune në Paris mund të zgjatet lehtësisht me një fundjavë në Bruksel apo Amsterdam, pa kosto shtesë për kompaninë.

Nga ana tjetër, për kompanitë, kjo qasje është një mënyrë për të rritur angazhimin dhe motivimin pa shpenzime shtesë. Platforma si Navan tashmë ofrojnë opsione, që ndajnë automatikisht shpenzimet e biznesit nga ato personale, duke ruajtur transparencën financiare.

Si ta planifikoni si duhet
Ekspertët këshillojnë që gjithçka të bëhet me transparencë: flisni me menaxherin tuaj dhe kërkoni aprovimin për të zgjatur udhëtimin. Sigurohuni që shpenzimet personale të jenë të ndara qartë nga ato të punës dhe mbani faturat në mënyrë të organizuar.

Një tjetër këshillë: mbrojeni kohën tuaj të lirë. Nëse keni rënë dakord të kontrolloni email-et vetëm një herë në ditë, mos e ktheni pushimin në një zyrë tjetër. Ju e keni fituar të drejtën për pak kohë për veten, prandaj përfitoni prej saj.

Në epokën e punës hibride dhe në distancë, bleisure po bëhet më i lehtë dhe më i pranueshëm. Ekspertët e udhëtimeve dhe drejtuesit e kompanive po bien dakord për një gjë: një punonjës i cili ka pushuar dhe është i frymëzuar, është më i angazhuar dhe produktiv.

Ndaj herĂ«n tjetĂ«r qĂ« ju bie tĂ« udhĂ«toni pĂ«r punĂ«, mendoni tĂ« shtoni edhe disa ditĂ« pĂ«r tĂ« shijuar vendin. ËshtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« e zgjuar pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar mĂ« shpesh, me mĂ« pak shpenzime, dhe pa ndjenja faji. / Huffpost, Shqip.al

The post Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime appeared first on Revista Monitor.

Mbrojtja e konsumatorit, nga reklamat mashtruese te gjobat deri në 2 milionë euro

Qeveria ka gati njĂ« draftligj tĂ« ri pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit i cili synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« kuadrin aktual duke plotĂ«suar edhe vakumet qĂ« vijnĂ« sot nga zhvillimi dinamik i tregut nĂ« aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron pĂ«r “Monitor” se cilat janĂ« risitĂ« e kĂ«tij drafti tĂ« ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e njĂ« Agjencie tĂ« re tĂ« posaçme e deri te gjobat 2 milionĂ« euro nĂ« rast shkeljeje.

 

Nertila Maho

Një draftligj i përafruar me 6 direktiva dhe një rregullore të Bashkimit Europian synon që të vendosë mbrojtjen e konsumatorit në një etapë krejtësisht në re.

Drafti, i hedhur për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është hartuar me ndihmën e GIZ dhe synon të plotësojë ato vakume që hasen sot në treg, si efekt i zhvillimeve të tregjeve dhe teknologjisë, si dhe të përmirësojë hallkat institucionale.

Parandalimi i mashtrimeve dhe abuzimeve, forcimi i besimit në treg, nxitja e konkurrencës dhe edukimi i konsumatorit janë në thelb të objektivave të këtij ligji.

 

Mbrojtje konsumatorit, por pa e ngatërruar me sigurinë ushqimore

Mbrojtja e konsumatorit, në kontekstin e këtij kuadri të ri, nuk lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, diçka që mund të ngatërrohet në terma por nuk e përjashton tërësisht atë.

ZĂ«vendĂ«sministri i MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, tha pĂ«r “Monitor” se drafti sjell njĂ« sĂ«rĂ« risish.

“SĂ« pari, Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« tĂ« sqarojmĂ« se mbrojtja e konsumatorit, nĂ« kĂ«tĂ« rast, ka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« mbrojtjen e tĂ« drejtave ekonomike tĂ« konsumatorit, duke garantuar aksesimin e tregjeve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt.

Pra, nuk lidhet me atë që ne njohim si siguri ushqimore. Po flasim për sigurinë sa i takon asaj që teoria ekonomike e quan informacion asimetrik.

Fakti që konsumatori përballë prodhuesit nuk ka asnjëherë të njëjtin informacion për cilësinë e mallit, peshën dhe të gjitha standardet teknike që duhet të plotësojë malli apo produkti.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka edhe reklama, pasi ajo është mjeti kryesor përmes të cilit prodhuesi apo shitësi komunikojnë me konsumatorin.

Pra, mbrojtja e konsumatorit nga reklama qĂ« mund tĂ« jenĂ« abuzive, mashtruese dhe qĂ« mund tĂ« mos japin informacionin e saktĂ« ose tĂ« plotĂ«â€, – sqaron z. Musabelliu.

Kuadri i ri e vendos prodhuesin përpara përgjegjësisë për të qenë sa më transparent me klientin, me etiketime të sakta, reklama të kuptueshme dhe që nuk krijojnë konfuzion apo premtojnë atë që produkti nuk zotëron apo ka si efekt.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« konsumatorit t’i jepet informacion sa mĂ« i saktĂ«. Dua tĂ« sjell njĂ« shembull pĂ«r kĂ«tĂ«. Sot, nĂ« Bashkimin Europian, ai qĂ« njihet si qumĂ«sht soje, nuk lejohet mĂ« qĂ« tĂ« quhet i tillĂ«, sepse nuk Ă«shtĂ« qumĂ«sht, por njĂ« produkt ushqimor me pĂ«rmbajtje soje dhe kĂ«shtu quhet.

Termin qumĂ«sht, BE-ja e rezervon pĂ«r produktin qĂ« vjen nga kafshĂ«t dhe kjo Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar me njĂ« rregullore specifike tĂ« BE-sĂ« e vitit 2013, qĂ« pĂ«rcakton se termat e pĂ«rdorur pĂ«r qumĂ«shtin dhe produktet e tij nuk mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r produktet bimore”, sqaron ai.

 

 

Tregtia dixhitale, konsumatori do të jetë i mbrojtur nga blerjet online

Zv.ministri Musabelliu pohon se sot kemi në fuqi një ligj për mbrojtjen e konsumatorit shumë më bazik sesa ai që është në konsultim, edhe për faktin se teknologjia dhe tregjet kanë evoluar.

Njëkohësisht kemi edhe institucionet që kujdesen për zbatimin e kërkesave ligjore. I pari është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, që merret me sigurinë e konsumatorit në lidhje me etiketën.

Pra, sigurohet që informacioni i dhënë aty është i saktë dhe sasia dhe cilësia në etiketë përputhen me atë të mallit.

Një tjetër hallkë është një Komision në MEKI, që është Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili trajton përgjithësisht ankesat.

“Bota ka ecur me ritme tĂ« shpejta dhe tregu sot Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« global. Legjislacioni nĂ« fuqi pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit nuk ka tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« asnjĂ« pikĂ« tĂ« tij fusha qĂ« sot kanĂ« marrĂ« peshĂ« tĂ« madhe, siç mund tĂ« jetĂ« pĂ«r shembull mbrojtja e konsumatorit nga tregtia dixhitale.

Një pjesë e mirë e transaksioneve sot nuk bëhet më fizikisht dhe kjo ka një peshë në rritje.

Me ligjin e ri, që është një kod më vete, voluminoz dhe i rifreskuar me kërkesat e kohës, garantohet që tregtia dixhitale, edhe përtej Shqipërisë, të mbrohet dhe konsumatori të ketë të drejta shumë të zgjeruara krahasuar me atë çfarë ka sot.

NdĂ«r tĂ« tjera, ofrohet mbrojtje nĂ« atĂ« qĂ« njihet si “dark patterns” qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me reklama mashtruese qĂ« bazohen nĂ« opinione tĂ« rreme e qĂ« synojnĂ« ta shtyjnĂ« konsumatorin drejt sjelljeve tĂ« caktuara.

Kemi mbrojtje dhe nga kostot e fshehura, pra kur reklamohet një produkt që ka një çmim të caktuar, por që faturohen edhe 2-3 kosto të tjera që nuk bëhen transparente.

Sa i takon tregtisë dixhitale, ligji ka rregulluar pikën që lidhet me periudhat e tejzgjatura të heqjes dorë nga kontrata. Nuk jemi më në kushtet që nëse klienti e merr produktin duhet ta mbajë, pavarësisht nëse e pëlqen apo jo.

LehtĂ«sohet procedura e kthimeve apo riparimeve. Çdo mall i blerĂ« online duhet tĂ« ofrojĂ« gjithmonĂ« tĂ« drejtĂ«n e kthimit dhe rimbursimit tĂ« plotĂ«, sepse klienti nuk e ka parĂ« mallin dhe mund tĂ« ketĂ« rĂ«nĂ« pre e paqartĂ«sisĂ«â€, – nĂ«nvizon zv.ministri Musabelliu.

Ligji ka pĂ«rfshirĂ«, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, edhe “addictive behavior” apo sjellje varĂ«sie qĂ« janĂ« ato reklama qĂ« konceptohen si gjysmĂ« lojĂ«ra dhe tĂ« nxisin vazhdimisht qĂ« tĂ« blesh.

 

 

Krijohet Agjenci e posaçme për mbrojtjen e konsumatorit

Qeveria synon të ngrejë një agjenci të re të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit që në draftligjin e ri emërtohet si Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit (AKMK).

“NjĂ« nga aspektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kĂ«tij kuadri tĂ« ri ligjor Ă«shtĂ« ajo e zĂ«vendĂ«simit tĂ« Komisionit Ad-Hoc, qĂ« kemi nĂ« ministri me njĂ« agjenci tĂ« mirĂ«filltĂ«, qĂ« do tĂ« ketĂ« staf tĂ« ri.

Kemi më shumë burime njerëzore në funksion të qëllimit që ka ligji. Kjo është një hallkë e re që nuk i eliminon të tjerat, siç është në këtë rast ISHMT-ja që ka edhe përgjegjësi të tjera, por forcon kapacitetet për mbrojtjen e konsumatorit.

Agjencia, pĂ«rveç pjesĂ«s deri diku inspektuese, do tĂ« trajtojĂ« ankesat qĂ« vijnĂ« nĂ« adresĂ« tĂ« saj, do tĂ« zhvillojĂ« fushata informuese nĂ« edukimin e konsumatorit dhe rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« tĂ« gjithĂ« palĂ«ve nĂ« treg, si dhe do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« reklamat”, sqaron zv.ministri.

Aktualisht ministria është në diskutime me Bashkimin Europian për të vendosur nëse kjo agjenci do të jetë e pavarur dhe me vetëfinancim apo do të ketë varësi buxhetore.

Vetëfinancimi synohet që të arrihet nëpërmjet të ardhurave që kjo e fundit do të gjenerojë nga masat administrative.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pĂ«rmendim kĂ«tu qĂ« edhe niveli i gjobave nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rafrimit me direktivat e BE pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i lartĂ«.

Pra mund tĂ« arrijnĂ« nĂ« tavane deri nĂ« 2 milionĂ« euro, por gjithmonĂ« duke mbajtur parasysh elemente tĂ« tjera si madhĂ«sia e ndĂ«rmarrjes nĂ« kuptimin e xhiros, masat e mara pĂ«r rikuperimin e dĂ«mit, pĂ«rsĂ«ritja, pĂ«rhapja gjeografike e shkeljeve nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vend tĂ« BE-sĂ«, etj.”, – nĂ«nvizon z. Musabelliu.

 

Zv.ministri Enkelejd Musabelliu

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pĂ«rmendim kĂ«tu qĂ« edhe niveli i gjobave nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rafrimit me direktivat e BE pĂ«r mbrojtjen e konsumatorit Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i lartĂ«. Pra mund tĂ« arrijnĂ« nĂ« tavane deri nĂ« 2 milionĂ« euro, por gjithmonĂ« duke mbajtur parasysh elemente tĂ« tjera si madhĂ«sia e ndĂ«rmarrjes nĂ« kuptimin e xhiros, masat e mara pĂ«r rikuperimin e dĂ«mit, pĂ«rsĂ«ritja, pĂ«rhapja gjeografike e shkeljeve nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« vend tĂ« BE-sĂ«, etj.”

 

Mbrojtja nga çmimet abuzive në raste të veçanta

Çmimet vendosen nga tregu dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« parim qĂ« e respekton çdo ligj, por duket se nĂ« raste tĂ« veçanta, qeveria mund tĂ« ndĂ«rhyjĂ« pĂ«r tĂ« shmangur abuzimet ndaj konsumatorĂ«ve.

Zv.ministri Musabelliu nënvizon se për herë të parë, edhe pse në formë jo përfundimtare, siç e ka Autoriteti i Konkurrencës, ligji i ri parashikon që të ofrohet mbrojtje edhe nga çmimet abuzive.

“Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r raste tĂ« veçanta kur aplikohen çmime jashtĂ« logjikĂ«s. PĂ«r ta kuptuar, dua tĂ« sjell si shembull atĂ« qĂ« ndodhi me çmimin e naftĂ«s nĂ« vendin tonĂ«, kur nisi lufta Rusi-UkrainĂ«.

Në atë kohë, pasi u panë zhvillimet në treg, qeveria e pa të arsyeshme të ndërhynte duke ngritur një organ që në atë kohë u emërtua si Bordi i Transparencës dhe që përcaktonte çmimin tavan që mund të aplikohej.

Dua të theksoj që ne nuk mund të ndërhyjmë në çmime, por në raste specifike kur shihet që ka devijim nga sjellja korrekte në treg, mund të ngrihet si problem.

Agjencia që do të ngrihet e ka këtë tagër që të ndërhyjë në raste të caktuara te çmimet.

Agjencia ka tĂ« drejtĂ« tashmĂ« tĂ« nisĂ« edhe procese hetimore pa u bazuar tek ankesat, por nga vetĂ« konstatimet, qĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« ajo gjatĂ« procesit standard tĂ« monitorimit” shprehet ai.

 

 

Sfidat që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit

Ofrimi i një mbrojtjeje sa më të mirë ndaj konsumatorëve nuk mund të arrihet vetëm nga një ligj i mirë apo nga gjobat e kripura që shërbejnë si parandalim më shumë sesa si qëllim në vetvete.

Për z. Musabelliu, ndërgjegjësimi dhe aktivizimi duhet të jetë nga të gjithë palët.

“Ligji Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me asistencĂ«n e GIZ nĂ«pĂ«rmjet njĂ« konsultimi tĂ« gjerĂ« dhe me kohĂ« tĂ« gjatĂ« ku janĂ« pĂ«rfshirĂ« shumĂ« palĂ«.

Me ligjin e ri, ne kemi detyrimin që të fuqizojmë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit.

Ky është një kusht që na ka vënë Bashkimi Europian për përmbylljen e Kapitullit 28, që është Mbrojtja e Konsumatorit dhe kjo shihet si një formë për të rritur numrin e referimeve.

Po shohim edhe mundësitë që të ngremë ura bashkëpunimi me shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit, për më shumë interaktivitet dhe rritje kapacitetesh, në mënyrë që të rritet edhe edukimi i konsumatorëve.

Sfida më e madhe në Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorit është ajo që quhet tregti informale. Ne edhe sot na vijnë shumë ankesa nga njerëz që blejnë në faqe të ndryshme, siç është për shembull Instagram-i.

Por nuk i trajtojmë dot për sa kohë nuk kemi një faturë.

Pra, duhet të jetë në mes një transaksion i rregullt mes palëve, që ta trajtojmë. Kur ky nuk ekziston, autoritetet ku mund të drejtohet ankimuesi janë Policia dhe Prokuroria, pasi jemi në kushtin e mashtrimit.

Njerëzit duhet të edukohen dhe të blejnë gjithmonë nga shitës të autorizuar dhe me faturë.

Ligji i ri, madje pĂ«rfshin mbrojtjen e konsumatorit edhe pĂ«r mallrat qĂ« pĂ«rdorur qĂ« s’ka qenĂ« mĂ« parĂ« si pikĂ«â€, – shprehet z.Musabelliu.

 

Kundërvajtjet mund të dënohen me gjoba deri në 2 milionë euro

Përafrimi me direktivat e Bashkimit Europian i ligjeve shqiptare automatikisht përshtat edhe nivelin e gjobave që aplikohen.

Konkretisht me ligjin e ri të mbrojtjes së konsumatorit, tavanet e aplikueshme të kundërvajtjeve mund të shkojnë deri në 200 milionë lekë apo 2 milionë euro.

Në nenin 232 detajohen edhe kundërvajtjet në dëm të interesave dhe të drejtave kolektive të konsumatorëve. Por çfarë parashikon ky nen?

“1. PĂ«r kundĂ«rvajtjet e kĂ«tij ligji, tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar, shkaktojnĂ« ose ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« shkaktojnĂ« dĂ«m nĂ« interesat dhe tĂ« drejtat kolektive tĂ« konsumatorĂ«ve me banim nĂ« tĂ« paktĂ«n dy shtete anĂ«tare tĂ« tjera, tregtari – person juridik dĂ«nohet me gjobĂ« nga 0.5% deri nĂ« 4% tĂ« xhiros totale tĂ« realizuar nĂ« vitin e kryerjes sĂ« kundĂ«rvajtjes, sipas pasqyrave financiare zyrtare tĂ« vitit pĂ«rkatĂ«s.

Në mungesë të pasqyrave financiare për vitin përkatës, merret pasqyra më e fundit vjetore.

Nëse të dhënat financiare nuk janë të disponueshme, gjoba përcaktohet nga 15 000 000 deri në 200 000 000 lekë.

2.Për kundërvajtjet e këtij ligji që ndodhin në të paktën dy të tretat e shteteve anëtare, duke përfaqësuar së bashku të paktën dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian, gjoba është nga 2% deri në 5% e xhiros totale.

Në mungesë të pasqyrave, merret pasqyra më e fundit vjetore; në të kundërt, gjoba është nga 65 000 000 deri në 200 000 000 lekë.

3.Personi përgjegjës i personit juridik dënohet:

a) me gjobë nga 200 000 deri në 700 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin

b) me gjobë nga 700 000 deri në 2 000 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2.

4.Tregtari – person fizik dĂ«nohet:

a) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 1, me gjobë nga 0.1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 200 000 deri në 200 000 000 lekë;

b) pĂ«r kundĂ«rvajtjet e parashikuara nĂ« paragrafin 2, me gjobĂ« nga 1% deri nĂ« 4% tĂ« xhiros, ose, nĂ« mungesĂ« tĂ« pasqyrave, me gjobĂ« nga 700 000 deri nĂ« 200 000 000 lekĂ«â€

Në çdo rast, kompanitë e gjobitura do të duhet të shlyejnë këtë gjobë brenda 30 ditëve. Një tjetër nen i ligjit përcakton se janë një seri elementesh që do të merren parasysh në përcaktimin e kësaj gjobe që mund të jenë lehtësues ose rëndues.

Kështu agjencia e re dhe Inspektorati i tregut do të konsiderojnë në përllogaritje:

a) natyrën e shkeljes;

b) rëndësinë e shkeljes;

c) përmasat dhe kohëzgjatjen e shkeljes;

ç) çdo veprim të ndërmarrë nga tregtari për të zbutur ose për të riparuar dëmin;

d) çdo shkelje të mëparshme;

dh) përfitimet financiare të realizuara ose humbjet e shmangura të tregtarit;

e) gjobat e vendosura për të njëjtën shkelje në shtete të tjera, në rastet ndërkufitare, sipas Rregullores (BE) 2017/2394 (OJ L 345, datë 27.12.2017).

ë) çdo rrethanë tjetër rënduese ose lehtësuese që është e aplikueshme për rastin konkret.

 

GJOBAT

Për kundërvajtjet e këtij ligji që ndodhin në të paktën dy të tretat e shteteve anëtare, duke përfaqësuar së bashku të paktën dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian, gjoba është nga 2% deri në 5% e xhiros totale.

Në mungesë të pasqyrave, merret pasqyra më e fundit vjetore; në të kundërt, gjoba është nga 65 000 000 deri në 200 000 000 lekë.

3.Personi përgjegjës i personit juridik dënohet:

a) me gjobë nga 200 000 deri në 700 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin

b) me gjobë nga 700 000 deri në 2 000 000 lekë për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 2.

4.Tregtari – person fizik dĂ«nohet:

a) për kundërvajtjet e parashikuara në paragrafin 1, me gjobë nga 0.1% deri në 4% të xhiros, ose, në mungesë të pasqyrave, me gjobë nga 200 000 deri në 200 000 000 lekë;

b) pĂ«r kundĂ«rvajtjet e parashikuara nĂ« paragrafin 2, me gjobĂ« nga 1% deri nĂ« 4% tĂ« xhiros, ose, nĂ« mungesĂ« tĂ« pasqyrave, me gjobĂ« nga 700 000 deri nĂ« 200 000 000 lekĂ«â€

The post Mbrojtja e konsumatorit, nga reklamat mashtruese te gjobat deri në 2 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies

Shqipëria po thyen rekorde vizitorësh të huaj, ndërsa bujqësia, në anën tjetër, po thyen rekordet e rënies së prodhimit. Mishi i dhisë e djathi i bardhë nuk arrijnë dot në tavolinat e hoteleve, sepse çmimi i paketës turistike duhet të jetë sa më i lirë. Në katër vitet e fundit, vendi ynë është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar pozitivisht në konsum. Në anën tjetër, ritmet e rënies së prodhimit janë përshpejtuar me rritjen e turizmit duke hyrë në vitin e pestë të recesionit. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe. Ekspertët pohojnë se duhet nxitur sektori i agroindustrisë dhe agroturizmi. Ja modelet më efikase

 

Blerina Hoxha

Drita, e cila mbarĂ«shton njĂ« tufĂ« me rreth 260 krerĂ« dele e dhi jo shumĂ« larg zonave turistike tĂ« ShĂ«ngjinit dhe VelipojĂ«s, ka vĂ«shtirĂ«si tĂ« gjejĂ« treg pĂ«r prodhimet e saj – mish dhe bulmet.

Mishi me 600 lekë kilogrami peshë e gjallë (1200 lekë gati për konsum) nuk parapëlqehet nga hotelet të cilat furnizohen nga importi me çmim gati 50% më të lirë.

PĂ«rpjekjet rezultuan tĂ« kota pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« blerĂ«s pĂ«r tĂ« shitur qengjat dhe kecat pĂ«r mish. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n situatĂ« janĂ« edhe fermat pĂ«rreth. BlegtorĂ«t, qĂ« gjithĂ« kohĂ«s kujdesen pĂ«r tufat, nuk mund t’i gjejnĂ« blerĂ«sit as me pakicĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« informacionit dhe largĂ«sisĂ« me zonat urbane.

Nga ana tjetër, Shqipëria është duke përjetuar vitet e arta të popullaritetit në turizëm. Me vizitorë në rritje nga e gjithë bota që kryesisht e pëlqejnë vendin tonë për çmimet e ulëta dhe bukuritë natyrore, qytetet dhe fshatrat e tona tani kanë shumë mundësi të gjenerojnë të ardhura dhe punësim.

Në katër vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga 35 milionë turistë, sipas të dhënave zyrtare, të cilët kanë ndikuar në pozitivisht konsum. Në anën tjetër, në prodhimin vendës, sidomos në bujqësi dhe blegtori, janë përshpejtuar rimet e rënies me rritjen e turizmit.

Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti treguan se prodhimi bujqësor pësoi rënie me 2.7%, teksa sektori hyri në vitin e pestë të rënies. Hotelet dhe restorantet po e ndihmojnë, pasi në mungesë të tyre, rënia do të ishte edhe më e madhe.

Fatos Çerenishti, i cili zotĂ«ron “FAFA Resort”, njĂ« nga strukturat akomoduese mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend, tha se frutat dhe perimet i merr 100% nga vendi, kurse pjesa tjetĂ«r e produkteve Ă«shtĂ« import.

NĂ« vend, ai siguron 30% tĂ« mishit dhe 70%, nga importi. “Ne ofrojmĂ« paketa ‘all inclusive’ dhe nĂ« shumĂ« raste shpesh alternativa qĂ« zgjedhim varet edhe nga çmimi, nĂ«se do t’i drejtohemi importit apo vendit”, tha ai.

Hotelet e kontaktuara pohojnë se për furnizimet ushqimore, gjithmonë zgjedhin prodhimin vendës për nivele të njëjta çmimi, por nëse importi është më i lirë, atëherë bëhet alternativë kryesore për furnizim.

Zhvillimet paradoksale tĂ« turizmit nĂ« rritje dhe bujqĂ«sisĂ« nĂ« rĂ«nie do tĂ« vijojnĂ« mĂ« tej, sipas Alban Çakallit, fermer i cili po rikthen nĂ« jetĂ« trashĂ«giminĂ« bujqĂ«sore duke kultivuar varietete tĂ« rralla autoktone nĂ«se nuk zhvillohet sektori i agropĂ«rpunimit.

Hotelet konsumojë produkte të përpunuara si djathë, sallam, reçelra, salca, turshi etj., të cilat importohen më së shumti, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve të hoteleve të dalin sërish jashtë për lëndët e para.

PĂ«r Altin PengĂ«n, i cili drejton agroturizmin “Mrizi i Zanave”, bujqĂ«sia vendĂ«se mund tĂ« ndihmohet nga restorantet dhe hotelet duke zhvilluar receta bazuar nĂ« prodhim vendĂ«s me natyrĂ« sezonale.

“Tani qĂ« Ă«shtĂ« koha e patates sĂ« re, ajo duhet tĂ« mbizotĂ«rojĂ« nĂ« menu, e kĂ«shtu nĂ« kohĂ«n e vjeljes sĂ« qepĂ«s, perimeve etj.

NjĂ« kuzhinĂ« e bazuar nĂ« traditĂ« e strukturon edhe prodhimin vendĂ«s”, tha z. Prenga, qĂ« bashkĂ« me “Mrizin e Zanave” janĂ« kthyer nĂ« njĂ« rrjet tĂ« edukimit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« agroturizmit tĂ« mbĂ«shtetur nĂ« konsumin vendĂ«s.

 

Çmimet e ulĂ«ta tĂ« paketave turistike kufizojnĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r prodhim vendĂ«s

Prodhuesit dhe njësitë akomoduese argumentojnë se ka mospërputhje mes çmimeve të ulëta të paketave turistike dhe kostove të larta të prodhimeve bujqësore shqiptare.

Çmimet e ulĂ«ta tĂ« restoranteve dhe hoteleve me çdo gjĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« kufizojnĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r prodhime vendĂ«se.

Operatorët turistikë, për të qenë konkurrues në rajon, ofrojnë paketa shumë të lira. Aktualisht, një nga hotelet e mëdha në Durrës po shet një natë me tre vakte në rreth 40 euro për person. Një pjatë kryesore me mish ose peshk është ende më pak se 15 euro.

Kjo i shtyn hotelet dhe restorantet të ulin kostot në maksimum, shpesh duke blerë produkte të importuara më të lira dhe jo ato vendëse, të cilat kanë kosto më të larta për shkak të mungesës së subvencioneve efektive për fermerët. Fragmentimi i lartë i tokës, mekanizimi i ulët, kostot e rritura të karburantit, plehrave dhe inputeve të tjera i bëjnë prodhimet tona më të shtrenjta se importet.

Blegtorja Drita tha se fabrikat e përpunimit i kishin vënë kusht që të mos ofronte çmime më të larta se importi për qumështin (50 lekë kg aktualisht).

Por ajo po i përballon vetë të gjitha kostot, që nga shërbimet veterinare e deri te qiraja e tokave për kullota dhe prodhimin e misrit, teksa tregu i shitjes nuk është i sigurt, me luhatje. Tani rrezikohet tërësisht falimenti nga sëmundja e murtajës, teksa tufat janë në karantinë.

Profili i turistit që viziton Shqipërinë është shpesh buxhetor, me fokus te sasia dhe jo cilësia. Kjo i penalizon prodhimet cilësore shqiptare, sidomos ato të zonave rurale, që mund të ofronin fruta, perime, vaj ulliri, djathë apo verëra artizanale.

Edhe në zonat që ndërthurin turizmin me bujqësinë, mungesa e logjistikës, standardeve të ruajtjes dhe përpunimit, si dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve dhe sektorit të hotelerisë, sjellin për pasojë që prodhimi bujqësor të mos përfshihet drejtpërdrejt në ofertën turistike.

Shumë struktura turistike, sidomos në zonat bregdetare, janë në pronësi ose menaxhim të individëve apo kompanive që furnizohen në mënyrë të qëndrueshme nga importi ose rrjete të mbyllura furnizimi, duke shmangur tregun lokal bujqësor.

PĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« hendek, fermeri Çakalli tha se nevojitet njĂ« politikĂ« kombĂ«tare qĂ« forcon lidhjet mes turizmit dhe prodhuesve lokalĂ« duke rritur vlerĂ«n e ofertĂ«s turistike nĂ«pĂ«rmjet promovimit tĂ« produkteve vendĂ«se dhe duke u dhĂ«nĂ« fermerĂ«ve shqiptarĂ« njĂ« treg tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m e tĂ« drejtĂ« brenda vendit.

 

Burimi: INSTAT

 

Agropërpunimi, hallka që mungon

Pjesa më e madhe e produkteve ushqimore që përdorin hotelet dhe restorantet janë të përpunuara ose gjysmë të përpunuara.

Alban Çakalli, fermer i cili zbaton metoda tĂ« avancuara tĂ« kultivimit tĂ« kulturave autoktone bujqĂ«sore, thotĂ« se bujqĂ«sia qĂ« nuk mbĂ«shtetet nĂ« agropĂ«rpunim e ka shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« lidhet me turizmin.

Në muajt e verës, turizmi krijon një kërkesë të lartë për prodhime, sidomos për ato të përpunuara të tilla si salcat e ndryshme, turshi, bulmet, mish, sallame, pije etj., por shumica e këtyre produkteve janë të importuara.

NĂ« vendet fqinje, thotĂ« z. Çakalli, prodhimi nga fusha deri te agropĂ«rpunimi pĂ«rfiton nga taksa shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta nĂ« krahasim me ata shqiptarĂ«, si dhe lĂ«ndĂ«n e parĂ« e sigurojnĂ« me çmime mĂ« tĂ« lira, pasi fermerĂ«t subvencionohen. Kjo i bĂ«n ata shumĂ« mĂ« konkurrues nĂ« treg.

Z. Çakalli thotĂ« se kĂ«rkesa pĂ«r produkte shtazore Ă«shtĂ« e lartĂ«, kryesisht sepse blegtoria nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« nĂ« krizĂ« tĂ« thellĂ«.

Po ashtu, ndonjëherë rritet kërkesa edhe për perime të caktuara, por kjo ndodh për shkak të mungesës së një planifikimi të mirëfilltë të mbjelljeve sipas konsumit. Për pasojë, në periudhat e pikut të sezonit turistik ndodh mbingopje apo mungesë në treg.

Sektori i industrisë përpunuese, ku bën pjesë agroindustria, pësoi rënie vjetore rekord me mbi 7% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Vitin e kaluar industria përpunuese pësoi rënie me 6.1%. Përfaqësuesit e sektorit pohojnë se rënia do të vijojë pasi Shqipërisë po i ikin klientët nga rritja e kostove të brendshme dhe rënia e vlerës së Euros, teksa industria e përpunimit të ushqimeve po lidhet pak me hotelet për shkak të kostos së lartë me të cilat del prodhimi në Shqipëri.

P.sh., një kilogram qumësht i importit është barazuar me atë të vendit duke e bërë jokonkurrues për konsumatorin e rrjedhimisht, edhe për hotelet.

GĂ«shtenjat, boronicat e TropojĂ«s tani po bĂ«hen gliko dhe reçel nga biznesmeni Ardian Çitozi, i cili nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga eksportuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« gĂ«shtenjĂ«s dhe frutave qĂ« rriten nĂ« gjendje tĂ« egĂ«r.

Ai tha se aktualisht në të gjitha pikat e pakicës gjen shumëllojshmëri reçelrash të importuar.

Mirëpo për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe ngarkesës së lartë fiskale, frutat që përpunohen në vend kanë kosto më të lartë se importi.

P.sh., hotelet në të gjithë vendin janë konsumatorë të mëdhenj të reçelit, i cili në një masë të madhe importohet nga Kina, me çmim shumë të lirë, në një kohë që mollët e Korçës kalben. Përpunuesit pohojnë se mungojnë incentivat vendëse që të lidhin bujqësinë me sektorin e turizmit.

Në mungesë të mbështetjes financiare mjafton edhe sensibilizimi ndaj hoteleve dhe restoranteve që të furnizohen me prodhime vendi. Skema e TVSH-së gjithashtu i pengon përpunuesit dhe shitësit e pakicës që të tregtojnë prodhim vendi.

Një dyqan në Tiranë që shet vetëm prodhime organike nga vendi është i rrezikuar në çdo moment, pasi nuk ka ku të shkarkojë TVSH duke qenë se klientët e tij janë prodhues të vegjël dhe shesin pa fatura.

Zhvillimi i agroindustrisë është një hallkë kyçe për një model të qëndrueshëm turizmi në Shqipëri. Pa një bazë prodhuese dhe përpunuese të fortë, turizmi do të mbetet i varur nga importet, ndërsa bujqësia do të vuajë nga mungesa e tregut të qëndrueshëm.

PĂ«rfitimi i ndĂ«rsjellĂ« kĂ«rkon njĂ« plan kombĂ«tar pĂ«r tĂ« integruar zinxhirin bujqĂ«si-agroindustri-turizĂ«m thotĂ« z. Çakalli.

Disa masa që duhen sipas tij janë rritja e numrit të certifikimeve për produktet vendore; krijimi i më shumë tregjeve lokale në zonat turistike; organizimi i panaireve për të promovuar prodhimet lokale dhe artizanatin; përfshirja e prodhuesve në rrjete hotelerie, restorantesh, shoqatash etj; ulje taksash për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të turizmit.

Z. Çakalli tha se sa mĂ« shumĂ« tĂ« orientohen turistĂ«t drejt konsumit tĂ« prodhimeve vendĂ«se, aq mĂ« shumĂ« para do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« brenda ekonomisĂ« shqiptare.

 

Burimi: INSTAT

 

Agroturizmi, nyja lidhëse me turizmin

Agroturizimi është testuar si nyja më e mirë lidhëse ndërmjet prodhimit vendës lokal dhe tregut për zona të thella larg qendrave të mëdha urbane dhe tregjeve të mëdha.

Italia është modeli më i mirë në Europë dhe jashtë saj si se politikat e bashkërenduara i kanë kthyer tokat larg detit në kryeqendra të turizmit, të tilla si Toskana.

PĂ«r fat, ky model i zbatuar me sukses nga “Mrizi i Zanave” po pĂ«rhapet shpejt edhe nĂ« vendin tonĂ«, por jo tĂ« gjitha bujtinat arrijnĂ« tĂ« ofrojnĂ« produkte vendĂ«se.

Zoti Altin Prenga, i cili drejton “Mrizin e Zanave” tha se prodhimi vendĂ«s Ă«shtĂ« baza mbi tĂ« cilĂ«n duhet tĂ« zhvillohet turizmi i qĂ«ndrueshĂ«m. ShqipĂ«ria do jetĂ« zhvillojĂ« njĂ« bazĂ« solide, sipas tij, duke promovuar receta tradicionale me prodhime vendĂ«se.

NĂ« dy dekadat e fundit, “Mrizi i Zanave” ka ngjallur ekonominĂ« e zonĂ«s duke e kthyer nĂ« njĂ« klastĂ«r tĂ« vogĂ«l artizanesh tĂ« prodhimeve bio. JanĂ« ngjallur tufat, po lulĂ«zojnĂ« bujtinat e reja dhe emigrantĂ«t po rikthehen.

Z. Prenga sugjeron kolegët e tij që drejtojnë restorantet që të përfshijnë në receta dhe menu prodhime vendi të stinës.

Në këtë mënyrë, vetë restorantet dhe hotelet bëjnë investime të dyfishta si në rritjen e të ardhurave të tyre, ashtu edhe në forcimin e ekonomisë lokale, e cila siguron qëndrueshmëri në afat të gjatë.

Zona të tilla si Fieri, Korça, Gjirokastra, Tropoja kanë potencial për të lidhur prodhimin bujqësor me agroturizmin. Ferma të vogla familjare, të mbështetura nga rrjete përpunimi dhe marketingu lokal, mund të furnizojnë restorantet dhe hotelet me produkte të freskëta dhe autentike.

Italia Ă«shtĂ« shembulli qĂ« mund tĂ« ndiqet nga qeveria pĂ«r nga politikat. Agroturizmi italian lindi nĂ« vitet ’80, si njĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« ndaluar braktisjen e fshatrave dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur fermerĂ«t qĂ« ofronin strehim, ushqim dhe aktivitete kulturore pĂ«r turistĂ«t.

Fermerët diversifikuan të ardhurat dhe tani shumë ferma mbijetojnë vetëm falë të ardhurave nga turizmi.

Produkte si vera, djathi, ulliri etj., tani lidhen me origjinën gjeografike. Ndërkohë kjo u shoqërua me përmirësimin e infrastrukturës lokale rrugë, shërbime, internet.

Agroturizmet krijojnĂ« treg tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r prodhimin vendĂ«s dhe zhvillojnĂ« “Made in Albania” pĂ«r produktet lokale dhe gjithashtu ndikojnĂ« nĂ« nxitjen dhe ruajtjen sĂ« biodiversitetit dhe kulturĂ«s agrare.

Punësimi në zonat rurale rritet dhe emigracioni nga fshati frenohet.

 

Burimi: INSTAT

 

Cikli i mbyllur, nga serra në tavolinë

Shumica e hoteleve në Shqipëri mbështeten te furnizues lokalë me kontrata, pasi ngritja e serrave kërkon hapësirë, investim dhe staf bujqësor të kualifikuar. Ndryshe nga agroturizmi, këto hotele nuk u ofrojnë turistëve përvojën bujqësore si pjesëmarrje në vjelje, degustime në fermë etj. Ata thjesht e përdorin prodhimin për kuzhinën e brendshme për të rritur freskinë dhe për të ulur kostot.

Por ka disa resorte tĂ« mĂ«dha nĂ« vend tĂ« tilla sa “Rafaelo Resort” dhe “Klajdi Resort” qĂ« kanĂ« ngritur serrat e veta me tĂ« cilat i pĂ«rdorin pĂ«r restorantet e resorteve.

Osman Kokoshi zotëron një nga strukturat më të mëdha hoteliere në zonën e Golemit.

“Klajdi Resort” Ă«shtĂ« shembulli se si njĂ« hotel i madh e ka lidhur zinxhirin e furnizimit me prodhimin vendĂ«s.

PĂ«rpara se tĂ« rriste kapacitetet nĂ« hotel, z. Kokoshi ka investuar nĂ« njĂ« serrĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n prodhohet e gjithĂ« lĂ«nda e parĂ« qĂ« i duhet hotelit. “Kam ngritur edhe baxhon dhe kam mjete lundruese qĂ« nxĂ«nĂ« peshkun qĂ« i duhet hotelit”, – tha zoti Kokoshi.

PĂ«rveç perimeve, bulmetit, shpendĂ«ve ai e merr nga tregu i brendshĂ«m tĂ« gjithĂ« mobiliet dhe tapiceritĂ« e hotelit. “TĂ« gjitha mobiliet i marr nga prodhuesit e DurrĂ«sit dhe tapiceritĂ« i blej nga vendĂ«sit.

Gjithçka lidhet me hotelin e prodhoj vetĂ« ose e blej nĂ« tregun tonĂ«, tha z. Kokoshi. “Klajdi Resort” Ă«shtĂ« shembulli se si turizmi mund tĂ« lidhet me ekonominĂ« e brendshme dhe mund tĂ« rrisĂ« edhe fitimet e hotelit.

“Rafaelo Resort” gjithashtu ka ndĂ«rtuar njĂ« serrĂ« tĂ« madhe qĂ« prodhon pĂ«r nevojat e hotelit tĂ« gjitha perimet, teksa furnizohet nga tregu vendĂ«s pĂ«r pije, birra dhe bulmet.

Resortet e reja luksoze (p.sh. projektet Hyatt/Green Coast në bregdet) po përfshijnë parcela bimore ose serra të vogla për erëza, por për kultivimin e gjerë të fermës për vetëfurnizim.

Shumica e hoteleve tĂ« mĂ«dha duan tĂ« furnizohen me prodhime vendi, por ato nuk janĂ« gjithmonĂ« tĂ« mjaftueshme. “PĂ«r fruta-perimet veprojmĂ« nĂ« dy mĂ«nyra. NjĂ« pjesĂ« e marrim te fermerĂ«t me tĂ« cilĂ«t kemi kontrata paraprake, pra flas kĂ«tu pĂ«r bostan, rrush, domate e tĂ« tjera.

PĂ«r ato qĂ« nuk i plotĂ«sojmĂ« dot me kĂ«to kontrata i marrim nga tregu nĂ« LushnjĂ«. Kam vite qĂ« lidh kontrata paraprake nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta kem produktin tĂ« garantuar. Bulmetrat – qumĂ«sht, kos, djathĂ« – i marr nga kompanitĂ« shqiptare”, tha Fatos Çerenishti nga “FAFA Resort”.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe:

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

 

 

 

 

The post Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies appeared first on Revista Monitor.

Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

Qeveria qe nga viti 2015 u dha statusin e investitorit strategjik në turizëm investimeve që nisin nga 5 milionë deri në 50 milionë euro dhe që punësojnë së paku 80 punonjës, por nuk i kushtëzoi këto lloj investimesh që të përdorin prodhime vendas në mënyrë që të rriten përfitimet në ekonomi.

Vendet e tjera me pĂ«rvojĂ« nĂ« sektorin e turizmit i kanĂ« “detyruar” ose kanĂ« ofruar incentiva ndaj strukturave akomoduese qĂ« tĂ« pĂ«rdorin prodhim vendas.

Në Turqi, p.sh. në zonat turistike si Antalja, Ministria e Turizmit ka promovuar skema që nxisin përdorimin e produkteve vendase në hotele përmes certifikatave të cilësisë për hotelet që përdorin produkte lokale dhe i ndihmon me udhëzues për blerje të orientuar drejt rajoneve përreth.

Furnizimi me prodhim vendi nuk është një detyrim ligjor, por një stimul që ndikon në vlerësimet dhe licencimin e hoteleve.

NdĂ«rsa nĂ« Ekuador Ligji pĂ«r turizmin parashikon qĂ« strukturat hoteliere t’i japin pĂ«rparĂ«si produkteve dhe shĂ«rbimeve lokale. NĂ« disa rajone, inspektorĂ«t kĂ«rkojnĂ« dokumentacion mbi origjinĂ«n e produkteve ushqimore.

Në Itali, sidomos në Sicili, Pulia ka programe rajonale për agro-turizëm dhe zinxhirin e shkurtër të furnizimit.

Nëpërmjet subvencioneve nga fondet e BE-së dhe rajoneve, disa bashki kanë dhënë ndihma vetëm strukturave që garantojnë blerje nga ferma lokale.

Ekspertët e turizmit rekomandojnë se qeveria mund të japë pikë shtesë në licencimin e strukturave hotelierë që prokurojnë një përqindjeje të produkteve nga fermerë vendas.

 

Mbështetja e ulët për bujqësinë, penalizuese

Shqipëria ka mbështetjen më të ulët në rajon për bujqësinë, por gjithashtu ka të dhëna të mangëta për sektorin duke e bërë kështu të pamundur edhe hartimin e politikave efikase.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare akordoi 14.1 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë, ose vetëm 1.9% të shpenzimeve buxhetore. Nga këto, vetëm rreth 5 milionë euro shkuan për investime për serra, stalla dhe mekanizëm agrar.

Në Serbi, në vitin 2024 u ndanë 92 miliardë dinarë në subvencione bujqësore, shifër që korrespondon me rreth 778 milionë euro.

Në Maqedoninë e Veriut, mbështetja për bujqësinë vitin e kaluar arriti gati 200 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare.

Federata e Bosnjës financoi rreth 185 milionë euro.

Mali i Zi, vetëm nga fondet e brendshme, çoi vitin e kaluar 51 milionë euro për bujqësinë të cilat u përdorën për ndërtim stallash, grante për hektar dhe mbështetje për fermat e reja.

Në Kosovë pagesat direkte për fermerët vitin e kaluar ishin rreth 61 milionë euro.

Siç shihet, Shqipëria ka pagesa shumë më të ulëta në rajon për mbështetjen e prodhimit bujqësor, teksa u bllokuan edhe fondet e BE-së nga programi IPARD për korrupsion.

 

Modeli më i mirë në rajon është Serbia

Serbia po kalon nga një fokus tradicional mbi pagesat direkte për fermerët, drejt një modeli gjithëpërfshirës që synon inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm rural.

Serbia ka prezantuar së fundmi një paketë për edukim, i përqendruar në fusha si agronomi, veterineri, agroekologji, duke siguruar një brez të ri specialistësh për fshatrat.

KĂ«tĂ« vit hyri nĂ« fuqi programi mbi 8.1 milionĂ« euro pĂ«r blerje ose rikonstruktim shtĂ«pish tĂ« braktisura qĂ« mbĂ«shtet deri nĂ« 10 ,000 euro familjet tĂ« reja pĂ«r rikthim nĂ« zonat rurale, teksa pritet tĂ«rheqja e 288 milionĂ« eurove nga programet e BE-sĂ« nga IPARD, si pjesĂ« e paketĂ«s totale prej 550 milionĂ« eurosh qĂ« mbĂ«shtet investime nĂ« makineri bujqĂ«sore, pĂ«rpunim ushqimesh, infrastrukturĂ« rurale, bujqĂ«si ekologjike, dhe diversifikim fermash.

Serbia ka rritur financimin e brendshĂ«m pĂ«r bujqĂ«sinĂ« nĂ« 1.27 miliardĂ« euro nĂ« kĂ«tĂ« vit financiar, ose 7.5 % e buxhetit shtetĂ«ror. Fondet pĂ«rfshijnĂ« pagesa direkte, zhvillim rural dhe kredi/subvencione pĂ«r grurĂ«, derivate, etj.

Gjithashtu Serbia siguron financim për çmimet e produkteve kryesore si qumështi dhe mishi, të negociuara me organizatat e fermerëve.

 

 

 

 

 

The post Pse nuk e incentivon qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?! appeared first on Revista Monitor.

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.

Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi.

Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese.

 

Burimi: INSTAT

 

 

 

 

The post Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë appeared first on Revista Monitor.

Nxjerrja e bujqësisë nga agonia

Editorial / Nëse ekziston një kontradiktë në ekonominë shqiptare sot, është ajo mes lulëzimit të turizmit dhe përkeqësimit të sektorit bujqësor.

Nga njëra anë, Shqipëria regjistroi një bum vizitorësh në vitet e fundit, me mbi 35 milionë turistë që kanë hyrë në vend që nga 2020-a.

Nga ana tjetër, bujqësia ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, me një rënie prej 2.7% të prodhimit vetëm në tremujorin e parë të 2025-s.

Në këtë kontekst, fakti që turizmi nuk po i shërben bujqësisë, por po ndjek një rrugë të shkëputur, është një element që duhet diskutuar.

Kjo po ndodh në një vend që ka peshën e bujqësisë në vlerën e shtuar të ekonomisë në 17.9%, më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, dyfishin e të dytit pas nesh që është Kosova, me 8.8%.

NĂ« vend qĂ« t’i japĂ« hov prodhimit vendas, bumi turistik po e zhyt mĂ« thellĂ« krizĂ«n bujqĂ«sore, pasi industria e mikpritjes po mbĂ«shtetet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« produkte tĂ« importuara.

Importi i mishit, bulmetit, perimeve, frutave apo pijeve po rritet nga viti në vit, ndërsa fermerët shqiptarë humbasin tregjet e tyre natyrore në zonat turistike, për shkak të mungesës së standardeve, përpunimit dhe aksesit në logjistikë e furnizim.

Hotelet dhe restorantet zgjedhin shpesh furnizues më të lirë dhe të organizuar nga jashtë, ndërsa zinxhiri vendas i prodhimit mbetet i shkëputur, informal dhe pa standarde konkurruese.

Një faktor tjetër penalizues është kostoja e lartë e inputeve bujqësore, e ndikuar nga luhatjet ndërkombëtare dhe paaftësia për të negociuar në bllok ose për të përfituar nga skemat europiane të mbështetjes.

Subvencionet shtetërore janë të pamjaftueshme dhe të fragmentuara, ndërsa buxheti për bujqësinë në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtit në rajon, me vetëm 1.9% të totalit të shpenzimeve buxhetore të 2024-s.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, vetĂ«m 1.2% e stokut tĂ« kredive tĂ« dhĂ«na pĂ«r biznese nga bankat u Ă«shtĂ« akorduar fermerĂ«ve apo agropĂ«rpunuesve — njĂ« shifĂ«r qĂ« flet mĂ« shumĂ« se çdo strategji nĂ« letĂ«r pĂ«r prioritetet reale tĂ« sistemit financiar.

Ka shenja se ky realitet po tërheq më në fund vëmendjen e autoriteteve. Fondi i garancisë sovrane për bujqësinë, i prezantuar si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët dhe përpunuesit agroushqimorë.

Guvernatori Gent Sejko dhe ministri Malaj e kanë përmendur zhvillimin e zinxhirit të vlerës së ushqimit si një prioritet jetik, duke nënvizuar rolin e bankave në bashkëpunim me agjencitë publike për të sjellë një ndryshim real.

Por ndërhyrjet sporadike nuk mjaftojnë. Bujqësia duhet të kthehet në një prioritet të vërtetë strategjik, të trajtohet me seriozitet dhe të lidhet ngushtë me sektorët plotësues si turizmi, përpunimi dhe eksporti.

Riorganizimi i tregjeve lokale, ndërtimi i qendrave grumbulluese, krijimi i markave vendase për produkte cilësore, standardizimi dhe dixhitalizimi janë vetëm disa nga hapat e domosdoshëm.

Politikat e subvencionimit duhet tĂ« rishikohen gjithashtu. NĂ« vend qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« gabimet e politikĂ«s sĂ« subvencioneve tĂ« BE-sĂ« – si mbĂ«shtetja disproporcionale pĂ«r fermat e mĂ«dha, favorizimi i sasive nĂ« vend tĂ« cilĂ«sisĂ«, burokracia e madhe dhe mungesa e ndikimit konkret nĂ« mjedis – ajo ka mundĂ«sinĂ« tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« qasje mĂ« tĂ« mençur dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r realitetin shqiptar.

Kjo do të thotë të orientojë mbështetjen drejt fermerëve të vegjël e të rinj, të lidhë bujqësinë me zhvillimin rural dhe turizmin, të vendosë kritere të matshme për qëndrueshmërinë dhe të sigurojë një sistem të thjeshtë, transparent dhe me ndikim real në ekonomi, si dhe të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, duke ulur kostot.

Vetëm kështu bujqësia mund të kthehet në një motor zhvillimi dhe në një mjet të fuqishëm për të frenuar braktisjen e fshatit dhe emigracionin.

Në fund të ditës, zhvillimi i bujqësisë nuk është vetëm çështje ekonomike, por çështje e mbijetesës demografike. Pa një fshat që jeton dhe prodhon, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me hemorragjinë e emigracionit, që po boshatis zonat rurale dhe po plak strukturën e popullsisë.

TĂ« nxjerrĂ«sh bujqĂ«sinĂ« nga agonia nuk Ă«shtĂ« luks — Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« ekonomi tĂ« qĂ«ndrueshme, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe qĂ« ruan vetĂ« identitetin e kĂ«tij vendi.

Jo vetëm turizmi mund të jetë një faktor nxitës për bujqësinë. Edhe një bujqësi e shëndetshme dhe konkurruese mund të ishte një ndër vlerat e shtuara për një turizëm të qëndrueshëm.

 

 

The post Nxjerrja e bujqësisë nga agonia appeared first on Revista Monitor.

Qytetet që po përfitojnë nga lufta

Prodhimi i armatimeve po ringjall tre qytete në Europë, shkruan The Economist

 

Qyteti me kalldrĂ«m Bourges ndodhet nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “diagonale tĂ« zbrazĂ«t” tĂ« FrancĂ«s: njĂ« brez i gjerĂ« tokash bujqĂ«sore nĂ« qendĂ«r tĂ« vendit, qĂ« banorĂ«t e pĂ«rshkojnĂ« me shpejtĂ«si nĂ« udhĂ«timet e tyre drejt destinacioneve tĂ« tjera.

Në vitin 1860, Napoleoni III vendosi të ndërtonte aty një punishte topash dhe arsenal ushtarak, në një vend të sigurt dhe të largët nga kufijtë e brishtë lindorë të Francës.

Me vetĂ«m 64,000 banorĂ«, Bourges ishte nĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, pasi prodhuesit modernĂ« tĂ« armĂ«ve nuk arrinin tĂ« nĂ«nshkruanin kontrata. “Pati njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« rĂ«nieje ekonomike” kujton Serge Richard, drejtues i dhomĂ«s lokale tĂ« tregtisĂ«.

Megjithatë, sot Bourges është në prag të një rilindjeje të jashtëzakonshme. Qeveritë europiane po rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen përballë agresionit rus dhe paqëndrueshmërisë amerikane.

Qytetet, që për vite me radhë janë mësuar me rënie industriale, po përgatiten tani për të kundërtën. Tre qytete, në Francë, Gjermani dhe Poloni ilustrojnë potencialin e madh që kjo valë mund të sjellë, por edhe sfidat që ajo mbart.

Bourges po përgatitet për një bum industrial. Dy kompani të mëdha europiane të mbrojtjes kanë tashmë fabrika në këtë qytet: MBDA, kompani europiane që prodhon raketa dhe sisteme raketash, dhe KNDS, ndërmarrje franko-gjermane që prodhon obus CAESAR dhe predha 155 mm.

Të dyja kompanitë pritet të investojnë 1 miliard euro në nivel lokal në pesë vitet e ardhshme.

Në periferi të qytetit, MBDA po shemb godina të vjetra pranë ambienteve ekzistuese, me synimin për të zgjeruar kapacitetet. Në anën tjetër të qytetit, KNDS e ka trefishuar prodhimin e obusëve CAESAR (top i rëndë me rreze të mesme), që nga viti 2022.

SĂ« bashku, kĂ«to kompani pritet tĂ« shtojnĂ« 2,500 vende pune gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« ardhshme. Efekti do tĂ« ndihet pĂ«rtej Bourges, edhe te dhjetĂ«ra nĂ«nkontraktorĂ«t e vegjĂ«l qĂ« furnizojnĂ« kĂ«to kompani gjigante, thekson François Cormier-Bouligeon, deputeti lokal, i cili e pĂ«rshkruan zgjerimin si “gjigant”.

Në shumë aspekte ky është një zhvillim i mirëpritur. Vendet e reja të punës do të jenë të kualifikuara dhe të paguara mirë.

Bourges ka përfituar tashmë nga porositë e reja për kompanitë, falë rritjes së buxhetit shtatëvjeçar për mbrojtjen, një rritje që nisi nën presidencën e Emmanuel Macron në vitin 2019.

Papunësia ka rënë nga 10.3% në vitin 2015 në 6.7% në tremujorin e tretë të vitit 2024, më poshtë se mesatarja kombëtare.

Por kjo situatë sjell edhe sfida. Një prej tyre është planifikimi i shërbimeve si çerdhe, shkolla, banesa e mjekë për të ardhurit e rinj.

Yann Galut, kryetari i bashkisë, u ka shkruar kryetarëve të 54 qyteteve të tjera franceze që varen nga industria e mbrojtjes, për të koordinuar një kërkesë të përbashkët për ndihmë shtesë nga shteti.

PĂ«r tĂ« tĂ«rhequr turistĂ«, ai ka arritur qĂ« Bourges, me katedralen gotike, tĂ« shpallet “Kryeqyteti Europian i KulturĂ«s” pĂ«r vitin 2028.

Një tjetër çështje shqetësuese është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Banorët vendas kanë nevojë për programe trajnimi dhe praktika profesionale të përshtatshme. Drejtues të bizneseve lokale raportojnë se tashmë po përballen me vështirësi në rekrutim. Disa banorë shprehin shqetësimin se çmimet e banesave do të rriten ndjeshëm.

KĂ«to shqetĂ«sime janĂ« tĂ« ngjashme me ato nĂ« UnterlĂŒss, njĂ« qytet i gjelbĂ«r dhe i qetĂ« gjerman pranĂ« Hanoverit, i rrethuar nga pylli LĂŒsswald.

Tingulli i rregullt i të shtënave për testime është bërë tashmë sfondi zanor i jetës së vendasve në qendrën më të madhe të prodhimit të gjigantit gjerman të mbrojtjes, Rheinmetall.

KamionĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«rshkojnĂ« rrugĂ«t e qytetit; trafiku i punĂ«torĂ«ve qĂ« vijnĂ« pĂ«r nĂ« fabrikĂ« e bllokon qytetin gjatĂ« orarit tĂ« pikut. Rheinmetall sĂ« shpejti do tĂ« punĂ«sojĂ« pothuajse aq punonjĂ«s sa numri i banorĂ«ve tĂ« UnterlĂŒss, rreth 3500.

Ashtu si në Bourges, kjo është njëkohësisht një barrë dhe bekim.

 

Dy lloje zhvillimi

Plani ambicioz i zgjerimit tĂ« Rheinmetall pĂ«rfshin ndĂ«rtimin e njĂ« fabrike tĂ« re pĂ«r municione nĂ« UnterlĂŒss, e cila do t’u shtohet strukturave ekzistuese qĂ« prodhojnĂ« obusĂ« vetĂ«lĂ«vizĂ«s, si dhe mjetet e blinduara Lynx dhe Puma.

Përdorimi i këtyre mjeteve është shtuar ndjeshëm që nga hapja zyrtare e fabrikës vitin e kaluar, e cila u ndoq nga kancelari gjerman i asaj kohe, Olaf Scholz, dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Që atëherë, zhurmat dhe trafiku janë shtuar edhe më shumë. Dhjetëra karroca transporti lëvizin me shpejtësi nëpër vendin e punës.

“Po ndĂ«rtojmĂ« fabrikĂ«n e re me shpejtĂ«sinĂ« e Rheinmetall”, – thotĂ« Jan-Phillipp Weisswange, zĂ«dhĂ«nĂ«s i kompanisĂ«, duke nĂ«nkuptuar njĂ« kontrast tĂ« qartĂ« me ritmet e ngadalta tĂ« ndĂ«rtimit nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« GjermanisĂ«.

Kompania është në proces rekrutimi të qindra punëtorëve të kualifikuar me paga të mira.

Katharina Ebeling, kryetarja kristiandemokrate e bashkisĂ« sĂ« UnterlĂŒss, po investon 1.3 milionĂ« euro kĂ«tĂ« vit pĂ«r tĂ« rinovuar stacionin e trenit dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmirĂ«sime tĂ« tjera, qĂ« do tĂ« ndihmojnĂ« qytetin tĂ« pĂ«rballojĂ« sfidat e reja.

Megjithatë, shumë banorë janë të pakënaqur. Në zgjedhjet e fundit vendore, 35.7% e votuesve në këtë qytet dhanë votën për partinë e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), një përqindje shumë më e lartë se mesatarja kombëtare 20.8%.

Qyteti ka shumë pak dyqane, kafene apo kisha. Punonjësit e Rheinmetall shpesh vijnë çdo ditë nga qytetet përreth. Si rrjedhojë, banorët vendas vuajnë nga zhurma dhe ndotja, pa përfituar drejtpërdrejt.

Ashtu si nĂ« Bourges, edhe aty nĂ«nkontraktorĂ«t lokalĂ« ankohen se gjiganti i mbrojtjes mund t’ua rrĂ«mbejĂ« punonjĂ«sit mĂ« tĂ« aftĂ«.

Në Poloninë fqinje, sfidat janë të një natyre tjetër. Vendi po rrit shpenzimet për mbrojtjen në 4.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e pajisjeve ushtarake blihet nga jashtë vendit. Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministri i Mbrojtjes, ka deklaruar se dëshiron që gjysma e pajisjeve luftarake të prodhohen brenda Polonisë.

Por problemi është se Grupi Shtetëror i Armatimeve i Polonisë (PGZ), një konglomerat prej 50 kompanish, ka përjashtuar në praktikë shumicën e kompanive private dhe vetë nuk është në gjendje të furnizojë ushtrinë polake me pajisjet më të nevojshme.

Për të mbështetur PGZ-në, qeveria polake vitin e kaluar porositi 96 obusë nga një prej kompanive të këtij grupi.

Në mars u nënshkrua një kontratë për prodhimin e 111 mjeteve të blinduara Borsuk, të parat që janë zhvilluar e prodhuar tërësisht në Poloni.

Për qytetin juglindor Stalowa Wola, ku prodhohet Borsuku, kjo mund të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm.

I themeluar 80 vite mĂ« parĂ«, kur u ndĂ«rtua njĂ« fabrikĂ« metalesh aty ku mĂ« parĂ« ndodhej njĂ« pyll, Stalowa Wola (“Vullneti i ÇeliktĂ«â€) Ă«shtĂ« e lidhur ngushtĂ« me fatin e industrive tĂ« saj, thotĂ« kryetari i bashkisĂ«, Lucjusz Nadberezny.

Pas valës së pushimeve nga puna në vitet 1990, baza industriale e rajonit u ringjall nga investimet e huaja në fabrika për pjesë këmbimi për makina.

Megjithatë, financat publike të qytetit, i cili ndodhet në një nga rajonet më të varfra të Polonisë, mbeten të tendosura.

Me rritjen e porosive në sektorin e mbrojtjes, uzina e çelikut e qytetit planifikon të zgjerojë magazinat dhe të trefishojë kapacitetin prodhues deri në vitin 2026, gjë që pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

TĂ« pĂ«rballesh me njĂ« “dividend” nga rritja e shpenzimeve tĂ« mbrojtjes Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rfitim i madh pĂ«r qytetet europiane.

Nëse shpenzimet për mbrojtjen vazhdojnë të rriten me të njëjtat ritme si deri tani, Komisioni Europian parashikon që kjo do të shtojë 0.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të BE-së deri në vitin 2028.

Por për qytetet vetë, shpesh të vendosura në zona të prekura nga rënia industriale, kjo valë e re do të duhet të menaxhohet me kujdes për të sjellë përfitime të vërteta në nivel lokal.

Në të kundërt, zhgënjimi mund të ushqejë rritjen e mbështetjes për grupimet politike ekstreme.

 

 

 

The post Qytetet që po përfitojnë nga lufta appeared first on Revista Monitor.

Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe

Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Economist

 

Furnitorët në industrinë e automobilave kanë qëndruar gjithmonë në hije krahasuar me prodhuesit e makinave. Panelet e komandimit, sistemet e amortizimit dhe komponentët e tjerë që ata prodhojnë fshihen nën pamjen e jashtme të makinës.

Megjithatë, kompani si Bosch, Continental apo Denso shpesh i tejkalonin financiarisht klientët e tyre prodhues të makinave.

Por, në ditët e sotme, rritja e qëndrueshme e automjeteve elektrike (EV), rëndësia gjithnjë e më e madhe e softuerit dhe shfaqja e konkurrentëve të rinj po e tronditin këtë sektor.

Dëmet janë të dukshme kudo. Në vitin 2024, 30 furnitorët më të mëdhenj në botë pësuan rënie prej rreth një së tretës në fluksin e lirë të parasë (free cash flow, fitimi neto pas shpenzimeve kapitale) krahasuar me një vit më parë, sipas firmës konsulente AlixPartners.

Furnitorët europianë njoftuan 54,000 shkurtime të vendeve të punës në mbarë botën vitin e kaluar, me rreth 12,000 prej tyre në kompaninë gjermane Bosch, më e madhja në këtë sektor.

Më 24 qershor, Continental dha më shumë detaje mbi një plan të nisur një vit më parë, për të ndarë biznesin e pjesëve të këmbimit nga ai i prodhimit të gomave, i cili është prekur më pak nga ndryshimet (edhe makinat elektrike kanë nevojë për goma).

Ndërkohë, më 11 qershor, kompania japoneze Marelli, furnitore e pajisjeve automobilistike që u përball me vështirësi të mëdha për shkak të borxheve dhe tarifave të vendosura nga presidenti Donald Trump, paraqiti kërkesë për falimentim në SHBA.

Dikur, të qenët furnitor i prodhuesve të makinave ishte një biznes shumë më i leverdishëm. Në vitet para pandemisë së Covid-19, furnitorët ishin në përgjithësi më fitimprurës se klientët e tyre.

KompanitĂ« e mĂ«dha tĂ« ashtuquajtura “Tier 1”, qĂ« punojnĂ« drejtpĂ«rdrejt me prodhuesit, konkurronin pĂ«r kontrata pĂ«r komponentĂ« tĂ« mĂ«dhenj qĂ« pĂ«rbĂ«heshin nga pjesĂ« mĂ« tĂ« vogla, tĂ« siguruara nga furnitorĂ« tĂ« niveleve mĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Përfitimi vinte si nga ekonomia e shkallës, duke furnizuar shumë kompani me produkte të ngjashme, ashtu edhe nga fuqia negociuese, pasi për shumicën e pjesëve kishte më pak furnitorë sesa prodhues makinash.

Megjithatë, mungesa e çipave gjatë pandemisë u dha më shumë pushtet prodhuesve të makinave. Ata e reduktuan prodhimin për të përqendruar burimet në modelet më të shtrenjta dhe më fitimprurëse.

Ndërkohë, furnitorët u përballën me rënie të shitjeve dhe nuk mund të rrisnin çmimet, pasi ishin të lidhur me kontrata afatgjata.

Diferenca në përfitueshmëri mes prodhuesve dhe furnitorëve, e matur përmes kthimit nga kapitali, u ngushtua ndjeshëm (shih grafikun).

Prodhimi global i makinave është rikthyer në nivelet e para pandemisë, por tani ka ngecur. Për më tepër, furnitorët përballen me sfida të reja. Së pari, edhe pse automjetet elektrike po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të shitjeve globale, kjo nuk po ndodh me ritmin që kishin parashikuar prodhuesit.

Megjithatë, shumë furnitorë perëndimorë kishin investuar në kapacitete për prodhimin e pjesëve për këto makina, një pjesë e të cilave tani qëndron e papërdorur.

Sfidën e dytë e paraqet rritja e rëndësisë së softuerit. Mënyra tradicionale e ndërtimit të makinave, duke integruar shumë pjesë nga furnitorë të ndryshëm, secili me çipet dhe softuerin e vet, po zëvendësohet me sisteme më të centralizuara kompjuterike.

Kjo do t’u japĂ« prodhuesve tĂ« makinave mĂ« shumĂ« kontroll mbi softuerin, i cili do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« pĂ«rvojĂ«n e drejtimit dhe do tĂ« diferencojĂ« markat nĂ« tĂ« ardhmen.

ShumĂ« nga kĂ«to sisteme tashmĂ« po zhvillohen brenda vetĂ« kompanive ose me partnerĂ« tĂ« specializuar. Disa furnitorĂ« kanĂ« frikĂ« se do tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« prodhues tĂ« thjeshtĂ« tĂ« “harduerĂ«ve tĂ« paditur” – pajisje pa inteligjencĂ« – thotĂ« Andrew Bergbaum nga AlixPartners.

Këto ndryshime kanë hapur gjithashtu derën për hyrje të reja në treg. Bateritë e furnizuara nga kompani si CATL e Kinës apo LG Energy Solution e Koresë së Jugut përbëjnë një pjesë të madhe të kostos së një makine elektrike.

Motorët elektrikë, inverterët dhe njësitë e kontrollit mund të sigurohen gjithashtu nga prodhues jashtë industrisë tradicionale të makinave, si Nidec e Japonisë apo NXP Semiconductors, një firmë holandeze.

Prodhuesit kinezĂ« tĂ« makinave, qĂ« po rriten me ritme tĂ« shpejta, po mbĂ«shtesin gjithashtu furnitorĂ«t vendĂ«s, tĂ« cilĂ«t mund t’i marrin me vete edhe nĂ« zgjerimin e prodhimit jashtĂ« vendit.

Nga ana tjetër, prodhuesit perëndimorë të makinave po zgjedhin të bashkëpunojnë me furnitorë dhe kompani kineze softuerësh, për të konkurruar më mirë në tregun kinez, si për shembull Volkswagen me Horizon Robotics dhe Mercedes-Benz me Momenta, për ndërtimin e makinave me vetëdrejtim.

Sipas Pedro Pacheco nga shoqëria konsulente Gartner, kompanitë që adoptojnë teknologji kineze mund të vendosin ta përdorin atë edhe në tregjet e tjera.

Megjithatë, situata nuk është plotësisht e zymtë për furnitorët perëndimorë.

Perspektiva është më pozitive për ato kompani, që prodhojnë pjesë që nuk janë specifike për makinat elektrike apo nuk përmbajnë shumë elemente softueri, si gomat, ulëset apo xhamat. Dhe kompanitë e mëdha ende kanë kohë dhe mjete për të ndryshuar pozitën e tyre.

E megjithatë, duket se po shkojnë drejt një të ardhmeje me marzhe më të ulëta dhe fitime gjithnjë e më të pakta.

 

 

 

The post Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe appeared first on Revista Monitor.

Doganat pyetësor për biznesin

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka hartuar një pyetësor për bizneset në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.

Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e vazhdueshëm në:

‱ Digjitalizimin e shĂ«rbimeve dhe lehtĂ«simin e aksesit online;

‱ Uljen e kohĂ«s sĂ« pĂ«rpunimit tĂ« deklaratave pĂ«r import, eksport dhe tranzit;

‱ Autorizimin e OperatorĂ«ve EkonomikĂ« tĂ« Autorizuar, qĂ« pĂ«rfitojnĂ« lehtĂ«sira nĂ« procedura dhe kontrolle.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar të dëgjojë dhe të përfshijë opinionin e biznesit për të garantuar një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe të përshtatur me nevojat konkrete të operatorëve ekonomikë.

🔗PyetĂ«sori nĂ« shqip:

 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdDLtfuZfl2dBV2FQ4ltUX5SqmGjoHAFPy_3vd_LW8SMdY4QQ/viewform?usp=sf_link

 

The post Doganat pyetësor për biznesin appeared first on Revista Monitor.

CEO i Nvidia: Drejtimi që do të ndiqja në universitet po të isha 20 vjeç

Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, kompania që ka udhëhequr revolucionin e inteligjencës artificiale (IA) dhe është bërë ndër më të vlefshmet në botë nën drejtimin e tij.

GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Pekin, Huang u pyet nga njĂ« gazetar: “Po tĂ« ishe njĂ« 22-vjeçar qĂ« sapo Ă«shtĂ« diplomuar sot nĂ« vitin 2025, por me tĂ« njĂ«jtĂ«n ambicie si mĂ« parĂ«, nĂ« cilĂ«n fushĂ« do tĂ« pĂ«rqendroheshe?”

Ai u pĂ«rgjigj: “Jenseni i ri, 20-vjeçar, qĂ« sapo Ă«shtĂ« diplomuar, me shumĂ« gjasĂ« do tĂ« kishte zgjedhur mĂ« tepĂ«r shkencat fizike sesa shkencat e softuerit,” duke shtuar se ai vetĂ« ishte diplomuar nga kolegji dy vite mĂ« herĂ«t, nĂ« moshĂ«n 20-vjeçare.

Shkencat fizike, në dallim nga ato të jetës, janë një degë e gjerë që fokusohet në studimin e sistemeve jo të gjalla, përfshirë fizikën, kiminë, astronominë dhe shkencat e tokës.

Huang ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Oregon State University në vitin 1984, ndërsa diplomën master në të njëjtën fushë e ka marrë nga Stanford University në vitin 1992.

Rreth njĂ« vit mĂ« pas, nĂ« prill tĂ« vitit 1993, ai bashkĂ«themeloi kompaninĂ« Nvidia me inxhinierĂ«t Chris Malachowsky dhe Curtis Priem, gjatĂ« njĂ« dreke nĂ« njĂ« restorant Denny’s nĂ« San Jose, Kaliforni. NĂ«n drejtimin e Huang si CEO, kompania Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga mĂ« tĂ« fuqishmet nĂ« botĂ«.

Nvidia u bë gjithashtu kompania e parë në botë që arriti një kapitalizim tregu prej 4 trilionë dollarësh javën e kaluar.

Edhe pse Huang nuk e sqaroi qartĂ« arsyen pse sot do tĂ« zgjidhte shkencat fizike, ai Ă«shtĂ« shprehur mĂ« parĂ« shumĂ« entuziast pĂ«r atĂ« qĂ« e quan “IA Fizike”, ose siç e pĂ«rshkruan ai, “faza e radhĂ«s”.

Gjatë 15 viteve të fundit, sipas tij, bota ka kaluar disa faza të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Në muajin prill, në një forum në Uashington D.C., ai shpjegoi këtë evolucion:

“IA moderne hyri nĂ« vĂ«mendjen globale rreth 12 deri nĂ« 14 vite mĂ« parĂ«, kur u prezantua AlexNet dhe u arrit njĂ« pĂ«rparim i madh nĂ« vizionin kompjuterik,” tha ai.

AlexNet ishte një model kompjuterik i paraqitur në një garë në vitin 2012, i cili tregoi se makineritë mund të njohin imazhe duke përdorur të mësuarin e thellë, një zhvillim që ndihmoi në nisjen e bumit modern të IA-së.

Kjo fazĂ« e parĂ« njihet si “IA e perceptimit”, shpjegoi Huang.

MĂ« pas erdhi vala e dytĂ«, e quajtur “IA gjenerative”, “ku modeli i IA-sĂ« ka mĂ«suar jo vetĂ«m tĂ« kuptojĂ« informacionin, por edhe ta pĂ«rkthejĂ« atĂ«â€ nĂ« gjuhĂ« tĂ« ndryshme, imazhe, kode e tĂ« tjera.

“Jemi tani nĂ« epokĂ«n qĂ« quhet ‘IA e arsyetimit’, ku kemi IA qĂ« mund tĂ« kuptojĂ«, tĂ« gjenerojĂ«, tĂ« zgjidhĂ« probleme dhe tĂ« njohĂ« kushte qĂ« nuk janĂ« parĂ« mĂ« parĂ«,” tha ai. Sot, inteligjenca artificiale Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rdorĂ« arsyetimin pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme.

“IA e arsyetimit na lejon tĂ« krijojmĂ« njĂ« formĂ« robotĂ«sh dixhitalĂ«. I quajmĂ« agjentĂ« tĂ« IA,” shtoi Huang. KĂ«ta agjentĂ« tĂ« IA janĂ«, nĂ« thelb, “punĂ«torĂ« dixhitalĂ«â€ tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« arsyetuar. Aktualisht, kĂ«ta agjentĂ« janĂ« nĂ« fokusin kryesor tĂ« shumĂ« kompanive tĂ« teknologjisĂ«.

Duke parĂ« nga e ardhmja, faza tjetĂ«r quhet “IA fizike”.

“Vala e ardhshme kĂ«rkon qĂ« ne tĂ« kuptojmĂ« gjĂ«ra si ligjet e fizikĂ«s, friksioni, inercia, shkaku dhe pasoja,” tha Huang nĂ« Uashington, nĂ« muajin prill.

Ai shtoi se aftësi të tilla si arsyetimi fizik, për shembull koncepti i qëndrueshmërisë së objekteve edhe kur nuk shihen, do të jenë themelore në këtë fazë të ardhshme të inteligjencës artificiale.

Zbatimet e këtij arsyetimi fizik përfshijnë: parashikimin se nga do të rrokulliset një top, vlerësimin e forcës së duhur për të kapur një objekt pa e dëmtuar, apo të kuptuarit e pranisë së një këmbësori pas një makine.

“Dhe kur IA fizike vendoset nĂ« njĂ« objekt fizik, tĂ« quajtur robot, atĂ«herĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me robotikĂ«,” shtoi ai. “Kjo Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne tani, sepse po ndĂ«rtojmĂ« fabrika nĂ« tĂ« gjithĂ« SHBA-nĂ«.”

“Shpresoj qĂ«, nĂ« dhjetĂ« vitet e ardhshme, ndĂ«rsa ndĂ«rtojmĂ« kĂ«tĂ« brez tĂ« ri fabrikash, ato tĂ« jenĂ« tĂ« automatizuara, tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« robotikĂ« dhe tĂ« na ndihmojnĂ« tĂ« pĂ«rballojmĂ« mungesĂ«n serioze tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore qĂ« po pĂ«rjetojmĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n,” pĂ«rfundoi Huang. / CNBC, Shqip.al

The post CEO i Nvidia: Drejtimi që do të ndiqja në universitet po të isha 20 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Corriere: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët: zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s

Duket se “efekti ShqipĂ«ri”, nĂ« formatin e turizmit bregdetar, nuk ka mĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n tĂ«rheqje.

Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut.

“PĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« sinqertĂ« – shpjegon Michele Viola, drejtues i agjencisĂ« turistike Goodays – qĂ« nĂ« fund tĂ« sezonit tĂ« kaluar vumĂ« re se filloi rĂ«nia. NjĂ« prirje qĂ« kĂ«tĂ« vit, nĂ« 2025, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mĂ« e dukshme: kemi shumĂ« pak kĂ«rkesa pĂ«r pushime nĂ« bregdetin shqiptar, ndĂ«rsa grupet e organizuara po orientohen drejt alternativave tĂ« tjera”.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie në Bari, fluksi i turistëve italianë drejt Shqipërisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, kur pati një rritje prej 30% falë përfitimeve ekonomike dhe bukurive natyrore.

“Duhet thĂ«nĂ« troç – vijon Viola – se tĂ« ardhurat e familjeve italiane po tkurren nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme dhe organizimi i pushimeve Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i vĂ«shtirĂ«. MĂ« parĂ«, ShqipĂ«ria ofronte njĂ« raport tĂ« favorshĂ«m mes çmimit dhe shĂ«rbimit, por sot kjo baraspeshĂ« nuk ekziston mĂ«. Rezervimet janĂ« mĂ« pak se gjysma e atyre qĂ« kishim tre vjet mĂ« parĂ«.

Agjencia jonĂ« po orienton punĂ«n drejt tureve tĂ« organizuara nĂ« destinacione si Egjipti, Dubai apo Spanja, dhe falĂ« kĂ«saj strategjie, qarkullimi ynĂ« Ă«shtĂ« rritur. NdĂ«rsa ata qĂ« nuk zgjedhin tĂ« udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« vendit, preferojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Puglia dhe tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« fundjavat nĂ« destinacione bregdetare duke pĂ«rdorur strukturat Bed & Breakfast”.

Sipas Massimo Salomone, koordinator i sektorit tĂ« turizmit nĂ« Confindustria Puglia dhe president i degĂ«s nĂ« Bari dhe BAT, “ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar padyshim rritje si destinacion, falĂ« investimeve tĂ« shpejta infrastrukturore dhe njĂ« burokracie mĂ« fleksibĂ«l, por lidhja e saj me konceptin e turizmit tĂ« lirĂ« shpesh Ă«shtĂ« e gabuar.

Ka elementĂ« tĂ« ofertĂ«s turistike shqiptare qĂ« kĂ«rkojnĂ« kujdes, si cilĂ«sia e shĂ«rbimeve, transparenca nĂ« çmime dhe niveli i pĂ«rgjithshĂ«m i ofertĂ«s – siç janĂ« raportuar nga shumĂ« turistĂ« italianĂ«. QĂ«llimi ynĂ« nuk Ă«shtĂ« tĂ« thellojmĂ« konkurrencĂ«n, por tĂ« ndĂ«rtojmĂ« sinergji pozitive.

ShqipĂ«ria dhe Puglia ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtin det dhe trashĂ«gimi kulturore, qĂ« mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si bazĂ« pĂ«r projekte tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« fushĂ«n e turizmit dhe infrastrukturĂ«s. MegjithatĂ«, duhet theksuar se Italia, dhe veçanĂ«risht Puglia, mbetet njĂ« destinacion shumĂ« i dashur pĂ«r turistĂ«t italianĂ«â€.

Në përfundim, problemi qëndron tek rritja e kostove që prek shtresën e mesme.

“Ajo pjesĂ« e klientelĂ«s qĂ« mĂ« parĂ« ishte e gatshme tĂ« pranonte shĂ«rbime jo shumĂ« tĂ« sofistikuara nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« çmimi tĂ« leverdisshĂ«m – pĂ«rfundon Piero Innocenti, zĂ«vendĂ«spresident i Fiavet Puglia – sot nuk gjen mĂ« arsye pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« ShqipĂ«ri, sepse nuk e ndjen mĂ« pĂ«rfitimin.

Mesa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i pengon pushuesit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende po qëndron mirë.

NdĂ«rkohĂ«, segmenti i udhĂ«timeve me kroçerĂ« po performon mirĂ«, edhe gjatĂ« muajve shtator dhe tetor. Sa pĂ«r Puglian? Sektori po ecĂ«n me ritmet e njĂ«jta si viti i kaluar, dhe lidhjet ajrore ndĂ«rkombĂ«tare po ndihmojnĂ« nĂ« rritjen e mĂ«tejshme tĂ« turizmit nĂ« rajon”./ Corriere della sera

The post Corriere: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët: zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s appeared first on Revista Monitor.

Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill

Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill.

Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.

“Objektivi i programit Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ«, deri nĂ« vitin 2030, strehim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m e tĂ« pĂ«rballueshĂ«m pĂ«r rreth 35,000 individĂ«ve/familjeve qĂ« kanĂ« aplikuar pĂ«r strehim dhe qĂ« nuk pĂ«rballojnĂ« dot kostot e tregut tĂ« banesave.

Ky tregues llogaritet në mënyrë kumulative nga viti bazë 2016, dhe deri në fund të 4-mujorit të parë të vitit 2025 janë adresuar nevojat e 24 019 familjeve, duke realizuar objektivin afat-gjatë në masën 68.6%.

GjatĂ« 4M I 2025 u shpenzuan 144 milionĂ« LEK, ose 11% pĂ«r qind e buxhetit tĂ« planifikuar” thuhet nĂ« dokumentin e MEKI.

Sa i takon realizimit të 4M I 2025 janë disa zëra që përfitojnë nga program i strehimit.

– 5 923 familje kanĂ« pĂ«rfituar nga subvencionimi i interesave pĂ«r kreditĂ« ekzistuese, nĂ« vlerĂ«n 41.7 milionĂ« LEK.

– 100 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim tĂ« interesave pĂ«r kredi tĂ« reja me vlerĂ«n 19 milionĂ« LEK.

– 721 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim tĂ« qirasĂ« nĂ« tregun e lirĂ« sipas Ligjit nr.22/2018, i ndryshuar me vlerĂ« prej 76.5 milionĂ« LEK.

– 110 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim qiraje pĂ«r shpronĂ«simin nga ndĂ«rtimi i UnazĂ«s sĂ« Madhe, me kosto faktike 5 milionĂ« LEK.

Ministria vlerëson se përsa i përket investimeve publike, realizimi për 4 I 2025 ishte 35% e buxhetit fillestar dhe 27% e buxhetit të rishikuar.

Buxheti i shpenzimeve kapitale pësoi ndryshime gjatë vitit, duke shtuar shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në masën 1 milardë lekë, në zërin Transferte kapitale, me Aktin Normativ nr.3, datë 29.04.2025. Janë realizuar projekte investimi me financim të brendshëm në vlerën e rreth 1.03 mld lekë ku ndër të tjera.

– NĂ« programin Strehimi, i cili konsiston nĂ« sigurimin e strehimit tĂ« pĂ«rballueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r individĂ« e familje qĂ« nuk pĂ«rballojnĂ« dot kostot e strehimit nĂ« treg, janĂ« realizuar projektet me vlerĂ« totale 537.6 milionĂ«, konkretisht

– PĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s kryesisht pĂ«r zonat informale, alokuar fonde 21.9 milionĂ« LEK.

– Rikonstruksion i godinave nĂ« pronĂ«si tĂ« NJVV pĂ«r Strehim Social, alokuar fonde nĂ« vlerĂ«n 12.5 milionĂ« LEK.

– PĂ«rmirĂ«sim i banesave ekzistuese pĂ«r komunitetet e varfra dhe tĂ« pafavorizuara, alokuar fondin nĂ« vlerĂ«n 47.8 milionĂ« LEK.

The post Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill appeared first on Revista Monitor.

Kohëzgjatja mesatare e jetës së punës në BE arriti në 37.2 vjet në 2024

Në vitin 2024, kohëzgjatja mesatare e pritshme e jetës së punës për moshën mbi 15-vjeç në Bashkimin Europian ishte 37.2 vjet, sipas Eurostat. Megjithatë, kohëzgjatja mesatare e pritshme e jetës të punës ndryshonte shumë midis vendeve të BE-së.

Në 6 vende të BE-së, kohëzgjatja mesatare e jetës së punës ishte 40 vjet ose më e lartë: Holanda (43.8 vjet), Suedia (43.0), Danimarka (42.5), Estonia (41.4), Irlanda (40.4) dhe Gjermania (40.0). Në të kundërt, kohëzgjatjet më të ulëta të jetës në punë u regjistruan në Rumani (32.7 vjet), Itali (32.8) dhe Kroaci, Greqi dhe Bullgari (secila 34.8).

Për burrat, kohëzgjatja e pritshme e jetës së punës ishte mesatarisht 39.2 vjet në BE, me kohëzgjatjet më të mëdha të regjistruara në Holandë (45.7 vjet), Danimarkë (44.2) dhe Suedi (40.0 vjet), dhe më të shkurtra në Rumani (35.9), Kroaci dhe Bullgari (secila nga 36.0).

Sa i përket grave, kohëzgjatja mesatare e jetës së punës në BE ishte 35.0 vjet, me kohëzgjatjet më të mëdha të regjistruara në Estoni (42.2), e ndjekur nga Suedia (42.0) dhe Holanda (41.8). Kohëzgjatjet më të shkurtra u regjistruan në Itali (28.2), Rumani (29.2) dhe Greqi (31.1).

Në dhjetë vitet e fundit, kohëzgjatja mesatare e pritshme e jetës së punës në BE u rrit me 2.4 vjet, nga 34.8 në 37.2 vjet që është aktualisht. / Eurostat

The post Kohëzgjatja mesatare e jetës së punës në BE arriti në 37.2 vjet në 2024 appeared first on Revista Monitor.

❌