“Osmani vegël e Vetëvendosjes”, Gazetarja: Tregues, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja #lajmeshqip #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #foryoupage #albania
2718 views
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve, shkruan A2. Por, sipas dëshmitarëve të zonës, katër kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi to. Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë ndërmjet guidave turistike. #lajmeshqip #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #foryoupage
10.5K views
Ambulanca shihet të mbërrijnë në Times Square, New York, në orët e para të së shtunës, pas disa të shtënave. Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Autoritetet në vend njoftuan së të plagosur janë, një 18-vjeçare, një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar. Në pranga për rastin është vënë një 17-vjeçar. #a2cnn #cnn #timesquare #shooting
2245 views
Një automjet “autonom”, i operuar nga shërbimi robotaxi “Apollo Go” i Baidu përfundoi në një gropë të thellë, të hapur në një kantier ndërtimi. Kur ndodhi aksidenti, në Chongqing të Kinës të mërkurën e 6 gushtit, në taksi ndodhej edhe një pasagjere. Kjo e fundit nuk pati lëndime dhe u ndihmua nga banorët, të cilët i vendosën një palë shkallë në mënyrë që mund të dilte nga gropa. Incidenti shkaktoi diskutime të gjera në mediat sociale kineze në lidhje me sigurinë e “robotaxi-ve. Baidu operon një nga flotat më të mëdha të automjeteve autonome në Kinë dhe kryen operacione komerciale robotaxi në qytete të shumta, përfshirë Wuhan, Pekin dhe Chongqing.#cnn #a2cnn #robotaxi
418 views
Flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen nga ajri me helikopterin “Black Hawk” dhe avionin kroat “Canadair”, ashtu edhe nga toka. Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.#cnn #a2cnn
4436 views
Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit. 26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Klajdi u hodh në veprim. Ai nxitoi drejt automjetit, i ndihmoi të plagosurit të dilnin dhe, kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt. Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal derisa të gjithë u nxorën nga rreziku.#cnn #a2cnn
14K views
Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm. Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. “Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #fyp
3932 views
Një ngjarje e pazakontë është raportuar në malin e Llogarasë, ku dy kuaj dyshohet të jenë qëlluar me armë gjahu. Shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim pranë Policisë, duke deklaruar se ka konstatuar dëmtime në dy kuaj që ai mban të lëshuar në zonën malore të Llogarasë. Menjëherë pas denoncimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur punën për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar, si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN
391 views
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të të gjithë Gazës, pavarësisht kritikave intensive brenda dhe jashtë vendit për luftën shkatërruese pothuajse dyvjeçare në enklavën palestineze. "Ne kemi ndërmend ta bëjmë këtë," tha Netanyahu në një intervistë me Fox News kur u pyet nëse Izraeli do të merrte kontrollin e të gjithë territorit bregdetar. #cnn #a2cnn #gaza #benjaminnetanyahu
5311 views
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Market”, duke sekuestruar dy armë zjarri dhe arrestuar një shtetas me precedent penal, i dyshuar për veprimtari kriminale. Në kuadër të kontrolleve intensive për kapjen e personave të armatosur që përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë ndaluan në zonën e Alliasit shtetasin Aleksandër Matoja, 28 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po lëvizte, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se do t’u shiteshin individëve të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës, shkruan A2 CNN. #lajmeshqip #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #foryoupage #albania #A2CNN #politic
823 views
Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional "Koordinata", që vijon intensivisht në të gjithë qarkun Fier. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Visokë, uniformat blu zbuluan një parcelë të mbjellë me 77 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN
691 views