Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kolë Laca shpjegon sesi angazhimi në art dhe në aktivitete të tjera që në thelb kanë pasionin dhe kërkimin e së bukurës, nuk mund të ndërmerren vetëm ...

Kolë Laca shpjegon sesi angazhimi në art dhe në aktivitete të tjera që në thelb kanë pasionin dhe kërkimin e së bukurës, nuk mund të ndërmerren vetëm për arsye monetare, por se ekzistojnë edhe përfitime të tjera të rëndësishme, të një natyre emocionale dhe shpirtërore. Episodi #71 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. #A2cnn #elefantinedhome #podcast #ShkodraElektronike

1577 views


💾

Beatriçe Gjergji nga Shkodra Elektronike thotë se të rinjtë e talentuar në Shqipëri duhet të dëgjojnë më shumë muzikë dhe të mos kufizohen vetëm te pr...

Beatriçe Gjergji nga Shkodra Elektronike thotë se të rinjtë e talentuar në Shqipëri duhet të dëgjojnë më shumë muzikë dhe të mos kufizohen vetëm te prodhimet komerciale, në mënyrë që të kultivojnë aftësitë e tyre dhe të jenë në gjendje të bëjnë art. Episodi #71 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. #a2cnn #elefantinedhome #ShkodraElektronike #muzike #art

1233 views


💾

Një balenë ka ngordhur pasi përfundoi poshtë një varke në Barnegat Bay, New Jersey. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarë, duket se varka nis të kthehet...

Një balenë ka ngordhur pasi përfundoi poshtë një varke në Barnegat Bay, New Jersey. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarë, duket se varka nis të kthehet në një anë, në momentin që gjitari i detit futet poshtë saj. Një prej personave në bord, përfundoi në det ndërsa nuk dihet nëse pati të lënduar. Autoritetet më vonë bënë të ditur se balena u gjet e ngordhur, dhe se ishte e plagosur përpara se të përplasej me varkën.#a2cnn #cnn #whales

2311 views


💾

Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald T...

Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gazë. “Është vlerësimi ynë profesional që Hamasi [v.j. grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] nuk paraqet më kërcënim strategjik për Izraelin”, shkruan në një letër të hapur ish-zyrtarët. “Fillimisht, kjo luftë ishte luftë e drejtë, luftë mbrojtëse, por kur ne arritëm të gjitha synimet ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni luftë e drejtë”, tha Ami Ayalon, ish-drejtori i shërbimit të sigurisë, Shin Bet. Lufta, që po i afrohet muajit të 23-të, “po e çon Izraelin drejt humbjes së sigurisë dhe identitetit të tij”, paralajmëroi Ayalon në një video të publikuar së bashku me letrën më 4 gusht. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN

1496 views


💾

Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo),...

Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), i cili dyshohet se është drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Arrestimi u bë në një hotel zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë i armatosur dhe me 25 mijë euro cash në çantë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN #like

223 views


💾

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan...

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk kishte vizë për të udhëtuar. Familja, që po udhëtonte drejt vendit të origjinës, kishte me vete dy fëmijë. Kur u zbulua se njëri prej tyre nuk plotësonte dokumentacionin e nevojshëm, prindërit vendosën të mos humbisnin pushimet dhe hipën në avion vetëm me fëmijën tjetër, duke lënë të voglin në aeroport. Ata kishin njoftuar që dikush nga familjarët do ta merrte, por nuk kishin garanci se kur do të mbërrinte. Situata u bë virale në rrjetin TikTok, pasi një punonjëse e aeroportit ndau përvojën e saj, e shokuar nga rasti: “Si nënë, jam e tmerruar. Kush lë një fëmijë vetëm në terminal për orë të tëra?”. #a2cnn #pasaport #spanje #turizem #femije #lajme #polici

3337 views


💾

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Kreu ...

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Kreu i demokratëve u shpreh se Dumani është në shërbim të Edi Ramës dhe mbylli të gjitha paditë e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve me pretendimin se nuk ka prova. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN

791 views


💾

❌