Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mirë se vini në Kolonjë, një perlë e natyrës mbështjellë nga hijeshia malore, qetësia alpine dhe kultura e rrënjosur thellë në tabanin e kësaj krahine...

Mirë se vini në Kolonjë, një perlë e natyrës mbështjellë nga hijeshia malore, qetësia alpine dhe kultura e rrënjosur thellë në tabanin e kësaj krahine vendosur në këmbë të Gramozit. E fshehur mes majave të larta dhe luginave mbresëlënëse, zemra e juglindjes ofron më shumë se thjesht një arratisje nga përditshmëria: Ofron frymëmarrje! Nëse po planifikoni një udhëtim të paharruar drejt natyrës së paprekur dhe mikpritjes së vërtetë, atëherë bëni gati çantën e aventurës për të shkuar 1,050 metra mbi nivelin e detit. Për të mbërritur në destinacionet e preferuara, ftesa e arratisjes ju detyron të rrugëtoni mes Ersekës që është qyteti simbol i krahinës, livadheve alpine, pyjeve të dendur, vargmaleve të njëpasnjëshme dhe kurorës së pemëve që ofrojnë një freski që ndjehet në çdo frymëmarrje. Nëse nuk keni parë Pllajën e Kolonjës nuk keni parë asgjë. Ky qilim i gjelbër përreth qytetit, krijon një kontrast mahnitës me majat e thepisura që e rrethojnë, duke e bërë Ersekën një peizazh të gjallë dhe autentik. E gjithë kjo, e bën këtë zonë parajsë të ecjes në shtigjet e pashkelura, të kampingjeve verore, të ngjitjeve malore dhe eksplorimeve natyrore, veçanërisht në Parkun Natyror të Gërmenj-Shelegurit, një ndër ekosistemet më të ruajtura në Shqipëri. VINI RE! VINI RE! Gjatë muajve të verës, Kolonja bëhet një strehë ideale për ata që kërkojnë freski, natyrë të virgjër dhe shije të pastra lokale, që nga mjalti e çajrat e egër, deri te bulmeti bio dhe gatimet tradicionale që ruhen me përkushtim brez pas brezi. Me rrugicat e pastra, shtëpitë karakteristike prej guri dhe një ndjesi të thellë komuniteti, Erseka të fton të ndalosh për pak... të ngadalësosh ritmin... dhe të ndjesh paqen që vetëm kjo zone mund ta ofrojë. #a2cnn #lajmeshqip

3063 views


💾

“Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer.” Flet në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi. Sipa...

“Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer.” Flet në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi. Sipas tij, vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse, siç theksoi, nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar. #cnn #a2cnn #politics

126 views


💾

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, u shpreh në “Off the Record” nga Andrea...

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, u shpreh në “Off the Record” nga Andrea Danglli se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar. Po ashtu, sipas Isufit, edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk është informuar në mënyrë të saktë.#a2cnn #cnn

20.4K views


💾

Mësuesja e kamerierit 18-vjeçar, të dhunuar teksa punonte në lokal të shtunën në mbrëmje, flet ekskluzivisht në “Off the Record” me Andrea Dangllin, k...

Mësuesja e kamerierit 18-vjeçar, të dhunuar teksa punonte në lokal të shtunën në mbrëmje, flet ekskluzivisht në “Off the Record” me Andrea Dangllin, ku shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar në të cilën u përfshi nxënësi i saj. #cnn #a2cnn

342 views


💾

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut falënderoi banorët e Pustecit për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetoj...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut falënderoi banorët e Pustecit për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetojnë në një territor tjetër. Gjatë fjalës së tij në Festivalin Folklorik në bashkinë minoritare, Mickoski u tha banorëve të Pustecit se janë sinonim i besnikërisë dhe dinjitetit. “Sot, kur qëndroj përpara jush, nuk flas vetëm si Kryeministër i Qeverisë, por flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo, lidhja mes njerëzve që e ndjej si timen, pa dallim se ku jetojmë. Edhe kur jemi afër, edhe kur jemi larg, qoftë në atdhe apo jashtë tij, ndjenja, identiteti, përkatësia, të gjitha bëhen një. #a2cnn #news #lajme #maqedoni #pustec

3340 views


💾

❌