Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos...

Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një stuhi shiu dhe ere goditi qytetin, duke rrëzuar pemë, shkaktuar dëme në ndërtesa dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, era arriti deri në 113 km/h duke detyruar autoritetet të vendosnin ndalim të përkohshëm të fluturimeve për rreth një orë. Pas stuhisë, aeroporti raportoi vonesa deri në 30 minuta, ndërsa ekipet kontrollonin dëmet dhe rrjedhjet e mundshme nga çatitë. Shërbimi Kombëtar i Motit në Feniks lëshoi paralajmërime për stuhi pluhuri dhe stuhi të forta elektrike, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve të ndalonin dhe të prisnin pasi të ishin plotësisht të sigurt për të rifilluar lëvizjen. Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi shikueshmëri të reduktuar në autostradat I-10 dhe I-17 si dhe përmbytje në disa rrugë, duke apeluar për kujdes maksimal gjatë qarkullimit. Sipas PoëerOutage.us, më shumë se 60 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike, kryesisht në qarkun Maricopa. Në qytetin Gilbert, 35 kilometra në juglindje të Feniksit, policia raportoi semaforë jashtë funksionit dhe pemë të rrëzuara, duke këshilluar qytetarët të shmangnin udhëtimet e panevojshme. Stuhitë e pluhurit janë tipike për këtë periudhë të vitit në Arizona, por kjo goditje ishte veçanërisht e fortë, pasi tonelata pluhuri krijuan një mur gjigant që shtrihej për kilometra të tërë dhe ngrihej në mijëra metra lartësi. Parashikimet tregojnë se Feniksi do të përballet me temperatura shumë të larta dhe mundësi të tjera stuhish deri të mërkurën, para se moti të qetësohet në pjesën e dytë të javës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

1228 views


💾

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besu...

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. 73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës. Kështu 6 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova do të ketë një Kuvend funksional, duke i hapur rrugën edhe përpjekjeve për formimin e qeverisë së re. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage

1113 views


💾

Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e P...

Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend. A2 CNN mëson se edhe ditën e sotme në selinë e qeverisë vijon të ketë vizita. Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen shoqërohej nga ish-Ministri i Financave Ervin Mete. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2108 views


💾

Policia ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një hotel në Himarë, ku pronari ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëse të tij. Em...

Policia ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një hotel në Himarë, ku pronari ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëse të tij. Emanuel Shkëmbi sipas policisë u ka drejtuar armën një 21-vjeçareje, e cila punonte në hotel së bashku me nënën e saj, ndërsa më herët babai i tij e kishte dhunuar fizikisht të renë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë”, njofton policia. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage

638 views


💾

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut. Zëvendësmin...

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut. Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë. “Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook. Ura që është hapur është për vetura dhe për njerëz dhe është vendosur pranë urës kryesore mbi Ibër që është e bllokuar për qarkullimin e veturave dhe ruhet nga Karabinierët italianë. Gurthemeli i dy urave të reja mbi Ibër u vendos në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

2903 views


💾

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërko...

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërkombëtare. Sipas Reuters një nga kameramanët e saj u vra në sulmin në Spitalin Nasser. Tre të tjerët raportohet se kanë punuar për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC. Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga spitali kryesor në jug të Gazës. Të paktën 23 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës. Disa njerëz u vranë në një sulm fillestar dhe të tjerë në një të dytë, i cili ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, tha Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi. Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm. #a2cnn #lajmeshqip #gaza #sulme #spital #like #share #follow #comment

1926 views


💾

Vietnami ka mbyllur aeroportet, shkollat dhe ka filluar evakuimet masive ndërsa përgatitet për stuhinë më të fuqishme të këtij viti. Tajfuni Kajiki, m...

Vietnami ka mbyllur aeroportet, shkollat dhe ka filluar evakuimet masive ndërsa përgatitet për stuhinë më të fuqishme të këtij viti. Tajfuni Kajiki, me erëra deri në 166 kilometra në orë pritet që të prekë tokën të hënën pasdite, njofton agjencia meteorologjike e vendit aziatik. “Kjo është një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme që lëviz me shpejtësi”, tha qeveria në një deklaratë të dielën në mbrëmje, duke paralajmëruar se Kajiki do të sjellë shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe rrëshqitje toke. Me një vijë të gjatë bregdetare përballë Detit të Kinës Jugore, Vietnami është i prirur ndaj stuhive që shpesh janë vdekjeprurëse dhe shkaktojnë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje dheu. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2519 views


💾

“Ekziston një marrëveshje për pengjet në tryezë, ne duhet ta pranojmë atë”. Këtë e konfirmoi shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Gjener...

“Ekziston një marrëveshje për pengjet në tryezë, ne duhet ta pranojmë atë”. Këtë e konfirmoi shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Gjenerali Eyal Zamir, gjatë një vizite në bazën detare të Haifës, siç raportohet nga The Times of Israel. Ai shtoi më pas se “IDF ka krijuar kushtet për një marrëveshje, tani çështja është në duart e Netanyahut”. Por ky i fundit ka në duar çështje të tjera. “Kushdo që na sulmon, ne do ta sulmojmë. Unë besoj se i gjithë rajoni po mëson forcën dhe vendosmërinë e Izraelit”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, pasi pa sulmet ajrore izraelite kundër rebelëve jemenas. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2738 views


💾

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa...

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës. Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij. Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive. Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin. Zheji do t'i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

1244 views


💾

Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve ...

Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të nxehta të verës. Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot duket thuajse e boshatisur. Rënia e temperaturave, edhe pse jo e ndjeshme, solli një freski të pazakontë për këtë sezon. Qielli i mbuluar me re dhe pikat e shiut i larguan vizitorët e hershëm, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të heshtur përgjatë gjithë Lungomares. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN

1639 views


💾

❌