Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në fro...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike. “Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet Zelensky, shkruan A2. #A2cnn #zelenksy #edirama #war #news #lufte #ukraine #shqiperi #rusi

387 views


💾

"Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke"! Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në shenjë pakënaqësie me punën e Spec...

"Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke"! Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në shenjë pakënaqësie me punën e Speciales, për mungesë transparence dhe pas konfirmimit se kanë pranuar si dëshmi edhe dokumente të autoriteteve serbe. #a2cnn #kosova #protesta #ucke #hashimthaci #specialja

4181 views


💾

Një punonjës në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Hamasit, i cili nuk dëshiron të japë emrin e tij për arsye sigurie, përshkroi rreziqet që lidhen me m...

Një punonjës në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Hamasit, i cili nuk dëshiron të japë emrin e tij për arsye sigurie, përshkroi rreziqet që lidhen me mbledhjen e pagave të tij. "Sa herë që shkoj të marr rrogën, u them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. E di që mund të mos kthehem më", tha ai. "Në disa raste, sulmet izraelite kanë goditur pikat e shpërndarjes së pagave. Unë i mbijetova njërit që kishte në shënjestër një treg të frekuentuar në qytetin e Gazës." Mbetet e paqartë se si Hamasi ka arritur të vazhdojë të financojë pagesat e pagave, duke pasur parasysh shkatërrimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës së tij administrative dhe financiare. #a2cnn #hamas #paga #izrael #palestine #lufte #lajme

2150 views


💾

Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lu...

Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, pritet të fillojë në orën 17:00. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti. Për të lehtësuar pjesëmarrjen, disa komuna kanë siguruar edhe transport falas për qytetarët. Një pjesë e protestuesve tashmë kanë arritur në kryeqytet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të vijnë. #a2cnn #kosova #gjykate #proteste #uck

3063 views


💾

Dyshohet se janë rishfaqur flakët në zonën e fushës së vendgrumbullimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, tym dhe flakë janë...

Dyshohet se janë rishfaqur flakët në zonën e fushës së vendgrumbullimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, tym dhe flakë janë parë pak më parë në vendndodhjen e kësaj fushe, duke ngritur shqetësime për një tjetër zjarr të mundshëm në të njëjtin territor. #a2cnn #zjarr #vlore #flake #tym

4612 views


💾

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka ndodhur në lag...

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e 5-të të Parisit dhe është zbuluar kur e zonja e shtëpisë u kthye nga pushimet dyjavore. Sipas hetimeve paraprake, para se të nisej me pushime, ajo kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare. Kur u rikthye, zbuloi se bizhuteritë e saj më të çmuara ishin zhdukur. Autoritetet dyshojnë për një vjedhje me thyerje banese, duke qenë se bëhet fjalë për sende me vlerë të lartë, shkruan A2 CNN. Rasti po hetohet nga policia e specializuar për krimin e organizuar. Deri tani nuk ka të arrestuar. Policia paralajmëron se periudhat e pushimeve shfrytëzohen shpesh nga grabitësit, pasi mungesa e banorëve ul rrezikun e kapjes në flagrancë. #A2cnn #lajmiifundit #vjedhje #hajdut #pushime

5826 views


💾

Një vizitë e papritur e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në tarracën e një prej objekteve të Shtëpisë së Bardhë ka nxitu...

Një vizitë e papritur e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në tarracën e një prej objekteve të Shtëpisë së Bardhë ka nxitur kureshtjen e shumë gazetarëve se çfarë po bënte ai aty. Lideri amerikan, ndonëse në një largësi të konsiderueshme, iu është përgjigjur atyre me shaka se ishte duke vendosur një armë bërthamore. Trump shoqërohej nga disa anëtarë të stafit, truprojat, dhe sipas disa raportimeve mund të ketë në mendje disa ndryshime strukturore në Shtëpinë e Bardhë.#a2cnn #cnn #whitehouse #donaldtrump

4966 views


💾

Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni e që do të pasohej nga një tjetër më 9 gu...

Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni e që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba “Little Boy” u hodh nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi. Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN

1574 views


💾

❌