Ndryshime te puna në shtet #a2cnn #lajmeshqip
11.9K views
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen të vështirë. A2 CNN mëson se për këtë arsye, është kërkuar edhe ndihma nga ajri për të shmangur përhapjen e flakëve. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të mos shkaktuar vatra të reja. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
10K views
Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në Dubai, por që zgjati shumë pak. Diamanti rozë, i njohur për qartësinë, simetrinë dhe shkëlqimin e tij unik, u vodh nga një dyqan bizhuterish nga një bandë që hiqeshin si ndërmjetës për një blerës të supozuar. Sipas CNN, banda e kishte studiuar operacionin për më shumë se një vit. Ata gjurmuan rrugën e gurit të çmuar nga Evropa dhe hartuan një plan të detajuar. Për t'u dukur bindës, anëtarët e saj morën me qira makina luksoze, organizuan takime në hotele prestigjioze dhe madje punësuan një ekspert gurësh të çmuar për të certifikuar vërtetësinë e diamantit. Momenti vendimtar erdhi kur autorët e krimit arritën ta bindnin tregtarin që ta transportonte diamantin në një vilë, gjoja për t'ia paraqitur blerësit. Sapo u shfaq guri i çmuar, banda e rrëmbeu atë dhe iku me vrap. Megjithatë, autoritetet vepruan shpejt. Brenda pak orësh, ata arritën të identifikonin tre të dyshuar, t'i gjurmonin dhe t'i arrestonin, përpara se diamanti të transportohej jashtë Dubait. Objekti i vlefshëm iu kthye pronarit të tij, i cili nuk e fshehu habinë e tij nga shpejtësia e veprimeve të policisë. "Për habinë time të madhe, të nesërmen në mëngjes ata më njoftuan se të dyshuarit ishin arrestuar tashmë dhe diamanti ishte gjetur", tha argjendari. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
6859 views
Një moment i pazakontë ndodhi në një sallë gjyqi në Fulton County të shtetit të Xhorxhias në SHBA, kur gjykatësi gabimisht shpalli fajtor një të pandehur që në fakt ishte shpallur i pafajshëm nga juria. Në bankën e të akuzuarve ishte Alton Oliver, i cili po gjykohej për vrasjen e një oficeri policie në vitin 2022. Ai përballej me gjashtë akuza, përfshirë tre për vrasje, raportoi televizioni lokal WXIA Atlanta, përcjell A2 CNN. Pamjet nga salla e gjyqit tregojnë momentin kur gjykatësi lexon gabimisht vendimin e jurisë, duke thënë: “Ne, juria, e shpallim të pandehurin fajtor për të gjitha gjashtë akuzat”. Oliver dhe ekipi i tij ligjor qëndruan në heshtje, por në sallë filluan reagime të menjëhershme dhe pyetje nga të pranishmit, të cilët vunë në dukje se gjykatësi kishte bërë një lapsus. Pasi kontrolloi sërish dokumentin e jurisë, gjykatësi e kuptoi gabimin dhe pyeti: “A nuk thashë ‘i pafajshëm’?”. Në atë moment, disa persona në sallë iu përgjigjën: “Jo”. Më pas ai kërkoi falje dhe e lexoi saktë vendimin, këtë herë duke shpallur Oliverin të pafajshëm për të gjitha akuzat. Reagimi në sallë ishte i menjëhershëm, me duartrokitje dhe të qeshura nga publiku. Pas shpalljes së pafajësisë, Oliver u përqafua me avokatët e tij mbrojtës, siç tregojnë pamjet filmike. Më herët gjatë javës, ai kishte dëshmuar në gjykatë se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi efektivi James Thomas, viktima e ngjarjes, kalonte shpesh pranë tij me makinë dhe e ngacmonte seksualisht. Ky vendim mbylli një proces të ndjekur nga afër nga publiku në Fulton County, i cili u bë edhe më i paharrueshëm për shkak të lapsusit të gjykatësit gjatë shpalljes së verdiktit. #a2cnn #lajmeshqip
15.1K views
Kisha historike e Kirunës në Suedi, ka nisur udhëtimin e saj të ngadaltë drejt shtëpisë së saj të re. Zgjerimi i minierës nëntokësore dhe shmangia e fundosjes së tokës ishte arsyeja e zhvendosjes së saj. Kisha 113 vjeçare e cila peshonte rreth 600 ton, u ngrit nga themelet dhe u ngarkuan mbi një rimorkio të ndërtuar posaçërisht për këtë operacion. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment
5126 views
Një aksident automobilistik me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, raporton A2 CNN. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere femër. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #Like #share #follow #comment
12.1K views
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur në tryezën e bisedimeve me Voldoymyr Zelenskyy dhe krerët e disa vendeve të BE, se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Evropën në ofrimin e sigurisë për Ukrainën si pjesë e çdo marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Por ai gjithashtu u sugjeroi gazetarëve se nuk besonte më se arritja e një armëpushimi ishte një parakusht i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, duke mbështetur një qëndrim të vendosur nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe të kundërshtuar nga Zelenskiy dhe shumica e udhëheqësve evropianë. Këtë herë, Trump dhe Zelenskiy përdorën një ton shumë më miqësor, pavarësisht lëvizjes së presidentit amerikan drejt Rusisë në ditët e fundit pas samitit të tij në Alaska me Putinin. "Kur bëhet fjalë për sigurinë, do të ketë shumë ndihmë", u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se vendet evropiane do të përfshihen. "Ata janë një vijë e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t'i ndihmojmë." #a2cnn #Trump #SHBA #BE #Ukraina #Armëpushim #Lufta #PolitikaBotërore #Diplomaci #Lajme
2998 views
Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, për të telefonuar Presidentin rus Vladimir Putinin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi do të vijojë me liderët e BE-së, Presidentin ukrainasi Volodymyr Zelensky dhe kreun e NATO-s, pasi të përfundojë telefonata me shefin e Kremlinit. Trump më herët nga Zyra Ovale, gjatë daljes para mediave përkrah Zelenskit tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit europianë në Uashington, por duket se vendimi ka ndryshuar. #a2cnn #Trump #putin #War #Zelensky
1701 views
Fotoja që po qarkullon online, ku shfaqen udhëheqësit e Evropës si “nxënës që presin të thirren nga drejtori në zyrë” në këtë rast Donald Trump, përpara takimit për paqen Ukrainë-Rusi në Washington, nuk është reale. Ajo është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (AI). Shpesh herë imazhe dezinformuese të krijuara me AI, qarkullojnë në rrjetet sociale për të ironizuar ose manipuluar perceptimin e publikut mbi figura të ndryshme, duke e bërë të vështirë dallimin nga realiteti. #A2cnn #artificialintelligence #war #europe #trump
5317 views
Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe presidenti Donald Trump. “Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America's Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt. “Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump. “Dhe ju jeni në të njëjtin kostum”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo. Veshja e Zelensky-t u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelensky nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake. Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke u tallur se ishte “veshur tërësisht”. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #shba #trump #zelensky #whitehouse
9066 views
Ka nisur në Shtëpinë e Bardhë takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy. Të dy udhëheqësit janë ulur përsëri gjashtë muaj pas përplasjes mes tyre në Zyrën Ovale. Presidenti amerikan e priti Zelensky-n në portën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, pak pasi aty kishin hyrë udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s. Trump e mirëpriti Zelenskyn ndërsa ai doli nga makina, duke i shtrënguar dorën, dhe dyshja duket se shkëmbyen disa fjalë. Zelensky më pas është ulur me Donald Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale. Më pas ata u përballën me median, duke buzëqeshur, por nuk pranuan asnjë pyetje. Trump e vuri krahun rreth Zelenskyy në një moment para se të hynin brenda. Zelenskyy do të shpresojë të fitojë mbështetjen e udhëheqësit amerikan, pasi Trump u ul me Vladimir Putin të premten. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #shba #trump #zelensky #like #share
4584 views