Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Autoritetet federale në SHBA njoftuan të enjten se shqetësimet po rriten në vend për sasitë e karkalecave të ngrira që mund të jenë ekspozuar ndaj kon...

Autoritetet federale në SHBA njoftuan të enjten se shqetësimet po rriten në vend për sasitë e karkalecave të ngrira që mund të jenë ekspozuar ndaj kontaminimit radioaktiv. Southwind Foods me seli në Kaliforni po tërheq nga tregu karkalecat e ngrira të shitura nën markat Sand Bar, Arctic Shores, Best Yet, Great American dhe First Street. Produktet e paketuara u shpërndanë në dyqane dhe shitës me shumicë midis 17 korrikut dhe 8 gushtit në nëntë shtete: Alabama, Arizona, Kaliforni, Massachusetts, Minesota, Pensilvani, Utah, Virxhinia dhe Uashington. Autoritetet thonë se produktet mund të jenë kontaminuar me cezium-137, një izotop radioaktiv i prodhuar si nënprodukt i reaksioneve bërthamore. Më herët këtë javë, dyqanet Walmart tërhoqën gjithashtu pako me karkaleca të ngrira të papërpunuara Great Value në 13 shtete për shkak të shqetësimeve rreth kontaminimit të mundshëm radioaktiv. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi një alarm sigurie pasi inspektorët federalë gjetën cezium-137 në kontejnerë që mbërritën në katër porte amerikane dhe në një mostër të karkalecave të ngrira të importuara nga kompania indoneziane BMS Foods. FDA po këshillon konsumatorët të mos konsumojnë produktet e tërhequra. Ceziumi-137 zbulohet përgjithësisht në mjedis - në ushqim, tokë dhe ajër - por rreziku kryesor për shëndetin lind nga ekspozimi afatgjatë dhe i përsëritur në doza të ulëta, të cilat mund të rrisin gjasat e zhvillimit të kancerit. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

4152 views


💾

Dhjetëra fëmijë morën pjesë këtë javë në një aventurë të pazakontë pranë lumit Don në Rusinë jugore. Por nuk ishte një kamp pushimi si të tjerët, shkr...

Dhjetëra fëmijë morën pjesë këtë javë në një aventurë të pazakontë pranë lumit Don në Rusinë jugore. Por nuk ishte një kamp pushimi si të tjerët, shkruan A2 CNN. Nën drejtimin e instruktorëve ushtarakë, 83 fëmijë të moshës 8 deri në 17 vjeç zhvilluan një seancë stërvitore në breg të lumit, duke vrapuar dhe zvarritur në rërë e përmes ujërave të cekëta, ndërsa ushtarët u jepnin kurajë me thirrje motivuese. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #rusi #Like #share #follow #comment

3254 views


💾

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në një postim prekës nga...

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në një postim prekës nga një spital në Francë, ku tha se nodhej pas një operacioni në shpinë, Van Damme, ngushëlloi familjen e mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel. Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës. “Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video. Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si "Noel". Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira. Konflikti nisi mes tij dhe qiramarrësit, i cili jetonte në katin e tretë dhe që më herët atë ditë ishte dëbuar nga apartamenti. Qiramarrësi e kishte kërcënuar se do të kthehej atë mbrëmje pas grindjes. Rreth orës 20:30 u dëgjuan katër të shtëna në kafene. Noeli u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, shkruan A2 CNN. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal. Miq dhe banorë të zonës e përshkruajnë viktimën si një njeri të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Shumë prej tyre shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen në rrjetet sociale. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

39.3K views


💾

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet...

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili. Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #a2cnn #A2CNN #tiktok #politic

1197 views


💾

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë. Nga hetimet paraprak...

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #a2cnn #A2CNN #tiktok

553 views


💾

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me s...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende. Bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente për të shmangur një situatë më të rënduar. #a2cnn #zjarr #dukat #vlore #lajme #shqiperi

24.3K views


💾

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video ku vijon puna për lirimin e hapësirave publike "🔴 Nuk është aksion, po faza e parë e një transfo...

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video ku vijon puna për lirimin e hapësirave publike "🔴 Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin🖐️" #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

19K views


💾

Në vitin 1914, vetëm dy vjet pas nisjes fatale të Titanikut, nga kantieri detar i Newport News në Virxhinia doli në det një anije e re me avull: SS Me...

Në vitin 1914, vetëm dy vjet pas nisjes fatale të Titanikut, nga kantieri detar i Newport News në Virxhinia doli në det një anije e re me avull: SS Medina. Fillimisht e ndërtuar për transport mallrash, kryesisht qepë dhe produkte të tjera bujqësore, ajo do të kishte një jetë të gjatë dhe të larmishme, duke ndërruar emra, pronarë dhe funksione gjatë më shumë se një shekulli, shkruan A2 CNN. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Medina u përdor nga ushtria amerikane, para se të shndërrohej në anije pasagjerësh me emrin SS Roma. Më vonë u modernizua me motorë me naftë dhe u kthye në një anije turistike nën emrin MS Franca C. Në vitin 1977, një organizatë e krishterë e bleu dhe e quajti MV Doulos, duke e përdorur si anije misionare dhe bibliotekë lundruese që vizitoi mbi 100 vende dhe përshkroi 360 mijë milje detare. Madje në vitin 1991 ajo u sulmua me granata nga separatistë në Filipine, ku humbën jetën dy misionarë. Por në vitin 2010, pas dekadash shërbimi, anija e vjetër nuk plotësonte më standardet e sigurisë dhe rrezikonte të përfundonte në skrap. Këtu hyn në lojë biznesmeni nga Singapori, Eric Saw. Ai bleu anijen për 900 mijë euro, me idenë për ta kthyer në një hotel dhe për të mbështetur kauza bamirësie. Me një investim prej rreth 18 milionë dollarësh dhe pas 15 vitesh punë të mundimshme, projekti u realizua në ishullin Bintan të Indonezisë. Anija, tashmë e quajtur Doulos Phos (“Shërbëtori i Dritës” në greqisht) u tërhoq në tokë mbi një platformë betoni të ndërtuar posaçërisht dhe u shndërrua në një hotel luksoz me rreth 100 dhoma. Shumë elementë origjinalë, si dhomat e ekuipazhit, boshti i helikës dhe varkat e shpëtimit, u ruajtën për të mbajtur gjallë historinë e saj. Hoteli u hap fillimisht në vitin 2019, por pandemia e mbylli deri në vitin 2023. Sot ai pret turistë nga e gjithë bota, duke ofruar jo vetëm akomodim, por edhe një udhëtim në kohë. Të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi, ndërsa Saw e konsideron projektin një “thirrje nga Zoti”, jo një biznes fitimprurës. “Doulos Phos” është dëshmi e gjallë e mënyrës si një “zonjë e vjetër e deteve” mund të marrë jetë të re, duke ruajtur trashëgiminë dhe duke shërbyer për qëllime më të larta, më shumë se një shekull pas ndërtimit të saj. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

5475 views


💾

Zhdukja nisi me një mesazh dërguar pikërisht të dashurës, se “po e arrestonte policia”. Brenda 24 orëve Daniel Shima thotë se ishte zënë me të dashurë...

Zhdukja nisi me një mesazh dërguar pikërisht të dashurës, se “po e arrestonte policia”. Brenda 24 orëve Daniel Shima thotë se ishte zënë me të dashurën dhe kishte marrë arratinë në plazhet e qeta të jugut. Rikthimi pas mesnate i ish zv.drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t i dha fund kësaj aventure, por jo dyshimeve për gjithçka ndodhi. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

42.5K views


💾

Një nga misteret më të mëdha që rrethojnë Stonehenge është mënyra se si gurët e mëdhenj u transportuan atje. Disa prej tyre vijnë nga Uellsi, ndërsa n...

Një nga misteret më të mëdha që rrethojnë Stonehenge është mënyra se si gurët e mëdhenj u transportuan atje. Disa prej tyre vijnë nga Uellsi, ndërsa një gur madje është gjurmuar deri në Skoci. Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se gurët u lëvizën nga njerëzit, jo nga akullnajat, por nuk ishte e qartë se si gurët që peshojnë mbi tre ton, u transportuan qindra kilometra larg. Tani, një zbulim i ri mund të hedhë dritë mbi një nga sekretet më të ruajtura të monumentit. Në vitin 1924, arkeologët gjetën një nofull lope pranë hyrjes së jugut të Stonehenge, e cila datonte rreth 5,000 vjet më parë. Analiza izotopike ka treguar se lopa mund të ketë origjinën në Uells, duke sugjeruar që lopët mund të jenë përdorur për të transportuar gurët e mëdhenj, shkruan A2 CNN. Shkencëtarët, përfshirë ata nga Universiteti i Cardiffit dhe University College London, analizuan dhëmbin e tretë të lopës, duke matur izotopet e karbonit, oksigjenit, stronciumit dhe plumbit. Rezultatet treguan se lopa vinte nga një zonë me gurë paleozoikë, të ngjashëm me gurët e Uellsit, përpara se të vinte në Stonehenge. Ky zbulim jep detaje të shumta mbi jetën e lopës dhe sugjeron përdorimin e kafshëve për transportin e gurëve, duke i dhënë një dimension të ri historisë së Stonehenge. Gurët e mëdhenj sarsen u transportuan nga West Woods, Wiltshire, rreth 32 km larg, ndërsa “Altar Stone” u soll nga Skocia, rreth 750 km larg. Studiuesit theksojnë se Stonehenge është i veçantë për shkak se është ndërtuar tërësisht me gurë të sjellë nga larg, ndoshta për qëllime politike dhe fetare, duke simbolizuar lidhjen e përjetshme me të kaluarën dhe kozmosin. Megjithatë, misteri se si dhe pse u ndërtua ende nuk është zgjidhur plotësisht. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

5177 views


💾

❌