Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili. Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #a2cnn #A2CNN #tiktok #politic
Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. #lajmeshqip #ndiqa2cnn #a2cnn #A2CNN #tiktok
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende. Bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente për të shmangur një situatë më të rënduar. #a2cnn #zjarr #dukat #vlore #lajme #shqiperi
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video ku vijon puna për lirimin e hapësirave publike "🔴 Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin🖐️" #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
Në vitin 1914, vetëm dy vjet pas nisjes fatale të Titanikut, nga kantieri detar i Newport News në Virxhinia doli në det një anije e re me avull: SS Medina. Fillimisht e ndërtuar për transport mallrash, kryesisht qepë dhe produkte të tjera bujqësore, ajo do të kishte një jetë të gjatë dhe të larmishme, duke ndërruar emra, pronarë dhe funksione gjatë më shumë se një shekulli, shkruan A2 CNN. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Medina u përdor nga ushtria amerikane, para se të shndërrohej në anije pasagjerësh me emrin SS Roma. Më vonë u modernizua me motorë me naftë dhe u kthye në një anije turistike nën emrin MS Franca C. Në vitin 1977, një organizatë e krishterë e bleu dhe e quajti MV Doulos, duke e përdorur si anije misionare dhe bibliotekë lundruese që vizitoi mbi 100 vende dhe përshkroi 360 mijë milje detare. Madje në vitin 1991 ajo u sulmua me granata nga separatistë në Filipine, ku humbën jetën dy misionarë. Por në vitin 2010, pas dekadash shërbimi, anija e vjetër nuk plotësonte më standardet e sigurisë dhe rrezikonte të përfundonte në skrap. Këtu hyn në lojë biznesmeni nga Singapori, Eric Saw. Ai bleu anijen për 900 mijë euro, me idenë për ta kthyer në një hotel dhe për të mbështetur kauza bamirësie. Me një investim prej rreth 18 milionë dollarësh dhe pas 15 vitesh punë të mundimshme, projekti u realizua në ishullin Bintan të Indonezisë. Anija, tashmë e quajtur Doulos Phos (“Shërbëtori i Dritës” në greqisht) u tërhoq në tokë mbi një platformë betoni të ndërtuar posaçërisht dhe u shndërrua në një hotel luksoz me rreth 100 dhoma. Shumë elementë origjinalë, si dhomat e ekuipazhit, boshti i helikës dhe varkat e shpëtimit, u ruajtën për të mbajtur gjallë historinë e saj. Hoteli u hap fillimisht në vitin 2019, por pandemia e mbylli deri në vitin 2023. Sot ai pret turistë nga e gjithë bota, duke ofruar jo vetëm akomodim, por edhe një udhëtim në kohë. Të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi, ndërsa Saw e konsideron projektin një “thirrje nga Zoti”, jo një biznes fitimprurës. “Doulos Phos” është dëshmi e gjallë e mënyrës si një “zonjë e vjetër e deteve” mund të marrë jetë të re, duke ruajtur trashëgiminë dhe duke shërbyer për qëllime më të larta, më shumë se një shekull pas ndërtimit të saj. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
Zhdukja nisi me një mesazh dërguar pikërisht të dashurës, se “po e arrestonte policia”. Brenda 24 orëve Daniel Shima thotë se ishte zënë me të dashurën dhe kishte marrë arratinë në plazhet e qeta të jugut. Rikthimi pas mesnate i ish zv.drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t i dha fund kësaj aventure, por jo dyshimeve për gjithçka ndodhi. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
Një nga misteret më të mëdha që rrethojnë Stonehenge është mënyra se si gurët e mëdhenj u transportuan atje. Disa prej tyre vijnë nga Uellsi, ndërsa një gur madje është gjurmuar deri në Skoci. Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se gurët u lëvizën nga njerëzit, jo nga akullnajat, por nuk ishte e qartë se si gurët që peshojnë mbi tre ton, u transportuan qindra kilometra larg. Tani, një zbulim i ri mund të hedhë dritë mbi një nga sekretet më të ruajtura të monumentit. Në vitin 1924, arkeologët gjetën një nofull lope pranë hyrjes së jugut të Stonehenge, e cila datonte rreth 5,000 vjet më parë. Analiza izotopike ka treguar se lopa mund të ketë origjinën në Uells, duke sugjeruar që lopët mund të jenë përdorur për të transportuar gurët e mëdhenj, shkruan A2 CNN. Shkencëtarët, përfshirë ata nga Universiteti i Cardiffit dhe University College London, analizuan dhëmbin e tretë të lopës, duke matur izotopet e karbonit, oksigjenit, stronciumit dhe plumbit. Rezultatet treguan se lopa vinte nga një zonë me gurë paleozoikë, të ngjashëm me gurët e Uellsit, përpara se të vinte në Stonehenge. Ky zbulim jep detaje të shumta mbi jetën e lopës dhe sugjeron përdorimin e kafshëve për transportin e gurëve, duke i dhënë një dimension të ri historisë së Stonehenge. Gurët e mëdhenj sarsen u transportuan nga West Woods, Wiltshire, rreth 32 km larg, ndërsa “Altar Stone” u soll nga Skocia, rreth 750 km larg. Studiuesit theksojnë se Stonehenge është i veçantë për shkak se është ndërtuar tërësisht me gurë të sjellë nga larg, ndoshta për qëllime politike dhe fetare, duke simbolizuar lidhjen e përjetshme me të kaluarën dhe kozmosin. Megjithatë, misteri se si dhe pse u ndërtua ende nuk është zgjidhur plotësisht. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment
Disa taksistë në Tiranë kanë rënë në grackën e një 29-vjeçari, që ju merrte shuma parash dhe shërbim taksi të pa paguar, duke ju lënë si garanci qese me mbeturina. Emrah Sh. u fajësua nga Gjykata e Tiranës për “mashtrim” dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, pasi u kallëzua nga dy taksistë. Pas arrestimit, ai pohoi se kishte mashtruar me të njëjtën skemë edhe disa të tjerë. #a2cnn #lajmeshqip
Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #vlore #like #share
Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”, presidenti Donald Trump teksa po fliste për marrëveshjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e ngatërroi këtë të fundit me Shqipërinë #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #azerbajxhan #armenia #trump #like #share #follow #comment
Ministri i financave, Bezalel Smotriç, miratoi përfundimisht projektin shumë të kundërshtuar për vendbanimin “E1” në Bregun Perëndimor. “Aprovimi i këtij megaplani izraelit përfaqëson një hap domethënës që anulon praktikisht iluzionet për dy shtete dhe konsolidon marrjen nën kontroll të zemrës së tokës së Izraelit nga populli hebre”, është shprehu ministri, sipas asaj që raportojnë mediat në Tel Aviv. Smotriç shton se “Shteti Palestinez është fshirë nga tryeza e negociatave dhe sipas tij, ky është një fakt tashmë. “Çdo vendbanim, çdo lagje, apo njësi banimi është një gozhdë në arkivolin e kësaj ideje të rrezikshme”, nënvizoi më tej ministri izraelit. Sipas ekspertëve, miratimi për ndërtimin e këtij vendbanimi do të sillte ndarjen në dysh të Bregut Perëndimor, ndërsa Organizatat për të Drejtat e Njeriut e konsiderojnë një plan që shkatërron të ardhmen e një shteti të Palestinës. Diskutimet për këtë projekt kanë vazhduar për mbi 20 vite dhe lidhet me një zonë në lindje të Jerusalemit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vazhdimisht Izraelin për këtë ide dhe kanë mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Nëse procesi vazhdon me këto rimte, punimet në infrastrukturë mund të nisin në muajt e ardhshëm, kurse ndërtimi fillon për rreth një vit. Plani parashikon rreth 3500 apartamente për të zgjeruar vendbanimin Maale Adumim. Smotriç prezantoi miratimin e këtij projekti si një kundërpërgjigje ndaj disa vendeve të perëndimit që njoftuan se do të njohin shtetin e Palestinës. #a2cnn #Lajmeshqip
Diplomati më i lartë i Rusisë thotë se Moska është shumë e vetëdijshme për përpjekjet "e ngathta" të Bashkimit Evropian për të ndryshuar qëndrimin e Donald Trump ndaj Ukrainës. Sipas mediave të huaja, Sergei Lavrov tha gjithashtu se Rusia është në favor të garancive të besueshme të sigurisë për Ukrainën, por shpreson që SHBA-të ta kuptojnë se diskutimi i çështjeve të sigurisë pa Rusinë është një "rrugë për askund". "Jam i sigurt se në Perëndim dhe mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shumë mirë se diskutimi serioz i çështjeve të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, është një rrugë që nuk të çon askund", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN. Sipas Lavrov, SHBA-të kanë një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të "shkaqeve rrënjësore" të krizës së Ukrainës. #a2cnn #lajmeshqip