Në edicionin e pestë të 'Sunny Hill Festival', një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Dua Lipa surprizoi publikun duke ftuar në skenë babain e saj, Dukagjin Lipa, për të kënduar bashkë në shqip. Teksa performonte përballë mijëra fansave në Prishtinë, Dua ndali muzikën dhe u kthye drejt publikut: 'Sonte dua ta ftoj në skenë një person që më ka inspiruar gjithë jetën. Ai është babai im, Dukagjin Lipa!' – u shpreh ajo mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve. Të dy bashkuan zërat në një interpretim plot emocione të këngës legjendare 'Era' nga grupi Gjurmët. Momenti u prit me ovacione, ndërsa turma këndonte në kor, duke krijuar një atmosferë unike dhe të paharrueshme. Ishte një nga rastet e rralla ku Dua Lipa interpreton në shqip në një skenë të madhe, dhe fakti që kjo ndodhi në Prishtinë, vendin e saj të origjinës, e bëri performancën edhe më domethënëse. Përveç spektaklit muzikor, ky duet baba-bijë theksoi edhe një herë lidhjen e ngushtë të Duas me rrënjët, kulturën dhe familjen e saj, duke u kthyer në një nga kulmet emocionale të festivalit. ... #SyriTv #SyriNet #DuaLipa #DukagjinLipa #Era #Duet #SunnyHillFestival
503 views