Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vijon dhuna e shtetit ndaj News24, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në ve...

Vijon dhuna e shtetit ndaj News24, ku persona civilë ngarkojnë në kamionë privatë ç’të munden nga ambientet e televizionit informativ më të madh në vend. Po grabiten kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve, po çmontohen studiot televizive, tavolina dhe gjëra që janë vënë ndër vite të tëra. Nga salla e mbledhjeve janë rrëmbyer tavolina dhe karrike. Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal. ... #SyriTv #SyriNet #News24

951 views


💾

Situata në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende e rënduar për shkak të zjarreve që kanë rënë atje. Flakët kanë pushtuar rrethinat, ndërsa ndërhyrja e shë...

Situata në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende e rënduar për shkak të zjarreve që kanë rënë atje. Flakët kanë pushtuar rrethinat, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse të Finiqit ka bërë të mundur deri më tani që zjarri të mos depërtojë në brendësi të Parkut. Dy helikopterë janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, por era e fortë pengon në shuarjen e flakëve. Si pasojë e situatës së rënduar nga zjarret, shumë turistë janë detyruar të braktisin pikën turistike, pasi u rrezikohet jeta. Zjarri i rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë dëmet e para në ekonomi dhe mjedis. Një rritës bletësh, i shqetësuar për situatën, ka raportuar se deri tani i janë djegur 40 koshere, ndërsa shpreh frikën se flakët mund të përfshijnë edhe pjesën tjetër të zonës ku ndodhen rreth 100 koshere të tjera. ... #SyriTv #SyriNet #SyriKalter #Zjarr

2015 views


💾

Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djeg...

Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djegur plotësisht, përfshirë këtu edhe varrezat e zonës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës së fortë që ka fryrë në zonë. Situata e zjarreve në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, shteti është inekzistent duke shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme ekonomike dhe mjedisore. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Varreza #Vilebashtove

56.6K views


💾

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dh...

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dhimbje tragjedinë e 10 gushtit 1998, kur poetin e mësuesin e shquar e arrestuan dhe më pas e ekzekutuan në mënyrë brutale, duke e varur në një vend publik. Në fjalën e saj, bashkëshortja denoncoi se urdhrin për ekzekutimin e Havzi Nelës e dha babai i Edi Ramës, fakt ky që tregon thellësinë e padrejtësisë dhe dhunës së regjimit të atëhershëm. Ajo theksoi se edhe pas 37 vitesh, drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë akt kriminal, ndërkohë që në pushtet vazhdojnë të jenë njerëz të lidhur me ish-regjimin komunist. Bashkëshortja kujtoi me krenari dinjitetin me të cilin Havzi Nela e dha jetën për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë, duke vendosur interesin e kombit mbi atë personal. ... #SyriTv #SyriNet #LavdieNela #HavziNela #Kukes

8645 views


💾

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Tragjasit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar përhapjen drejt ...

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Tragjasit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 17 efektivë zjarrfikës dhe 3 punonjës nga Drejtoria Pyjore, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrienit të thyer dhe të paarritshëm me mjete, çka po kërkon angazhim të shtuar fizik dhe bashkërendim mes forcave në terren.Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej. ... #SyriTv #SyriNet #Tragjas #Zjarr

3273 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi të tjera abuzime me buxhetin e shtetit që qeveria Rama dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi të tjera abuzime me buxhetin e shtetit që qeveria Rama dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët përdorën për të blerë zgjedhjet e 11 majit. Lideri i opozitës publikoi dokumentet që vërtetojnë se gjysmë miliard euro prokurime dhe tendera u dhanë gjatë periudhës elektorale, në shkelje të Kodit Zgjedhor. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

1161 views


💾

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal elektoral të Edi Ramës, duke e akuzuar atë për përdorimin e pagesave për personat me aftësi ...

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal elektoral të Edi Ramës, duke e akuzuar atë për përdorimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre si një mjet për të blerë vota gjatë fushatës elektorale. Sipas Berishës, Rama ka shpërndarë 40 euro për rreth 200 mijë persona, duke shfrytëzuar një vendim të marrë në dhjetor, por të zbatuar pikërisht në periudhën e fushatës, në një moment kur kjo mund të konsiderohej një shkelje e qartë e ligjit. Berisha thekson se ky është një shembull tjetër i cinizmit ekstrem dhe pashpirtësisë së qeverisë aktuale, e cila përkundër kushteve të vështira ekonomike për shumicën e shqiptarëve, ka ndjekur praktika që përqendrohen në manipulimin e votës, në vend që të investohet në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe pensioneve. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

3308 views


💾

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë mjedisorë protestuan mëngjesin e kësaj të mërkure (6 Gusht) në qytetin e Vlorës kundër dy TEC-eve lundruese të ankorua...

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë mjedisorë protestuan mëngjesin e kësaj të mërkure (6 Gusht) në qytetin e Vlorës kundër dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit. Protestuesit marshuan me pankarta dhe mesazhe kundërshtuese, duke ngritur alarmin për ndikimin e këtyre njësive në mjedis dhe ekonomi. Sipas protestuesve, TEC-et ndotin detin dhe ajrin e qytetit bregdetar, ndërkohë që kostot e mbajtjes së tyre janë tejet të larta për buxhetin e shtetit. Ata kërkuan nga qeveria anulimin e kontratave për TEC-et. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Proteste #TEC

2398 views


💾

❌