Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kolegu i kamarierit që u dhunua në Vlorë nga shefi i policisë Të Dibrës, në një rrëfim të ngjarjes theksoi se sherri nisi për arsye të një porosie që ...

Kolegu i kamarierit që u dhunua në Vlorë nga shefi i policisë Të Dibrës, në një rrëfim të ngjarjes theksoi se sherri nisi për arsye të një porosie që i ishte çuar gabim këtij klienti. Kolegu shtoi se dhunuesit deshin që ta qëllonin dhe atë. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Dhune

103.4K views


💾

Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drej...

Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen edhe banesat. Sipas burimeve për SYRI-n, një lagje e fshatit, në rreth 20 shtëpi, banorët janë larguar nga banesat. Ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri. Situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat në atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të sherbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah. ... #SyriTv #SyriNet #Delvine #Zjarr

3431 views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga nj...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale. I riu ka treguar për SYRI TV momentet e dhunës, që nisën pas një incidenti banal me një porosi uji. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Dhune

188.8K views


💾

Dy vatra vijojnë të jenë aktive në Bashkinë Konispol. Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në vendin e quajtur Pllakoti dhe tjetra në vendin e quaj...

Dy vatra vijojnë të jenë aktive në Bashkinë Konispol. Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në vendin e quajtur Pllakoti dhe tjetra në vendin e quajtur Kokotraf në Markat. Sipas të dhënave nga terreni, si pasojë e flakëve po digjen pemë frutore dhe ullinj. Në vendngjarje për të shuar zjarret, ndodhen banorë dhe shërbimi zjarrfikës i Konispolit. Për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e flakëve bëhet më mjete manual dhe me pompa uji në krah. Gjithashtu kur mendohej që zjarri u shua në fshatrat e njësisë administrative Vergo rreth gjysmë orë më parë një vatër zjarri është rindezur lart në mal me tendencë drejt Kalasës. Ky zjarr dyshohet të jetë vazhdim i zjarrit nga Sasaj. ... #SyriTv #SyriNet #Konispol #Zjarr

2445 views


💾

Situata me zjarret ka dalë jashtë kontrollit në Borsh, aty ku vatrat janë aktive prej ditës së premte. Mirëpo, mëngjesin e së dielës, flakët të favor...

Situata me zjarret ka dalë jashtë kontrollit në Borsh, aty ku vatrat janë aktive prej ditës së premte. Mirëpo, mëngjesin e së dielës, flakët të favorizuara edhe nga era, iu janë afruar shtëpive të fshatit turistik, aty ku janë akomoduar edhe turistë të shumtë. Në video duke forcat zjarrfikëse, të cilët mundohen të shuajnë flakët vetëm me një zorrë uji. Gjë që duket se është e pamjaftueshme për t’i bërë ballë një situate të tillë. Zjarret që kanë pushtuar ditët e fundit vendin, kryesisht zonat malore, kanë nxjerrë në pah mungesën e infrastrukturës tek institucionet për të shuar flakët. Të papërgatitur për këtë situatë, janë detyruar që në terren të dalin e ‘të luftojnë’ me atë çfarë u është gjendur, tek-tuk ndonjë makinë zjarrfikëse dhe helikopteri që del vetëm kur zjarri nis e kërcënon zonat e banuara. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #Borsh #Zjarr #Flake #Zjarrfikes

837 views


💾

Vatra e zjarrit të Delvinës janë përhapur me shpejtësi drejt malit të Borshit e në orët e vona të pasdites, videot e mbërritura në redaksinë e Syri Tv...

Vatra e zjarrit të Delvinës janë përhapur me shpejtësi drejt malit të Borshit e në orët e vona të pasdites, videot e mbërritura në redaksinë e Syri Tv tregojnë se situata ka precipituar me shpejtësi. 'Flakët janë përhapur gjithandej dhe janë shtuar vatrat e zjarrit shumë dukshëm brenda vetëm një ore. Me sy të lirë duken që janë shumë afër rrugës kryesore’ informon një pushuese që vuri në dispocizion të redaksisë videot. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu informoi se zjarri në fshatin Markat në Konispol është vendosur nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore. ... #SyriTv #SyriNet #Borsh #Zjarr

2070 views


💾

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme (26 korrik) një masiv pyjor me pisha në Qafën e Buallit. Zjarri i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapu...

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme (26 korrik) një masiv pyjor me pisha në Qafën e Buallit. Zjarri i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë djegur disa hektarë me pisha dhe ka përshkuar disa hektarë me bimësi barishte e shkurre. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat zjarrfikëse, por edhe pse ka qenë shumë afër rrugës së Arbrit e kanë pasur të pa mundur shuarjen. Rreth pasdites është ndërhyrë me një helikopter të FA, i cili po punon për vënien nën kontroll të situatës. ... #SyriTv #SyriNet #QafeBuall #Zjarr

3378 views


💾

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec pasditen e sotme (26 korrik). Vatra ka marrë përmasa...

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec pasditen e sotme (26 korrik). Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e Bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës. Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike. ... #SyriTv #SyriNet #BashkiaPustec #ParkuKombetarPrespes #Zjarr

1974 views


💾

Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në malin e Shashicës në Vlorë pasditen e sotme (26 korrik). Flakët janë në zonën e Kaninës aty ku bashkia planifik...

Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në malin e Shashicës në Vlorë pasditen e sotme (26 korrik). Flakët janë në zonën e Kaninës aty ku bashkia planifikon të japë 830 ha tokë për panelet diellore, një projekt që kundërshtohet nga banorët e zonës. Ministria e Mbrojtjes informoi sot pasdite se dy avionë zjarrfikës të tipit 'Canadair', të ardhur nga Kroacia dhe Italia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e vatrës së fuqishme të zjarrit në zonën e Shashicës, në jug të vendit. Projekti për ndërtimin e parkut fotovoltaik parashikon dhënien e një sipërfaqe prej 830 hektarësh për panele diellore me afat përdorimi 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Banorët e Kaninës kanë kundërshtuar projektin pasi kjo sipërfaqe përdoret nga qindra blegtorë të zonës dhe është burimi i vetëm i jetesës për ta. Nga ana tjetër mendohet se ishte shkak i përplasjeve të Kryeministrit Rama me kreun e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, e cila u pasua edhe me shkarkime masive në këtë bashki.Më 21 korrik, Këshilli Bashkiak i Vlorës hoqi nga rendi i ditës shqyrtimin e projektit shumëdebatuar. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Shashice #Zjarr

3452 views


💾

Tashmë nuk ka mbetur asnjë gjurmë e Erion Veliajt në burimet njerëzore në Bashkinë e Tiranës. Rigers Shegeri, i njohur si njeri besnik dhe kamikaz i R...

Tashmë nuk ka mbetur asnjë gjurmë e Erion Veliajt në burimet njerëzore në Bashkinë e Tiranës. Rigers Shegeri, i njohur si njeri besnik dhe kamikaz i Ramës është emëruar nga ky i fundit në krye të IMT-së Tiranë. Sot, ditë fundjave, kur njerëzit kanë nevojë për qetësi, Shegeri së bashku më kamikazin tjetër, Ervin Hoxha kanë dalë rrugëve të kryeqytetit me fadroma, për të çuar përpara ëndrrat e Ramës për të shkatërruar çdo gjë që ështe ndërtuar me djersën dhe mundin e shumë viteve betejë me fukarallikun. Dëshira për të shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar para hundës dhe me lejen e paligjshme të çdo polici të lagjeve dhe merrnin bakshish për t'i lejuar, Rama merret personalisht me çdo llamarinë dhe gardh ferrash. Zhurmë e potere rrugëve të kryeqytetit në mes të verës. Kjo ka qenë pamja ditët e fundi në pikat e vetme të kryeqyteti që vizitohen nga turistët, Kafe Flora, rrugica për tek Mozaiku i Tiranës (21-Dhjetori) dhe tek Komuna e Parisit. Fadromist Rigersi dhe Ervin Hoxha u kanë dhuruar një spektakël të veçantë turistëve dhe banorëve të këtyre zonave të kryeqytetit. ... #SyriTv #SyriNet #RigersShegeri #ErvinHoxha

195.7K views


💾

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 grad...

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve. Përballë kësaj situate, shteti po tregohet i pafuqishëm, ndërkohë që zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë në terren po luftojnë me mjete rrethanore, duke përdorur degë dhe shkurre. Por në mënyrë paradoksale, ministri i Mbrojtjes njofton se këto zjarre po monitorohen nga lart me dronët e shtrenjtë Bayraktar. 'Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut,' deklaroi ministri Vengu. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Zjarrfikes

9138 views


💾

Zjarri që nisi mesditën e sotme në Kalasë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë sh...

Zjarri që nisi mesditën e sotme në Kalasë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë shkatërruar 11 shtëpi, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe Kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë, një monument me vlerë historike dhe kulturore të zonës. Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet lokale. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Delvine

1279 views


💾

❌