Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal elektoral të Edi Ramës, duke e akuzuar atë për përdorimin e pagesave për personat me aftësi ...

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal elektoral të Edi Ramës, duke e akuzuar atë për përdorimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre si një mjet për të blerë vota gjatë fushatës elektorale. Sipas Berishës, Rama ka shpërndarë 40 euro për rreth 200 mijë persona, duke shfrytëzuar një vendim të marrë në dhjetor, por të zbatuar pikërisht në periudhën e fushatës, në një moment kur kjo mund të konsiderohej një shkelje e qartë e ligjit. Berisha thekson se ky është një shembull tjetër i cinizmit ekstrem dhe pashpirtësisë së qeverisë aktuale, e cila përkundër kushteve të vështira ekonomike për shumicën e shqiptarëve, ka ndjekur praktika që përqendrohen në manipulimin e votës, në vend që të investohet në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe pensioneve. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

2463 views


💾

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë mjedisorë protestuan mëngjesin e kësaj të mërkure (6 Gusht) në qytetin e Vlorës kundër dy TEC-eve lundruese të ankorua...

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë mjedisorë protestuan mëngjesin e kësaj të mërkure (6 Gusht) në qytetin e Vlorës kundër dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit. Protestuesit marshuan me pankarta dhe mesazhe kundërshtuese, duke ngritur alarmin për ndikimin e këtyre njësive në mjedis dhe ekonomi. Sipas protestuesve, TEC-et ndotin detin dhe ajrin e qytetit bregdetar, ndërkohë që kostot e mbajtjes së tyre janë tejet të larta për buxhetin e shtetit. Ata kërkuan nga qeveria anulimin e kontratave për TEC-et. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Proteste #TEC

2021 views


💾

Në kulmin e sezonit turistik, Vlora tani shënon një tjetër rekord negativ për turistët e saj. Dy muaj pasi u dogj fusha e mbetjeve duke përhapur erë t...

Në kulmin e sezonit turistik, Vlora tani shënon një tjetër rekord negativ për turistët e saj. Dy muaj pasi u dogj fusha e mbetjeve duke përhapur erë të rëndë dhe tym të dendur mbi qytetin bregdetar, sot turistët u gjendën përballë rrugëve të përmbytura. Syri sjell pamje të tjera të pasdites së sotme në Vlorë. Qyteti bregdetar, në mes të sezonit turistik përmbytet nga pak minuta shi. Tek shëtitorja “Albano e Romina’ prezenca e ujit është e madhe dhe ka vështirësi për qarkullim. Banorët e turistë nuk mund të lëvizin dhe janë të bllokuar pranë dyqaneve. Ndërkohë nën 'pushtetin' e ujit është edhe lagjja historike e Muradies, ku tavolina dhe karrige 'notojnë' në ujë, ndërsa çadrat janë përmbysur. E rëndë bëhet situata dhe në port dhe pjesa doganore e kufirit dhe duhet çizme për të kaluar. Emigrantët dhe turistët e huaj të mbërritur në port sot pasdite gjetën Vlorën nën pushtetin e ujit. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Permbytje

8023 views


💾

Syri sjell pamje të tjera të pasdites së sotme në Vlorë. Qyteti bregdetar, në mes të sezonit turistik përmbytet nga pak minuta shi. Shëtitorja “Albano...

Syri sjell pamje të tjera të pasdites së sotme në Vlorë. Qyteti bregdetar, në mes të sezonit turistik përmbytet nga pak minuta shi. Shëtitorja “Albano e Romina’ është përmbytur sërish. Prezenca e ujit është e madhe dhe ka vështirësi për qarkullim. Makinat që kalojnë mes për mes ujit niveli i të cilit është i lartë, sa banorë, apo turistë nuk mund të lëvizin dhe janë të bllokuar. Ndërkohë nën 'pushtetin' e ujit është edhe lagjja historike e Muradies, ku tavolina dhe karrige 'notojnë' në ujë, ndërsa çadrat janë përmbysur. Bashkia ka shpallur gjendjen e emergjencës. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Permbytje

8255 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se turizmi ka dështuar për shkak të politikave të qeverisë. Lideri i opozitës u shpreh se një n...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se turizmi ka dështuar për shkak të politikave të qeverisë. Lideri i opozitës u shpreh se një nga shkaqet kryesore të rënies drastike të numrit të turizmit është zhvlerësimi i monedhës euro për shkak të futjes në ekonomi të parave të pista. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD #Turizmi

2638 views


💾

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në farsën zgjedhore të 11 majit. Sipas Berishës, letra që ky ministër i ka dërguar misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit të tyre, është dëshmi e qartë e bashkimit të shtetit me partinë. Ai e akuzoi ministrin dhe prokurorin e përgjithshëm se janë 'avokatë të krimit elektoral'. Berisha dënoi gjithashtu ndjekjen ligjore të disa përfaqësuesve dhe aktivistëve të PD, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të mbuluar manipulimet. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

1050 views


💾

Në edicionin e pestë të 'Sunny Hill Festival', një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Dua Lipa surprizoi publikun duke ftuar në skenë ba...

Në edicionin e pestë të 'Sunny Hill Festival', një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Dua Lipa surprizoi publikun duke ftuar në skenë babain e saj, Dukagjin Lipa, për të kënduar bashkë në shqip. Teksa performonte përballë mijëra fansave në Prishtinë, Dua ndali muzikën dhe u kthye drejt publikut: 'Sonte dua ta ftoj në skenë një person që më ka inspiruar gjithë jetën. Ai është babai im, Dukagjin Lipa!' – u shpreh ajo mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve. Të dy bashkuan zërat në një interpretim plot emocione të këngës legjendare 'Era' nga grupi Gjurmët. Momenti u prit me ovacione, ndërsa turma këndonte në kor, duke krijuar një atmosferë unike dhe të paharrueshme. Ishte një nga rastet e rralla ku Dua Lipa interpreton në shqip në një skenë të madhe, dhe fakti që kjo ndodhi në Prishtinë, vendin e saj të origjinës, e bëri performancën edhe më domethënëse. Përveç spektaklit muzikor, ky duet baba-bijë theksoi edhe një herë lidhjen e ngushtë të Duas me rrënjët, kulturën dhe familjen e saj, duke u kthyer në një nga kulmet emocionale të festivalit. ... #SyriTv #SyriNet #DuaLipa #DukagjinLipa #Era #Duet #SunnyHillFestival

569 views


💾

Asociacioni i Gazetarëve dhe shoqëria civile kundërshtuan Kodin e Ri Penal, duke theksuar se propozimet e fundit përbëjnë një hap të rrezikshëm për sh...

Asociacioni i Gazetarëve dhe shoqëria civile kundërshtuan Kodin e Ri Penal, duke theksuar se propozimet e fundit përbëjnë një hap të rrezikshëm për shtypjen e zërit kritik dhe kontrollin politik mbi fjalën e lirë. Në një konferencë të përbashkët, gazetarët dhe grupet e interesit shprehën shqetësimin e thellë për klimën e frikës dhe vetëcensurës, përmes ndëshkimeve të tepruara, duke e cilësuar këtë si sulm ndaj parimeve të demokracisë. Ata bënë edhe disa rekomandime për ndryshime në nenet që cenojnë lirinë e fjalës. ... #SyriTv #SyriNet #KodiPenal #AsociacioniGazetareve

1215 views


💾

Kolegu i kamarierit që u dhunua në Vlorë nga shefi i policisë Të Dibrës, në një rrëfim të ngjarjes theksoi se sherri nisi për arsye të një porosie që ...

Kolegu i kamarierit që u dhunua në Vlorë nga shefi i policisë Të Dibrës, në një rrëfim të ngjarjes theksoi se sherri nisi për arsye të një porosie që i ishte çuar gabim këtij klienti. Kolegu shtoi se dhunuesit deshin që ta qëllonin dhe atë. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Dhune

255.7K views


💾

Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drej...

Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen edhe banesat. Sipas burimeve për SYRI-n, një lagje e fshatit, në rreth 20 shtëpi, banorët janë larguar nga banesat. Ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri. Situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat në atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të sherbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah. ... #SyriTv #SyriNet #Delvine #Zjarr

4672 views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga nj...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale. I riu ka treguar për SYRI TV momentet e dhunës, që nisën pas një incidenti banal me një porosi uji. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Dhune

346.3K views


💾

Dy vatra vijojnë të jenë aktive në Bashkinë Konispol. Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në vendin e quajtur Pllakoti dhe tjetra në vendin e quaj...

Dy vatra vijojnë të jenë aktive në Bashkinë Konispol. Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në vendin e quajtur Pllakoti dhe tjetra në vendin e quajtur Kokotraf në Markat. Sipas të dhënave nga terreni, si pasojë e flakëve po digjen pemë frutore dhe ullinj. Në vendngjarje për të shuar zjarret, ndodhen banorë dhe shërbimi zjarrfikës i Konispolit. Për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e flakëve bëhet më mjete manual dhe me pompa uji në krah. Gjithashtu kur mendohej që zjarri u shua në fshatrat e njësisë administrative Vergo rreth gjysmë orë më parë një vatër zjarri është rindezur lart në mal me tendencë drejt Kalasës. Ky zjarr dyshohet të jetë vazhdim i zjarrit nga Sasaj. ... #SyriTv #SyriNet #Konispol #Zjarr

3041 views


💾

❌