Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e ...

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si pasojë e operacionit është arrestuar 34-vjeçari i identifikuar si Juxhin Drazhi me qëllim ekstradimi në vendin tonë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Njoftim i Policisë: Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

13.9K views


💾

Një klubist britanik është cilësuar si “Bosi Final i Ibizës” pasi sjelljet e tij ekstravagante dhe paraqitja e pazakontë në ishullin spanjoll të festa...

Një klubist britanik është cilësuar si “Bosi Final i Ibizës” pasi sjelljet e tij ekstravagante dhe paraqitja e pazakontë në ishullin spanjoll të festave u bënë virale në TikTok. Bëhet fjalë për Jack Kay nga Newcastle, i cili u kthye menjëherë në sensacion në rrjetet sociale pasi u shfaq në një video të publikuar nga klubi Zero Six West. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

2190 views


💾

Kaos me pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit, sidomos në zonën e plazhit. Qytetarë denoncojnë se grumbullime të mëdha mbeturinas...

Kaos me pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit, sidomos në zonën e plazhit. Qytetarë denoncojnë se grumbullime të mëdha mbeturinash hidhen përgjatë rrugëve dhe lagjeve të banuara. Ata fajësojbë Bashkinë e Durrësit për mungesën e koshave të plehrave.

5217 views


💾

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë ...

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq. Sipas autoriteteve, efektivët janë angazhuar prej orësh në terren, duke luftuar me intensitet për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm të banorëve që ndodhen brenda perimetrit të rrezikut. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të monitorojë situatën nga afër dhe po bashkëpunon ngushtë me të gjitha strukturat përkatëse për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të minimizuar dëmet. Zjarri në Finiq është një ndër disa vatra aktive në vend, teksa temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar ndërhyrjen në terren. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

5423 views


💾

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij Paqësori janë dhunuar. Ngj...

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij Paqësori janë dhunuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl”. Policia ka bërë të gjitha veprimet dhe ka marrë edhe kallëzimet e të dhunuarve Të dy të lënduarit kanë marrë mjekim në Spitalin e Traumës. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok

61K views


💾

Një episod i rrezikshëm është filmuar LIVE në Republikën e Dagestanit, Rusi, ku një shofer kamioni refuzon t’i hapë derën një efektivi policie rrugore...

Një episod i rrezikshëm është filmuar LIVE në Republikën e Dagestanit, Rusi, ku një shofer kamioni refuzon t’i hapë derën një efektivi policie rrugore, duke vijuar të lëvizë me mjetin e tij, ndërsa polici qëndron i varur në derë. Pamjet dramatike tregojnë momentet kur efektivi i policisë përpiqet të ndalojë mjetin dhe të ndërhyjë, por shoferi nuk ndalet, duke vënë në rrezik jetën e efektivit. Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, duke u bërë virale. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

35.7K views


💾

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar në redaksinë e BalkanWeb nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, obor...

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar në redaksinë e BalkanWeb nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, oborri i shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Basha” është shndërruar në tokë bujqësore, ku aktualisht është mbjellë misër. Por çudia nuk ndalet me kaq. Sipas të njëjtit denoncim, është “pushtuar” edhe trualli ngjitur me Qendrën Shëndetësore të lagjes, duke e kthyer hapësirën publike në pronë të përdorur për interesa private. Pamjet dhe informacionet që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë atë që ka ndodhur në të dy ambientet. Sipas denoncimit, brenda institucioneve në kohë të ndryshme janë futur edhe bagëtitë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje këtij absurditeti dhe kthyer shkollën dhe Qendrën Shëndetësore në funksion të nxënësve dhe qytetarëve. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

94.6K views


💾

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete u përplasën mes tyre ...

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento, i cili sic shihet nga pamjet është përmbysur gjatë përplasjes. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

31.7K views


💾

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 ...

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”. Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023. Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

147.7K views


💾

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli p...

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë. “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai. Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo. Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

223.9K views


💾

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni v...

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

56.9K views


💾

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shi...

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

3886 views


💾

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial. Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi tutje. Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor. “Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj. Ky akt simbolik dhe shumë domethënës vjen në një kohë kur Lipa është kthyer në një nga emrat më të spikatur të industrisë muzikore globale, pa harruar kurrë rrënjët e saj shqiptare. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

854 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Sh...

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama teksa poston videon ku shfaqet një çift kurorëzon martesën në ambientet para kishës së Thethit, aty ku më parë ishin vendosur shtëpizat kjoska të cilat u prishën gjatë një aksioni të IKMT, pasi ishin ndërtime pa leje. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

22.4K views


💾

❌