Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli p...

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë. “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai. Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo. Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

151.7K views


💾

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni v...

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

50.4K views


💾

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shi...

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

3633 views


💾

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial. Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi tutje. Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor. “Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj. Ky akt simbolik dhe shumë domethënës vjen në një kohë kur Lipa është kthyer në një nga emrat më të spikatur të industrisë muzikore globale, pa harruar kurrë rrënjët e saj shqiptare. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

614 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Sh...

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama teksa poston videon ku shfaqet një çift kurorëzon martesën në ambientet para kishës së Thethit, aty ku më parë ishin vendosur shtëpizat kjoska të cilat u prishën gjatë një aksioni të IKMT, pasi ishin ndërtime pa leje. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

22.1K views


💾

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Madridi ka deklaruar se operacioni mbetet i pamjaftueshëm për t...

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Madridi ka deklaruar se operacioni mbetet i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e banorëve të kërcënuar nga uria. Spanja hodhi 12 ton ushqime, ndërsa Gjermania hodhi 14 ton ushqime dhe furnizime mjekësore, duke marrë pjesë në operacion, i cili po koordinohet nga Jordania, me Mbretin Abdullah II që bën thirrje edhe një herë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të përmirësuar situatën humanitare të popullsisë civile. “Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave tona Ajrore, një A400”, njoftoi Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Álvarez, duke postuar një video të operacionit në X. Albarez kishte njoftuar më parë këtë javë se kamionë me ndihmë humanitare spanjolle ishin aktualisht të parkuar në kufirin me Rripin e Gazës” duke pritur të hynin në enklavë. “Rruga ajrore është qartësisht e papërshtatshme. Izraeli duhet të hapë të gjitha kalimet tokësore përfundimisht në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hyjë masivisht në Rripin e Gazës”, këmbënguli kryeministri spanjoll, duke kërkuar një armëpushim që do të lejojë shpërndarjen e ndihmës. Në të njëjtën kohë, Ministria Gjermane e Mbrojtjes njoftoi se dy fluturime sot kanë hedhur furnizime ushqimore dhe mjekësore, me një total prej gati 14 tonësh, në emër të Organizatës Humanitare Hashemite Jordaneze (JHCO). Dërgimi i armëve u urdhërua nga Boris Pistorius, ndërsa ishin bërë përgatitjet për të siguruar zhvillimin sa më të shpejtë të operacionit. “Popullsia civile ka nevojë urgjente për sasi të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe furnizimesh të tjera. Së bashku me Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës, të gjitha kanalet dhe mjetet e disponueshme duhet të shfrytëzohen dhe zgjerohen, veçanërisht në lidhje me furnizimet tokësore”, tha Ministria Gjermane e Mbrojtjes në një deklaratë. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp #REUTERS

4712 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë theksin këtë herë tek kantieret e ndërtimit në zonat e banuara. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë në hapësirën e përbashkët, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.

11.1K views


💾

Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës ku dy deputetë u përleshën fizikisht para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së instituc...

Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës ku dy deputetë u përleshën fizikisht para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër. Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë. Arsyeja e konfliktit nuk u bë e ditur. Votimi erdhi pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u detyrua të tërhiqej nga një ligj kontrovers, të cilin e kishte nënshkruar në heshtje një javë më parë dhe që vendoste institucionet antikorrupsion nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga BE-ja, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Për herë të parë që nga nisja e luftës, qindra protestues dolën në rrugët e Kievit, sfiduan ndalimin e tubimeve publike dhe kërkuan ruajtjen e pavarësisë institucionale. BE madje ngriti alarmin duke pezulluar 1.7 miliardë dollarë ndihma për shkak të ndryshimeve ligjore. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp #REUTERS

2285 views


💾

Nje shtetas ka mbetur i plagosur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek ish -dega e brendshme ku është plagosur me mjet te ftohtë thikë, nje burrë rreth t...

Nje shtetas ka mbetur i plagosur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek ish -dega e brendshme ku është plagosur me mjet te ftohtë thikë, nje burrë rreth të 40-45 vjec. Policia në vendngjarje, ende nuk dihen shkaqet. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

16.5K views


💾

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhun...

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në Policinë Rrugore të Vlorës tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave. “Gjithshka ka nisur në datën 24 Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj për gazetarin Enrik Mehmeti. Ai thotë se kur ishte vartës i Ardian Isufit, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor të qytetit të Vlorës, i kërkoi atij të zbardhej ngjarja e aksidentit të 2021, por Llacaj tha se Isufi e ka larguar nga policia rrugore. Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve dhe i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por jo vetëm. Ai vlerëson guximin e mediave për publikimin e ngjarjes së dhunës në vendin e punës të 18-vjeçarit Aron Braha, kamarier në një nga hotelet e qytetit të Vlorës nga nënkomisari Ardian Isufi dhe mosrënies pre të kërkesave për t’a fshehur atë. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

196.3K views


💾

Mes shumë neneve të propozuara, në draftin e kodit të ri penal që pritet të diskutohet, është edhe Neni 745 që parashikon deri në 16 vite burg për bas...

Mes shumë neneve të propozuara, në draftin e kodit të ri penal që pritet të diskutohet, është edhe Neni 745 që parashikon deri në 16 vite burg për bashkëjetesë me të mitur, deri 10 vite burg edhe prindërit që e lejojnë apo e nxisin atë. Sipas nenit, bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur nga mosha 14 deri nën 16 vjeç, dënohet me burgim nga 4 deri në 8 vjet. Nëse bashkëjetesa ndodh me një të mitur 16 deri në 18 vjeç, dënimi është nga 2 deri në 5 vjet. Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në 3 vjet, sipas nenit 742 të draftit. Ndërsa në rast se personi vazhdon të jetojë në bigami edhe pas një dënimi të mëparshëm, atëherë dënimi ashpërsohet dhe parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet. Kodi i ri penal parashikon denim edhe për ata që keqpërdorin imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër. Kjo vepër do dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim. Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar. Po kështu dy nene të Kodit të ri penal parashikojnë masa të rrepta ndëshkuese që lidhen me sigurinë rrugore dhe abuzimet në tregun e punës. Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike ose kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, kur krijojnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor apo ndotin ajrin, ujërat ose tokën, do të konsiderohen kundërvajtje penale dhe do të dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet. Ndërkohë, Neni 662 ndalon rekrutimin me mashtrim ose dredhi të krahut të punës. Sipas këtij neni, çdo person apo kompani që ofron kushte pune të rreme për të tërhequr punonjës ose për t’i larguar ata nga puna aktuale, kryen kundërvajtje penale dhe rrezikon gjobë ose burgim deri në 45 ditë. Në nenin 307 parashikohet si vepër penale edhe pranimi i dhuratave. Pra pranimi nga zyrtari publik, i çdo lloj dhurate, për vete ose për persona të tjerë, dhënë atij për shkak të ushtrimit të funksionit të tij publik, kur ajo mbahet e padeklaruar me qëllim për ta përvetësuar për vete, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri në tre vjet, ndërsa neni pasardhës flet për pasurimin e paligjshëm. Sipas nenit 308 Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapercen mundesine per tu siguruar me te ardhurat e ligjshme te deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet. Kodi i ri Penal, para se të hyjë në fuqi, do të marrë edhe aprovimin e Bashkimit Europian. Kodi i ri Penal, nëse do të mbetet i tillë pas konsultimit publik, do të jetë me 952 nene, gati 3-fish më shumë nga Kodi aktual Penal. #news24albania #news24#fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

39.2K views


💾

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë herët...

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë herët në qytete përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë dhe u lëshuan urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra njerëz. Asahi TV raportoi se një grua 58-vjeçare vdiq kur makina e saj ra nga një shkëmb në prefekturën qendrore Mie, ndërsa po largohej nga zona. Zyrtarët thanë se tre valë cunami u regjistruan në Japoni, më e madhja prej të cilave ishte 1.3 metra (4.3 këmbë).

175.9K views


💾

Policia Rrugore në Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së qytetit, ka evidentuar dy raste të parkimeve të parregullta që kan...

Policia Rrugore në Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së qytetit, ka evidentuar dy raste të parkimeve të parregullta që kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve. Gjatë kontrolleve në terren, efektivët konstatuan se dy automjete të parkuara në mënyrë të gabuar po shkaktonin vështirësi në lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Gjatë ndërhyrjes për të zgjidhur situatën, drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. H., 41 vjeç, banues në Pobreg, dhe Q. I., 47 vjeç, rezident në Londër, nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të policisë për të paraqitur dokumentacionin përkatës. Si pasojë e këtij qëndrimi, ndaj tyre ka nisur procedim penal për veprat “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

50.3K views


💾

❌