Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij Paqësori janë dhunuar. Ngj...

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij Paqësori janë dhunuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl”. Policia ka bërë të gjitha veprimet dhe ka marrë edhe kallëzimet e të dhunuarve Të dy të lënduarit kanë marrë mjekim në Spitalin e Traumës. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok

7477 views


💾

Një episod i rrezikshëm është filmuar LIVE në Republikën e Dagestanit, Rusi, ku një shofer kamioni refuzon t’i hapë derën një efektivi policie rrugore...

Një episod i rrezikshëm është filmuar LIVE në Republikën e Dagestanit, Rusi, ku një shofer kamioni refuzon t’i hapë derën një efektivi policie rrugore, duke vijuar të lëvizë me mjetin e tij, ndërsa polici qëndron i varur në derë. Pamjet dramatike tregojnë momentet kur efektivi i policisë përpiqet të ndalojë mjetin dhe të ndërhyjë, por shoferi nuk ndalet, duke vënë në rrezik jetën e efektivit. Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, duke u bërë virale. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

14.4K views


💾

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar në redaksinë e BalkanWeb nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, obor...

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar në redaksinë e BalkanWeb nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas denoncimit, oborri i shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Basha” është shndërruar në tokë bujqësore, ku aktualisht është mbjellë misër. Por çudia nuk ndalet me kaq. Sipas të njëjtit denoncim, është “pushtuar” edhe trualli ngjitur me Qendrën Shëndetësore të lagjes, duke e kthyer hapësirën publike në pronë të përdorur për interesa private. Pamjet dhe informacionet që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë atë që ka ndodhur në të dy ambientet. Sipas denoncimit, brenda institucioneve në kohë të ndryshme janë futur edhe bagëtitë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje këtij absurditeti dhe kthyer shkollën dhe Qendrën Shëndetësore në funksion të nxënësve dhe qytetarëve. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

63.1K views


💾

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete u përplasën mes tyre ...

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento, i cili sic shihet nga pamjet është përmbysur gjatë përplasjes. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

29.1K views


💾

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 ...

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”. Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023. Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

139.7K views


💾

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli p...

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë. “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai. Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo. Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

220.6K views


💾

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni v...

U porosit nga Dubai? Kapet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, misteri i rumunit dhe çfarë dihet për atentatin 👉Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

56.9K views


💾

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shi...

Universiteti “Luarasi”, qendër ekselence e LSE, dekani Sherif Bundo: Londra na lidh me elitën e shkollave të larta në botë 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

3886 views


💾

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial. Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi tutje. Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor. “Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj. Ky akt simbolik dhe shumë domethënës vjen në një kohë kur Lipa është kthyer në një nga emrat më të spikatur të industrisë muzikore globale, pa harruar kurrë rrënjët e saj shqiptare. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

854 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Sh...

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publike. “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama teksa poston videon ku shfaqet një çift kurorëzon martesën në ambientet para kishës së Thethit, aty ku më parë ishin vendosur shtëpizat kjoska të cilat u prishën gjatë një aksioni të IKMT, pasi ishin ndërtime pa leje. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp

22.4K views


💾

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Madridi ka deklaruar se operacioni mbetet i pamjaftueshëm për t...

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma humanitare nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Madridi ka deklaruar se operacioni mbetet i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e banorëve të kërcënuar nga uria. Spanja hodhi 12 ton ushqime, ndërsa Gjermania hodhi 14 ton ushqime dhe furnizime mjekësore, duke marrë pjesë në operacion, i cili po koordinohet nga Jordania, me Mbretin Abdullah II që bën thirrje edhe një herë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të përmirësuar situatën humanitare të popullsisë civile. “Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave tona Ajrore, një A400”, njoftoi Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Álvarez, duke postuar një video të operacionit në X. Albarez kishte njoftuar më parë këtë javë se kamionë me ndihmë humanitare spanjolle ishin aktualisht të parkuar në kufirin me Rripin e Gazës” duke pritur të hynin në enklavë. “Rruga ajrore është qartësisht e papërshtatshme. Izraeli duhet të hapë të gjitha kalimet tokësore përfundimisht në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hyjë masivisht në Rripin e Gazës”, këmbënguli kryeministri spanjoll, duke kërkuar një armëpushim që do të lejojë shpërndarjen e ndihmës. Në të njëjtën kohë, Ministria Gjermane e Mbrojtjes njoftoi se dy fluturime sot kanë hedhur furnizime ushqimore dhe mjekësore, me një total prej gati 14 tonësh, në emër të Organizatës Humanitare Hashemite Jordaneze (JHCO). Dërgimi i armëve u urdhërua nga Boris Pistorius, ndërsa ishin bërë përgatitjet për të siguruar zhvillimin sa më të shpejtë të operacionit. “Popullsia civile ka nevojë urgjente për sasi të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe furnizimesh të tjera. Së bashku me Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës, të gjitha kanalet dhe mjetet e disponueshme duhet të shfrytëzohen dhe zgjerohen, veçanërisht në lidhje me furnizimet tokësore”, tha Ministria Gjermane e Mbrojtjes në një deklaratë. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp #REUTERS

4712 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë theksin këtë herë tek kantieret e ndërtimit në zonat e banuara. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë në hapësirën e përbashkët, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.

11.1K views


💾

Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës ku dy deputetë u përleshën fizikisht para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së instituc...

Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës ku dy deputetë u përleshën fizikisht para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër. Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë. Arsyeja e konfliktit nuk u bë e ditur. Votimi erdhi pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u detyrua të tërhiqej nga një ligj kontrovers, të cilin e kishte nënshkruar në heshtje një javë më parë dhe që vendoste institucionet antikorrupsion nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga BE-ja, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Për herë të parë që nga nisja e luftës, qindra protestues dolën në rrugët e Kievit, sfiduan ndalimin e tubimeve publike dhe kërkuan ruajtjen e pavarësisë institucionale. BE madje ngriti alarmin duke pezulluar 1.7 miliardë dollarë ndihma për shkak të ndryshimeve ligjore. #news24albania #news24 #fyppppppppppppppppppppppp #viraltiktok #viral #fyp #REUTERS

2285 views


💾

❌