Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sa...

Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sallë. Një nga episodet më të spikatura pati si protagonist ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin pozicionuar organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në atë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë. Pak çaste më vonë, efektivët e sigurisë e shoqëruan Jenisherin jashtë sallës. Megjithatë, situata u qetësua shpejt dhe ish-deputeti u rikthye, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme të sallës, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar të protestës.

2012 views


💾

IKMT ka gjobitur me vlera tallëse për t'i treguar publikur se punon, pavarësisht se ka aprovuar lejet për betonizimin të Jugut për Kompanitë Gjoka Kon...

IKMT ka gjobitur me vlera tallëse për t'i treguar publikur se punon, pavarësisht se ka aprovuar lejet për betonizimin të Jugut për Kompanitë Gjoka Konstruksion të Rrok Gjokës, Gjikuria të Lenc dhe Milo Gjikurisë, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction Company i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express 2018 i Mond Begës. Kompanitë e oligarkëve të ndërtimit janë gjobitur dhe pezulluar nga aktiviteti i tyre për shkak të shkeljeve të rënda mjedisore në Jug të vendit ku po ndërtojnë hotelet e tyre dhe mbetjet nga gërryerja e tokës i plasin në detin e Palasës, Drimadhës apo Dhërmiut. Kjo nuk do të thotë se punimet për hotelet e tyre janë ndërprerë. Ëshrë thjesht show i radhës i IKMT që ëshrë futur në rol sikur i intereson shkatërrimi i mjedisit... Këto subjekte nuk kanë respektuar kushtet strikte të përcaktuara në lejet mjedisore të miratuara nga autoritetet përkatëse, duke ndotur vijën bregdetare, e duke anashkaluar zbatimin me rigorozitet të standardeve për mbrojtjen e mjedisit. Mbi kushtet e përmendura në lejet mjedisore Në lajmin e publikuar nuk specifikohen detajet teknike për secilën kompani, megjithatë, kur autoritetet pezullojnë aktivitetin për "mosrespektim të kushteve të lejes mjedisore", zakonisht bëhet fjalë për shkelje të tilla si: Hedhja e inerteve apo mbeturinave të ndërtimit në vende të palicencuara ose lumenj/përrenj; Mospërdorimi i masave mbrojtëse për të frenuar pluhurin (në kantieret pranë zonave të banuara ose turistike) dhe tejkalimi i orareve të lejuara të punës; Mosinstalimi i sistemeve të dekantimit apo filtrimit për ujin që përdoret në proceset e betonit, duke bërë që ai të derdhet i patrajtuar në mjedis; Puna jashtë perimetrit të lejuar nga leja e ndërtimit ose dëmtimi i hapësirave të gjelbërta përreth kantierit.

1396 views


💾

Një grup turistësh izraelitë është sulmuar brutalisht nga më shumë se 10 të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi. Ngjarja ka ndodhur të s...

Një grup turistësh izraelitë është sulmuar brutalisht nga më shumë se 10 të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa një prej viktimave ka rrëfyer për televizionin publik izraelit KAN News momentet e dhunës, duke e përshkruar sulmin si të papritur dhe pa asnjë shkak të dukshëm. Sipas dëshmisë së tij, grupi i të rinjve i ka ofenduar, i ka goditur me shkelma dhe u ka hedhur karrige. “Më shumë se 10 të rinj na shanë, na goditën dhe na sulmuan me objekte”, ka deklaruar një prej turistëve. Nga sulmi, një anëtar i grupit ka pësuar thyerje të nofullës, ndërsa një tjetër ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së marrë. Viktimat kanë pretenduar se nuk kishin pasur asnjë konflikt më herët dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Budva, një nga zonat turistike më të frekuentuara të Malit të Zi, njihet për plazhet, jetën e natës dhe qytetin e vjetër historik. Destinacioni tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, përfshirë edhe shumë turistë izraelitë gjatë sezonit veror. Në vitet e fundit, interesimi i investitorëve izraelitë në sektorin e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është rritur ndjeshëm. Ky është incidenti i dytë i raportuar së fundmi ndaj turistëve izraelitë në Mal të Zi. Një rast tjetër u regjistrua në qytetin e Plavës, ku disa turistë u përballën me ngacmime dhe deklarata fyese nga një person, i cili i akuzoi për “vrasje fëmijësh” dhe për gjenocid.

1911 views


💾

Vendim Kapaj, mjeshtri i njohur vlonjat i fyellit dhe culës dyjare, është kthyer në një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit pasi u bë pjesë e...

Vendim Kapaj, mjeshtri i njohur vlonjat i fyellit dhe culës dyjare, është kthyer në një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit pasi u bë pjesë e stafit muzikor të filmit hollivudian “Odisea”, me regji të Christopher Nolan. Me mbi 50 vite karrierë dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, Kapaj interpretoi për kolonën zanore të filmit së bashku me kompozitorin fitues të Oscar-it, Ludwig Göransson, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të polifonisë shqiptare dhe instrumenteve tradicionale. I frymëzuar nga iso-polifonia, Göransson zgjodhi të mos mbështetej te një orkestër klasike simfonike, por të sillte në film tingujt e fyellit dhe culës dyjare, duke i konsideruar më pranë atmosferës së botës së lashtë. Pavarësisht këtij vlerësimi ndërkombëtar, jeta e përditshme e Kapajt ka qenë larg dritave të skenës. Artisti, i cili konsiderohet i vetmi instrumentist në Ballkan që luan fyellin me dhëmbë, është një qytetar i thjeshtë i Vlorës, që për vite me radhë është përballur me vështirësi ekonomike. Vlonjatët e kanë parë jo vetëm në skenat folklorike, por edhe duke punuar në shërbimin e pastrimit të qytetit për të siguruar jetesën. Edhe pas përfundimit të asaj pune, ai ka vijuar të sigurojë të ardhura duke shëtitur me biçikletë në rrugët e Vlorës dhe duke shitur peshk të freskët, pa e ndërprerë asnjëherë pasionin dhe angazhimin e tij për muzikën tradicionale. Historia e Vendim Kapajt ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë e konsiderojnë paradoks faktin që një artist i këtij niveli është lënë për vite në harresë nga institucionet kulturore shqiptare, ndërsa vlerësimi i tij erdhi nga një prej produksioneve më të mëdha të Hollywood-it. Në një kohë kur investohen shuma të mëdha për të sjellë artistë të huaj në Shqipëri, ishte vetë ekipi i Christopher Nolan që udhëtoi në Vlorë për të kërkuar tingujt unikë të fyellit dhe culës dyjare të Vendim Kapajt, duke e bërë atë pjesë të një projekti që do ta çojë muzikën tradicionale shqiptare në ekranet e gjithë botës.

5114 views


💾

Detaje të reja po dalin në dritë nga skandali që ka tronditur Postën Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare akuzohen se kanë përvetësuar rreth 69 milionë...

Detaje të reja po dalin në dritë nga skandali që ka tronditur Postën Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare akuzohen se kanë përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj, para që ishin destinuar për pensionistët dhe familjet në nevojë.   Sipas hetimeve, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka zbuluar se drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, rezulton të ketë frekuentuar kazino. Vetë Mataj nuk e ka mohuar këtë fakt, por është mbrojtur duke deklaruar se askush nuk mund t'ia ndalojë të shkojë në kazino, pasi është "qytetare e lirë".   "Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino," mësohet të ketë deklaruar ajo para gjykatës.   Deklarata ka shkaktuar reagime të forta, pasi vjen në një kohë kur hetimet po përpiqen të zbardhin fatin e 69 milionë lekëve, para që duhej të përfundonin në xhepat e pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, jo në një skemë që dyshohet se është përdorur për përfitime personale.   E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet se janë përvetësuar, Mataj është përgjigjur se "nuk e di". Ajo ka mohuar gjithashtu se është përpjekur t'i shmanget drejtësisë, duke deklaruar se udhëtimi jashtë vendit ishte planifikuar më herët dhe se në datat 13 dhe 14 korrik kishte qenë në vendin e punës.   Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë skemën, mënyrën se si dyshohet se janë zhdukur fondet publike dhe përgjegjësinë e secilës prej të arrestuarave.   Bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të abuzimit me fondet sociale, ku paratë e njerëzve që mezi presin pensionin e muajit dyshohet se janë përdorur në mënyrë kriminale, ndërsa qytetarët vazhdonin të prisnin në sportelet e Postës për pagesat që u takonin.

5683 views


💾

Këto pamje më të qarta tregojnë momentin e skandalit të 2 korrikut, ku truprojat e Ulsi Manjës dhunojnë brenda në lokal protestuesit t ë cilët fishkël...

Këto pamje më të qarta tregojnë momentin e skandalit të 2 korrikut, ku truprojat e Ulsi Manjës dhunojnë brenda në lokal protestuesit t ë cilët fishkëllyen dhe thirrën Manja burg, gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet në pamje, të fortët e socialistit Manja, të indinjuar që protestuesit kërkuan burg për shefin e tyre, janë lëshuar dhunshëm drejt protestuesve duke përdorur dhunë. Qartazi duket se si përmes forcës, truprojat e Manjës, jo vetëm protestuesit, por marrin përpara me forcë edhe policët e kryepolicit Skënder Hitaj. Një prej truprojave është identifikuar si Saimir Koka. Kujtojmë se më 2 korrik, truprojat e Manjës u panë duke goditur me shkelma e grushte qytetarët që ndodheshin në lokalin ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë. Veç protestuesve, truprojat ushtruan forcë fizike dhe ndaj policisë që supozohet të mbrojë popullin.

35.9K views


💾

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Në vitin 2024, nga 21,102 vdekje gjithsej, 11,694 persona humbën jetën nga sëmun...

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Në vitin 2024, nga 21,102 vdekje gjithsej, 11,694 persona humbën jetën nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, duke zënë 53% të totalit. Ky nivel është shumë më i lartë se mesatarja europiane prej rreth 30%, ndërsa ekspertët e lidhin me diagnostikimin e vonuar, mungesën e kontrolleve periodike, duhanpirjen, stresin dhe dietën me shumë kripë e yndyra. Problemet më të mëdha shfaqen në qarqet e Veriut, ku Kukësi kryeson me 62.48% të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, pasuar nga Shkodra me 60.73%, Lezha me 58.2% dhe Dibra me 58%. Në Gjirokastër niveli është më i ulët, me 31.34%. Sipas mjekëve, ndikojnë faktorët ushqimorë, vështirësitë në aksesin ndaj shërbimeve të specializuara dhe mungesa e kontrolleve parandaluese. Fenomeni po prek edhe moshat më të reja, ku rritja e hipertensionit, diabetit, obezitetit dhe stresit po shtojnë rastet e infarkteve dhe goditjeve në tru. Shqipëria ka 267 kardiologë, por shumica janë të përqendruar në Tiranë. Ekspertët kërkojnë më shumë depistime, edukim shëndetësor dhe forcim të shërbimeve parandaluese për të ulur numrin e vdekjeve nga zemra dhe truri.

4597 views


💾

Duket se kryersekari Erion Isai po gëzon një trajtim preferencial... një "amnisti të heshtur", krahasuar me dosjet e tjera të ngjashme që SPAK po ndje...

Duket se kryersekari Erion Isai po gëzon një trajtim preferencial... një "amnisti të heshtur", krahasuar me dosjet e tjera të ngjashme që SPAK po ndjek në Bashkinë e Tiranës. Kallëzimi për aferat e Isait ndodhet në sirtarët e SPAK prej pesë vitesh. Pavarësisht provave të bëra publike nga emisionet investigative, të cilat dokumentojnë shkelje të rënda, zyrtarët e përfshirë vijojnë të ushtrojnë detyrën pa u shqetësuar. Kritika kryesore ndaj prokurorisë është se ajo ka zgjedhur një rrugë "gjysmake", pasi hetimi është fokusuar vetëm te tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, duke "harruar" plotësisht nevojën për një hetim të thelluar financiar dhe pasuror për të gjithë personazhet e përfshirë. Ky hetim financiar konsiderohet jetik për disa arsye. Së pari, gjatë kohës që SPAK ka qenë duke hetuar, bashkia ka dizbursuar qindra-miliona euro për tendera të dyshimtë. Së dyti, mungon çdo lloj gjurmimi për atë se ku kanë përfunduar këto para dhe nëse pasuria e zyrtarëve të Bashkisë Kolonjë është shtuar në mënyrë të pajustifikuar si pasojë e këtyre aferave. Autorët e investigimit në media e paralelizojnë këtë situatë me dosjen "5D" të Tiranës, ku hetimet pasurore çuan në arrestime dhe sekuestro. Në rastin e Kolonjës, investigimi pretendon se ekzistojnë të gjitha premisat për një skemë të ngjashme, por mungon vullneti i institucioneve të drejtësisë për të shkuar deri në fund. Për rrjedhojë, thelbi nuk është vetëm korrupsioni i dyshuar në Bashki, por edhe mosveprimi i qëllimshëm i SPAK-ut për të bllokuar "pasurimin e paligjshëm" të zyrtarëve, duke lënë të pambuluara procedurat e tjera tenderuese që janë denoncuar si korruptive. Ky pasivitet i SPAK, po shërben si mburojë për Erion Isain, i cili vazhdon të qëndrojë në detyrë duke menaxhuar fonde publike, ndërkohë që provat për shkelje të rënda ligjore dhe dyshimet për pastrim parash presin ende një vëmendje serioze nga prokurorët.

8253 views


💾

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Thimjo Ru...

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Thimjo Rubati. Sipas hetimeve paraprake, Rubati rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri dhe Greqi. Ai kishte dalë së fundmi nga një burg në shtetin grek, ku vuante dënimin për një vepër të rëndë penale, ndërsa e kaluara e tij kriminale përfshin akuza për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, ndërsa ndodhej në burg në Greqi, autoritetet shqiptare e kërkonin Rubatin në kuadër të një dosjeje për korrupsion dhe kontrabandë, që lidhej me një skemë trafikimi automjetesh ku dyshohej se ishin të përfshirë edhe zyrtarë doganorë. Megjithatë, ai nuk vuajti dënim me burg në Shqipëri për këtë çështje, pasi u dënua me kusht nga Gjykata e Apelit. Sipas grupit hetimor, atentati kishte si objektiv eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar nëntë gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia dyshon se pista kryesore lidhet me të kaluarën kriminale të Rubatit dhe mundësinë e një larjeje hesapesh.

21.2K views


💾

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga Liqeni i Komanit janë një shuplakë për të gjithë. Një nga mrekullitë natyrore më të mëdha të Shqipë...

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga Liqeni i Komanit janë një shuplakë për të gjithë. Një nga mrekullitë natyrore më të mëdha të Shqipërisë, destinacion që reklamohet çdo ditë si krenaria e turizmit shqiptar, sot është mbuluar nga qese plastike, shishe dhe mbeturina të çdo lloji që notojnë në sipërfaqen e ujit. Faji nis që te qytetarët që, pa asnjë pikë përgjegjësie, hedhin mbeturinat në ujë apo buzë liqenit, sikur natyra të ishte një kosh gjigant plehrash. Është e turpshme që njerëz që shkojnë për të shijuar një nga peizazhet më të bukura të vendit, largohen duke lënë pas vetëm ndotje dhe shkatërrim. Nga ana tjetër, institucionet vazhdojnë të flenë mbi këtë katastrofë mjedisore. Mjaftohen me postime propagandistike për bukuritë e Komanit dhe fushata për turizmin, ndërsa askush nuk garanton pastrimin e liqenit, kontrollin e mbetjeve apo ndëshkimin e ndotësve. Nuk mjafton të promovosh Shqipërinë si destinacion turistik; duhet ta mbrosh atë çdo ditë. Nëse vazhdohet me këtë indiferencë, shumë shpejt Liqeni i Komanit nuk do të njihet më si një perlë e Alpeve Shqiptare, por si simbol i mënyrës se si dimë të shkatërrojmë atë që natyra na ka falur falas.

17.4K views


💾

Një nga thesaret më të rëndësishme të kulturës shqiptare do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të kinemasë botërore. Iso-polifonia shqipt...

Një nga thesaret më të rëndësishme të kulturës shqiptare do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të kinemasë botërore. Iso-polifonia shqiptare dhe tingujt e fyellit të dyfishtë janë përfshirë në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, duke sjellë për herë të parë një element të fuqishëm të traditës muzikore shqiptare në një produksion të përmasave ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, i cili ka treguar se ka udhëtuar në jug të Shqipërisë për të regjistruar tinguj autentikë të muzikës tradicionale. Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tha se kaloi një javë duke punuar me iso-polifoninë shqiptare, një traditë e njohur nga UNESCO si Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, si dhe regjistroi tingujt e fyellit të dyfishtë, një instrument tradicional i përdorur prej shekujsh në zonat jugore të vendit. “The Odyssey”, i bazuar në poemën epike të Homerit, është një nga projektet më ambicioze të Christopher Nolan dhe pritet të ketë një ndikim të madh në kinemanë botërore. Përfshirja e elementeve të muzikës shqiptare në kolonën zanore të filmit përbën një moment të veçantë për kulturën kombëtare, duke i dhënë iso-polifonisë shqiptare një skenë globale dhe duke e prezantuar këtë trashëgimi unike për miliona shikues në mbarë botën.

34.6K views


💾

Për herë të parë në histori, FIFA do t’i dhurojë kombëtares fituese të Kupës së Botës 2026 unaza ekskluzive kampioni, duke ndjekur traditën e sporteve...

Për herë të parë në histori, FIFA do t’i dhurojë kombëtares fituese të Kupës së Botës 2026 unaza ekskluzive kampioni, duke ndjekur traditën e sporteve amerikane si NBA, NFL, NHL dhe Major League Baseball. 30 unaza të personalizuara do t’u jepen lojtarëve dhe stafit të ekipit që do të triumfojë në finalen e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Unazat do të prodhohen në një seri të kufizuar prej 2.026 copësh, ku vetëm 30 do të rezervohen për kampionët e botës, ndërsa pjesa tjetër do të dalë në shitje për tifozët. Dizajni është mbajtur sekret, por dihet se në njërën anë do të jetë trofeu i Kupës së Botës FIFA, ndërsa ana tjetër do të personalizohet sipas kombëtares fituese. Vlera e këtyre unazave pritet të jetë shumë e lartë, pasi mendohet se do të përmbajnë ar dhe gurë të çmuar. Sipas vlerësimeve, një unazë mund të kushtojë deri në 130 mijë euro, duke e kthyer atë në një nga objektet më të rralla dhe më të shtrenjta në historinë e futbollit.

6616 views


💾

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për një të ardhme me monedhën euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i hedhur për konsul...

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për një të ardhme me monedhën euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i hedhur për konsultim publik, përfshin për herë të parë një kapitull të posaçëm që përcakton funksionimin e bankës qendrore pas hyrjes së vendit në Eurozonë. Sipas draftit, në momentin e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit. Banka e Shqipërisë do të ketë përgjegjësinë për emetimin dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe për përcaktimin e dizajnit të monedhave metalike shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, këto ndryshime ligjore nuk nënkuptojnë se Shqipëria do të kalojë së shpejti në përdorimin e euros. Adoptimi i monedhës së përbashkët evropiane do të jetë i mundur vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara për hyrjen në Eurozonë.

43.5K views


💾

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në rrugën drejt Thethit, ku një gur i madh u shkëput nga një masiv shkëmbor dhe r...

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në rrugën drejt Thethit, ku një gur i madh u shkëput nga një masiv shkëmbor dhe ra mbi një automjet me të cilin udhëtonte një grup turistësh. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar. Ngjarja rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë në rrugën e Dukagjinit, e cila prej vitesh përballet me rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash, veçanërisht në segmentet malore. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun në këtë aks. Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve dhe masiveve shkëmbore është shfaqur edhe në rrugë të tjera të vendit, ndërsa gjatë muajve të fundit raste të ngjashme janë raportuar kryesisht në qarkun e Elbasanit, duke shtuar nevojën për masa parandaluese dhe ndërhyrje në infrastrukturë.

46.4K views


💾

Këto pamje i përkasin momentit kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkod...

Këto pamje i përkasin momentit kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës, pas një konflikti që dyshohet se nisi për radhën e pritjes. Pas ngjarjes, Policia arrestoi Arvin Fregjajn, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armës së ftohtë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në pranga u vu edhe babai i tij, Agron Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Pas plagosjes së Vildan Këpecës, vëllai i tij, Arben Këpeca, 41 vjeç, mori një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë për të gjetur autorin e dyshuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë ai u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

3220 views


💾

Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në Durrës më 16 korrik dhe që prej as...

Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në Durrës më 16 korrik dhe që prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas familjarëve, Naxhi Cani vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Për rastin është bërë kallëzim në polici, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij. Djali i 70-vjeçarit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 318 6407 Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer Naxhi Canin pranë familjes së tij.

10.7K views


💾

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi d...

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi dëshmitarë të një faze të re të “bamirësisë” së detyruar. Kemi kaluar nga kërkesat për donacione nga populli, te kërkesat e “donacioneve” që vijnë nga vartësit dhe klientela e skllavopronarit Allajbeu. Madje, vetë QSUT ka dalë hapur me një shpallje zyrtare ku kërkon “donacione” për pajisje IT (281 kompjutera, 210 printera, 3 fotokopje) dhe një listë të gjatë aparaturash mjekësore: 15 respiratorë, 6 laringoskopë, 6 defibrilatorë, 1 brakiterapi, 5 monitorë pacienti, 5 elektrobisturi, 2 kulla endoskopie/kolonoskopie, 50 shiringa elektrike, 1 video laringoskop, 5 EKG, 2 EEG, 2 mikroskopë kirurgjikalë, 3 prova ushtrimore, 2 holter ritmi dhe 2 holter presioni. Por, mos u gënjeni: këto dhurime janë thjesht një kurth për t’ua futur taksapaguesve. Skema është e thjeshtë, por mbytëse. Sapo kompanitë e vartësve të Allajbeut “dhurojnë” një pajisje mjekësore, QSUT bëhet “pronare” e një problemi. Në momentin që pranon këtë dhuratë, institucioni lidhet pazgjidhshmërisht me dhuruesin për shkak të specifikave teknike. Si funksionon ky zinxhir: Pajisjet e dhuruara kërkojnë mirëmbajtje periodike, pjesë këmbimi, përditësime softuerike dhe servisim të autorizuar. Këto shërbime specifike mund të kryhen vetëm nga kompania prodhuese ose distributorët e saj të autorizuar, duke eliminuar çdo mundësi për konkurrencë reale. Kjo e detyron QSUT të shpallë tenderë për mirëmbajtje “Full Risk” ku fituesi është tashmë i paracaktuar, pasi vetëm “dhuruesi” zotëron licencat e nevojshme për ta kryer punën. Në afat të gjatë, kostot për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve “falas” mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë vlerën e blerjes së vetë aparaturës, duke siguruar fitime të garantuara për vartësit e Allajbeut. Kjo tabelë është “varri” i transparencës në QSUT. Në pamje të parë, donacioni duket si një akt human, por në realitet është një kurth financiar i ngritur për të zhvatur miliona nga buxheti i shtetit. FAZA 1: “Dhuratat” që hapin derën (Pajisje Mjekësore) Këtu nis mashtrimi. Kompanitë hyjnë në QSUT nën petkun e “bamirësit”, duke instaluar pajisje që do t’i kushtojnë taksapaguesit shumë më shtrenjtë në të ardhmen: *Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka instaluar pajisje mjekësore Philips (Loti 53) me vlerë 36,783,240 lekë. *Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka instaluar Ekokardiografi me vlerë 21,270,000 lekë. *Biometric Albania SHPK (Artur Kadareja): Ka instaluar pajisje anestetike dhe të frymëmarrjes me vlerë 5,870,000 lekë. FAZA 2: Fatura e përjetshme (Kontratat “Full Risk”) Sapo pajisja është instaluar, “bamirësia” merr fund dhe fillon zhvatja. Vartësit e Allajbeut marrin kontrata “Full Risk” ku çmimi nuk ka fund: *Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka siguruar plot 47,902,600 lekë nga kontratat për CT Skaner (22,265,000 lekë) dhe pajisje të tjera GE (25,637,600 lekë). *SAER Medical SHPK (Ridi Cipo): Ka kapur 15,209,999 lekë vetëm për mirëmbajtjen e pajisjeve Mediso. *Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka siguruar 4,168,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Philips. *MEDFAU SHPK (Shkëlqim Verdha): Ka arkëtuar 3,390,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Siemens. Kjo tabelë dëshmon se si “dhuratat” e vartësve të Allajbeut shndërrohen në kontrata të majme, ku kostot e mirëmbajtjes në afat të gjatë mund të tejkalojnë edhe vlerën e vetë pajisjes së dhuruar. Ky nuk është thjesht një pazar, por një mekanizëm ku “falas” bëhet barra më e shtrenjtë për taksapaguesin shqiptar. Këto “dhurata” simbolike janë surpriza që vartësja e preferuar, Evis Sala, ia bën mjeshtrit të saj, skllavopronarit Klodian Allajbeu, për t’i mbushur xhepat, ndërkohë që popullit i kërkohet të hapë GoFundMe për të mbijetuar. Në shëndetësinë e Allajbeut dhe Salës, asgjë nuk është falas. Skllavopronari vetëm pasurohet nga të gjitha anët, ndërsa “dhurata” e radhës do të jetë thjesht një tjetër faturë e kripur që do ta paguajë qytetari i thjeshtë me taksat e tij.

2314 views


💾

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke shënuar natën e gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake, ndërsa tensione...

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke shënuar natën e gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmet synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit. Mediat iraniane raportojnë se shpërthime janë dëgjuar në disa zona të vendit, përfshirë Bandar Abbas, Iranshahr, Ahvaz, Qeshm dhe Bandar-e Khamir. Agjencia iraniane Tasnim raportoi se një sulm goditi aeroportin e Iranshahrit, ndërsa një tjetër dëmtoi një kullë komunikimi në Bandar Abbas, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të qytetit. Nga ana tjetër, agjencia Fars njoftoi për një sulm ndaj një ure në rajonin Bandar-e Khamir. Sipas autoriteteve iraniane, sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur. Fars raportoi se dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pas goditjeve në provincën Hormozgan, ndërsa agjencia ISNA bëri të ditur se dy persona u plagosën edhe pas një sulmi ndaj stacionit hekurudhor në Bandar Abbas. Ndërkohë, ushtria iraniane ka paralajmëruar se çdo sulm i mëtejshëm amerikan ndaj infrastrukturës civile do të sjellë një përgjigje të ashpër. "E gjithë infrastruktura në rajon do të goditet me forcë" nëse SHBA vijon sulmet, deklaroi ushtria iraniane, duke akuzuar Uashingtonin për destabilizimin e rajonit dhe tensionimin e situatës në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, CENTCOM njoftoi se forcat amerikane kanë vijuar bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Sipas ushtrisë amerikane, tre anije tregtare që tentuan të kalonin bllokadën u ndaluan, ndërsa njëra prej tyre u neutralizua pasi nuk iu bind urdhrave. Pavarësisht intensifikimit të operacioneve ushtarake, zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se rruga diplomatike mbetet ende e hapur, megjithëse situata në terren vazhdon të përkeqësohet. Ndërsa sulmet dhe kërcënimet mes palëve vazhdojnë, frika për një konflikt edhe më të gjerë në Lindjen e Mesme mbetet e lartë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e tregtisë globale të naftës.

22.7K views


💾

Një incident i rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar pamje që tregojnë momentin kur një grua goditet me një gur ...

Një incident i rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar pamje që tregojnë momentin kur një grua goditet me një gur në kokë nga një burrë, pas një konflikti të çastit. Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në parkun e Lezhës. Gruaja, e cila shiste fara pranë trotuarit, është përfshirë fillimisht në një debat verbal me një person, i cili më pas, sipas dëshmisë, ka marrë një gur dhe e ka goditur në kokë. Nga pamjet shihet se goditja e rrëzon gruan menjëherë në tokë, ndërsa personat e pranishëm reagojnë të tronditur. Sipas qytetarit, pas ngjarjes në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi autorin e dyshuar. Ndërkohë, gruaja e dëmtuar është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Dëshmitari sqaron se, sipas informacioneve që ai ka, mes dy personave nuk kishte lidhje familjare apo njohje të mëparshme dhe se konflikti ka qenë i çastit. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Lezhës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këtë incident. JOQ Albania mbetet në pritje të një reagimi nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të gruas së lënduar. This publication is an informative report on a real-life incident. The content may be sensitive to some viewers, but it is not intended to encourage, promote, or glorify violence or harm in any form. As an independent media platform, we share this material solely in the interest of transparency and public awareness.

13.4K views


💾

❌