Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen aspak etike dhe papërgjegjshmërinë e një klienteje të re, e cila pasi...
Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen aspak etike dhe papërgjegjshmërinë e një klienteje të re, e cila pasi porositi një buqetë me lule, jo vetëm që nuk e pranoi atë, por edhe e bllokoi në rrjete sociale pa dhënë asnjë shpjegim apo ndjesë. Qytetarja, pronare e një dyqani lulesh, tregon se vajza e re kishte bërë porosinë ditën e premte, për t’u dorëzuar të dielën në orën 18:00 pranë “Ringut” në Tiranë. Ajo shprehet se, duke qenë se bëhej fjalë për një vajzë të re, i kishte bërë edhe një zbritje për porosinë, por sjellja që pasoi ishte krejt e papranueshme. “E telefonova 16 herë, i shkruajta 7 herë në Instagram, më la ‘seen’ dhe më pas më bllokoi. Më në fund më përgjigjet me një mesazh ironik: ‘E di unë, o zemra’. Nuk pati as kërkim faljeje,” – shkruan ajo e revoltuar. Ajo shton se korrieri që do të dorëzonte porosinë është lënë të presë për 40 minuta, ndërsa vajza nuk u shfaq kurrë në vendin e takimit. “Po të më thoshte që nuk e donte më, nuk do e bëja. Por kjo mënyrë është një tallje me mundin e tjetrit,” – përfundon qytetarja. Në redaksi kanë mbërritur gjithashtu edhe bisedat mes tyre, të cilat tregojnë qartë nivelin e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së respektit ndaj punës së të tjerëve.
16.6K views