Disa ditë më parë, JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese të një gruaje shqiptare, e cila shfaqej duke u endur e vetme rrugëve të Romës, në një gjendje të pasigurt dhe pa asnjë njeri pranë. Videoja preku zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët u solidarizuan dhe shpërndanë apelin për ndihmë. Mbrëmjen e sotme, një qytetar shqiptar që jeton në Itali ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se e ka parë sërish zonjën në një nga rrugët e kryeqytetit italian. Pasi e ka njohur nga pamjet e publikuara më herët, ai ka njoftuar menjëherë një të afërm të saj. Sipas informacioneve që kemi marrë, i afërmi është nisur drejt vendit ku ndodhet gruaja dhe pritet që ta marrë së shpejti, duke i dhënë fund gjendjes së pasigurt në të cilën ajo ndodhet prej ditësh. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë zonjën, e identifikuar si Marieta Alimuçi, 57 vjeçe, të ulur buzë një biznesi në Romë, në pritje të mbërritjes së të afërmit. Ky rast tregon edhe një herë sesa e rëndësishme është ndihma mes shqiptarëve, kudo që ndodhen. Falë ndërgjegjësimit dhe solidaritetit, u bë e mundur që zonja të mos mbetej më e vetme në rrugët e një vendi të huaj.
55.8K views