Ky qen i racës ‘Pit Bull’ ka tre ditë që po terrorizon banorët e Yzberishtit. Qeni nuk dihet i kujt është, por prej sipas banorëve prej tre ditësh sil...
Ky qen i racës ‘Pit Bull’ ka tre ditë që po terrorizon banorët e Yzberishtit. Qeni nuk dihet i kujt është, por prej sipas banorëve prej tre ditësh sillet rrotull nëpër lagje i lirë. Një banore që ka denoncuar rastin në redaksinë tonë, thotë se ka njoftuar bashkinë dhe policinë nëpërmjet numrave të tyre zyrtarë, madje u ka dërguar dhe video, por asnjë masë nuk është marrë. “Publikojeni mbase është më serioz shteti kur flasim nëpërmjet jush dhe jo zyrave të tij,” shkruan ndër të tjera qytetarja. Banorët kërkojnë që të merren masa për izolimin e kafshës, pasi sipas tyre kërcënohet jeta e fëmijëve dhe personave të rritur në lagje. Ata shtojnë se qeni ka sulmuar disa herë banorët, por fatmirësisht nuk ka kafshuar asnjë person deri më tani. Në pamje duket se si qeni i rrezikshëm lëviz komplet i lirë, pa një litar ose mbrojtëse dhëmbësh, duke u kthyer në një rrezik për të pranishmit. Shpresojmë që pas këtij publikimi institucionet të marrin masa për rehabilitimin e kafshës, dhe jo helmimin e tij. Më poshtë denoncimi i plotë i qytetares: “Prsh, nje qen pitbull gati i terbuar ka mbi 3 dite ne mes lagjes ne Yzberisht. Kemi folur dhe derguar video numrit te bashkise dhe policise e asnje mase nuk eshte marre. Mbase eshte me serioz shteti kur flasim nepermjet jush dhe jo zyrave te tij. Qeni kercenon jeten e femijeve e banoreve adult..disa here ka sulmuar pa arritur ende te kafshoje. Ktu eshte nje shesh plot me femije dhe te rritur sic duket edhe ne video. Çdo dite eshte e njejta situate e frikshme.”
20.8K views