Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora...

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora 01 e 30 pas mesnate deri në orën 03 e 30. Pamja e pazakontë tërhoqi vëmendjen e banorëve në zona të ndryshme të cilët kanë dërguar në redaksi dhe pamje nga ky fenomen që krijoi ndjesinë e një skene misterioze, por edhe shqetësuese për disa prej qytetarëve. Qielli dukej sikur ndizej herë pas here, ndërsa nga toka nuk dëgjoheshin gjithmonë bubullima. Por çfarë është kjo dukuri? Fenomeni njihet si rrufe brenda reve, ose ndryshe “rrufe të heshtura”, që ndodhin kur shkarkesat elektrike zhvillohen në brendësi të reve pa rënë në tokë. Ky ndriçim është i dukshëm edhe nga largësi të mëdha, sidomos gjatë natës, kur qielli është i errët dhe drita e rrufesë përhapet më qartë. Edhe pse duket dramatike, kjo është një dukuri e zakonshme në periudha me lagështi dhe nxehtësi të lartë, veçanërisht gjatë verës. Drita vjollcë që u pa në shumë zona vjen nga mënyra se si drita e rrufesë përthyhet dhe shpërndahet nëpër retë e dendura. Ky spektakël i rrallë është i njohur në shumë vende të botës dhe ndodh rregullisht gjatë stuhive të natës. Ndonëse pamja mund të ngjajë e pazakontë, ajo është pjesë e proceseve natyrore të atmosferës dhe nuk përbën rrezik për sa kohë stuhia mbetet në largësi.

40K views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga...

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga një kalë secili. Të rinjtë janë të veshur me rroba të zakonshme, pa veshje tradicionale apo ndonjë shenjë që të tregojë ndonjë event të veçantë. Skena është filmuar pak minuta më parë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve që ndodheshin aty pranë. Të rinjtë nuk janë të hipur mbi kuaj, por i drejtojnë përmes trotuareve dhe trafikut të kryeqytetit sikur të ishin në një shëtitje të zakonshme. Në video shihen kalimtarë të habitur që ndalojnë për t’i parë ose për të filmuar, ndërsa skena shkakton kuriozitet dhe habi për shkak të kontrastit mes kafshëve dhe ambientit urban që i rrethon. Deri tani nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë performance artistike, proteste apo thjesht një veprim spontan nga ana e tyre. Qytetarët që kanë dërguar pamjet shprehen pamje të tilla janë të pazakonta në zemër të Tiranës dhe pyesin nëse kjo është mënyra më e re e shëtitjes në kryeqytet.

6548 views


💾

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti ...

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Martesa e tyre nuk po funksiononte si më parë dhe ata vendosën që të ndahen. Pas ndarjes, Gjykata e Lezhës ka vendosur që për fëmijët duhet të kujdeset Vojsava, por Bardhoku ka të drejtë që t’i marrë çdo të premte në orën 16:00 deri të dielën në orën 16:00. Më konkretisht në vendimin e gjykatës thuhet: “I pandehur Bardhok Gjergji ka të drejtë t’i takojë dhe t’i mbajë fëmijët e mitur E, A dhe A Gjergji, nga ora 16:00 e ditës së premte deri në orën 16:00 të ditës së dielë pasuese të çdo jave, 15 ditshin e parë të muajit Gusht të çdo viti, si dhe javën e fundit të muajit dhjetor të çdo viti tek.” Por Bardhoku ka mbi 5 javë që nuk i ka takuar të vegjlit e tij, pasi sikur thotë ish-bashkëshortja nuk po respekton vendimin e gjykatës dhe i ndalon fëmijët që të takohen me të. Qytetari ka bërë disa ankesa në Komisariatin e Mirditës dhe të Lezhës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Bardhoku nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm që vendimi i gjykatës të respektohet dhe ai të mund të takojë fëmijët e vegjël. Ai tregon se fëmijët kanë dëshirë ta takojnë, por nëna e tyre bashkë me familjarët e saj nuk i lejojnë. Institucionet duhet të reagojnë që ky baba të gjejë drejtësi, të takojë fëmijët e tij, të rrijë me ta, të luajë e të përkujdeset ashtu sikur çdo prind ka të drejtë. Në mesazhin e plotë ai thotë: “Pershëndetje JOQ. Un që po ju shkruaj jam nje qytetar nga Mirdita dhe desha qe te bej nje denancim pran redaksis tuaj. Une jam ne nje hall aq te madh saqë nuk po mundem që te takoj fmit e mi, sepse ish gruja Vojsava Tuci bashk me familjarët e vet dhe vvokaten po mi mbajn fmit jasht deshires tek familja e vet. Une i jam drejtuar Komisarjatit Mirdit si dhe Komisarjatit Lezhe dhe nuk me kan dhan asnje zgjidhje. Edhe pse giykata e Lezhes e ka lëshuar me vendim giykate që me 28 01 2025 që un si baba ti marr femit çdo jav nga 48 or, ata nuk me japin anje pergjigije, përveçse i leshojn ish-bashkshortes urdhra mbrotje. Tani un dua që te giej nje zgjidhje per te takuar fëmijët e mi. Ju lutem postojeni.”

71.6K views


💾

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhim...

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhimë-Vlorë, ku trafiku është i rënduar prej kilometrash të tërë gjatë kësaj periudhe vere. Në pamje shihet një automjet që lëviz pa asnjë ngurrim kundravajtje, duke shtuar më tej kaosin dhe stresin për dhjetëra drejtues të tjerë që presin në radhë. Qytetari që dërgoi videon shprehet me ironi dhe nervozizëm: “Përshëndetje JOQ, desha të ndaj një shqetësim me këta kamikazë që qarkullojnë në këtë mënyrë kundravajtje. Aksi Radhimë-Vlorë ku trafiku është me kilometra dhe këta të papërgjegjshëm vazhdojnë pa problem.” Siç shihet dhe në video, drejtuesi i makinës mban një targë të personalizuar ku shkruhet “Arben H.”, duke ngritur pyetjen: Kush është Arbeni? Gangsteri që nuk pyet për ligj, për trafik, apo për askënd tjetër? Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk është rast i izoluar. Çdo verë, me rritjen e fluksit në zonat turistike, rriten edhe rastet e arrogancës në timon, ndërkohë që qytetarët që respektojnë rregullat mbeten të bllokuar me orë të tëra. JOQ Albania vijon të publikojë raste të tilla në mënyrë që autoritetet të marrin masa dhe të ndërgjegjësojnë drejtuesit e papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e të tjerëve.

157.3K views


💾

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në ...

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në rrugët e Durrësit. Ai ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një video që flet më shumë se çdo fjalë. Në pamje shfaqet një burrë, me shpatulla të përkulura nga lodhja, duke shtyrë një grua me karrocë. Ecën ngadalë, me kujdes dhe përkushtim, por rruga përpara i bëhet pengesë. Trotuari është me gropa, me lartësi të papërshtatshme dhe aspak i aksesueshëm për persona me aftësi ndryshe. Burri e ngre karrocën me mundim, përpiqet të gjejë mënyrën më të lehtë për të kaluar, ndërsa kalimtarët e tjerë thjesht shikojnë dhe vazhdojnë rrugën. Emigranti që ka regjistruar videon shprehet: “Përshëndetje JOQ, jam një emigrant nga Anglia dhe sot teksa po dilja pashë këto pamje që më erdhën keq realisht. Në Durrës minimumi s’ka trotuare as për njerëzit normal, jo më për ata me aftësi të kufizuara!” Në një qytet bregdetar ku çdo verë mbushen rrugët me turistë, Bashkia e Durrësit ende nuk ka arritur të sigurojë trotuare të denja, as për qytetarët, e aq më pak për ata me aftësi të kufizuara.

3542 views


💾

Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një grua duke bërtitur dhe sharë në orët e vona të natës. Ngjarja...

Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një grua duke bërtitur dhe sharë në orët e vona të natës. Ngjarja ka ndodhur në rezidencën e Kodrës së Diellit në Tiranë dhe ka shqetësuar të gjithë banorët e lagjes. Gruaja dëgjohet duke përdorur fjalor banal dhe herë pas here ulëret, ndërsa duket se është në një bisedë telefonike me dikë tjetër. Banorët shprehen se i kanë kërkuar disa herë të ndalojë, sidomos pasi në lagje ka edhe fëmijë të vegjël që nuk mund të flenë nga zhurma, por thonë se zonja në fjalë nuk i ka marrë parasysh thirrjet e tyre. “Ka nja 3 orë që bërtet në lagje kjo gruaja. Gjithë banorët kanë dalë dhe i kanë folur, kemi fëmijë të vegjël. Nuk pushon,” – thotë qytetari që ka dërguar videon.

88.4K views


💾

Një ngjarje e rëndë me dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, pranë rrethrrotullimit të “Skelës”, ku dy 32-vjeçarë...

Një ngjarje e rëndë me dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, pranë rrethrrotullimit të “Skelës”, ku dy 32-vjeçarë janë goditur me thikë pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy banues në qytetin bregdetar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat mes dy personave, që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve të mprehta. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje të momentit pas sherrit, ku shihen forcat e policisë duke i arrestuar dy 32-vjeçarët e përfshirje në ngjarje. Siç shihet dhe në video, njëri prej tyre arrestohet në mënyrë të dhunshme, ndërkohë që burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ky i fundit dyshohet se është konsumator i lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur gjatë konfliktit.

13.3K views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Gramshit, ku janë përfshirë dy automjete. Pamjet e mbërritura në redaksinë e...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Gramshit, ku janë përfshirë dy automjete. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një nga mjetet të dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë për persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mes të plagosurve ndodhet edhe një i mitur, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet dhe dinamiken e aksidentit.

82K views


💾

Një qytetar nga zona e Porto Romanos në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen alarmante që, sipas tij, po vjen nga...

Një qytetar nga zona e Porto Romanos në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen alarmante që, sipas tij, po vjen nga Porti i ri i Durrësit. Ai shprehet se qymyri që shkarkohet në port po ndot në mënyrë të pakontrolluar të gjithë zonën përreth, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur. Pamjet që ka dërguar janë shqetësuese: duart dhe këmbët bëhen të zeza vetëm duke prekur cimenton pranë banesës, e cila është mbuluar nga pluhuri i qymyrit që përhapet në ajër dhe depërton deri në shtëpi. Por më e rëndë është drama njerëzore që po përjeton familja e tij. Ai tregon se motra e vogël, vetëm 5-vjeç, është dërguar tre herë në urgjencë për shkak të bllokimit të mushkërive, të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në mesazhin e tij dërguar redaksisë, qytetari shkruan: “Jam një emigrant dhe banues në Porto Romano, Durrës. Po mbytemi nga tymi dhe pluhuri i portit ku shkarkohet qymyr. Motra e vogël 5 vjeçare është çuar tre herë në urgjencë për bllokim të mushkërive. Nuk dimë çfarë të bëjmë, nuk dimë ku të denoncojmë sepse ata janë ‘të fortë me miq në shtet’. Vendosëm të ju drejtohemi juve, ndoshta gjeni një zgjidhje… ose do të detyrohemi të largohemi përgjithmonë nga ky vend.” Ky është një alarm i rëndë për institucionet dhe autoritetet përkatëse. JOQ Albania i bën thirrje menjëherë Ministrisë së Mjedisit, Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturave përgjegjëse të ndërhyjnë për të ndalur këtë katastrofë mjedisore dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve!

45.1K views


💾

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të xhiruar pak minuta më parë në Sarandë, ku shfaqet një skenë e dyshimtë ndërveprimi mid...

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të xhiruar pak minuta më parë në Sarandë, ku shfaqet një skenë e dyshimtë ndërveprimi midis një efektivi policie dhe një drejtuesi mjeti. Në pamje shihet një automjet i ndaluar nga një patrullë policie në një rrugë të qytetit. Dy efektivë i afrohen shoferit dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetares që e ka dërguar videon është një moment kur shoferi duket sikur i jep diçka njërit prej policëve. Menjëherë pas kësaj, efektivët largohen nga vendngjarja. Megjithatë, pamjet nuk janë mjaftueshëm të qarta për të konfirmuar me siguri se çfarë ka ndodhur. Qytetarja që ka dërguar videon shpreh dyshime se mund të ketë pasur një dhënie ryshfeti, por thekson se nuk mund ta pohojë me siguri, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Çfarë mendoni për këtë ndërveprim? A është thjesht një kontroll rutinë policor, apo ka diçka që mund të ngrejë dyshime? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj!

32.8K views


💾

Një shqetësim që po përhapet çdo ditë e më shumë mes qytetarëve është zakoni gjithnjë e më i përhapur i hedhjes së fishekzjarreve në orën 00:00, kryes...

Një shqetësim që po përhapet çdo ditë e më shumë mes qytetarëve është zakoni gjithnjë e më i përhapur i hedhjes së fishekzjarreve në orën 00:00, kryesisht për ditëlindje. Ajo që për disa është “festë e bukur”, për shumë të tjerë është burim stresi, frike dhe shqetësimi. Një nënë e re nga Tirana ka ndarë për JOQ Albania një dëshmi shqetësuese: “Çdo natë, në orën 00:00, më duhet të mbyll dritaret sepse do kemi ‘spektakël fishekzjarresh’. Çdo natë bebja ime trembet dhe shpërthen në të qara. A ka ndonjë ligj që i ndalon këto spektakle qiellore në mes të natës? Pse duhet të vuajnë të tjerët për të festuar dikush një ditëlindje?!” Ky nuk është një rast i izoluar. Komentet dhe reagimet e shumta në rrjet tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve janë të lodhur nga kjo praktikë e pajustifikuar, që shpesh shoqërohet me zhurmë të madhe dhe ndjesi pasigurie. Në mungesë të kontrollit apo ndërhyrjes së institucioneve përkatëse, kjo “modë” e viteve të fundit po kthehet në normë, duke cenuar qetësinë dhe mirëqenien e fëmijëve, të moshuarve dhe gjithë banorëve të zonave urbane. Ndoshta është koha të ngrihemi të gjithë njëzëri dhe t’i kërkojmë bashkive respektimin e rendit dhe qetësisë publike. Ka mënyra shumë më të bukura dhe më të civilizuara për të festuar një ditëlindje, pa cënuar jetën e të tjerëve.

24K views


💾

Një qytetar i cili ushtron aktivitetin si shitës në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku shihen di...

Një qytetar i cili ushtron aktivitetin si shitës në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku shihen disa të mitur duke grabitur kiosken e tij pas mesnatës, rreth orës 2. Në pamjet e siguruara, dallohet qartë momenti kur njëri prej të miturve futet brenda në kioskë, ndërsa dy të tjerë qëndrojnë jashtë duke ruajtur zonën. Pas pak minutash, edhe një tjetër futet brenda, ndërsa dy të miturit e qëndrojnë jashtë. Sipas tij, nga kioska janë marrë produkte të ndryshme, por edhe para që ndodheshin në arkë. Pronari i kioskës thotë se dëmi i shkaktuar nga vjedhja kap vlerën e 150 deri në 200 mijë lekëve të rinj. “Hyjnë, vjedhin gjithçka dhe largohen të qetë. Dëmi total që më kanë shkaktuar është 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra. Policinë e kam njoftuar, por dua që kjo video të shërbejë si alarm edhe për të tjerët”, – shprehet ai për JOQ Albania. Kjo ngjarje është një tjetër shembull shqetësues i rritjes së rasteve të vjedhjeve të kryera nga të mitur në zonat urbane, çka tregon për mungesën e kujdesit prindëror, mbikëqyrjes institucionale dhe një sistemi efektiv ndëshkimi. Rritja e tillë e devijimeve në moshë kaq të vogël duhet të shqetësojë jo vetëm familjet, por edhe shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse. Është momenti për reflektim dhe veprim konkret, përpara se këto raste të shndërrohen në normë dhe jo në përjashtim.

287.4K views


💾

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqen disa turistë të huaj teksa pastrojnë rrugën që kalon në afërsi të fshatit Ishë...

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqen disa turistë të huaj teksa pastrojnë rrugën që kalon në afërsi të fshatit Ishëm, në aksin që të çon drejt Kepit të Rodonit. Sipas qytetarit që ka filmuar videon, ata nuk janë të punësuar nga ndonjë institucion apo organizatë, por po pastrojnë thjesht vullnetarisht, ndërsa vizitojnë vendin tonë. "Ja çfarë bëjnë të huajt, vijnë në Shqipëri dhe na pastrojnë dhe vendin. Thjesht për qejfin e vet. Bravo për kulturën", – shprehet qytetari me mirënjohje. Gjestet e tilla pasqyrojnë një kontrast domethënës mes kujdesit që tregojnë disa vizitorë të huaj ndaj mjedisit dhe mungesës së vëmendjes që shpesh vërehet në ruajtjen e pastërtisë në vendin tonë. Kjo video duhet të shërbejë si reflektim për të gjithë, sidomos për institucionet që shpesh neglizhojnë edhe zonat turistike më të njohura.

135.9K views


💾

Muajt korrik dhe gusht janë zemra e sezonit të dasmave në Shqipëri, një periudhë kur çdo cep i vendit gjallërohet nga këngët, vallet dhe zakonet e tra...

Muajt korrik dhe gusht janë zemra e sezonit të dasmave në Shqipëri, një periudhë kur çdo cep i vendit gjallërohet nga këngët, vallet dhe zakonet e trashëguara brez pas brezi. Në mesin e këtyre festimeve, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video nga një dasmë në Kukës, ku tradita jeton dhe shpaloset me krenari. Pamjet janë filmuar gjatë natës së dajave, një nga netët më të rëndësishme dhe simbolike të dasmës në zonat e veriut, ku familja e nuses pret me nderim dajat. Në këtë rast, është performuar një valle burrash e quajtur “Vallja e shkrepses”, e cila sipas qytetarit e ka origjinën nga zona e Lumës së Kuqe në Kukës. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë moment është prania e tre brezave të ndryshëm: të rinj, burra në moshë të mesme dhe gjyshër që vallëzojnë së bashku nën ritmet e muzikës tradicionale me lodër dhe curle, duke dëshmuar se dashuria për traditën nuk shuhet me kohën. Në qendër të valles shquhet një djalë i ri 20-vjeçar, i cili me krenari dhe përkushtim ruan një trashëgimi që ia kanë lënë të parët. Kjo dëshmon se tradita nuk është një relike e së shkuarës, por një forcë e gjallë që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj. Në një kohë kur shumë zakone po zbehen nga ndikimi i modernitetit, kjo video është një kujtesë e bukur dhe e fuqishme se tradita mund të jetojë fuqishëm kur brezat i bashkon dashuria për rrënjët e tyre.

28.7K views


💾

Një tjetër rast skandaloz është regjistruar në rrugët e Tiranës, këtë herë tek rrotullimi i Casa Italia, ku një makinë tip Toyota është futur me sens ...

Një tjetër rast skandaloz është regjistruar në rrugët e Tiranës, këtë herë tek rrotullimi i Casa Italia, ku një makinë tip Toyota është futur me sens të kundërt, përballë trafikut të dendur dhe pa asnjë ndjesi përgjegjësie. Pamjet filmike të siguruara nga një qytetar tregojnë momentin kur mjeti vjen përballë duke sfiduar çdo rregull dhe çdo logjikë rrugore. Qytetari që po udhëtonte normalisht, detyrohet të hipë me makinë në trotuar, për të shmangur përplasjen e sigurt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 19:58, kur rruga është plot me makina, por mesa duket për disa drejtues, rruga është “pronë private” dhe rregullat nuk vlejnë. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ. Të lutem publikoje dhe ishalla Policia Rrugore reagon dhe merr masa ndaj kësaj shoferje të pabindur dhe pse jo, t’i pezullohet patenta, pasi më ka rrezikuar jetën me paramendim si dhe mjetin. Kam manovruar mjetin tim duke hipur në trotuar për ta shmangur. Raste të tilla duhet të ndëshkohen dhe të publikohen për t’u bërë mësim për të gjithë shoferët e tjerë që ju duket rruga si oborri i shtëpisë ose si pronë private".

30.9K views


💾

Një lodër argëtuese në zonën Al-Hada të Taifit, në Arabinë Saudite, ka pësuar defekt dhe është rrëzuar gjatë funksionimit, duke shkaktuar 23 të plagos...

Një lodër argëtuese në zonën Al-Hada të Taifit, në Arabinë Saudite, ka pësuar defekt dhe është rrëzuar gjatë funksionimit, duke shkaktuar 23 të plagosur, mes tyre disa vajza të reja. Sipas autoriteteve lokale, tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të ndryshme. Ngjarja ka shkaktuar panik në vendin e ngjarjes, ku familjet ishin mbledhur për të kaluar mbrëmjen në parkun e njohur të lodrave në këtë zonë turistike malore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar masat e sigurisë në objekt.

931.6K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues që i ka ndodhur në një piceri në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Sipas mesazhit të dër...

Një qytetar ka denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues që i ka ndodhur në një piceri në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Sipas mesazhit të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, ai kishte porositur një krep, por brenda tij ka gjetur një copë dhëmbi, një ngjarje e papranueshme për çdo standard higjiene dhe sigurie ushqimore. Ngjarja ka shkaktuar neveri dhe shqetësim te qytetari, i cili kërkon të mbetet anonim, por e ka ndarë për të treguar nivelin alarmant të pakujdesisë në përgatitjen e ushqimit, që rrezikon shëndetin e klientëve. Ky rast shton edhe njëherë pyetjet serioze mbi kontrollet e sigurisë ushqimore dhe përgjegjësinë e lokaleve që shërbejnë ushqime për konsum publik, sidomos në zona të frekuentuara të qytetit si “21 Dhjetori”. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ. Mora një krep te një piceri te “21 Dhjetori” dhe më qëlloi një copë dhëmbi brenda. Anonim ju lutem".

105.5K views


💾

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast ekstremisht të rrezikshëm në rrugën Elbasan–Pajovë, ku një shofer ka lëvizur gjatë gj...

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast ekstremisht të rrezikshëm në rrugën Elbasan–Pajovë, ku një shofer ka lëvizur gjatë gjithë kohës brenda korsisë me viza të pandërprera, duke rrezikuar seriozisht jetën e vet dhe të të tjerëve. Denoncuesi, që ka hyrë në të njëjtën korsi vetëm për të filmuar situatën, e quan shoferin një "kamikaz" në timon, dhe thotë se gjithë rruga ka qenë kështu – një shkelje e vazhdueshme dhe e pafrenuar e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas qytetarit, veprimet e tilla jo vetëm që sfidojnë çdo normë sigurie, por tregojnë edhe mungesën e kontrollit dhe ndërhyrjes nga autoritetet përkatëse. Mesazhi i plotë i qytetarit: "Përshëndetje, si jeni? Shife çfarë bëhet, o vëlla. Kamikaz fare! Kam hyrë dhe vetë aty te vizat e pandërprera vetëm për t’i bërë videon. Gjithë rruga kështu ka qenë. Në rrugën e Elbasanit për në Pajovë, që e kemi parë vetë. E di që kam hyrë dhe vetë aty te vizat e pandërprera, por hymë vetëm për t’ia bërë videon".

144.6K views


💾

Dy familje nga Gjermania që po kalojnë pushimet në Sarandë kanë denoncuar përmes një mesazhi dërguar në JOQ një situatë të rëndë mjedisore përballë ho...

Dy familje nga Gjermania që po kalojnë pushimet në Sarandë kanë denoncuar përmes një mesazhi dërguar në JOQ një situatë të rëndë mjedisore përballë hotelit ku janë akomoduar. Sipas tyre, çdo ditë në një ndërtesë pranë Hotel Butrinti digjet diçka që lëshon tym të zi dhe të dendur, duke ndotur ajrin dhe krijuar një atmosferë të papërshtatshme për pushime. Ata dyshojnë se po digjen mbeturina dhe plastikë, gjë që jo vetëm ndikon në përvojën e turistëve, por dëmton rëndë edhe imazhin e qytetit. Në të njëjtën zonë, përballë kësaj ndërtese, ndodhet një plazh që konsiderohet publik, por ku u kërkohet pagesë pushuesve, një gjë që familjet e konsiderojnë diçka mashtruese dhe të pajustifikueshme. Turistët shprehen të zhgënjyer nga mosreagimi i autoriteteve, ndërkohë që theksojnë se e duan Shqipërinë, por vërejnë një mungesë serioze të kujdesit në Sarandë për mjedisin dhe mirëqenien e vizitorëve. Përkthimi në shqip: "Përshëndetje skuadra JOQ, Jemi dy familje nga Gjermania dhe po kalojmë pushimet në vendin tuaj të bukur. Dëshironim të raportonim një problem. Çdo ditë përjetojmë një mjedis të ndotur përpara hotelit. Po pushojmë në Sarandë dhe po qëndrojmë në Hotel BUTRINTI. Çdo ditë digjet diçka në godinën përballë hotelit. Tym i zi ngrihet gjatë gjithë ditës. Tymi helmon ajrin dhe kundërmon. Dyshojmë se po digjen mbeturina dhe plastikë. Kjo nuk është normale. Përpara godinës që lëshon tym ndodhet një plazh publik. Turistët duhet të paguajnë aty. Kjo është një mashtrim. Rastësisht pamë faqen tuaj në Instagram dhe donim ta raportonim. E duam Shqipërinë, por këtu në Sarandë vëmë re se autoritetet përgjegjëse nuk po tregojnë kujdes. Faleminderit shumë. Familja Schultz & familja Mecke"

74.6K views


💾

Një banor i Ersekës ka denoncuar sot në redaksinë tonë, Erion Isain, kryetarin e Bashkisë Kolonjë, pasi e akuzon për prishjen e paligjshme të një stal...

Një banor i Ersekës ka denoncuar sot në redaksinë tonë, Erion Isain, kryetarin e Bashkisë Kolonjë, pasi e akuzon për prishjen e paligjshme të një stalle bagëtish të ndërtuar në një tokë që ka certifikatë pronësie dhe është në proces legalizimi. Sipas fermerit, Isai ka vepruar pa asnjë vendim gjykate dhe në kundërshtim me ligjin, duke i shkatërruar një biznes që ai e ka ndërtuar me sakrifica prej më shumë se 10 vite, mes borxhesh dhe kredish. Ai thotë se falë këtij vendimi të paprecedentë nga Isai, sot ka mbetur në mes të katër rrugëve bashkë me 200 krerë lopë dhe kuaj që mbante në stallë. Me dimrin që po afrohet dhe 3 kredi të pashlyera, fermeri kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike Denoncimi i fermerit: Pershendetje! Jam një banor nga Erseka. Kjo eshte video e stalles se lopeve qe kryetari i bashkise Erion Isai e prishi sot. Doja ta denoncoja si rast flagrant dhe ne kundershtim me ligjin pasi toka eshte me certifikate pronesie dhe me proces legalizimi. Eshte prishur per tekat e kryetarit te bashkisë. Eshte ne proces legalizimi. Me ka len 200 krere lop kuaj ne rruge kam 3 kredi e borxhe te pa shlyera. Kam 10 vjet qe mezi po e ngre si biznes me borxhe me kredira e me hodhi ne rrug te madhe pa pik meshire. Ku ti shpie mallin une dhe mbi te gjitha tallet e krenohet qe ma prishi thjesht me nje karte te leshuar nga ai vete. Dimri po vjen, kredi sme japin me, ku te vete e te mbytem . Me hodhi ne rruge dhe asnjeri spo mer masa per ate e per mua qe me shkatërroj sakrificën e 10 viteve. Te jam shum mirnjohes per postimin se ndoshta e shikon kush e ve doren ne zemer per mua se me shkatërroj, me mbeti malli rrugeve e vetëm Zoti vente dore. Gjith ky mall me mbeti rrugve

69.7K views


💾

❌