Një ngjarje jo e pazakontë ka ndodhur në një BigMarket në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një qytetare ka mbetur e mashtruar pasi kishte shkuar për të b...
Një ngjarje jo e pazakontë ka ndodhur në një BigMarket në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një qytetare ka mbetur e mashtruar pasi kishte shkuar për të blerë disa pako patatina. Ajo tregon se shkoi për të blerë disa gjëra në Market, dhe pa që këto patatina ishin me ofertë. “Super Ofertë 2+1 për vetëm 99 lekë.” E surprizuar nga kjo ofertë e 'parrezistueshme', qytetarja vendosi ta blerë. Pasi ka kaluar në kasë, ajo ka mbetur e habitur se si patatinat që në ofertë kushtonin 99 lekë, në kasë ishin 165 lekë. Ajo thotë se kjo është një vjedhje dhe produkti në fjalë nuk ka asnjë ofertë por është vetëm një mashtrim që në fund rëndon në kurriz të blerësve. “Talljet që bën Bigmarket me ne! Produkti me logo me ofertë, që nuk ka ofertë,” shkruan denoncuesja. Për ata që se dinë, BigMarket është në pronësi të pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili siç duket ka vendosur të bëjë oferta për të vjedhur klientët që shkojnë në mirëbesim.
49.6K views