Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar sesi disa pasagjerë kanë vendosur ta kthejnë pritjen në trafik në një mome...

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar sesi disa pasagjerë kanë vendosur ta kthejnë pritjen në trafik në një moment argëtimi. Pamjet janë regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy qytetarë nga Kukësi brenda një automjeti kanë zgjedhur t’i bien cyrles, instrumentit muzikor tradicional të Veriut, për t’i bërë ballë pritjes së gjatë në trafik. Njëri prej tyre imiton tingujt e borive të makinave, ndërsa tjetri mban një linjë melodike, duke krijuar një 'mini-koncert' brenda mjetit. Këto pamje dëshmojnë se edhe në mes të trafikut mund të gjendet një mënyrë për ta kaluar kohën me humor.

3456 views


💾

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Ferit Lushi, një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej disa kohësh ndodhet i shtruar në spital për s...

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Ferit Lushi, një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej disa kohësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të tumorit në kokë, problemeve me zemrën dhe prostatës, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Pak ditë më parë ai i është nënshtruar një operacioni në një spital privat në Tiranë, i cili edhe pse ka rezultuar i suksesshëm, i ka dëmtuar rëndë trurin duke i shkaktuar çrregullime mendore. Vajzat e Feritit, të cilat kërkojnë ndihmë thonë se kjo gjendje e ka bërë më nevrik babain e tyre, i cili refuzon të hajë, të marrë mjekimet dhe ka nevojë për trajtim të specializuar urgjent me psikolog dhe neurolog. Familja ka tentuar ta shtrojë në spitalet shtetërore në Elbasan dhe Tiranë, por sipas tyre asnjë institucion nuk ka pranuar ta marrë përsipër rastin, me argumentin se është trajtuar më parë në një spital privat. Por edhe në spital privat familja nuk po ia del dot pasi shpenzimet janë të shumta dhe të papërballueshme. Ato kërkojnë ndihmën e shqiptarëve dhe kushdo që mundet dhe ka dëshirë të kontribuojë ta bëjë nëpërmjet numrit të llogarisë së mëposhtme. Apeli i familjarëve: Përshëndetje! Uroj që të jeni mirë me shëndetin. Më duhet ndihma juaj jam në hall të madh, kam babain shtruar në spital. Para disa ditësh u diagnostifikua me prostatë të lartë, infeksion në gjak, probleme me zemrën dhe tumor në kokë. e kishim shtruar në spital privat tek Spitali Amerikan, pasi ishte rast shumë i vështirë që nuk priste dhe as nuk mund ti besonim çdo doktorri. Arritëm ti mblidhnim paratë për operacionin, u bë të martën që kaloi dhe fatmirësisht ishte i suksesshëm. Por tumori i ka dëmtuar shumë lobet frontale, pjesa e të cilit është enjtur dhe për pasojë ai nuk llogjikon dot siç duhet, shpeshherë acarohet shumë dhe ka shumë çrregullime mendore, madje është bërë shumë i dhunshëm ka lënduar anëtarë të familjes time por pa pasojë. Nuk pranon as të hajë as të pijë ilaçet. E çuam në spital shtetëror në Elbasan por askush nuk e merrte rastin përsipër, sepse është trajtuar dhe operuar diku tjetër. U detyruam ta shtrojmë sërisht tek Spitali Amerikan por këtë herë nuk kemi më lekë as për të blerë ilaçet. A mund të bëni një postim ju lutem më duhet ndihma e shqiptarëve, pasi është rast urgjent se i është dëmtuar gjysma e trurit. Këto janë analizat dhe rezonanca që ka bërë para operacionit. Ndihma na duhet per shpenzimet e spitalit trajtimet. Nuk na e pranojnë në spital shtetëror. U detyruam ta shtrojmë tek spitali Amerikan se ështe bër shumë i dhunshëm duhet të bëjë analiza trajtime dhe konsulta me psikolog dhe neurolog. Jemi interesuar ta shtrojmë në shtetëror në tiranë dhe Elbasan askush nuk e merr përsipër. Ju lutem na ndihmoni Besmira Lushi Numri i llogarisë: C0100002062789 IBAN: AL15212110090000000002062789 Credins Bank

25.8K views


💾

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Rusan të Delvinës, vetëm pak metra larg banesave në lagjen Kasapaj, duke vënë në alarm qindra banorë ...

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Rusan të Delvinës, vetëm pak metra larg banesave në lagjen Kasapaj, duke vënë në alarm qindra banorë që po përjetojnë orë tmerri. Banorët thonë se zjarri po u afrohet çdo minutë e më shumë shtëpive, ndërsa askush nga shteti nuk ka shkuar në ndihmë. Sipas tyre për momentin nuk ka as zjarrfikës, as helikopterë, as avionë edhe pse gjendja është alarmante dhe flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. “Nuk ka asgjë! Po digjemi! Jemi të braktisur. Ku janë shteti, emergjencat, avionët? Zjarri po ju afrohet banesave. Kërkojmë ndihmë, jemi në hall. Nuk ka as helikoptera, asgjë. ”, shprehen banorët për JOQ. Era dhe terreni i thyer po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të ndërhyjnë menjëherë me helikopterë apo avionë, përpara se të ndodhë tragjedia e radhës. Gjatë natës së kaluar, Delvina përjetoi një natë ferri: qindra hektarë tokë janë djegur, shumë banorë janë evakuuar, ndërsa spitali u zhvendos përkohësisht në Kinoteatër për shkak të tymit të dendur. Të paktën 10 persona janë asfiksuar, mes tyre edhe efektivë të policisë, të cilët morën ndihmë mjekësore.

33.6K views


💾

Shqipëria prej ditësh po përballet me një situatë alarmante nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit. Vetëm sot janë rapo...

Shqipëria prej ditësh po përballet me një situatë alarmante nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit. Vetëm sot janë raportuar 27 vatra aktive në disa qarqe të vendit, me përhapje të shpejtë për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjore. Raportohet për dhjetëra shtëpi të dëmtuara, persona të lënduar dhe fatkeqësisht edhe një viktimë ditën e djeshme në Gramsh. Vendet më të prekura këto ditë përfshijnë rrethinat e Tiranës, Gramshin, Sarandë, Delvinën, Gjirokastrën, Tepelenën, Spillenë, Lezhën dhe Fushë-Arrëzin, ndërsa ekipet e emergjencave civile po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën me mbështetjen e mjeteve tokësore dhe ndihmës nga vendet fqinje me avionë zjarrfikës. Përballë kësaj gjendjeje, një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një thirrje drejtuar si kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe shqiptarëve jashtë vendit, për sigurimin e mjeteve ajrore që do të mund të ndihmojnë në përballimin e situatave të tilla. Qytetari shprehet: “O nëne moj, o ju çuna që punoni me drogë në Europë dhe zoti t’ju ruaj se sakrificë e madhe është, ju lutem të gjithë së bashku mundohuni të blini 3 ose 4 avionë që të shuaj zjarret në Shqipëri se me qeverinë që kemi ne në Shqipëri, e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Ju lutem na ndihmoni. Edi Rama turp i botës në 2025, ato që vjedh të paktën 3 ose 4 avionë, se kaq është Shqipëria, jo nxirri njerëzit nga shpija jo këtej po andej. 4 avion mbaron punë. Respekte për çunat, mblidhuni të gjithë bashkë edhe dërgoni Edi Ramës 4 avionë që të shuaj zjarret. Ju ruajt zoti.” Në fund, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe qytetarët e thjeshtë që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëz, shtëpi e pyje nga flakët.

129.2K views


💾

Fenomeni i hedhjes së fishekzjarreve në mesnatë vijon të shqetësojë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, duke u kthyer në një problem të përditshëm. Për di...

Fenomeni i hedhjes së fishekzjarreve në mesnatë vijon të shqetësojë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, duke u kthyer në një problem të përditshëm. Për disa, kjo është një mënyrë “argëtuese” për të festuar ditëlindje apo evente, por për të tjerë është një burim i madh stresi dhe shqetësimi. Së fundmi, një qytetare nga zona e ish-klubit Partizani, pranë kompleksit Kontakt, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me këtë mesazh: “Tek kompleksi Kontakt, ish klubi Partizani. Terror i përnatshëm! Kjo ndodh çdo darkë në 00:00. Është e patolerueshme! Fëmijët zgjohen të tromaksur nga plasja e fishekzjarreve.” Pamjet e siguruara tregojnë një grup të rinjsh që shpërthejnë fishekzjarrë pa marrë parasysh orarin apo shqetësimin që i shkaktojnë fqinjëve. Në lagje jetojnë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të cilët e vuajnë më shumë këtë “festë” të zhurmshme. Ky nuk është një rast i izoluar, por një praktikë që po përhapet çdo ditë e më shumë, ndërsa mungesa e ndërhyrjes nga autoritetet e ka bërë situatën të dalë jashtë kontrollit. Banorët kërkojnë respektimin e qetësisë publike dhe ndalimin e këtij fenomeni, duke apeluar për mënyra më të civilizuara festimi, që nuk cenojnë gjumin dhe mirëqenien në komunitet.

22.2K views


💾

Një skenë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve në autostradën Durrës–Tiranë. Një grup dasmorësh, me makina luksoze të zbukuruara me lule e shi...

Një skenë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve në autostradën Durrës–Tiranë. Një grup dasmorësh, me makina luksoze të zbukuruara me lule e shirita, udhëtonte i shoqëruar nga një automjet policie që u hapte rrugën. Pamjet e filmuar tregojnë gëzimin dhe emocionin e ditës së madhe, ndërsa kolonës i lihej rruga e lirë për të vazhduar drejt destinacionit. Për shumëkënd, ky ishte një moment i rrallë ku rrugët, zakonisht të mbushura me trafik, u kthyen në një pistë të lirë për dashurinë. Në atmosferë feste, me boritë e makinave dhe buzëqeshjet e të ftuarve, kjo martesë do të mbetet e paharruar jo vetëm për çiftin, por edhe për ata që u gjendën dëshmitarë të këtij kolone të veçantë.

11.3K views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje verbale në rrugët e Durrësit, ku një djalë i nervozuar, i përplas me forcë derën...

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje verbale në rrugët e Durrësit, ku një djalë i nervozuar, i përplas me forcë derën e makinës një vajze. Pamjet shfaqin një debat të tensionuar në gjuhën angleze, me tone të ngritura dhe gjeste agresive që tregojnë qartë nervozizmin mes tyre. Ende nuk është e qartë nëse ata janë shqiptarë apo të huaj, por sipas personit që dërgoi videon, djali dukej si shqiptar. Pas përplasjes së derës, biseda vijon me tone nervoze, duke e ndezur edhe më shumë situatën. Shkaqet e konfliktit mbeten të paqarta, por pamjet kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy personave dhe arsyet e debatit.

181K views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dy automjete janë përplasur me forcë. Sipas dëshmive të mbërritura në redaksi, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

6235 views


💾

Situata me zjarret në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa shqetësuese, duke u shtrirë jashtë çdo kontrolli. Flakët përfshijnë jo vetëm pyjet dhe zonat ...

Situata me zjarret në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa shqetësuese, duke u shtrirë jashtë çdo kontrolli. Flakët përfshijnë jo vetëm pyjet dhe zonat rurale, por janë bërë rrezik dhe për zonat e banuar. Në fshatin Berzhirtë, një vatër e re zjarri ka shpërthyer me intensitet të lartë. Një emigrant, i cili ndodhet atje për të vizituar vendlindjen e tij, sjell pamje shqetësuese nga terreni një shtresë e dendur tymi i zi ngrihet lart në qiell, e dukshme edhe nga distanca. Përmes një videoje, ai ndan tmerrin që po përjeton komuniteti dhe bën thirrje urgjente për ndërhyrje nga autoritetet shtetërore. Zhgënjimi i tij është i thellë, teksa vëren mungesën e mbështetjes në një moment kaq kritik, duke reflektuar shqetësimet e gjithë banorëve që ndihen të braktisur përballë flakëve pasi helikopteri kalon çdo ditë aty për stërvitje ndërsa sot që zona është përfshirë nga flakët për çudi është zhdukur si me magji. Mesazhi i qytetarit: Vijmë për pushime në vendlindje, dhe ajo që shohim me sy është për të ardhur keq. I lutemi shtetit të ndërhyjë urgjentisht. Vendi: Komuna Berzhitë. Çdo ditë tjetër, kur situata është më e qetë, dalin helikopterët për të bërë prova fikjeje zjarri. Por sot, që vjen po digjet, nuk shihet asnjë helikopter për fikjen e zjarrit. Zjarri duket se ka filluar nga zona e Farkës së Madhe.

175.2K views


💾

Te duash pa kufij. Historia e dashurisë së dy të rinjve ka mberritur ne redaksine tonë, duke na dhuruar kete herë nje buzëqeshje ndryshe, nje buzeqesh...

Te duash pa kufij. Historia e dashurisë së dy të rinjve ka mberritur ne redaksine tonë, duke na dhuruar kete herë nje buzëqeshje ndryshe, nje buzeqeshje të mbushur me shpresë dhe lumturi për dy zemra që kanë zgjedhur të duan duke thyer çdo pengesë. Mësoni të dashuroni si ky gift i ri, me zemër të hapur dhe guxim per te perqafuar çdo sfidë.

8913 views


💾

Trafik, temperatura të larta, zjarre, kaos dhe “kamikazë” që rrezikojnë jetën e shoferëve të tjerë, kështu përshkruhet më së miri e diela e 10 gushtit...

Trafik, temperatura të larta, zjarre, kaos dhe “kamikazë” që rrezikojnë jetën e shoferëve të tjerë, kështu përshkruhet më së miri e diela e 10 gushtit në vendin tonë. Që prej orëve të para të mëngjesit, JOQ ALBANIA ka marrë me dhjetëra raportime për trafik kilometrik në akset nacionale të vendit. Por në pikat kufitare situata paraqitet edhe më problematike pasi sportelet po punojnë me ritme të ngadalta edhe pse temperaturat janë ekstreme dhe qytetarët kanë mbi 5 orë në radhë. Një shqiptar që po udhëton nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar ka raportuar për JOQ ALBANIA se radha në këtë doganë është mbi 5 kilometra dhe makinat mezi lëvizin. Ai i bën thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare, por edhe greke, që të punojnë me kapacitet të plotë, pasi është e turpshme që në këto temperatura të qëndrojnë me orë të tëra në radhë, ndërkohë që shumë prej tyre janë me fëmijë.

38.8K views


💾

Ky është momenti kur tre hajdutë kapërcejnë gardhin rrethues të një toke në Mamurras dhe i vërsulen një kontenieri me materiale pune. Ngjarja ka ndodh...

Ky është momenti kur tre hajdutë kapërcejnë gardhin rrethues të një toke në Mamurras dhe i vërsulen një kontenieri me materiale pune. Ngjarja ka ndodhur rreth 6 muaj më parë, në autostradën pranë Laçit, ku hajdutët kanë mundur ta hapin kontejnerin dhe të vjedhin prej aty 4 korse bari, kabullo elektrikë dhe materiale të tjetra ndërtimi, të cilat sipas pronarit të tyre kushtojnë rreth 20 mijë euro. “Unë jetoj në Amerikë dhe kam ardhur me pushime. Kur shkova te toka pashë që kamerat ishin dëmtuar. Pastaj konstatova se ishte hapur kontejneri dhe kishin vjedhur të gjithë mallin,” shkruan denoncuesi. Ai shton se para një muaji ka bërë një kallëzim në polici, por autorët ende nuk janë zbuluar. Pronari i mjeteve shprehet i vendosur që t’i zbulojë kush janë hajdutët, prandaj kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre. “Kush i njeh këta persona të na japë info me të drejtë shpërblimi. +355 69 20 85 745 ky është numri im,” shkruan më tej ai. Denoncimi i plotë: Pershendetje JOQ doja te beja nje denoncim per 3 persona ku kane hyre ne prone dhe kane vjedhur disa objekte me vlere...Do ju ishim te lutur se kush i njeh keta persona te na jepnin info me te drejte shperblimi. Po ju bashkangjisim edhe videot e vjedhjes faleminderit! Eshte bere denoncimi ne polici dhe deri tani asnjë gje seshte zgjidhur. Jane vjedhur 4 korrese bari, kablla elektrik, materiale ndertimi etj gati 20 mij euro mall. Ne Mamurras, Laç autostrad. Ngjarja ka gati 6 muaj, por ngaq jetoje ne Amerik dhe kam ardhur me pushime, dhe kur shkova ke toka pash qe ishin demtuar kamerat, ishin hapur kontenieret dhe ishin vjedhur shume gjera. Tani qe kam ardhur e kam bere denoncimin ka nje muaj e pak.

7770 views


💾

Pavarësisht ndalimit me ligj të shitjes së cigareve elektronike dhe vape-ve për të miturit nën moshën 18 vjeç, shumë dyqane, kioska dhe tabachino vazh...

Pavarësisht ndalimit me ligj të shitjes së cigareve elektronike dhe vape-ve për të miturit nën moshën 18 vjeç, shumë dyqane, kioska dhe tabachino vazhdojnë t’u shesin këto produkte fëmijëve dhe adoleshentëve. Një qytetar i shqetësuar nga ky fenomen ka ngritur zërin përmes një denoncimi publik, duke treguar se vëllezërit e tij të mitur, 11 dhe 14-vjeç, arrijnë të blejnë pa asnjë pengesë cigare elektronike në zona të ndryshme të Fushë-Krujës. Ai thekson se në shumë raste, edhe pse në paketim shkruhet qartë që produkti është i ndaluar për personat nën 18 vjeç, shitësit ua shesin kujt munden, pa menduar fare për ligjin apo pasojat. Edhe pse shumë prej këtyre vape-ve reklamohen si "pa nikotinë", ekspertët e shëndetit publik theksojnë se përdorimi i tyre nga fëmijët dhe adoleshentët mbetet shqetësues. Aromat e ndryshme dhe paketimet tërheqëse e bëjnë këtë produkt veçanërisht joshës për moshat e reja, duke krijuar varësi psikologjike dhe normalizuar aktin e "pirjes". Për më tepër, nuk ka garanci për përbërjen e këtyre produkteve, pasi shumë prej tyre importohen pa kontroll të rreptë cilësor, duke rritur rrezikun për shëndetin e përdoruesve. Autoritetet përgjegjëse duhet të marrin masa për të ndalur këtë praktikë të rrezikshme që po përhapet me shpejtësi dhe po cenon shëndetin e të rinjve. Denoncimi i qytetarit: Mirmbrëma! Kam një ankes vellezerit e mi njëri 11 vjeç dhe tjetri 14 u bë disa her që i kap me pufa ose cigare elektronike por më e bukura si ka mundësi që tabachino ja shesin kltyre të miturve. Doja të bëja një ankes nëse ësht e mundur që të bëni diçka sepse të gjitha cigaret e tyre shkruanin +18 dhe fëmijët kan filluar të japin shenha shqetësuese

9721 views


💾

Në vitin 2025, Spitali Rajonal i Durrësit ndodhet në një gjendje alarmante, ku pacientët dhe stafi mjekësor përballen çdo ditë me kushte të papranuesh...

Në vitin 2025, Spitali Rajonal i Durrësit ndodhet në një gjendje alarmante, ku pacientët dhe stafi mjekësor përballen çdo ditë me kushte të papranueshme. Muret e godinës janë të plasaritura, me suva të rënë dhe lagështi të dukshme, ndërsa në shumë pavione mungon uji i rrjedhshëm një domosdoshmëri bazë për çdo institucion shëndetësor. Një qytetar ka dërguar video në redaksi për të dëshmuar gjendjen e degraduar të spitalit të Durrësit. Në vend që të jetë një vend shërimi, spitali po kthehet në një hapësirë të rrezikshme për pacientët. Megjithë premtimet e përsëritura për “modernizim të shëndetësisë”, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga ministrja Albana Koçiu, duket se e kanë lënë sistemin në mëshirë të fatit. Investimet mungojnë, ndërsa kushtet e spitaleve rajonale, përfshirë edhe atë të Durrësit qyteti i dytë më i madh në vend janë degraduar në mënyrë të ndjeshme. Asgjë nuk justifikon që në vitin 2025, pacientët të kurohen në dhoma ku nuk ka as ujë për të larë duart. Ministria e Shëndetësisë, bashkia Durrës dhe qeveria reklamojnë vetëm propagandë, por realiteti flet qartë. Banorët e qytetit shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përkujdesjes për shëndetin publik, ndërkohë që fondet publike përdoren për fasada apo projekte luksi në sektorë të tjerë. Të gjitha këto, në një shtet që pretendon të jetë modern, janë një pasqyrë e qartë e dështimit të institucioneve për të mbrojtur të drejtën më bazë të qytetarit, kujdesin shëndetësor.

32.8K views


💾

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në botën e faunës shqiptare: flamingot kanë folezuar për herë të parë në Shqipëri, pikërisht në Lagunën e Nartës. Lajm...

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në botën e faunës shqiptare: flamingot kanë folezuar për herë të parë në Shqipëri, pikërisht në Lagunën e Nartës. Lajmin e ka bërë të ditur Xhemal Xherri, menaxher i projektit për mbrojtjen e shpendëve të egër, gjatë një lidhjeje me ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Ai tha se në këtë zonë janë identifikuar mbi 280 fole aktive të flamingove. “Prej disa vitesh kemi monitoruar me kujdes këtë specie, por këtë vit kemi pasur fatin e madh t’i shohim duke folezuar në Nartë. Procesi është drejt përfundimit dhe pritet që brenda dy javësh zogjtë të çelin. Ky është një numër i madh foleve, ndoshta më i madhi në Ballkan, pasi edhe në Greqi ka, por shumë më pak,” – u shpreh Xherri. Megjithatë, ky sukses ekologjik rrezikon të mos zgjasë. Xherri paralajmëroi se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës pranë zonës mund të shkaktojë largimin e flamingove për shkak të ndotjes akustike dhe shqetësimeve gjatë folezimit. “Një ndërhyrje pranë foleve mund t’i detyrojë të largohen dhe të mos kthehen më. Aeroporti do ta bëjë të pamundur procesin dhe mund të sjellë zhdukjen e tyre nga kjo zonë, pasi nuk do të përballojnë dot zhurmat,” – shtoi ai. Lugina e Nartës është një nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve të rrallë në Shqipëri, dhe kjo folezim historik është një tregues i rëndësisë së saj për biodiversitetin e vendit.

47.3K views


💾

Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të na...

Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të natës. Sipas tij, një prej fqinjëve ka vendosur muzikë me volum të lartë, pavarësisht se ora kishte kaluar prej kohësh mesnatën. Në videon e dërguar nga qytetari, dëgjohet qartë muzika e fortë që shpërndahet në të gjithë lagjen, ndërsa ora shënonte rreth 01:15. Denoncuesi shprehet se kjo situatë është shqetësuese, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të flenë nga zhurma. “Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Laknas. Kemi fëmijë të vegjël. Besoj se ka një orar të kufizuar për muzikën e lartë deri në orët e vona. Ka tre netë që vijon kjo situatë,” – thotë ai. Banori kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të respektuar oraret dhe për të mos lejuar raste të tilla që prishin qetësinë e komunitetit. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe ka nevojë për masa konkrete. Prishja e qetësisë gjatë natës po kthehet në një problem që prek gjithnjë e më shumë qytetarët.

85.1K views


💾

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:30, në zonën e ...

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:30, në zonën e Stacionit të Trenit. Ajo rrëfen se një djalë iu afrua dhe e komplimentoi, por ajo e injoroi për t’i bërë të qartë se nuk ishte e interesuar. Sipas saj, më pas djali i kërkoi një çakmak, por ajo mohoi me kokë duke vijuar injorimin ndaj tij. Më tej, ajo thotë se ai vazhdoi ta ndiqte, duke i kërkuar emrin dhe duke bërë gjeste të pahijshme. Në një moment, vajza i ka thënë se do të thërriste policinë nëse nuk largohej, por situata u përkeqësua dhe ai nisi ta shante. Vajza ka dërguar edhe një video ku shihet djali duke bërë një gjest të turpshëm. Në video, ai pretendon se e kishte pyetur thjesht për emrin, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se do të njoftonte policinë. Mesazhi i plotë i vajzës për JOQ Albania: “Përshëndetje JOQ! Në orën 23:30 tek Stacioni i Trenit mu afrua një djalë dhe më komplimentoi. I dhashë një injorim total që ta kuptonte që nuk isha e interesuar. Më pas më kërkoi çakmak, i tunda kokën në shenjë mohimi, vazhdoi të më ndiqte dhe insistoi për emrin tim. Në atë moment i thashë nëse vazhdon të më ndjekësh do të marr policinë. U agravua dhe filloi të më shante dhe të bënte gjeste të shëmtuara, siç shihen dhe në video! Djema, nuk ka asgjë të keqe të tregosh interes tek një vajzë, të rinj jemi, ama kur ajo nuk tregon interes dhe tmerrohet nga ju, ky nuk është më flirtim, por ngacmim! Faleminderit JOQ!”

82.4K views


💾

❌