Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të na...
Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të natës. Sipas tij, një prej fqinjëve ka vendosur muzikë me volum të lartë, pavarësisht se ora kishte kaluar prej kohësh mesnatën. Në videon e dërguar nga qytetari, dëgjohet qartë muzika e fortë që shpërndahet në të gjithë lagjen, ndërsa ora shënonte rreth 01:15. Denoncuesi shprehet se kjo situatë është shqetësuese, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të flenë nga zhurma. “Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Laknas. Kemi fëmijë të vegjël. Besoj se ka një orar të kufizuar për muzikën e lartë deri në orët e vona. Ka tre netë që vijon kjo situatë,” – thotë ai. Banori kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të respektuar oraret dhe për të mos lejuar raste të tilla që prishin qetësinë e komunitetit. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe ka nevojë për masa konkrete. Prishja e qetësisë gjatë natës po kthehet në një problem që prek gjithnjë e më shumë qytetarët.
85.1K views