Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i Madh”, kompozitori që bëri polifoninë shqiptare pjesë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, aktualisht punon në shërbim...

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i Madh”, kompozitori që bëri polifoninë shqiptare pjesë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, aktualisht punon në shërbimet e pastrimit të qytetit. Kapaj i cili ka një karrierë rreth 50 vjeçare në muzikë dhe është i njohur për interpretimin e rrallë të fyellit me dhëmbë dhe kontribute të tjera muzikore, është lënë në harresë totale nga shteti. Vetëm së fundmi, emri i tij u përmend në masë për faktin se është përfshirë në një filmin e Christopher Nolan dhe kastës së njohur të aktorëve të “The Odyssey”. Mirëpo realiteti i këtij mjeshtri të madh që çoi tingujt mijëravjeçarë shqiptarë në majat e Hollivudit, është krejt ndryshe nga sa do të duhej të ishte. Gjatë një interviste për mediat, Kapaj tha se e kishte pranuar këtë punë dhe se kërkonte të ishte aktiv për të siguruar të ardhura për familjen. “E ndjej veten të ofenduar që t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman më çoni në filan vend’. Thjesht kërkoj punë”, është shprehur ai. Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait. Përfshirja e polifonisë labe në kolonën zanore ka ngjallur mjaft emocione tek shqiptarët, por për vetë artistin përditshmëria e tij është vërtetë larg skenave të tilla të mëdha. Ndërkohë që qeveria shqiptare arriti me urgjencë që të akordonte një fond prej 4.2 milionë eurosh për reperin amerikan Kanye West, kur vjen puna tek njerëz që i japin vlerë kulturës shqiptare dhe e ngrejnë emrin e vendit nëpër botë, këto fonde nuk duken gjëkundi. #voxnews #media #news

332 views


💾

Zbardhet dëshmia e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoresh...

Zbardhet dëshmia e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe caktoi masat e sigurisë 'arrest shtëpie' për shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro. Në dëshminë e saj, një prej arkëtareve, emri i të cilës nuk bëhet publik, shpjegon se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh. Arkëtarja thotë se “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj”. Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli ‘Nazeri’ kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Për këtë arsye sipas saj transporti i parave është bërë nga vetë ajo, me urdhër verbal të drejtoreshës Elizabeta Mataj. Më tej ajo deklaron se ‘Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve.’ Sipas arkëtares në fjalë, në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni. Në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, arkëtarja thekson se konstatoi në sistem se ‘disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën.’ Më tej arkëtarja pretendon se për disa mandate pagesash nënshkrimet e saj dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike, duke përmendur konkretisht ‘mandatet e datave 7.5.2026, 12.5.2026 dhe 21.5.2026, të cilat sipas saj kishin mbetur pa firmën e drejtoreshës.’ #voxnews #media #news

3353 views


💾

Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se kaloi...

Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se kaloi kufirin nga Kanadaja me një motor uji të tipit Sea-Doo, të marrë me qira. Sipas dosjes penale, 40-vjeçari dyshohet se gjatë kalimit të lumit St. Clair ka transmetuar live në Facebook. Mediat e huaja raportojnë se pamjet janë përfshirë në provat e hetimit. Hetimet tregojnë se Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan. Gjatë hetimeve, agjentët zbuluan edhe një video publike në Facebook, ku sipas tyre shfaqet Bajrami duke kaluar lumin me Sea-Doo. Sipas autoriteteve, të dhënat e vendndodhjes së videos përputhen me zonën ku ai dyshohet se hyri ilegalisht në territorin amerikan. Pas gati një viti hetimesh, Bajrami u lokalizua në një burg në Boston, ku ndodhej i arrestuar për një çështje tjetër. Ai tashmë përballet me akuzën për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim deri në gjashtë muaj burg. #voxnews #media #news

9089 views


💾

Përsëri emigranti nga Laçi, Dorian Puka, kthehet në subjekt të një shkrimi të medias angleze The Daily Telegraph pas një mori shkrimesh gjatë katër vi...

Përsëri emigranti nga Laçi, Dorian Puka, kthehet në subjekt të një shkrimi të medias angleze The Daily Telegraph pas një mori shkrimesh gjatë katër viteve të fundit. Është pikërisht kjo video, ku ai shfaqet duke i dhënë si ushqim tufa me para dy qenve të tij, e cila ka shërbyer si motiv për ta rikthyer atë përsëri në vëmendjen e kësaj gazete britanike. Charles Humas, editor i çështjeve të brendshme në këtë gazetë, thotë se Dorian Puka, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, tashmë është duke luftuar bllokimin e dëbimit nga Anglia, pasi u dëbua dy herë dhe përsëri hyri ilegalisht në shtetin ishull. “Në këtë video, 29-vjeçari shfaqet i ulur mbi një divan, ku i jep kartëmonedha të prerjes 20 paund qenit pitbull me emrin Cobra. Ndërsa qenit tjetër me emrin Miu, i afron në gojë për t’i kafshuar kartëmonedha 50-paundëshe”, shkruan The Daily Telegraph në artikullin të cilit i referohet Top Channel. Puka theksohet në shkrim se po përballet me dëbimin për herë të tretë, pasi qeveria fitoi gjyqin në një tribunal të shkallës së parë për çështjet e emigracionit, me qëllim largimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil. Ministria e Brendshme, Home Office, nuk ka mundur ta largojë për sa kohë që kërkesa e tij për azil dhe sfidat ligjore ndaj vendimeve janë ende në shqyrtim. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se: “Ky individ është një shtetas i huaj i njohur për veprimtari kriminale dhe ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar largimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Për sa kohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim, nuk mund të japim komente të mëtejshme.” Ndërkohë, Chris Philp, ministri i Brendshëm në hije nga opozita konservatore, komentoi për The Daily Telegraph se: “Ky kriminel famëkeq shqiptar ka shfaqur hapur pasurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke ekspozuar makina sportive dhe tani edhe këtë video të jashtëzakonshme ku u jep qenve të tij para në dorë. Nuk duhet të lejojmë që kriminelë të huaj si ky të qëndrojnë në vend. Ai duhet të dëbohet menjëherë dhe Shabana Mahmood duhet të sigurojë urgjentisht largimin e tij, në mënyrë që publiku britanik të mos vazhdojë të vuajë pasojat e sjelljes së tij kriminale”, ka deklaruar politikani i Partisë Konservatore angleze. #voxnews #media #news

9230 views


💾

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre ish-zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për ...

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre ish-zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj. Gjykata vendosi masën "arrest në burg" për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa ndaj ish-shefes së financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtares, Paola Dana, caktoi masën "arrest në shtëpi". Të treja akuzohen për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj. Gjatë seancës gjyqësore, ku Prokuroria kërkoi masën "arrest në burg" për të treja, ndërsa mbrojtja kërkoi një masë më të butë, kanë dalë në dritë edhe deklarata të reja. Ish-shefja e financës, Valbona Duni, ka deklaruar para gjykatës se paratë e zhdukura nuk i ka mbajtur ajo, por se janë marrë nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj në zyrën e saj. Nga ana tjetër, Mataj nuk ka dhënë shpjegime për fatin e shumës së munguar. E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar 69 milionë lekët, ajo është përgjigjur se "nuk e di". Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shuma e konsiderueshme financiare dyshohet se nuk është arkëtuar në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë, si dhe për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të 69 milionë lekëve të rinj. #voxnews #media #news

6258 views


💾

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe që në start nuk kanë munguar tensionet. Persona të ndryshëm që janë prezen...

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe që në start nuk kanë munguar tensionet. Persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty. “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protesuesve në prapaskenë. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti. “Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër./top channel #voxnews #media #news

5588 views


💾

Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjipt...

Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjiptian, po ashtu i pranishëm në mjetin lundrues në momentin e shpëtimit nga Forcat Delta dhe Policia Kufitare. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 të huajve, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shqiptar, për të cilin policia po punon për ta identifikuar. 43-vjeçari nga Afganistani është arrestuar, ndërsa janë vënë nën hetim 10 emigrantët e tjerë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia. #voxnews #media #news

3805 views


💾

Qeveria plotëson kuadrin ligjor që i hap rrugë lejimit të basteve sportive online, 28 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Autoriteti i Mbikëqyrjes së L...

Qeveria plotëson kuadrin ligjor që i hap rrugë lejimit të basteve sportive online, 28 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit sqaron për Report TV procedurat që do të ndiqen për licencimin e kompanive por ende nuk ka një afat për hapjen e konkurrimit. Bastet do të lejohen vetëm online dhe përmes identifikimit me kartë identiteti. Pas 28 muajsh nga miratimi i ligjit “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore për t’i hapur rrugën më tej lejimit të basteve sportive online. Janë 8 akte nënligjore, VKM dhe Udhëzime që kanë marrë dritën jeshile në qeveri. Dy të fundit u miratuan më 26 qershor, ku caktohen procedurat dhe afatet për pezullimin apo revokimin e licencës së lojërave të fatit “basteve sportive online”, si dhe vendimi për administrimin e fondit te posaçëm të krijuar nga veprimtaritë e lojërave të fatit. “Ligji 155/2015 “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), me miratimet e fundit është plotësuar me aktet nënligjore përsa i përket kategorisë së lojës “Baste Sportive online”, thotë në një përgjigje për Report TV, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Vonesën me më shumë se 2 vite për plotësimin e ligjit me aktet nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm, më herët Ministria e Financave e pati sqaruar për Report TV me argumentin se bëhej fjalë për një proces me kompleksitet të lartë teknik dhe institucional, të cilat kërkonin cikle të zgjeruara konsultimesh dhe verifikimesh, për shkak edhe të sistemeve të reja që duhet të ngriheshin. Ligji në fuqi parashikon dhënien e 10 licencave, por ende nuk ka një afat se kur do të hapen thirrjet për të aplikuar. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit sqaron për Report TV se ky institucion, Komisioni i Licencave dhe sekretariati teknik do të organizojnë procedurat konkurruese për dhënien e licencave. “Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), Komisioni i Licencave i ngritur në bazë të nenit 17/1 të ligjit 155/2015 “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, dhe sekretariati teknik pranë tij organizojnë procedurat konkurruese dhe vlerësuese sipas detyrave përkatëse, të përcaktuara me ligj dhe në këtë vendim. Komisioni i licencave merr vendim për hapjen e një procedure konkurruese dhe numrin e licencave që do të jepen në thirrje. Brenda 7(shtatë) ditëve nga marrja e vendimit për hapjen e procedurës konkurruese nga Komisioni I Licencave, AMLF publikon njoftimin për konkurrim për dhënien e licencës për ofrimin e “Basteve Sportive online” në faqen zyrtare të internetit, në dy gazeta ndërkombëtare, si dhe ne Buletinin e Njoftimeve Publike”, thuhet në përgjigje. Bastet sortive online do të mund të luhen vetëm nëse hyni në sistem me kartë identiteti, madje edhe të skanuar. Sistemet ku do të organizohen bastet do të garantojnë mekanizma për gjurmim të çdo veprimi të përdoruesit, si edhe të ketë algoritme të posaçme për llogaritje të fitimeve. Në ligjin e miratuar në shkurt të 2024-ës në nenin 22 të tij janë vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për licencë, ndër të cilat janë: - Kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë. -subjekti aplikues ose të paktën njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëve të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 për qind të aksioneve në shoqëri. -subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit Gjithashtu organizatorët e basteve sportive online janë të detyruar të ngurtësojnë një fond prej 120 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat. #voxnews #media

8130 views


💾

350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare’ në Reggio Emilia të Italisë. Një vit më vonë, të njëjtët u rishf...

350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare’ në Reggio Emilia të Italisë. Një vit më vonë, të njëjtët u rishfaqën "në mënyrë magjike", me logon ‘Onde Chiare’ ende qartësisht të dukshme, në një plazh në Kepin e Rodonit, një kep shkëmbor në Detin Adriatik, në veri të Durrësit, në Shqipëri. Një turiste me pushime dha alarmin Ishte një grua nga Reggio Emilia, që ndodhej aty me pushime, ajo që e vuri re. Ajo u dërgoi menaxherëve të pishinës një e-mail me fotografitë bashkëngjitur për t'i njoftuar për këtë zbulim të pazakontë, pasi kishte lexuar në atë kohë lajmin për vjedhjen në shtypin lokal. Menaxherët e pishinës ngritën padi për të rimarrë shezlongët Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, drejtuesit e kësaj strukture, e cila prej vitesh është sinonim i mirëqenies dhe aktivitetit fizik në provincën e tyre, nuk humbën kohë. Ata ngarkuan avokatin Gianluca Dallari që të niste procedurat ligjore për të rikthyer pajisjet, me vlerë mbi 45.000 euro. Costoli shpjegon: “Madje menduam të shkonim vetë atje për t'i marrë, por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një avokat në Shqipëri, i cili nisi çështjen gjyqësore. Në teori, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe të ishin vendosur nën ruajtje nga autoritetet shqiptare. Në vend të kësaj, një kliente tjetër e jona, që rastësisht ndodhej këto ditë në Durrës, na dërgoi një video të re, të cilën më pas e publikuam në profilin tonë në Instagram, ku shihet qartë se ata janë ende në plazh dhe përdoren nga klientët e atij plazhi në Shqipëri. Jemi shumë të zemëruar”. "Nuk është një kartëvizitë e mirë për turistët dhe reputacionin kombëtar" Për këtë arsye, ata vendosën ta bëjnë çështjen publike. "Kemi etiketuar mediat lokale, kemi dërguar një e-mail në redaksinë e Le Iene, emisionit të Italia Uno, i njohur për investigimet e tij. Kam dashur gjithashtu të etiketoj Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai shpesh flet për zhvillimin e turizmit shqiptar. Ja pra, duke vjedhur shezlongë në Itali, nuk është aspak një kartëvizitë e mirë për turistët dhe për reputacionin kombëtar të vendit të tyre. Ne punojmë prej vitesh me furnitorë të ndryshëm shqiptarë dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Shpresojmë që kryeministri shqiptar të interesohet për rastin tonë, sepse tashmë nuk dimë më çfarë rruge të ndjekim”. Postimi në rrjetet sociale bëri bujë "Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit... le t'u bëjë të fala shezlongëve tanë! Duket si shaka, por fatkeqësisht është e gjitha e vërtetë”. Kështu nis postimi i klubit Onde Chiare nga Reggio Emilia, i cili u bë shumë i ndjekur. "Në qershor 2024 na vodhën rreth 300 shezlongë, me një vlerë mbi 45.000 euro, nga klubi ynë Onde Chiare në Reggio Emilia," shkruajnë pronarët. "Një vit më vonë, një e njohura jonë, me pushime në Shqipëri, na dërgon disa foto dhe na pyet: 'Po këta, a nuk janë shezlongët tuaj?' Dhe prej aty fillon një histori pothuajse surreale." "Denoncime, avokatë në Itali dhe në Shqipëri, përkthime të betuara, verifikime, kohë dhe para të shpenzuara për të sjellë në shtëpi atë që na është vjedhur." "Sot kjo video, e filmuar vetëm pak ditë më parë, tregon se ata shezlongë ndodhen ende në të njëjtin plazh." "Ne thjesht duam të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45.000 eurosh, ku sendet e vjedhura janë identifikuar dhe dokumentuar prej më shumë se një viti, ende nuk ka gjetur zgjidhje." "Ndoshta kjo video do të arrijë tek personi i duhur. Nëse njihni dikë që mund të na ndihmojë, një gazetar, një emision televiziv ose thjesht mendoni se kjo histori meriton të tregohet... ju lutemi shpërndajeni." Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale ka pasur vërtet një sukses të madh, duke grumbulluar dhjetëra shpërndarje dhe qindra pëlqime. #voxnews #media #news

3800 views


💾

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i ...

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo. Teksa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, po përgatitej të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo ndërhyri për të kërkuar leje që të largohej për pak çaste për në tualet. #voxnews #media #news

3653 views


💾

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë. Nga këqyrja e k...

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk rezulton që autori të ketë përdorur makinë për t’u larguar. Hetuesit kanë dyshime të forta se autori ka qëndruar i fshehur në barishte pas një peme dhe pasi ka kryer krimin është larguar në këmbë në toka në ërrësirë dhe më pas në zonë të pyllëzuar dhe aty më pas ka humbur gjurmët. Autori dyshohet se e njeh mirë zonën dhe terrenin dhe e ka studiuar me detaje, pasi ka zgjedhur një itinerar për t’u larguar të pambuluar nga kamera sigurie. Autori nuk është larguar nëpërmjet rrugës, por në ara dhe zonë të pyllëzuar. Siç ndodh rëndom në çdo atentat të kryer nga vrasës me pagesë në vendin tonë, autorët djegin makinën dhe armët, por në këtë rast nuk kemi një makinë të djegur. Prandaj, edhe hetuesit kanë dyshime që autori nuk është vrasës me pagesë, por ndonjë person që viktima mund të ketë pasur konflikte, pasi konfliktet që Edmond Sula kishte ishin të shumta. #voxnews #media #news @voxnews.al

1753 views


💾

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në...

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes “spastrim etnik”. Ajo ka thënë se fjala e duhur do të ishte “deportim”. “Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen ta bëjnë, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar”, ka thënë ajo në TV Prva. Paunoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “terrorist”. “Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë kidnapuar njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka akuzuar ajo në intervistë. #voxnews #media #news @voxnews.al

3264 views


💾

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të ...

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe në lidhje me forcimin e lekut dhe rënien e euros, një lëvizje që e konsideron si fakt kokëfortë për rritjen e ekonomisë së vendit. #voxnews #media #news @voxnews.al

1549 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Kryeministri u shpreh se ky projekt do t’i japë...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Kryeministri u shpreh se ky projekt do t’i japë mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen, dhe për ta zhvilluar më shumë këtë projekt janë angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë. #edirama #voxnews #media #news @voxnews.al

1913 views


💾

Alarmi për cilësinë e dobët të ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi po kërcënon përgatitjet për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Tymi...

Alarmi për cilësinë e dobët të ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi po kërcënon përgatitjet për finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Tymi i dendur nga zjarret e rënë në Kanada i ka shtyrë autoritetet lokale të këshillojnë ndërprerjen çdo forme aktiviteti fizik në natyrë. Kushtet mjedisore pranë vendit të ndeshjes në East Rutherford janë përkeqësuar në mënyrë drastike për shkak të grimcave ndotëse, me nivele që arrijnë deri në shtatë herë standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kryetari i Bashkisë së Nju Jork, Zohran Mamdani, lëshoi një apel urgjent për publikun, duke u kërkuar njerëzve të kufizojnë kohën jashtë dhe të shmangin sforcimin e rëndë për shkak të rritjes së toksinave të lidhura me nxehtësinë. Kjo situatë shtyu kombëtaren e Argjentinës të shtyjë qëndrimin e saj në Xhorxhia dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar do të mbërrijë në qytetin e finales24 orë me vonesë. Ndërkohë, që kombëtarja spanjolle zbarkoi në Neë Jersey të mërkurën në mbrëmje pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Francës dhe menjëherë doli në fushë për një seancë stërvitore në ajër të hapur, pa bërë asnjë koment zyrtar. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë rrezik për shtyrjen e finales së madhe të Kupës së Botës. Organizatorët presin që ndeshja të zhvillohet sipas planit, para një audience prej më shumë se 80,000 spektatorësh. Siguria vjen nga parashikimet e motit për ditët në vijim, të cilat tregojnë se ndikimi i ajrit toksik pritet të zbutet gradualisht para fillimit të aktivitetit. Pritet një përmirësim i dukshëm, i favorizuar nga shiu i parashikuar për të shtunën, i cili do të ndihmojë në shpërndarjen e mjegullës së tymit. Si rrjedhojë, cilësia e ajrit pritet të stabilizohet në nivele mesatare dhe të pranueshme deri në ditën e finales. #voxnews #media #news @voxnews.al

11.7K views


💾

Policia ka arrestuar Edison Agollin, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos, ngjarje e ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku 35-vjeç...

Policia ka arrestuar Edison Agollin, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos, ngjarje e ndodhur më 30 qershor në Pogradec, ku 35-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri. Po ashtu, është arrestuar edhe vetë Brian Syzo, i cili duhet të vuajë një dënim prej 3 vitesh e 4 muaj burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. 22-vjeçari Edison Agolli u arrestua ditën e djeshme nga strukturat e hetimit të krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Sipas hetimeve, Agolli dyshohet se ka qenë së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Brian Syzon. Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me paramendim e kryer për interes dhe hakmarrje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e një kamere pranë IEVP Drenovë, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të Brian Syzos. #voxnews #media #news @voxnews.al

5127 views


💾

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke përcaktuar se ata...

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke përcaktuar se ata nuk mund të arrestohen apo t’u kufizohet liria pa një autorizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese. Sipas draftit, Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në asnjë formë, si dhe nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit personal apo kontrollit të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose janë në ndjekje të menjëhershme pas kryerjes së një krimi. Projektligji përcakton gjithashtu se, jashtë këtyre rasteve, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose kontrollin e banesës së Guvernatorit apo zëvendësguvernatorëve. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim brenda dy javëve nga data e paraqitjes së saj. Nëse brenda këtij afati nuk jepet një vendim, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar. Dispozita është pjesë e projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili sjell ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucionit dhe në statusin ligjor të drejtuesve të tij. #voxnews #media #news @voxnews.al

2920 views


💾

Nga e enjtja, Besnik Myftari nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini me masën “detyri...

Nga e enjtja, Besnik Myftari nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini me masën “detyrim paraqitjeje”. Ndaj Myftarit u caktua masë sigurie në mungesë, ndërsa ajo u ekzekutua vetëm pak javë më parë. Ai dyshohet se pastronte paratë e narkotrafikantëve, ndërsa arriti të hapte për llogari të tyre televizione, radio dhe portale lajmesh. V E N D I M“NË EMËR TË REPUBLIKËS” NR. AKTI 509 NR. VENDIMI VENDOSI: Pranimin e kërkesës së kërkuesit Besnik Myftari. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale ndaj kërkuesit Besnik Myftari, vendosur me vendimin nr. 31, datë 10.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, konfirmuar me vendimin nr. 49, datë 19.06.2026, të të njëjtës gjykatë, me masën e sigurimit shtrënguese me karakter personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale. Urdhërohet personi nën hetim, Besnik Myftari, që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po kryejnë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme, të premten e tretë të çdo muaji, në orën 12:00. Për ekzekutimin e këtij vendimi urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës. U shpall në Tiranë, sot, më 16 korrik 2026. Marrë nga weblajm #voxnews #media #news

2989 views


💾

❌