Oficerët e BKH-së zbarkojnë në paraburgimin e Durrësit dhe komunikojnë akuzat ndaj Erion Veliajt Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zbarkuan...
Oficerët e BKH-së zbarkojnë në paraburgimin e Durrësit dhe komunikojnë akuzat ndaj Erion Veliajt Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zbarkuan në paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, akuzat që rëndojnë ndaj tij, gjashtë muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK-ut. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, nën akuzën për korrupsion në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e vuajtjes së dënimit Në prani të njërit prej avokatëve të tij, Artur Selmani (bashkë me Ermir Betën), Veliaj ka firmosur pa pretendime, duke mohuar në tërësi akuzat kundër tij . SPAK, përveç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, ka shtuar edhe një vepër të re: futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit Sipas SPAK-ut, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë organizuar një skemë komplekse për të përfituar ryshfet në vlerë rreth 1.1 milionë euro, përmes kompanive të kontrolluara prej tyre. Biznesmenë të prekur nga kjo skemë përfitonin fonda nga Bashkia e Tiranës ose leje ndërtimi Dosja kundër Veliajt pritet të i dërgohet Gjykatës së Posaçme për Gjykim në datën 24 shtator 2025, afat deri në të cilin SPAK mund të zbatojë zgjatjen maksimale të hetimit paraprak Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
1034 views