Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistr...
Pamje të rënda janë publikuar nga mediat e huaja, ku raportohet se kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar. Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit. Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht. Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grush partneren e tij duke e lënë të gjakosur. Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg. Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
1840 views