Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një takim i rrallë me natyrën e egër Në mes të maleve madhështore të Komanit, një ujk i egër u filmua duke kaluar not mbi ujërat e liqenit. Një pamje ...

Një takim i rrallë me natyrën e egër Në mes të maleve madhështore të Komanit, një ujk i egër u filmua duke kaluar not mbi ujërat e liqenit. Një pamje e pazakontë, ku qetësia e liqenit takon fuqinë dhe lirinë e natyrës së paprekur. Momente të tilla na kujtojnë se sa e gjallë, e bukur dhe misterioze mbetet bota përreth nesh Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1187 views


💾

Gjykatësi më i mirë në botë, Frank Caprio, ndërron jetë pas rikthimit të kancerit. ‘Në nder të tij, le të përpiqemi secili të sjellim pak më shumë dhe...

Gjykatësi më i mirë në botë, Frank Caprio, ndërron jetë pas rikthimit të kancerit. ‘Në nder të tij, le të përpiqemi secili të sjellim pak më shumë dhembshuri në botë – ashtu siç bënte ai çdo ditë,’ thuhet në postimin që njoftoi vdekjen e Caprio ditën e mërkurë Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

356 views


💾

Sigurimtar që bëhet yll në skenë – Coldplay surprizon publikun në Düsseldorf Një nga momentet më të paharrueshme të koncerteve të Coldplay në Düsseldo...

Sigurimtar që bëhet yll në skenë – Coldplay surprizon publikun në Düsseldorf Një nga momentet më të paharrueshme të koncerteve të Coldplay në Düsseldorf nuk ishte vetëm muzika, dritat madhështore apo koreografia e publikut me byzylykë ndriçues. Ishte një sigurimtar që, papritur, u kthye në yllin e mbrëmjes. Gjatë performancës së turneut botëror Music of the Spheres, këngëtari Chris Martin ftoi një pjesëtar të sigurisë në skenë. Fillimisht, ai i vendosi një maskë në formë alieni – element tipik i estetikës së turneut. Më pas, mes brohoritjeve të publikut, sigurimtari nisi të kërcente në mënyrë plot energji, duke e kthyer momentin në një shfaqje spontane dhe të papritur. Publiku shpërtheu në duartrokitje dhe entuziazëm. Videot nga skena u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë fansa pohuan se sigurimtari “i vodhi shfaqjen” Chris Martinit. Në disa media u përfol se bëhej fjalë për një koreograf profesionist, që ndoshta ishte pjesë e planifikuar e show-t, por kjo nuk e zbeh magjinë e momentit për mijëra të pranishëm. Ky episod i veçantë u bë një nga kujtimet më të bukura të netëve të Coldplay në Düsseldorf, duke treguar se grupi britanik di të kombinojë spektaklin muzikor me surpriza që e afrojnë publikun edhe më shumë me artin e tyre. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

137 views


💾

Gusht 2025, një stuhi e fortë breshëri goditi qytetin e Houston, Texas. Raportohet për dëmtime të mëdha në automjete, ndërtesa dhe zona të banuara. Fe...

Gusht 2025, një stuhi e fortë breshëri goditi qytetin e Houston, Texas. Raportohet për dëmtime të mëdha në automjete, ndërtesa dhe zona të banuara. Fenomeni u shoqërua me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. #StuhiBreshëri #Houston #MotiEkstrem #Lajme #Urgjente Për më shumë klikoni në STORY 👆 @voxnews.al

4478 views


💾

S’vjen më kurrë në Shkodër?!” – Luiz Ejlli ia kujton fjalët Kiarës, ajo i kthen përgjigjen surprizë Në një bisedë plot ngacmime, Luizi i rikujton Kiar...

S’vjen më kurrë në Shkodër?!” – Luiz Ejlli ia kujton fjalët Kiarës, ajo i kthen përgjigjen surprizë Në një bisedë plot ngacmime, Luizi i rikujton Kiarës se ajo kishte thënë se nuk do të vinte më kurrë në Shkodër, për shkak të udhëtimit 4 orë e gjysmë. Por Kiara e zbut atmosferën, duke treguar se i pëlqen shumë Shkodra, edhe pse trafiku është problem, dhe shprehet e lumtur që ka një vajzë shkodrane. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

191 views


💾

Pas thyerjes së dritares së selisë së SNS në rrugën Cvijiça në Beograd, në vendngjarje mbërriti xhandarmëria. Xhandarmëria fillimisht i shtyu qytetarë...

Pas thyerjes së dritares së selisë së SNS në rrugën Cvijiça në Beograd, në vendngjarje mbërriti xhandarmëria. Xhandarmëria fillimisht i shtyu qytetarët e mbledhur, hodhi disa bomba shokuese dhe më pas u drejtua me automjete drejt qytetarëve që po tërhiqeshin para policisë. E gjithë ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës Cvijiçeva dhe Zdraka Çelara. @voxnewsalbania

304 views


💾

Elefanti sulmon burrin pasi u tremb nga blici i kamerës Një elefant shkeli një burrë që e trembi me blicin e kamerës gjatë një bllokimi trafiku. Pas n...

Elefanti sulmon burrin pasi u tremb nga blici i kamerës Një elefant shkeli një burrë që e trembi me blicin e kamerës gjatë një bllokimi trafiku. Pas ngjarjes, burri arriti të ngrihej në këmbë dhe të largohej duke ecur. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2394 views


💾

Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuad...

Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre. Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos. “Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën. Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin Cleber Xavier. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

482 views


💾

Një video që po përhapet me shpejtësi në internet ka nxjerrë në pah një moment të veçantë gjatë takimit mes Vladimir Putinit dhe presidentit Donald Tr...

Një video që po përhapet me shpejtësi në internet ka nxjerrë në pah një moment të veçantë gjatë takimit mes Vladimir Putinit dhe presidentit Donald Trump në Alaska. Në pamjet, vërehet që këmba e kreut të Rusisë dridhej në mënyrë të çuditshme ndërsa ai shkëmbente përshëndetje me presidentin amerikan, gjë që ka ngjallur spekulime për gjendjen e tij shëndetësore. Në takimin që po përfundonte, të dy liderët dukeshin duke komunikuar në mënyrë miqësore, por ky detaj i vogël ka ngritur dyshime të ndryshme për qëndrueshmërinë e Putinit. Për më tepër, disa komentues në rrjetet sociale kanë sugjeruar se presidenti rus ka zgjedhur të veshë këpucë me platformë për të zbutur dallimin në gjatësi me Trumpin, i cili është rreth 1.88 metra i gjatë. Në vitet e fundit, Kremlini ka përpjekur të mohojë vazhdimisht thashethemet që lidhen me shëndetin e Putinit, duke përfshirë pretendime për sëmundje serioze si Parkinsoni apo kanceri, por ky moment i fundit vetëm sa ka shtuar kureshtjen dhe dyshimet e publikut. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1548 views


💾

Pas ngjarjes tragjike në Maila, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar për arsye të parëndësishme, këngëtari i njoh...

Pas ngjarjes tragjike në Maila, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar për arsye të parëndësishme, këngëtari i njohur Luiz Ejlli reagoi publikisht. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një pasqyrim të hidhur të realitetit dhe problemeve të shoqërisë në të cilën jetojmë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2762 views


💾

Pamja është një shembull i qartë guximi (ose ndoshta instinkti i menjëhershëm për të mbrojtur kafshët e saj), ku dikush rrezikon veten për të shpëtuar...

Pamja është një shembull i qartë guximi (ose ndoshta instinkti i menjëhershëm për të mbrojtur kafshët e saj), ku dikush rrezikon veten për të shpëtuar qentë nga një grabitqar i madh. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

225 views


💾

Një qytetar i lënduar nga zjarri është evakuuar me urgjencë nga ekipet e ndihmës së shpejtë. I ulur në karrocë me rrota dhe me fytyrën e mbuluar nga n...

Një qytetar i lënduar nga zjarri është evakuuar me urgjencë nga ekipet e ndihmës së shpejtë. I ulur në karrocë me rrota dhe me fytyrën e mbuluar nga një fashë, ai u shoqërua nga disa punonjës emergjence të veshur me uniforma portokalli, të cilët e nxorën nga zona e rrezikut dhe e drejtuan drejt ambulancës. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, nën temperatura të larta dhe në kushte të vështira për shkak të tymit dhe flakëve, ndërsa ekipet mjekësore dhe vullnetarët punuan krah për krah për të shpëtuar sa më shumë jetë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1762 views


💾

Një zjarr i egër përpiqet të bëjë “barbecue” gjithë shkurret, por jo në prezencën e këtij heroi të uniformuar! Me një degë në dorë dhe vendosmëri në f...

Një zjarr i egër përpiqet të bëjë “barbecue” gjithë shkurret, por jo në prezencën e këtij heroi të uniformuar! Me një degë në dorë dhe vendosmëri në fytyrë, zjarrfikësi i jep flakëve një mësim të shpejtë mbi “mos e ngacmo lagjen time”. Tym, shkëndija dhe dramë në sfond – duket si një skenë nga një film aksioni, por është thjesht një ditë normale pune për dikë që e ka zanat të përplasë natyrën e egër me forcën e njeriut… dhe të fitojë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

160 views


💾

Bashkia Delvine - Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar nëterritorin e Delvines, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pece, Krane, Krongi, Kardhikaq...

Bashkia Delvine - Zjarri i nisur në Finiq ka kaluar nëterritorin e Delvines, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pece, Krane, Krongi, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banoreve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-se, 2 avione greke PZL, 1 helikopter çek dhe 1 slovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, kërkohet mbështetje shtesë nga ajri per shkak të riskut të lartë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

291 views


💾

Një i moshuar ka humbur jetën këtë të martë, më 12 gusht, si pasojë e zjarreve në Gramsh. Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Një i moshuar ka humbur jetën këtë të martë, më 12 gusht, si pasojë e zjarreve në Gramsh. Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i moshuari rreth 80 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Sipas policisë, ai kishte “ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.” Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1809 views


💾

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, A...

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz "Opera", i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit "Kep Merli" në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë, raporton VoxNews.al. Aty Al-Nahyan - i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan - është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu. VoxNews.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili e ka vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Në pamje, kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, një kapele kaubojsash dhe syze. Pas drekës, Rama shihet teksa e përcjell Al Nahyan në portin e resortit duke shkëmbyer edhe batuta teksa i tregon me dorë nga ishulli grek i Korfuzit. Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është një politikan emiratian i emëruar ministër i Jashtëm në vitin 2006 dhe gjithashtu një nga katër zëvendëskryeministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2009. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

57.6K views


💾

❌