Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura
Laert Vasili, aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP 4, ka ndarë së fundmi një episod të dhimbshëm nga jeta e tij, një aksident që i ka lënë gjurmë fizike dhe emocionale.
Gjatë një interviste për emisionin “Hipokrati”, ai tregoi se dikur është përballur me një aksident të frikshëm me motor, ku humbi kontrollin dhe u përplas në mes të natës, duke fluturuar plot 22 metra. Si pasojë, pësoi një frakturë në këmbë dhe një zhvendosje të rruazës së shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 dhe aktori kujton se gjithçka ndodhi në një moment turbullie dhe mungese shikimi të qartë.
Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.
Përtej këtij momenti dramatik, Laerti kujtoi edhe një tjetër aspekt interesant të jetës së tij: fëmijërinë. Ai pranoi se dikur i pëlqente të ishte sëmurë, thjesht për të shmangur mëngjeset e hershme, orët e mësimit apo fizkulturën. Ishte një mënyrë për të gëzuar disa ditë pushim dhe përkëdhelje në divan.
The post Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura appeared first on iconstyle.al.