Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivë nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në vijën e parë të betejës për kontrollin e zjarrit në Dukat, në një aksion të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi në kushte të vështira, pasi përpjekja zhvillohet në lartësitë e Dukatit. Besojmë se mund të parandalojmë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër. Në operacion janë përfshirë një helikopter në zonën e Dukatit dhe tre të tjerë në zona të tjera të vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmërisë është rritur në të gjithë mekanizmin kombëtar të emergjencave civile. Të gjitha forcat në terren janë në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur se vatra e zjarrit në Dukat u shua dy ditë më parë, por u aktivizua për shkak të erërave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

Situata e zjarreve në rang vendi vijon të paraqitet problematike në disa rajone. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Sipas raportimeve të  Emergjencave Civile, vatrat janë evidentuar në disa bashki të vendit. Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po përhapet në […]

The post 32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

✇Albeu
By: M C

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe ajri, për të mbajtur nën kontroll flakët që kanë pushtuar zonën.

Sot në terren ka zbritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

“Gjendemi këtu në lartësitë e Dukatit, ku prej disa ditësh në fakt kemi një situatë dhe një brez zjarri i cili ka rrezikuar në fakt një përhapje domethënëse. Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zonë, në mënyrë që të krijohet një perimetër dhe të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë. Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ministri i Mbrojtjes.

The post Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira… appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës, zjarri rrezikon stanet me bagëti

Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetëra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër. Flakët janë zhvendosur deri në Zall Gjoçaj ku rrezikojnë […]

The post Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës, zjarri rrezikon stanet me bagëti appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Asnjë zjarrfikës në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkopetit duke djegur dy banesa. Zjarri shpërtheu rreth një orë më parë dhe aktualisht përbën një kërcënim serioz për banesat e tjera në zonë pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Aktualisht, vetëm banorët e zonës po përballen me flakët, duke u përpjekur me mjete rrethanore të ndalojnë […]

The post Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Asnjë zjarrfikës në vendngjarje appeared first on BoldNews.al.

Dukat, vijon zjarri/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Vijon prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune zjarri në malin e Dukatit. Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë.

Terreni mbetet mjaft i vështirë ndërsa është punuar nga forcat zjarrfikëse  si dhe forcat e armatosura për të mos lejuar flakët drejt Lloogarasë, por situata mbetet problematike.

Për shkak të errësirës, ndërhyrja është ndërprerë dhe do te rinisë sërish në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri./abcnews.al

VIDEO/ Zjarri përfshin masivin pyjor në Shkopet

Zjarri ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Shkopet. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit, ndërsa pritet të mbërrijne dhe zjarrfikesët e Lezhës.

Po punohet nga forcat zjarrfikëse të izolohen vatrat e zjarrit që po afrohen disa banesave pranë.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e zjarrfikëseve, ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri./abcnews.al

Zjarret, vatrat në kodrat e Belishovës dhe Drenovës drejt neutralizimit të plotë

Vatrat e zjarrit në kodrat e Belishovës dhe Drenovës janë drejt neutralizimit të plotë.

Që prej ores 5:30 te mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Malkakastrës, Fierit, Albpetrolit , Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.

Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit./abcnews.al

Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë

✇Albeu
By: M C

Kjo e shtunë e 19 Korrikut ka nisur me “luftë” për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, flakët kanë marrë përmasa më të mëdha, ndërsa për shkak të erës së fortë po përhapen drejt majës së malit.

Nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Një numër i madh pishash, bredhash dhe lloje të tjera pemësh janë shkrumbuar nga zjarri. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po punohet me lopata dhe degë peme për të izoluar flakët.

The post Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë appeared first on Albeu.com.

Zjarr i madh në Llogara, rrezikohen stanet me bagëti

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Llogarasë, duke rrezikuar stanet me bagëti të banorëve të zonës. Flakët përhapen shpejt në terrenin e vështirë e pyllëzuar, ndërsa shqetësimet për dëme të mëdha janë në rritje. Banorët janë të alarmuar, pasi nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të shkaktojë dëme në sipërfaqe të gjelbërta, […]

The post Zjarr i madh në Llogara, rrezikohen stanet me bagëti appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët. Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i […]

The post Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat, vatra ende aktive/ Shkrumbohet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme

Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrëfikseve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë por dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen e automjeteve.

Zjarrëfiksit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar.

Nje sipërfaqe e kondiderueshme është shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar dhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse parku kombëtar i Llogorasë është larg, situata mbetet nën monitorim që zjarri të mos avancojë./abcnews.al

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.

“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve buzë lumit Shkumbin në Elbasan është nën pushtetin e flakëve. Tymi i zi dhe era mbuluan zonat përreth, duke arritur deri në qendër të qytetit.

Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë gjithë territorin e mbetjeve pranë ish-kombinatit metalurgjik. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, përpjekje të cilat vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat dyshohet se shkaktuan zjarrin

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, e cila merret me trajtimin e mbetjeve, lidhi temperaturat e larta me shpërthimin e zjarrit.

Në një lidhje telefonike për Citizens.al ai përjashtoi neglizhencën njerëzore, duke theksuar për “shkaqe natyrore” dhe se kompania ishte duke bashkëpunuar dhe e hapur për hetime.

“Shkaku është për arsye natyrale, me temperaturat që shikoni dhe që po digjet kudo në çdo shtet e në çdo vend,” tha Kaja.

“Megjithatë janë organet kompetente ato që hetojnë më mirë, do t’ua lemë atyre të shprehen. Ne jemi të hapur për çdo lloj hetimi”, theksoi më tej administratori i “Eco-Elb”.

Sipas Kajës aktualisht janë aktive “disa vatra të vogla zjarri”, të cilat po kapsulohen me dhé.

Në një deklaratë për shtyp shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Bashkia Elbasan tha të hënën se zjarri ishte përhapur edhe në zona të tjera si një ullishte në pjesën veriperëndimore, në pyllin me pisha, si dhe në fshatin Samurr.

“Temperaturat mbi 40 gradë sot në Elbasan dhe era e fortë favorizojnë flakët duke vështirësuar punën e ekipeve tona,” thuhej në njoftimin e bashkisë.

Zjarret nuk janë rastësi në Elbasan

Ky nuk është një episod i izoluar për Elbasanin. Çdo verë, fusha e mbetjeve në këtë qytet përfshihet nga zjarret.

Deri tani, asnjë masë efektive nuk është marrë për parandalim apo menaxhim të qëndrueshëm. Për këtë çështje Kaja pohoi për Citizens.al se kanë kërkuar ndërhyrje nga instancat më të larta, por pa sukses konkret.

“Nëse mali me plehra është i madh dhe ekspozohet në diell ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë,” u shpreh Kaja, i cili tregoi se paralelisht ishte duke u kryer një studim fizibiliteti për ndërtimin e një vendgrumbullimi të ri.

“Po bëhet një studim, por akoma nuk është përfunduar,” theksoi administratori i “Eco-Elb”.

Por kërkesa për një vendgrumbullim të ri nuk gjeti përkrahjen e Këshillit Bashkiak, i cili në muajin mars votoi kundër projektvendimit. Shkak për këtë bllokim është bërë kontrata dhe situata e paqartë e “Eco-Elb” në lidhje me impiantin e inceneratorit.

Inceneratori “i fikur”, përshkallëzon krizën e mbetjeve

Impianti i inceneratorit të Elbasanit u përurua në prill 2017. Ai kushtoi 26 milionë euro dhe u ndërtua në partneritet me privatin për të përpunuar mbetjet e gjithë qarkut dhe paralelisht për të prodhuar energji.

Por sot, objekti është jashtë funksioni. Sipas administratorit të “Eco-Elb”, inceneratori punoi vetëm shtatë muaj në vitin 2023. Ai u fik në dhjetor të atij viti dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje institucionale.

“Kemi çuar shkresat përkatëse çdo lloj bashkie dhe çdo lloj ministrie që ka të bëjë me këtë punë dhe jemi në pritje të zgjidhjes së situatës”, deklaroi Kaja për Citizens.al.

Çështja e inceneratorit kaloi një kalvar hetimesh dhe gjykimesh nën dyshimin se ishte sugjeruar dhe drejtuar nga interesa korruptive. Mbi 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish-deputetin Alqi Bllako janë ndër të akuzuarit.

Impianti u konfiskua nga shteti në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan.

The post Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve appeared first on Citizens.al.

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive. 52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e […]

The post 4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte appeared first on BoldNews.al.

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Ndaj dhe në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30…

Source

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë 

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Sipas njoftimit të strukturave të Bashkisë Vlorë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të dendur dhe po avancon drejt zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Për shkak të terrenit të thyer […]

The post Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë  appeared first on BoldNews.al.

MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

TIRANË, 19 korrik /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Zjarret aktive janë regjistruar si më poshtë:

– Qarku Dibër – Parku Kombëtar i Lurës: Në zonën “Liqeni i Luleve” janë dy vatra të shtrira në një terren të vështirë. Njëra vatrë është afër liqenit të Zi, ku ndihmojnë 23 forca operacionale dhe 30 forca të Forcave të Armatosura (FA). Vatra e dytë po zhvillohet në drejtim të Malit të Dejës dhe po mbahet nën monitorim për shkak të përhapjes së madhe.

– Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër zjarri në afërsi të fshatit Krajkë ka djegur rreth 33 hektarë me dushqe, shkurre dhe barishte. Zjarri po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

– Qarku Fier – Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë, njësia Qendër Dukas, zjarri i rënë në një zonë me shkurre, ferra dhe pyll pishe është riaktivizuar dhe ka zgjeruar perimetrin për shkak të erës. Forcat operacionale janë në terren për ndërhyrje.

– Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, vatra e zjarrit është riaktivizuar pranë banesave. Ndërhyrja po kryhet me pompa shpine nga MZSH Himarë dhe me mbështetjen e një helikopteri të FA-së. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Sipas raportimeve, nga zjarret janë djegur në total rreth 52 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale, përfshirë 50 forca dhe 3 automjete nga FA ditën e djeshme. Sot janë në veprim 30 forca ushtarake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se për ditën e sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa niveli i rrezikut për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast konstatimi të ndonjë vatre.

/a.f/

The post MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët

✇Albeu
By: M C

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive.

Flakët, që kanë nisur që në mesditë, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara nga mjetet e ushtrisë, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë të vështirë izolimin dhe vënien nën kontroll të tyre.

Ndërkohë, aktive mbeten edhe vatrat e zjarrit në kodrat e Gorishovës, por me intensitet më të ulët.

The post Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët appeared first on Albeu.com.

Regjistrohen tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit

Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës. Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të…

Source

❌