Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Juventus synon goditjen e madhe, futet në garë për Darwin Nunez nga Liverpooli

Në pritje të zhvillimeve rreth të ardhmes së Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muanit, Juventus nuk ndalet në merkato dhe ka hedhur sytë drejt një emri surprizë: Darëin Nunez. Sipas mediave italiane, pista për sulmuesin uruguaian është hapur pas transferimit të Lorenzo Luccas te Napoli, duke e lënë ish-sulmuesin e Benficës jashtë planeve të skuadrës napoletane. Një transferim i mundshëm te Juventus…

Source

Shkëndija ose Drita shanse të mëdha për të shkruar historinë, njëra prej tyre arrin grupet …

Një nga skuadrat shqiptare është pranë realizimit të një ëndrre europiane: sigurimit të fazës së grupeve në një kompeticion të rëndësishëm. Skenari është i qartë dhe shumë i arritshëm, sidomos për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat ndodhen në rrugëtimin e tyre në eliminatoret e Champions League. Nëse këto dy skuadra nuk arrijnë të kalojnë kundërshtarët respektivë në turin e…

Source

Conference League/ Shorti për turin e tretë, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND). Vllaznia ka përballë skuadrën…

Source

United sfidon United, futet në garë për bomberin Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres zhvilloi një sezon spektakolar me Sportingun, duke spikatur si një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me 54 gola në 52 ndeshje dhe 13 asistime, Gyokeres ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit. Vetëm në kampionatin portugez, ai ka realizuar 39 gola në 33 ndeshje, shifra që flasin për një “bomber” të klasit të parë. Prej javësh, Arsenali është përfolur si…

Source

Interi bën gati listën me 5 largime këtë verë, mes tyre është edhe Asllani

Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato, siç konfirmoi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjatë fundjavës. Mesfushori shqiptar nuk është i vetmi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Cristian Chivu, dhe gjatë 42 ditëve të mbetura të merkatos, klubi zikaltër pritet të sistemojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, qoftë me huazime, qoftë me shitje përfundimtare.

Source

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri, por në listën e dëshirave është dhe Barella

Pas afrimeve të Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madrid konsideron se merkatoja e verës është pothuajse e mbyllur. Gjigandët spanjollë janë tani në pritje të mundshmeve largimeve, si ato të David Alaba apo Rodrygo, për të vendosur nëse do të ndërhyjnë sërish në merkato. Objektivi i fundit i klubit “merengues” është të sigurojë një mesfushor të nivelit të lartë…

Source

Juventus shet Mbangula dhe Weah për të financuar afrimin e Jadon Sanchos

Juventusi është gati për të bërë hapin vendimtar për transferimin e Jadon Sancho, objektivi kryesor i merkatos për të përforcuar repartin ofensiv të trajnerit Igor Tudor. Pas arritjes së marrëveshjes me Porton për Francisco Conceição, vëmendja e drejtuesve bardhezi është zhvendosur tek anësori anglez i Manchester United, për të cilin bisedimet janë intensifikuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Source

Një arbitër grek do të vendos drejtësi në sfidën e radhës ndaj Vikingur

UEFA ka caktuar një trupë gjyqtarësh nga Greqia për ndeshjen e parë mes Vllaznisë dhe Vikingur, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Takimi do të drejtohet nga Aleksandros Tsakalidis, një emër relativisht i ri në skenën ndërkombëtare. 32-vjeçari debutoi këtë vit si gjyqtar i FIFA-s dhe nuk ka ende eksperiencë të gjerë me…

Source

Bayerni arrin akordin me Luis Diaz, tashmë duhet bindur dhe Liverpooli

Transferimi i Luis Diaz te Bayern Munchen duket se është në fazat përfundimtare. Sulmuesi anësor kolumbian, i cili iu bashkua Liverpool-it në janar të vitit 2022 nga Porto, ka informuar drejtuesit e klubit anglez për dëshirën e tij për të kaluar në Bundesliga. Pas javësh negociatash, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Bayern fillimisht ka ofruar 52 milionë euro, një shifër që më pas është…

Source

Cassano: Leao duket sikur luan për të impresionuar vajzat

Rafael Leao ka reaguar me një notë ironie ndaj disa deklaratave kritike të ish-futbollistit italian, Antonio Cassano, në lidhje me angazhimin e tij në fushë. I ftuar në podcastin “Viva el Futbòl”, Cassano kishte lënë të kuptohej se sulmuesi portugez shpesh luan më shumë për të bërë përshtypje sesa për të fituar ndeshjet: “Sikur luan për të impresionuar vajzat, jo për të ndihmuar ekipin të fitojë”…

Source

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur …

Real Madridi ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono. Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve, madrilenët nuk janë të ngopur dhe kërkojnë ende përforcime, sidomos në mesfushë. Trajneri i ri, Xabi Alonso, ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez një mesfushor me emër të madh…

Source

25 milionë euro në sezon, klubet nga Arabia kërkojnë portierin e City-it

Ederson Moraes, portieri i Manchester City-t, është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Sipas mediave ndërkombëtare, Al Nassr dhe Al Ittihad nga Arabia Saudite po bëjnë presion të madh për të siguruar shërbimet e brazilianit, duke e vendosur atë në krye të listës së objektivave. Portieri 31-vjeçar ka ngjallur interes edhe nga klube si Napoli dhe Galatasaray…

Source

Grabitje masive në shtëpinë e Platini, hajdutët i marrin mbi 20 trofe

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili është zgjuar papritur rreth orës 05:30, pasi dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga kopshti i banesës së tij pranë qytetit Cassis, në departamentin e Bouches-du-Rhône në Francë. Sipas raportimeve të mediave franceze RTL, dhe të konfirmuara nga RMC dhe BFMTV…

Source

Në Arabi bëjnë gati shifrën rekord, 350 milionë euro për të rrëmbyer Vinicius nga Reali

Vinicius Junior është kthyer në objektivin më të madh të futbollit saudit. Sipas burimeve pranë klubit, një super ofertë është në përgatitje për yllin brazilian të Real Madridit, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2027. Klubet saudite janë gati të ofrojnë plot 350 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, një shifër që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori…

Source

Mourinho ëndërron rikthimin në shtëpi: Një ditë do drejtoj Kombëtaren portugeze ose ndonjë klub!

Jose Mourinho ka zbuluar dëshirën e tij të madhe: të mbyllë ciklin si trajner në vendlindjen e tij, Portugali. Pas fitores 2-1 të Fenerbahçes në një ndeshje miqësore kundër Portimonense, “Special One” ka folur hapur për synimin e tij për të drejtuar një klub ose kombëtaren portugeze në të ardhmen. “Do të shkoj patjetër në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndjej se fundi…

Source

Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës 2030!

Edhe pse po ndërtohet posaçërisht për Kupën e Botës 2030 dhe pritet të jetë stadiumi më i madh në botë, Grand Stade Hassan II në Marok nuk do të presë finalen e këtij turneu madhështor. Kupa e Botës 2030 do të shënojë 100-vjetorin e edicionit të parë të Botërorit të zhvilluar në vitin 1930 dhe për herë të parë do të mbahet në tri shtete: Spanjë, Portugali dhe Marok, duke u shtrirë në dy kontinente.

Source

Hidhet shorti për Kategorinë e Parë, kalendari i plotë me 33 javët futbollistike

Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2025-2026. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni. Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet më…

Source

Milani piketon Estupinian si zëvendësuesin e Theo Hernandez

Milani ka bërë zgjedhjen e tij për të zëvendësuar Theo Hernandez, në rast se francezi largohet gjatë merkatos së verës. Objektivi kryesor për krahun e majtë është Pervis Estupinan, mbrojtësi i kombëtares së Ekuadorit dhe lojtar i Brighton në Premier League. Klubi kuqezi ka bërë tashmë hapin e parë konkret, duke dërguar një ofertë zyrtare prej 12 milionë eurosh plus bonuse. Një shumë e ulët në…

Source

Liverpooli arrin akordin me sulmuesin e Frankfurtit, mungojnë vetëm detajet

Liverpool është shumë pranë sigurimit të një përforcimi të bujshëm në repartin ofensiv, teksa Hugo Ekitike, sulmuesi i talentuar i Eintracht Frankfurt, ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me “The Reds” në sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve pranë klubit, 23-vjeçari francez ka rënë dakord në parim për transferimin, ndërsa aktualisht pritet që të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes dy klubeve.

Source

Zbulohet lista e largimeve te Juventusi, synon të arkëtojë mbi 100 milionë euro

Merkatoja e verës në kampin bardhezi pritet të sjellë disa largime të rëndësishme, teksa Juventus synon të pastrojë skuadrën nga lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet afatgjata të klubit. Dusan Vlahovic mbetet emri më i nxehtë në listën e largimeve. Situata e tij është e hapur prej muajsh dhe drejtuesit e Juves janë në pritje të një oferte konkrete për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e…

Source

❌