TIRANE, 29 qershor /ATSH/ â Pasojat ekonomike pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor nga konflikti nĂ« Lindjen e Mesme janĂ« indirekte dhe tĂ« kufizuara, sipas tĂ« dhĂ«nave pĂ«r tregtinĂ« e jashtme dhe analizave tĂ« ekspertĂ«ve ekonomikĂ«.
Ata thonë se ndikimi është më i dukshëm përmes qëndrimeve ideologjike ose përplasjeve gjeopolitike.
 Mal i Zi
Turizmi në këtë vend tashmë po përjeton pasoja negative, për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve dhe rezervimeve hoteliere nga Izraeli.
âTri linja ajrore izraelite i kanĂ« pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht fluturimet e pasagjerĂ«ve pĂ«r nĂ« Mal tĂ« Zi. Ato kanĂ« anuluar mĂ« shumĂ« se 70 fluturime pĂ«r nĂ« Tivat, tĂ« planifikuara deri nĂ« fund tĂ« qershoritâ, thanĂ« nga Aeroporti i Malit tĂ« Zi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, si dhe kërcënimet për mbylljen e rrugëve kryesore ujore shkaktuan një tronditje të lehtë në tregun e naftës dhe rritën çmimet e naftës bruto dhe të derivateve të saj.
Zhvillimet e mëtejshme të mundshme, pas arritjes së një armëpushimi, janë kryesisht hipotetike dhe varen nga ajo nëse dhe sa do të përshkallëzohet konflikti dhe nëse do të shkaktojë trazira më të mëdha në tregun global të energjisë.
Fluturime të anuluara për në Mal të Zi
Trafiku ajror nga Izraeli në Mal të Zi, sipas informacioneve të fundit, është pezulluar deri më 30 qershor.
Deri tani është konfirmuar se turistët izraelitë i kanë anuluar rezervimet e tyre në hotelet e Kollashinit, në pjesën veriore të Malit të Zi.
Këtë e ka bërë të ditur Zorica Millashinoviq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Kollashinit, në një deklaratë për televizionin shtetëror malazez.
Verën e kaluar, mbi 130.000 udhëtarë nga Izraeli kanë mbërritur në Mal të Zi me avion.
âNga prilli deri nĂ« tetor, rreth 112.000 pasagjerĂ« kanĂ« pĂ«rdorur linjĂ«n Tel Aviv â Tivat, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 18.500 kanĂ« pĂ«rdorur atĂ« Tel Aviv â PodgoricĂ«â, bĂ«nĂ« tĂ« ditur nga Aeroporti i Malit tĂ« Zi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Ministrja e Turizmit e Malit të Zi, Simonida Kordiq, ka thënë më herët se viti 2024 ka qenë një vit rekord për numrin e turistëve izraelitë.
TĂ« dhĂ«nat nga Zyra ShtetĂ«rore e Statistikave â Monstat tregojnĂ« se, vitin e kaluar, nĂ« Mal tĂ« Zi kanĂ« qenĂ« 74.000 turistĂ« nga Izraeli, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kaluar 249.000 net.
Sipas këtyre të dhënave, ata kanë qenë turistët joevropianë më të shumtë në atë vend dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht që nga viti 2021.
Për këtë vit ishte paralajmëruar mbërritja e 200.000 turistëve nga Izraeli në Mal të Zi. Kjo, sipas deklaratës së Nimrod Rinotit, konsull nderi i Malit të Zi në Izrael, dhënë në muajin maj.
Ministria e EnergjisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend paralajmĂ«roi se, âpĂ«r shkak tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit aktual tĂ« konfliktit nĂ« Lindjen e Mesmeâ, çmimet e naftĂ«s mund tĂ« rriten, por shtoi se furnizimi me produkte nafte nuk Ă«shtĂ« i kĂ«rcĂ«nuar pĂ«r momentin.
âKujtoj se nĂ« vitin 2022 [kur filloi pushtimi rus i UkrainĂ«s], çmimet e produkteve dhe shĂ«rbimeve tĂ« shumta u rritĂ«n pa ndonjĂ« bazĂ« realiste, dhe ato çmime nuk u kthyen mĂ«, edhe pse çmimet e karburanteve tani janĂ« pothuajse 25 pĂ«r qind mĂ« tĂ« ulĂ«ta. NjĂ« praktikĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e papĂ«rgjegjshmeâ, tha ministri i EnergjisĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi, Admir Shahmanoviq.
Ai shtoi se krizat globale nuk duhet të lejohen të përdoren si justifikim për rritje të çmimeve.
Kriza energjetike, rrezik kryesor për Serbinë
âNĂ« rast tĂ« njĂ« shpĂ«rthimi tĂ« krizĂ«s nĂ« Lindjen e Mesme, rreziku kryesor ekonomik pĂ«r SerbinĂ« lidhet me burimet e energjisĂ«, kryesisht naftĂ«n dhe gazinâ, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Branimir Jovanoviq, nga Instituti i VjenĂ«s pĂ«r Studime Ekonomike NdĂ«rkombĂ«tare.
Ai paralajmĂ«ron se nĂ«se pĂ«rsĂ«ritet skenari i vitit 2022 â kur pas shpĂ«rthimit tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, çmimet e energjisĂ« mbetĂ«n nĂ« njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r disa muaj â ai do tĂ« çojĂ« nĂ« rritje tĂ« çmimeve dhe pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« standardeve tĂ« jetesĂ«s.
Kosova veçanërisht e ekspozuar
Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thekson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike që mund të shkaktojë konflikti në Lindjen e Mesme.
Ai shpjegon se situata do të përkeqësohej ndjeshëm në rast se Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga kalon rreth 20 për qind e konsumit global të naftës dhe gazit natyror.
Varësia energjetike e Maqedonisë së Veriut
Derisa sulmet midis Iranit dhe Izraelit vazhdonin, çmimet e energjisë luhateshin. Për pasojë, në tregun e Maqedonisë së Veriut kishte disa rritje të çmimeve të naftës.
Pritjet e udhëheqësve të Komisionit Rregullator të Energjisë në këtë vend janë që trendi i stabilizimit të çmimeve të naftës të vazhdojë, duke pasur parasysh armëpushimin e shpallur disa ditë më parë mes Izraelit dhe Iranit.
âBesoj se do tĂ« kemi stabilizim tĂ« çmimeve tĂ« produkteve tĂ« naftĂ«s dhe çmimeve tĂ« gazit natyror, e rrjedhimisht edhe tĂ« çmimeve tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« kryetari i Komisionit Rregullator tĂ« EnergjisĂ«, Marko Bislimoski.
Udhëheqësi i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Trajan Angelovski, thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë veprime ushtarake, sepse çmimet e energjisë mund të prishin shumë gjëra, shkruan REL.  /os/
The post KOMENT â Cilat janĂ« dy pikat mĂ« tĂ« cenueshme tĂ« Ballkanit nga kriza nĂ« LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.