Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

Dy vëllezër të mitur gjetën vdekjen tragjikisht të mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e 18 Marsit. Teksa ruanin bagëtitë fëmijët 7 dhe 9 vjeç hynë të lahen, por nuk mundën të dalin prej andej. Sipas peshkatarëve, edhe pse në dukje i qetë dhe i cekët, Shkumbini fsheh rreziqe. Për banorët e Labinotit, por […]

The post Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz appeared first on BoldNews.al.

Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona

Një denoncim nga një punonjës i doganave shqiptare ka hedhur dritë mbi atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e vendit” e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli. Punonjësi shprehet se doganat shqiptare janë gjunjëzuar më keq se në vitin famëkeq 1997, nën drejtimin e Gent Gazhelit. “Të gjithë […]

The post Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona appeared first on BoldNews.al.

Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

Një ngjarje e dhunshme tronditi pushuesit ditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një person me precedentë penal goditi me grushte në sy të familjarëve dhe fëmijëve pronarin e një hoteli të zonës, i identifikuar si Albert Pashaj. Agresori është identifikuar si Agim Taraj, person me precedentë penalë për dhunë dhe trafik droge. Ngjarja […]

The post Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli appeared first on BoldNews.al.

“Babai gjeti shapkën e të birit në rrugë, më pas…”, Renis Dobra u eliminua për 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut. I riu dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj. Gazetari Igli Çelmeta […]

The post “Babai gjeti shapkën e të birit në rrugë, më pas…”, Renis Dobra u eliminua për 10 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

Si sot një vit më parë, opinioni publik në Shqipëri u trondit nga dy vetvrasje tragjike. I pari ishte i ndjeri Pal Trashaj, një familjar që kishte rënë viktimë e skemës kriminale të mikrokredive dhe që sakrifikoi veten në dyert e SPAK, si një klithmë dëshpëruese përballë heshtjes fajësuese të shtetit. Ndërsa viktima e dytë, që […]

The post Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive appeared first on BoldNews.al.

I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (19 korrik) në Ksamil. Një person me precedentë penalë për trafik droge ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari, në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve që ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ksamilit, […]

The post I riu me precedentë penal dhunon pushuesin në Ksamil, policia me ‘pushime’/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Nga Basir Çollaku Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve. Në […]

The post ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shëngjin! 32-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe rrëzohet nga skela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”. Një punëtor 32-vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela duke humbur jetën tragjikisht. “Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, […]

The post E rëndë në Shëngjin! 32-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe rrëzohet nga skela appeared first on BoldNews.al.

Radhë kilometrike në Qafë Botë

Në pikën kufitare të Qafë Botës, udhëtarët po përballen me pritje të gjata për shkak të ngadalësisë së përpunimit nga pala greke në doganën e Mavromatit. Ndërkohë që autoritetet shqiptare në Qafë Botë po operojnë me tre sportele në dalje dhe përpunimi i mjeteve kryhet brenda pesë minutash, pala greke po shfaq vonesa të mëdha, […]

The post Radhë kilometrike në Qafë Botë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët. Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i […]

The post Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit appeared first on BoldNews.al.

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor Popoviq, nga autoritetet e Kosovës një ditë më parë, duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se Popoviq është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe i njëjti dyshohet për veprën […]

The post Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi prej më shumë se një jave, në rubinetët e banorëve nuk rrjedh asnjë pikë ujë… Banorët thonë se janë kthyer në mesjetë edhe për nevojat më bazike. “Shkojmë andej nga gardhet për të mbaruar punë, […]

The post Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit appeared first on BoldNews.al.

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

Një hajdut i dënuar shqiptar që nuk mund të deportohet e ngacmoi Ministrinë e Brendshme me një targë të personalizuar në Mercedesin e tij prej 80,000 £. Dorian Puka, 28 vjeç, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar për vjedhje me thyerje, filmoi veten duke hequr mbulesën e targës së […]

The post Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£ appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]

The post Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on BoldNews.al.

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive. 52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e […]

The post 4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte appeared first on BoldNews.al.

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje. Si ndodhi ngjarja Ngjarja ndodhi në 13 […]

The post Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu u shpreh sot se “sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur dhe përdoret si instrument politik për ndëshkimin e opozitës dhe mbrojtjen e pushtetit”.

“Drejtësia me regji në Shqipëri dokumentohet qartë në raportin e prezantuar në Kongresin e SHBA për përdorimin e 270 mln euro te USAID nga Soros për të kapur drejtësinë dhe burgosur opozitën”, u shpreh Haxhiu në një deklaratë për mediet.

Sipas saj, “sot kjo nuk është më vetëm një denoncim i opozitës”.

“Kjo është një e vërtetë e dokumentuar dhe e artikuluar qartazi në Kongresin Amerikan, ku u ekspozua para botës ajo që shqiptarët e ndiejnë çdo ditë: drejtësia në Shqipëri ka rënë peng i një regjie politike të sponsorizuar nga fondet ndërkombëtare, por e kontrolluar nga një dorë e vetme: Edi Rama”, shtoi ajo.

Haxhiu theksoi se “me dhjetëra milionë dollarë nga USAID dhe fondacione të afërta me Soros-in u përdorën për të ndërtuar një sistem drejtësie që nuk lufton korrupsionin, por mbron korrupsionin në pushtet”.

“Partia e Lirisë qëndron krah qytetarëve dhe çdo individi që dhunohet nga ky sistem i kalbur. Dhe kjo përballje nuk është vetëm për Ilir Metën, është për çdo shqiptar që kërkon një vend me dinjitet, liri dhe të drejtë. Koha e drejtësisë me regji po shkon drejt fundit”, tha ajo.

/m.m/

The post PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotot e prof. Adrian Anastasit nga Lini, ndërsa bëri të ditur se Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se gërmimet në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë struktura të hershme prej druri nën ujë dhe gjurmë të një komuniteti që përdorte me zgjuarsi burimet natyrore nga bujqësia dhe blegtoria, te peshkimi dhe gjuetia.

Kryeministri citoi prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, i cili u shpreh: “Ky projekt, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe që falë bashkëpunimit me IKTK, sot e kemi të shpallur zonë arkeologjike nënujore
“Lini është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo vendbanim i këtij lloji i zbuluar më parë në Itali apo Spanjë”.

Rama tha se kjo është një tjetër arsye për të qenë krenarë për thesaret që mbart toka shqiptare.

/m.m/

The post Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.

Ndërsa ndau fotot nga lirimi i hapësirave publike, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren.

“Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Ndërkohë që policia Bashkiake Shkodër, ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, në të kundërt do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/

The post Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Kryeministri bëri të ditur se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

Ndërkohë, Rama theksoi se “puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”.

Kryeministri informoi se “ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, Rama bëri të ditur se “së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”.
“Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shtoi Rama.
Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve dhe këmbësorëve.
Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

/a.f/

 

The post Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌