LĂ«vizja âShqipĂ«ria BĂ«hetâ e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit tĂ« njĂ« audioje ku njĂ« aktivist i kĂ«saj force partiake, kĂ«rcĂ«nonte dhe ofendonte Endrit Shabanin dhe Zeqir Kordhonin, i njohur si daja i Shabanit.
NĂ« reagimin zyrtar, lĂ«vizja âShqipĂ«ria BĂ«hetâ, i bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« simpatizantĂ«ve, aktivistĂ«ve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« forcĂ« politike, tĂ« distancohen nga gjuha e dhunĂ«s, pavarĂ«sisht situatĂ«s sĂ« padrejtĂ«, siç e cilĂ«son kjo parti.
PĂ«rplasjet mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, tĂ« cilĂ«t nĂ« parlamentaret e 11 Majit garuan sĂ« bashku nĂ«n siglĂ«n e koalicionit âNisma ShqipĂ«ria BĂ«hetâ, kanĂ« ndodhur pĂ«r 1 mandat tĂ« fituar nĂ« qarkun e TiranĂ«s, mandat pĂ«r tĂ« cilin palĂ«t nuk po bien dakord se cili prej tyre duhet ta marrĂ«.
Gjuha kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r tĂ« cilĂ«n flitet nĂ« reagimin zyrtar tĂ« LĂ«vizja âShqipĂ«ria BĂ«hetâ, i atribuohet njĂ« audioje tĂ« publikuar nga emisioni investigativ âPiranjatâ, ku njĂ« aktivisit i ShqipĂ«ria BĂ«het, i paidentifikuar, ka kĂ«rcĂ«nuar Shabanin dhe tĂ« afĂ«rmin e tij, Zeqir Kordhoni.
Ky i fundit, sipas palĂ«s sĂ« Lapajt, ka shkelur marrĂ«veshjen, i cili me njĂ« shkresĂ« drejtuar KQZ-sĂ« ka kĂ«rkuar revokim tĂ« dorĂ«heqjes nga kandidimi, duke pretenduar mandatin e TiranĂ«s. Sipas arsyetimit tĂ« palĂ«s âNisma Thurjeâ, pakti fillimisht Ă«shtĂ« shkelur nga Lapaj, i cili fillimisht deklaroi publikisht se nuk do e mbante pĂ«r vete mandatin, dhe mĂ« pas vendosi qĂ« tĂ« ishte ai, si drejtuesi i koalicionit, qĂ« tĂ« shkonte nĂ« Kuvend.
Fiktivisht mandati i Tiranës i përket 60-vjeçares Ana Dajko, e njohur si tezja e Adriatik Lapaj, pasi është e para në listën e Tiranës. Pas saj në renditje është Livia Stavri, e cila është bashkëshortja e Endrit Shabanit, e cila mund të fitojë vendin në Parlament nëse Dajko vendos të largohet.
Reagimi i Lëvizja Shqipëria Bëhet:
Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.
Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:
Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
Sepse pĂ«r ne, gara e ndershme dhe meritokracia janĂ« dy shtyllat mbi tĂ« cilat u ngrit âShqipĂ«ria BĂ«hetâ. Ishin tĂ« vetmet armĂ« qĂ« kishim pĂ«rballĂ« njĂ« sistemi tĂ« kalbur. Ishin kĂ«to dy parime qĂ« frymĂ«zuan 64.000 qytetarĂ« tĂ« na mbĂ«shtesin pa interes.
Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
NĂ«se gabimi ynĂ« Ă«shtĂ« dorĂ«shtrirja pĂ«r bashkĂ«punim, mund tĂ« na gjykoni! Ne po kĂ«rkojmĂ« thjesht qĂ« marrĂ«veshja parazgjedhore tĂ« realizohet ashtu siç u dolĂ«m qytetarĂ«ve nĂ« fushatĂ«. ĂshtĂ« pikĂ«risht ajo pika qĂ« dĂ«shmon qasjen tonĂ« pĂ«r garĂ«n.
Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!
The post âDajos do tâi q*het motraâ, aktivisti i Lapajt kĂ«rcĂ«noi Endrit Shabanin, reagon âShqipĂ«ria BĂ«hetâ: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lĂ«mĂ« me kaq appeared first on Albeu.com.