❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ NĂ« Belsh do tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, nĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt diversifikimit tĂ« burimeve tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ«.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues

Një stadium multifunksional që ka pritur ngjarje madhore sportive për më shumë se 100 vjet u braktis pas një katastrofe natyrore shkatërruese. 

Lancaster Park, i vendosur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ishte mikpritës i  kriketit, futbollit dhe atletikës që nga hapja e tij në vitin 1881. 

Fillimisht u shfrytëzua si fushë me patate gjatë Luftës së Parë Botërore, por më vonë u zgjerua dhe u rinovua disa herë, derisa arriti të kishte një kapacitet prej mbi 38,000 vendesh. 

Në vitin 1930, stadiumi priti ndeshjen e parë të kriketit në histori për Zelandën e Re, përballë Anglisë, dhe vazhdoi të ishte një nga arenat e preferuara të federatës kombëtare të kriketit deri në vitin 2011. 

Lancaster Park ishte gjithashtu shtëpia e 48 ndeshjeve të testit në ragbi për All Blacks, dhe ishte planifikuar të priste shtatë ndeshje të Kupës së Botës në ragbi në vitin 2011. 

Në futboll, stadiumi priti dy ndeshje të elitës australiane me pjesëmarrjen e ekipit Wellington Phoenix në vitin 2010. 

Stadiumi u përdor gjithashtu për koncerte muzikore, ku artistë të mëdhenj si Tina Turner, U2 dhe Billy Joel performuan përpara turmave të mëdha. 

Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, gjithashtu vizituan dikur këtë stadium historik. 

Por, gjithçka ndryshoi kur një tërmet me magnitudë 6.2 goditi qytetin Christchurch në shkurt të vitit 2011, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në stadium. 

NjĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« mbi 6 konsiderohet si “i fortĂ«â€ dhe mund tĂ« shkaktojĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« zonat e populluara. 

Nga kjo fatkeqësi humbën jetën 185 persona, përfshirë 115 që ndodheshin në ndërtesën e Televizionit të Canterbury, e cila u shemb dhe më pas u përfshi nga flakët. 

Një nga faktorët kryesorë që kontribuoi në dëmet e mëdha ishte edhe fakti se një tërmet më i fuqishëm, me magnitudë 7.1, kishte goditur Canterbury në shtator të vitit 2010, duke dëmtuar dhe dobësuar ndërtesat që më pas u shembën nga goditja e dytë./Telegrafi/

The post Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues appeared first on Telegrafi.

Rama: Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet

Tiranë, 26 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një përshëndetje të shkurtër nga Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit alpin në vend, i cili po njeh një rritje të vazhdueshme të vizitorëve gjatë sezonit veror.

“Nga Thethi qĂ« zgjohet çdo ditĂ« plot me vizitorĂ« qĂ« eksplorojnĂ« dhe shijojnĂ« pĂ«rvojat nĂ« Alpe”, shkruan Kryeministri nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, tĂ« shoqĂ«ruar me pamje nga natyra malore dhe atmosfera turistike e zonĂ«s.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Thethi, bashkĂ« me LĂ«pushĂ«n, VukĂ«l-Nikçin, Rragamin, Çeremin dhe Currajn e EpĂ«rm bĂ«n pjesĂ« nĂ« kategorinĂ« e tretĂ« tĂ« lokaliteteve qĂ« Ă«shtĂ« emĂ«rtuar si “Porta tĂ« atraksionit turistik”.

Vitet e fundit, në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve, janë kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit.

Parku Kombëtar i Thethit, i themeluar në vitin 1966, mbulon 2630 ha (26,3 km2) dhe është vendosur në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës. Parku është themeluar për të mbrojtur ekosisteme të ndryshme, biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit. Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre male: Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Organizata ndërkombëtare IUCN (Unioni për Ruajtjen e Natyrës) e ka vlerësuar Thethin si park të Kategorisë II, i vlerësuar veçanërisht si zonë e rëndësishme për shpendët e bimësinë. Në 2017 Thethi u shpall Qendër Historike e Mbrojtur.

Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit. Si shumica e Alpeve Shqiptare, parku mbizotërohet nga shkëmbinj gëlqerorësh dhe dolomitesh.

Thethi ka një histori 2800-vjeçare, muza e studiuesve të huaj që prej vitit 1905, në 1966 është shpallur Park Kombëtare.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/r.e/

The post Rama: Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë në parkun Villa Pamphili, ku u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje rreth gjashtë muajsh.

Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë në kërkim të së vërtetës, pas këtij misteri të errët.

Dy kalimtare fillimisht menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohen një burri, e kuptuan të vërtetën tronditëse.

Foshnja ishte lakuriq, me shenja traume në krahun dhe këmbën e djathtë.

Vetëm katër orë më vonë dhe rreth 100 metra larg, një tjetër zbulim makabër: trupi i një gruaje, i fshehur në një thes të zi nën një rresht me oleandra.

Gruaja ishte e veshur, por pa dokumente identifikimi.

Një lidhje e mundshme: nënë dhe bijë?

Hetuesit dyshojnë se të dy viktimat mund të jenë të lidhura, ndoshta nënë e bijë dhe se të dy trupat janë braktisur nga i njëjti person.

“ËshtĂ« njĂ« histori absurde”, deklaroi prokurori Antonio Verdi, qĂ« mbĂ«rriti nĂ« vendin e ngjarjes mbrĂ«mjen vonĂ«.

Ai shtoi se do të bëhen analiza ADN-je, për të përcaktuar lidhjen mes viktimave dhe për të ndriçuar shkaqet e vdekjes.

Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, gruaja ka ndërruar jetë më parë se foshnja, por nxehtësia brenda çantës ku u gjet, mund të ketë përshpejtuar dekompozimin e trupit të saj.

Dëshmi, dyshime dhe kamera sigurie

Një familje që po luante volejboll në park zbuloi trupin e gruas kur topi përfundoi në shkurre. Njëri prej tyre, Giacinto Tito, tha se ndjenin një erë të keqe dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Disa metra mĂ« tutje ndodhet njĂ« gardh i dĂ«mtuar qĂ« shikon nga njĂ« rrugĂ« e jashtme – njĂ« pikĂ« e mundshme hyrjeje pĂ«r personin qĂ« braktisi trupat.

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth parkut për të identifikuar lëvizjet e dyshimta në ditët e fundit.

Po ashtu, po kontrollohen spitalet për të parë nëse ndonjëra prej viktimave është paraqitur më herët për trajtim mjekësor.

Gruaja e panjohur në urë një pistë e re?

Rreth orës 18:40, dy gra që po shëtisnin në park, panë një grua të re në gjendje të hutuar mbi një urë në qendër të parkut.

“Ajo mbante duart nĂ« tĂ«mtha dhe tundte kokĂ«n. Ishte me njĂ« fustan tĂ« errĂ«t dhe flokĂ« ngjyrĂ« kafe tĂ« çelĂ«t”, tha njĂ«ra prej dĂ«shmitareve pĂ«r gazetĂ«n La Repubblica.

Ky dëshmitar, mund të jetë çelësi për të kuptuar më shumë rreth identitetit të viktimave, apo personit përgjegjës.

Përfundimi i një dite makthi

Në orën 21:30, parkut iu shtuan dritat e forta të zjarrfikësve për të ndihmuar hetuesit dhe mjekun ligjor gjatë inspektimeve.

Disa kalimtarë, të hutuar nga prania e shiritave të policisë, pyetën nëse po xhirohej ndonjë film. Por të vërtetën e hidhur e mësuan vetëm kur u afruan më shumë.

Villa Doria Pamphili, një nga parqet më të dashura të Romës, është tashmë skenë e një hetimi të ndërlikuar, me shumë pyetje të hapura dhe me vetëm disa fije shprese për të zbuluar çfarë ndodhi vërtetë.

The post Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur

Shtatë persona janë qëlluar me armë zjarri në Washington të Shteteve të Bashkuara. Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në parkun Harry Todd në periferi të Tacoma-s dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore.

Ende nuk dihet se sa persona ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sulm dhe se a ishin tĂ« plagosurit “shĂ«njestra”. MĂ« shumĂ« se 100 persona ndodheshin nĂ« park nĂ« momentin e tĂ« shtĂ«nave

The post E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Projekti “Auto – Moto Park” nĂ« Elbasan, qeveria miraton shpronĂ«simet

TIRANË, 21 maj /ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi nĂ« mbledhjen e sotme shpronĂ«simin, pĂ«r interes publik, tĂ« pronarĂ«ve tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme, pronĂ« private, qĂ« preket nga realizimi i projektit “Auto – Moto Park”, Bashkia Elbasan.

Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

PronarĂ«t e pasurisĂ« tĂ« paluajtshme, pronĂ« private, qĂ« shpronĂ«sohen, kompensohen nĂ« vlerĂ« tĂ« plotĂ«, pĂ«r pasurinĂ« e llojit “truall”, me njĂ« vlerĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme prej 347 372 260 lekĂ«sh.

ShpronĂ«simi fillon menjĂ«herĂ« pas botimit tĂ« kĂ«tij vendimi nĂ« “Fletoren zyrtare” dhe afati i pĂ«rfundimit tĂ« shpronĂ«simit Ă«shtĂ« brenda 3 muajve nga data e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« tij.

Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/r.e/

The post Projekti “Auto – Moto Park” nĂ« Elbasan, qeveria miraton shpronĂ«simet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Auto-Moto Park-u” nĂ« Elbasan/ Qeveria miraton shpronĂ«simin e pronarĂ«ve, sa Ă«shtĂ« vlera totale

Qeveria ka miratuar vendimin pĂ«r shpronĂ«simin e pronarĂ«ve qĂ« preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto Park” nĂ« Elbasan, qĂ« do t’u kushtojĂ« taksa paguesve shqiptarĂ« miliarda lekĂ«. Sipas vendimit tĂ« miratuar nĂ« mbledhjen e sotme tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, shpronĂ«simi i pasurisĂ« do tĂ« financohet nga buxheti i shtetit, pĂ«rmes llogarisĂ« “Fondi i shpronĂ«simeve” nĂ« [
]

The post “Auto-Moto Park-u” nĂ« Elbasan/ Qeveria miraton shpronĂ«simin e pronarĂ«ve, sa Ă«shtĂ« vlera totale appeared first on BoldNews.al.

Një kopsht, park dhe sinjalistikë e munguar/Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

Nga Afrovita Hysaj Në fund të muajit Prill, në kulmin e fushatës elektorale, pas kalimit (më herët) të Ujësjellësit të Vlorës nga Bashkia tek Ministria e Infrastrukturës, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti miratoi një marrëveshje për të paguar me këste borxhin e papaguar që Ujësjellësi i kishte Bashkisë.

MarrĂ«veshja do t’i shĂ«rbente edhe zgjidhjes sĂ« ngĂ«rçit financiar tĂ« krijuar mes dy institucioneve qysh prej vitit 2018 pasi UjĂ«sjellĂ«si nuk derdhte rregullisht nĂ« buxhetin e BashkisĂ« tĂ« ardhurat qĂ« grumbullonte nga taksat si ajo e pastrimit apo gjelbĂ«rimit.

Negociatat ndërkohë për pagesën e detyrimeve kishin një vit që kishin nisur.

Borxhi

Një grup pune i ngritur më herët kishte llogaritur se shuma e borxhit ishte 261 milionë lekë, nga të cilat 70 milionë lekë të rinj janë kamat vonesa dhe 191 milionë lekë principal.

Ujësjellësi propozoi që ndërmarrja të njohë borxhin sa i takon principalit (duke e paguar me këste), por jo kamatvonesën.

Propozimi më pas kaloi për diskutim në Këshillin Bashkiak me datë 29 Prill  

Kundërshtia

Demokratët e kundërshtuan marrëveshjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me argumentin se, bashkia nuk mund të falë lekët që Ujësjellësi ka mbledhur, dhe që nuk u shkojnë qytetarëve.

Pasojat

Ish-kryetari i Bashkisë Gëzim Zilja si dhe këshilltari aktual demokrat Gjergji Nika dhanë shembuj konkretë për Faktoje.al se çfarë mund të financohej me 70 milion lekë të reja në shërbime publike.

Gjergji Nika tha se një shumë e tillë do të shërbente për investimin e një kopshti ose shkolle në zonat rurale.

NdĂ«rsa GĂ«zim Zilja tha se shuma e papĂ«rfshirĂ« nĂ« marrĂ«veshje dhe ‘indirekt e falur’ do shĂ«rbente pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sinjalistikĂ«s rrugore dhe vendosjen e semaforĂ«ve nĂ« akset kryesore tĂ« qytetit; ripĂ«rtĂ«ritjen e Pyllit tĂ« SodĂ«s; krijimin e lulishteve tĂ« vogla katĂ«rkĂ«ndore pĂ«rgjatĂ« Lungomares, njĂ« parku para ish-shkollĂ«s sĂ« MarinĂ«s; ndĂ«rtimin e banesave sociale pĂ«r tĂ« pastrehĂ«t si dhe krijimi i fushave sportive publike pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe tĂ« rinj.

Reagimi

Drejtori juridik i Bashkisë Vlorë Dorian Demiri tha se borxhi (70 milion lekë të reja) nuk do të falet, por në vijim do të gjendet një rrugë për të kërkuar shlyerjen e kamatvonesës në gjykatë përmes një vendimi të dytë. Ky sqarim nga PD është cilësuar si orvatje pa rezultat.

Vendimi

Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Gjergji Nika, tha se vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak (30 pro, 6 kundër dhe 1 abstenim) që nuk përfshin kamat-vonesat mund të përdoret në gjykatë kundër vetë Bashkisë.

“Sa i pĂ«rket kamat- vonesave nĂ« momentin qĂ« ti miraton njĂ« kontratĂ«, dhe bie dakord pĂ«r t’ju pĂ«rmbajtur njĂ« kontrate, plus voton nĂ« KĂ«shill njĂ« projektvendim ku nuk pĂ«rmendet kamat- vonesa, por kĂ«rkon pagimin vetĂ«m pĂ«r principalin  atĂ«herĂ« paraqitja nĂ« gjykatĂ« Ă«shtĂ« e pavlefshme pasi Bashkia si institucion ka rĂ«nĂ« dakord paraprakisht me kĂ«tĂ« vlerĂ« dhe gjykata e rrĂ«zon kĂ«rkesĂ«n e kamatvonesĂ«s duke qenĂ« se nĂ« fuqi mbetet vendimi i fundit i miratuar (qĂ« Ă«shtĂ« ai i fundit pra pa kamatvonesĂ«n)”, tha Nika.

Sipas tij, shuma e kamat- vonesave do qëndrojë në librat kontabël të Bashkisë deri në faljen e tyre me ligj ose me urdhër të brendshëm.

The post Një kopsht, park dhe sinjalistikë e munguar/Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës appeared first on Faktoje.al.

Rrufeja godet fushën, rrëzohen përtokë lojtarët e Fiorentinës: frikë në Viola Park

Një shpërthim i shurdhër dhe një frikë e madhe. Momente hutimi në Viola Park, qendra sportive e Fiorentinës, për shkak të një rrufeje që goditi fushën e lojës ndërkohë që skuadra U18 e Fiorentinës po stërvitej. Për fat të mirë, askush nga të pranishmit nuk pësoi pasoja të rënda, megjithëse disa prej futbollistëve mbetën të trullosur nga pasojat e këtij fenomeni atmosferik.

Rrufe gjatë stërvitjes së Fiorentinës U18

Videoja e asaj qĂ« ndodhi Ă«shtĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe tregon sa me fat kanĂ« qenĂ« tĂ« pranishmit. Fiorentina U18 po zhvillonte ndeshjen klasike stĂ«rvitore tĂ« brendshme nĂ« fushĂ«n e kompleksit nĂ« Bagno a Ripoli, pranĂ« Firences. Mot i keq u bĂ« kĂ«rcĂ«nues, por seanca vazhdoi deri nĂ« momentin kur ndodhi “incidenti”.

ÇfarĂ« ndodhi dhe pasojat e rrufesĂ« nĂ« Viola Park

Ndërsa njëra nga dy skuadrat e përfshira po përpiqej të ndërtonte një aksion duke nisur nga gjysma e vet e fushës, nën një shi të rrëmbyeshëm, rrufeja goditi pranë zonës së penalltisë, pikërisht afër një mbrojtësi. Shkarkesa elektrike e dukshme me sy të lirë dhe e filmuar nga kamerat e pranishme, u shoqërua nga një bubullimë shumë e fortë.

Pasojat e fenomenit atmosferik mbi të pranishmit u bënë menjëherë të dukshme. Djali më afër rrufesë u rrëzua në tokë, i kapur nga një përzierje frike dhe hutimi për shkak edhe të shpërthimit. Pasi lëvizi për pak kohë në gjunjë, nuk arriti të ngrihej menjëherë në këmbë, i dukshëm i trullosur.

Edhe portieri vuri duart në kokë, i tronditur nga ajo që ndodhi. Për disa sekonda pas ngjarjes, lojtarët u dukën të hutuar: një tronditje, me vetëdijen se gjithçka mund të kishte përfunduar shumë më keq për të gjithë. Vetëm pak metra më afër dhe mund të ishte konkretizuar një tragjedi. Nuk mungojnë, në fakt, precedentë të tmerrshëm të lidhur me ngjarje të tilla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by StormchasingTV (@stormchasing_tv)

The post Rrufeja godet fushën, rrëzohen përtokë lojtarët e Fiorentinës: frikë në Viola Park appeared first on Lapsi.al.

Plan i ri menaxhimi pĂ«r parkun natyror “Bredhi i SotirĂ«s”

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Parku natyror “Bredhi i SotirĂ«s”, i shtrirĂ« nĂ« bashkinĂ« e Dropullit, qarku GjirokastĂ«r, Ă«shtĂ« njĂ« nga zonat pilot ku EU4Nature po ndĂ«rhyn pĂ«r tĂ« forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin efektiv tĂ« vlerave natyrore.

Zona, e shpallur Park Natyror në janar 2022 pas zgjerimit dhe ndryshimit të statusit të mëparshëm si Monument Natyre, përfaqëson një habitat pyjor me rëndësi të veçantë, ku mbizotërojnë bredhi dhe gështenja e butë, si edhe lloje të tjera me interes të lartë për ruajtje.

Në këtë park janë identifikuar 9 tipe habitatesh natyrore dhe një numër i konsiderueshëm i llojeve floristikë dhe faunistikë të mbrojtur, përfshirë edhe specie endemike si Manushaqja e Epirit (Viola epirota), Kokoçeli i Epirit (Centaurea epirota) dhe lloje të Listës së Kuqe të IUCN.

Megjithatë, mungesa e një plani menaxhimi dhe kapacitetet e kufizuara administrative paraqesin sfida për ruajtjen e ekosistemeve të tij.

Për të adresuar këto problematika, EU4Nature do të mbështesë hartimin e planit të parë të menaxhimit për parkun, forcimin e kapaciteteve të stafit përmes trajnimeve, si dhe pajisjen me infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për një administrim të qëndrueshëm dhe mbrojtje efektive të zonës.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Plan i ri menaxhimi pĂ«r parkun natyror “Bredhi i SotirĂ«s” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet fatalisht në stërvitje

Bota e skive qan Margot Simond, atleten e re franceze qĂ« humbi tragjikisht jetĂ«n nĂ« moshĂ«n vetĂ«m 18-vjeçare pas njĂ« aksidenti me ski. Skiatorja ishte viktimĂ« e njĂ« rrĂ«zimi fatal gjatĂ« njĂ« seance stĂ«rvitore pĂ«r Red Bull Alpine Park, njĂ« aktivitet qĂ« do tĂ« duhej tĂ« zhvillohej kĂ«tĂ« fundjavĂ« nĂ« zonĂ«n e Envers de Bellevarde, nĂ« Val d’IsĂšre.

Aksidenti ndodhi tĂ« enjten mĂ« 24 prill, pak para orĂ«s 13:00, siç Ă«shtĂ« konfirmuar nga stacioni lokal i skive: “Me shumĂ« trishtim morĂ«m lajmin pĂ«r vdekjen e sportistes sĂ« re dhe tĂ« talentuar Margot Simond, nĂ« njĂ« aksident me ski.” MenjĂ«herĂ« pas aksidentit, njĂ« mjek emergjence ndĂ«rhyri nĂ« vendngjarje, por çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta reanimuar rezultoi e kotĂ«. “Nuk ishte e mundur tĂ« ringjallej,” sqaroi sĂ«rish stacioni i Val d’IsĂšre.

[#Hommage]
Le CNOSF a appris avec tristesse le dĂ©cĂšs de Margot Simond, jeune skieuse des Saisies et espoir du ski alpin, tragiquement disparue ce jour Ă  Val d’IsĂšre. Margot avait notamment reprĂ©sentĂ© la France au sein de notre dĂ©lĂ©gation lors des FOJE de Bakuriani 2025, en
 pic.twitter.com/7Pkff5wHZn

— FranceOlympique (@FranceOlympique) April 24, 2025

Si ndodhi aksidenti?

Sipas asaj qĂ« ka raportuar prokuroria e Albertville, shkaku i tragjedisĂ« lidhet me njĂ« “rrĂ«zim”, i ndodhur nĂ« kushte qĂ« dukeshin tĂ« favorshme. Pista nĂ« tĂ« cilĂ«n Margot po stĂ«rvitej ishte mĂ« pak impenjuese krahasuar me edicionin e kaluar, por pavarĂ«sisht kĂ«saj, u shndĂ«rrua nĂ« skenĂ«n e njĂ« ngjarjeje fatale. ËshtĂ« hapur njĂ« hetim pĂ«r tĂ« sqaruar dinamikĂ«n e saktĂ« tĂ« ngjarjes.

Dhimbja pĂ«r humbjen Ă«shtĂ« e ndjeshme nĂ« tĂ« gjithĂ« komunitetin francez tĂ« skive. Federata Franceze e Skive, sĂ« bashku me Komitetin e SavojĂ«s dhe klubin Les Saisies, shprehĂ«n ngushĂ«llimet e tyre pĂ«rmes njĂ« mesazhi publik: “I bĂ«jmĂ« homazh njĂ« skiatorje tĂ« re nĂ« ngjitje”.

Kush ishte Margot Simond?

Margot Simond ishte rritur sportivisht mes portave tĂ« Aillons-MargĂ©riaz, por prej katĂ«r vitesh ishte pjesĂ« e klubit Les Saisies, me tĂ« cilin kishte arritur rezultate tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Triumfi i saj i fundit ishte nĂ« marsin e kaluar, kur fitoi titullin kampione franceze nĂ« slalom pĂ«r kategorinĂ« U18 nĂ« Les Menuires, duke lĂ«nĂ« pas rivaleve mĂ« shumĂ« se njĂ« sekondĂ« e gjysmĂ« diferencĂ«. NĂ« Red Bull Alpine Park, Margot do tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« e “rookie”, njĂ« pĂ«rzgjedhje e talenteve tĂ« rinj qĂ« garonin pĂ«rkrah emrave tĂ« mĂ«dhenj tĂ« skive botĂ«rore si ClĂ©ment NoĂ«l, Steven Amiez dhe Marie Lamure. Aktiviteti u anulua menjĂ«herĂ« pas aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Val d’Isère (@valdisere)

The post Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet fatalisht në stërvitje appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në botën e skive, talentja 18-vjeçare ndërron jetë gjatë stërvitjes

Margot Simond, kampionia franceze e sllallomit U18, vdiq tĂ« enjten nĂ« moshĂ«n 18-vjeçare pas njĂ« aksidenti tragjik me ski gjatĂ« stĂ«rvitjes nĂ« Red Bull Alpine Park nĂ« Val d’IsĂšre, FrancĂ«.

Simond ishte duke u stërvitur në shpatin e Envers de Bellevarde, pak para orës 13:00, kur ndodhi përplasja. Një mjek i urgjencës arriti menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme.

Eventi, i krijuar nga kampioni olimpik Clément Noël, ishte planifikuar për këtë fundjavë dhe përfshinte gara, argëtim dhe muzikë live. Ky ngjarje, që përfshinte një kurs të kombinuar sllallom dhe stil të lirë, u anullua pas aksidentit tragjik.

Simond ishte një shpresë e madhe për skitë alpine franceze. Ajo u vlerësua për energjinë, vendosmërinë dhe pasionin që tregonte për sportin, duke fituar respektin e trajnerëve, shokëve të skuadrës dhe rivalëve.

Margot Simond

Komuniteti i skijimit nĂ« FrancĂ« dhe mĂ« gjerĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pikĂ«llim pĂ«r humbjen e njĂ« talenti tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« iku shumĂ« shpejt. “Mendimet tona janĂ« me familjen e Simond, miqtĂ« dhe tĂ« gjithĂ« komunitetin francez tĂ« skive,” deklaruan ata.

Kjo tragjedi i kujton atij të Matilde Lorenzit, skiatores italiane të ekipit kombëtar të të rinjve, e cila humbi jetën në një aksident gjatë stërvitjes në Alto Adige, dhe ngre sërish shqetësimin për sigurinë në botën e skive alpine.

Prokuroria Publike e Albertville ka hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Val d’IsĂšre, njĂ« nga vendpushimet mĂ« tĂ« njohura pĂ«r ski nĂ« Alpet Franceze, ndodhet pranĂ« kufirit italian. Pistat e skive, pĂ«rfshirĂ« Face de Bellevarde (pistĂ« e vlerĂ«suar me ngjyrĂ« tĂ« zezĂ«) dhe akullnaja Grande Motte, janĂ« tĂ« famshme pĂ«r mundĂ«sitĂ« e skijimit veror. Qafa malore Col de l’Iseran Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« destinacion popullor pĂ«r biçiklistĂ«t gjatĂ« verĂ«s, ndĂ«rsa qyteti ofron baret dhe restorantet e tij rreth Avenue Olympique.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi në botën e skive, talentja 18-vjeçare ndërron jetë gjatë stërvitjes appeared first on Euronews Albania.

ShqipĂ«ria drejt pavarĂ«sisĂ« energjetike, Rama dhe Balluku nĂ« parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park”


TIRANË, 19 prill/ATSH/ Erseka ka tashmĂ« njĂ« nga investimet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« energjinĂ« diellore nĂ« ShqipĂ«ri. Parku fotovoltaik “Erseka Solar Park” i shtrirĂ« nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej 120 hektarĂ«sh, pĂ«rdor teknologjinĂ« mĂ« tĂ« fundit nĂ« prodhimin dhe monitorimin e energjisĂ«, duke kontribuar ndjeshĂ«m nĂ« diversifikimin e burimeve energjetike tĂ« vendit.

Ky investim është pjesë e një strategjie kombëtare për të arritur pavarësinë energjetike deri në vitin 2028, duke iu bashkuar poleve të tjerë energjetikë në zhvillim si ai i Fierit, Karavastasë dhe Delvinës.
Gjatë vizitës në këtë park, sëbashku me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë investim si një nga iniciativat më të rëndësishme dhe më të guximshme në sektorin e energjisë.

“Kemi njĂ« nga parqet mĂ« tĂ« mĂ«dha fotovoltaike nĂ« vend, me teknologji tĂ« avancuar jo vetĂ«m nĂ« prodhim, por edhe nĂ« sistemet e monitorimit. Ky Ă«shtĂ« njĂ« pol i ri energjetik, qĂ« e shtrin rrezatimin diellor tĂ« juglindjes nĂ« njĂ« pĂ«rfitim konkret pĂ«r vendin”, theksoi ministrja Balluku.

Parku aktualisht prodhon energji me kapacitet deri në 100 megavat dhe është i pajisur me tre sisteme të monitorimit SCADA, përfshirë teknologjinë nga Siemens, që ndjek automatikisht pozicionin e diellit për të maksimizuar prodhimin. Inxhinierët raportuan se vetëm në një ditë me kushte optimale, parku arrin të prodhojë 20 megavat.

Projekti ka gjeneruar një numër të konsiderueshëm vendesh pune, me paga që fillojnë nga 1,000 euro. Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë vendimtar për realizimin e punimeve në kohë rekord.

PĂ«rveç rĂ«ndĂ«sisĂ« energjetike, ky investim dĂ«rgon edhe njĂ« sinjal pozitiv pĂ«r klimĂ«n e biznesit dhe bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet sektorit publik dhe privat. “Fillimisht kishte skepticizĂ«m, por bashkĂ«punimi me institucionet tona tregoi se reformat kanĂ« krijuar njĂ« mjedis tĂ« favorshĂ«m pĂ«r investime strategjike”, theksoi ministrja Balluku.

Parku fotovoltaik i Ersekës është një dëshmi konkrete se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të gjelbër, duke e kthyer potencialin natyror të diellit në një burim të sigurt të energjisë./j.p/

The post ShqipĂ«ria drejt pavarĂ«sisĂ« energjetike, Rama dhe Balluku nĂ« parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emra dhe prova tĂ« reja nĂ« aferĂ«n “Eco Park” tĂ« DurrĂ«sit/ Partia Demokratike: Hetim urgjent nga SPAK

✇Albeu
By: V K

PĂ«rmes njĂ« deklarate pĂ«r media  , zĂ«dhĂ«nĂ«sja Antikorrupsion nĂ« PD, Genta Vangjeli, u shpreh se Partia Demokratike ka dorĂ«zuar nĂ« SPAK, njĂ« kallĂ«zim penal ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferĂ«n korruptive “Eco Park”.

Ajo bëri me dije se kallëzimit i janë shtuar fakte të reja, që e implikojnë edhe më tej kryeministrin.

Sipas Vangjelit, veprimet e dokumentuara tregojnë për një plan të mirorganizuar korruptiv në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorëve.

PD i kërkon SPAK të hetojë në mënyrë të thelluar këtë çështje, në interes të transparencës dhe llogaridhënies.

Deklarata:

Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park.

Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.

Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu:

Edi Rama nĂ« bashkĂ«punim me koncesionarin e inceneratorit tĂ« TiranĂ«s ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj pĂ«rpara se tĂ« hapej procedura tenderuese pĂ«r ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues tĂ« mbetjeve tĂ« ngurta EKO-Park DurrĂ«s’ kontraktoi Cassanova Hernandes nĂ« cilĂ«sinĂ« e projektuesit pĂ«r kĂ«tĂ« investim nĂ« Porto Romano.

Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë.

Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor.

Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK.

Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST.

Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021.

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja.

ÇfarĂ« pune kishin punonjĂ«sit e ‘Integrated Energy BV’ nĂ« kantierin e Porto Romanos kur ishte nĂ« zhvillim e sipĂ«r procedura tenderuese???

Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se:

NĂ« dosjen e SPAK pĂ«r Veliaj – Xoxa Ă«shtĂ« publikuar njĂ« komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me iniscialet D. Z., ku pĂ«rmendet njĂ« emĂ«r Jesus Herndandez


Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme.

Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro.

Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës. Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar Spak që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama.

 

 

The post Emra dhe prova tĂ« reja nĂ« aferĂ«n “Eco Park” tĂ« DurrĂ«sit/ Partia Demokratike: Hetim urgjent nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, PD: Hetim urgjent nga SPAK

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r media u shpreh se Partia Demokratike ka dorĂ«zuar nĂ« SPAK njĂ« kallĂ«zim penal ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferĂ«n korruptive “Eco Park”. Ajo bĂ«ri me dije se kallĂ«zimit i janĂ« shtuar fakte tĂ« reja qĂ« e implikojnĂ« edhe mĂ« tej kryeministrin. Sipas Vangjelit, veprimet e [
]

The post Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, PD: Hetim urgjent nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Zv.drejtori Ekzekutiv i “Voltalia-s”: Parku diellor i KaravastasĂ« model bashkĂ«punimi, etapĂ« e pavarĂ«sisĂ« energjetike tĂ« ShqipĂ«risĂ«

TIRANË, 10 prill/ATSH/ ZĂ«vendĂ«sdrejtori Ekzekutiv i kompanisĂ« Voltalia, Yoni Ammar deklaroi sot se Parku Diellor i KaravastasĂ« me njĂ« kapacitet prej 140 megavat dhe njĂ« investim 145 milionĂ« euro Ă«shtĂ« mĂ« i madhi nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

NĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« pĂ«rurimin e Parkut Diellor tĂ« KaravastasĂ«, Ammar tha se “ky park Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« model i bashkĂ«punimit mes FrancĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ«â€.

“NjĂ« vit pas fillimit tĂ« prodhimit po festojmĂ« jo vetĂ«m pĂ«rfundimin e njĂ« projekti madhor, por gjithashtu edhe njĂ« etapĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r pavarĂ«sinĂ« energjetike tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, theksoi Ammar.

Ky projekt strategjik, vijoi Ammar, mishëron plotësisht atë çfarë mund të bëjmë ne kur bashkojmë forcat tona për të përshpejtuar pavarësinë energjetike luftën kundër ndryshimit klimatik dhe tranzicionin e vendit nga një status importuesi në një status eksportuesi të energjisë diellore në centrale evropianë.

“FalĂ« besimit reciprok dhe punĂ«s bashkĂ«punuese mes Voltalia-s, qeverisĂ« shqiptare dhe shoqĂ«rive KESH, OSSHE, OST dhe BERZH e Intesa San Polo, si dhe gjithĂ« partnerĂ«ve pĂ«r furnizimin me pajisje dhe kryerjen e punĂ«ve ne arritĂ«m t’ia dalim qĂ« shndĂ«rrojmĂ« njĂ« projekt tĂ« bukur nĂ« letĂ«r para disa vitesh nĂ« njĂ« operacion performues prodhues”, nĂ«nvizoi Ammar.

Më tej, Ammar i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku  dhe ekipeve të tyre duke i cilësuar si partnerë thelbësorë të kësaj aventure.

“MbĂ«shtetja e autoriteteve shqiptare dhe franceze tregon pĂ«r vullnetin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« dy vendeve tona pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m e tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« inovacionit dhe pavarĂ«sisĂ« energjetike tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Jemi krenarĂ« pĂ«r atĂ« kemi krijuar nĂ« Karavasta dhe atĂ« çfarĂ« do bĂ«jmĂ« nĂ« vitet e ardhshme”, tha Ammar duke shtuar se ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi.

Ammar bëri të ditur se në Durrës do të fillojë ndërtimi i centralit të Spitallës.

“Ky central do t’i shtojĂ« 100 megavat prodhimit shqiptar deri nĂ« 2027. Kjo Ă«shtĂ« etapĂ« e re e angazhimit tonĂ« afatgjatĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ambiciet e tij falĂ« programit tonĂ« tĂ« zhvillimit prej mbi 500 megavat energji diellore”, tha Ammar.

/k.s/j.p/

 

 

 

 

 

 

The post Zv.drejtori Ekzekutiv i “Voltalia-s”: Parku diellor i KaravastasĂ« model bashkĂ«punimi, etapĂ« e pavarĂ«sisĂ« energjetike tĂ« ShqipĂ«risĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Papunësia në nivelin më të ulët historik, 8,8% për moshat mbi 15 vjeç

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilluan sot njĂ« takim nĂ« ambientet e Tirana Industrial Park me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bizneseve dhe punonjĂ«s tĂ« zonĂ«s, me fokus nĂ« diskutimin pĂ«r politikat e punĂ«simit dhe aftĂ«simit profesional.

Takimi synoi diskutimin e politikave mbi forcimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke vendosur në qendër arsimin dhe formimin profesional si shtylla thelbësore për zhvillim.

Ministri Gonxhja prezantoi një përmbledhje të transformimit rrënjësor që ka pësuar tregu i punës në Shqipëri nga viti 2013 deri më sot, duke theksuar arritjet dhe reformat e ndërmarra. Gonxhja po ashtu rreshtoi dhe 26 shkolla të arsimit profesional në të cilat është investuar.

Reforma nĂ« punĂ«sim dhe aftĂ«sim (2013–2024)

NĂ« vitin 2014 nisi reforma kombĂ«tare pĂ«r punĂ«sim dhe aftĂ«si, me miratimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare 2014–2020, e cila vendosi bazat pĂ«r integrimin e tregut tĂ« punĂ«s me arsimin profesional dhe nxitjen e punĂ«simit dinjitoz. GjatĂ« kĂ«tyre viteve Ă«shtĂ« realizuar njĂ« 5-fishim i fondeve pĂ«r programet e nxitjes sĂ« punĂ«simit dhe Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« sistem modern i shĂ«rbimeve tĂ« punĂ«simit, pĂ«rfshirĂ« digjitalizimin dhe profilizimin e punĂ«kĂ«rkuesve.

Nga viti 2016, filloi modernizimi i infrastrukturës së zyrave të punës dhe trajnimi masiv i punëkërkuesve, ndërsa në 2017 u miratua ligji i ri për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe u standardizuan profesionet përmes një katalogu të kualifikimeve.

Në vitin 2019 u krijua Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), duke bashkuar për herë të parë politikat e punësimit dhe aftësimit, ndërsa 2020 solli një përgjigje të strukturuar ndaj krizës së pandemisë me mbi 20 mijë përfitues nga programet e mbështetjes për punësim.

Treguesit për vitin 2024

Sot, Shqipëria shënon një papunësi rekord të ulët prej 8,8% për grupmoshën 15+, më e ulët se në Greqi (9.5%) dhe Spanjë (10.75%). Numri total i të punësuarve ka arritur në 1 327 000, me një rritje mbi 300 mijë persona krahasuar me vitin 2013, ndërsa paga mesatare është rritur nga 322 euro në 830 euro.

Sistemi i shĂ«rbimeve tĂ« punĂ«simit Ă«shtĂ« tashmĂ« tĂ«rĂ«sisht i digjitalizuar me 12 shĂ«rbime online, ndĂ«rsa platforma “puna.gov.al” shĂ«rben si qendĂ«r unike pĂ«r ndĂ«rveprim tĂ« qytetarĂ«ve me administratĂ«n publike tĂ« punĂ«simit.

Po ashtu, janë regjistruar si punëkërkues aktivë 3400 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa janë rritur ndjeshëm investimet në infrastrukturë me ndërtimin e 10 shkollave të reja profesionale.

Edukimi profesional sipas modelit europian

Viti 2024 shĂ«non fillimin e zbatimit tĂ« arsimit profesional nĂ« formĂ« tĂ« dyfishtĂ« (DUAL), duke kombinuar mĂ«simin nĂ« shkollĂ« me praktikĂ«n nĂ« kompani. NjĂ« model i ri ekselence po pilotohet nĂ« bashkĂ«punim me shkollĂ«n prestigjioze zvicerane École hĂŽteliĂšre de Lausanne nĂ« shkollĂ«n publike tĂ« hoteleri-turizmit nĂ« TiranĂ«.

Ndërkohë, është krijuar edhe Observatori i Tregut të Punës pranë AKPA për analizë të dhënash në kohë reale, mbështetje në vendimmarrje dhe përputhje më të mirë mes aftësive dhe kërkesës në treg.

Ministri Gonxhja vlerësoi gjithashtu mbështetjen ndërkombëtare për reformat, duke theksuar renditjen e Shqipërisë si vendi me shërbimet më të mira të punësimit në Ballkan, sipas vlerësimit të OECD-së.

/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Papunësia në nivelin më të ulët historik, 8,8% për moshat mbi 15 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku Arkeologjik i Bylisit, destinacion për turizmin historik dhe atë arkeologjik


TIRANË, 7 prill/ATSH/ Parku arkeologjik i Bylisit i cili shtrihet nĂ« zonĂ«n e MallakastrĂ«s, rreth 1.5 km larg fshatit tĂ« Hekalit dhe rreth 8 km larg qytetit tĂ« Ballshit Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« destinacion qĂ« duhet vizituar patjetĂ«r, pĂ«r historinĂ« qĂ« mbart dhe pamjen qĂ« natyra ofron.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot pamje të këtij parku.

Parku Arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat arkeologjike të Klosit janë thesare të rëndësishme për kulturën dhe identitetin kombëtar. Si të tilla ato janë në fokus të politikave të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Rrënojat e parkut arkeologjik të Bylisit, së bashku me ato të Klosit, paraqiten sot si përfaqësuesit më tipikë të qytetërimin ilir në shekullin V-I p. Kr., dhe gjithashtu si një pol i ri për zhvillimin e turizmit kulturor me potencialin për të pasuar ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të krahinës së Mallakastrës. /j.p/

The post Parku Arkeologjik i Bylisit, destinacion për turizmin historik dhe atë arkeologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durana Tech Park pret “banorĂ«t” e parĂ«, Rama: Interes i lartĂ« nga kompani tĂ« huaja, njĂ« vizion qĂ« dukej utopik

Portat e Durana Tech Park, hapĂ«sira qĂ« do tĂ« bĂ«het epiqendra e rritjes sĂ« sipĂ«rmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik tĂ« rajonit, u hapĂ«n sot me dhĂ«nien e certifikatave pĂ«r rezidentĂ«t e parĂ« tĂ« saj. Kryeministri Edi Rama deklaroi se certifikimi i rezidentĂ«ve tĂ« parĂ« nĂ« Durana, Ă«shtĂ« produkti i parĂ« konkret i njĂ« vizioni qĂ« dukej utopik. ”Kemi njĂ« produkt tĂ« parĂ«, konkret tĂ« njĂ« vizioni që 

Source

Rama viziton qendrĂ«n e inovacionit ‘Durana Tech Park’: Hapen 5 mijĂ« vende pune

Kryeministri Edi Rama ishte nĂ« ‘Durana Tech Park’, pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r zhvillimin e qendrĂ«s mĂ« tĂ« madhe teknologjike nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« kĂ«to mjedise, pritet tĂ« krijohen 5 mijĂ« vende pune nga kompani shqiptare dhe tĂ« huaja.

Durana Tech Park ka nisur zyrtarisht funksionimin me dorëzimin e certifikatave për rezidentët e tij të parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit teknologjik në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se zona do të shndërrohet në një qendër të fuqishme të inovacionit.

“Ta bĂ«jmĂ« ShqipĂ«rinĂ« lider nĂ« shĂ«rbimet publike elektronike dhe sot Ă«shtĂ« njĂ« fakt ashtu siç dukej utopik besimi ynĂ« se procesin e negociatave do ta pĂ«rshpejtonim me ndĂ«rhyrjen e Ai gjĂ« qĂ« sot po ndodh, ashtu siç duket utopik dhe qĂ« tĂ« kemi AI pĂ«r tĂ« zhvilluar prokurimet publike pa pjesĂ«marrjen e njeriut. Do ta kemi nĂ« dispozicion deri ne fund tĂ« vitit tĂ« ardhshme jemi po punojmĂ« me Mikrosoftin por edhe me vende tĂ« tjera ku kemi pasur pĂ«rfaqĂ«sues nga 16 vende qĂ« po merren me kĂ«tĂ« produkt. Durana Tech Park merr jetĂ« nga realiteti nĂ« letĂ«r ku qĂ«llimi kryesor qĂ« tĂ« angazhojmĂ« sa mĂ« shumĂ« talente shqiptare”, u shpreh Rama.

Rama shtori se Durana Tech Park do të luajë një rol kyç në zhvillimin e shërbimeve publike elektronike dhe se së shpejti do të prezantohet një model i ri për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në administratën publike.

“Durana Tech Park Ă«shtĂ« destinacion i krijuar pĂ«r talente shqiptare dhe tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« duke ju hapur njĂ« perspektiv inkurajuese pĂ«r tĂ« realizuar Durana Tech Park kemi bĂ«rĂ« njĂ« analizĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ«, kemi shqyrtuar me kujdes legjislacionin evropian, kemi parĂ« si kanĂ« funksionuar nĂ« vende tĂ« tjera dhe besoj se kemi krijuar njĂ« kornizĂ« unikale duke marrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n nga tĂ« tjerĂ«t. Sot ky park çon para njĂ« revolucion digjital qĂ« do tĂ« vazhdoj, sĂ« shpejti do tĂ« prezantojmĂ« dhe modelin tjetĂ«r tĂ« AI nĂ« shĂ«rbimet publike. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« surprizĂ« e bukur pĂ«r nĂ« Ă«shtĂ« ai qĂ« na bĂ«n pĂ«rshtypje qĂ« Ă«shtĂ« se ka interes nĂ« institucione publike ka interes nga universitete italiane por edhe tĂ« tjera”, u shpreh Rama.

Durana Tech Park është vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, dhe synon të bëhet një qendër kryesore për investime teknologjike, fillimisht me 50 kompanitë e para që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij parku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama viziton qendrĂ«n e inovacionit ‘Durana Tech Park’: Hapen 5 mijĂ« vende pune appeared first on Euronews Albania.

❌