Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Interi fiton me përmbysje dhe me një lojtar më pak miqësoren ndaj Monacos

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme para nisjes zyrtare të sezonit, duke triumfuar 2-1 në fushën e Monacos pas një përmbysjeje të madhe. Miqësorja në “Stade Louis II” u zhvillua nën hijen e një episodi vendimtar në minutën e 35-të, kur Hakan Calhanoglu u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë zikaltërit me një lojtar më pak. Sfida kishte nisur keq për ekipin italian…

Source

Ardon Jashari: Te Milani për të fituar trofe, Modriç do të jetë mësuesi im

Ardon Jashari e nis aventurën e tij te Milani me ambicie të mëdha. Mesfushori shqiptaro-zviceran, 23 vjeç, është prezantuar si përforcimi më i ri i “Djallit” dhe ka treguar se objektivi i tij është i qartë: të ndihmojë kuqezinjtë të rikthehen në majë. “Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi historik. Dua ta ndihmoj Milanin të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për këtë…

Source

3 lojtarë të Realit në listën e kandidatëve për Topin e Artë, por klubi madrilen hesht

France Football ka publikuar listën me 30 kandidatët për Topin e Artë, që do të dorëzohet më 22 shtator në Paris. Mes tyre janë tre lojtarë të Real Madrid: Vinicius Junior, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham. Por ndryshe nga vitet e kaluara, klubi madrilen nuk ka bërë asnjë reagim publik për t’i festuar këto nominime në kanalet e tij zyrtare. Ky qëndrim ka habitur, sidomos duke kujtuar se në…

Source

Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier League, pak shanse për City-in e Guardiolës

Premier League njihet prej vitesh si kampionati më emocionues në botë, ku parashikimet për fituesin janë gjithmonë sfiduese. Megjithatë, në vitet e fundit triumfet janë ndarë vetëm mes Manchester City dhe Liverpool, me “The Reds” që tashmë kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar. Një superkompjuter anglez nuk i jep shanse Manchester United, duke nxjerrë tre kandidatët kryesorë për…

Source

Barcelona i heq shiritin e kapitenit portierit Ter Stegen

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht vendimin për t’i hequr përkohësisht shiritin e kapitenit portierit Marc-André Ter Stegen, pas nisjes së procedurave disiplinore ndaj tij. Klubi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv dhe stafin teknik, ka vendosur që Ter Stegen të mos mbajë më shiritin e kapitenit deri në përfundimin e hetimeve dhe zgjidhjen përfundimtare të situatës. Gjatë kësaj periudhe…

Source

Lewandowski dëmtohet dhe humbet miqësoren ndaj Comos

Barcelona do të duhet të bëjë pa Robert Lewandowskin në ndeshjen e Trofeut Joan Gamper kundër Como-s, që do të zhvillohet të dielën në stadiumin Johan Cruyff. Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht se sulmuesi polak pësoi një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes së së premtes në Ciudad Deportiva. Sipas komunikatës mjekësore të klubit, Lewandowski ka pësuar një shqetësim në muskujt e kofshës së majtë dhe…

Source

Fushat e reja në Prrenjas, përfundon instalimi i sistemit të drenazhimit

Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial. Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë…

Source

Napoli transferon Gutierrez nga Girona, do të paguajë 20 milionë euro

Miguel Gutierrez do të jetë përforcimi i ri i Napolit. Sipas Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me Gironën për blerjen e mbrojtësit të majtë spanjoll, i lindur në vitin 2001. Mbetet vetëm të finalizohen disa detaje të fundit me lojtarin, i cili ka dhënë tashmë miratimin për t’u bashkuar me skuadrën e trajnerit Antonio Conte. I formuar në akademinë e Real Madrid…

Source

A ka hequr dorë Bayerni nga Woltemade? Ekipi bavarez bën lëvizjen e radhës

Transferimi i Nick Woltemade nga Stuttgart te Bayern Munich dukej pranë realizimit, por kërkesat e larta dhe refuzimi i dy ofertave, e fundit prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë në formë bonusesh, kanë bërë që bavarezët të tërhiqen … ose të paktën kështu duket. Pas fitores 4-0 në miqësoren kundër Tottenhamit, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, deklaroi: “Kemi shprehur pozicionin tonë.

Source

Garcia rinovon me Realin deri në vitin 2030, klauzolë 1 miliard euro

Real Madrid ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të saj. Sipas AS, sulmuesi spanjoll Gonzalo Garcia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030, duke kaluar nga një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh, një vlerë tipike për “galaktikët”, që tregon rëndësinë e tij në planet e klubit. Garcia, 23 vjeç, është shpallur golashënuesi më i…

Source

Juventus kërkon të ribashkohet me Veiga-n, nis tratativat me Chelsea-n

Historia mes Juventusit dhe Renato Veiga-s, që dukej e mbyllur përfundimisht rreth një muaj e gjysmë më parë, mund të ketë një kapitull të ri. Sipas Tuttosport, mbrojtësi portugez dhe klubi bardhezi nuk kanë ndërprerë kurrë kontaktet dhe të dyja palët do të ishin të lumtura të nisnin së bashku sezonin e ri. Vera e Veiga-s ka qenë e mbushur me lëvizje të papritura. Pas gjashtë muajsh huazim te…

Source

Milani arrin marrëveshje me sulmuesin e United, vjen në formë huazimi

Milan është shumë pranë danezit Rasmus Hojlund nga Manchester United. Sipas TuttoMercatoËeb, klubi kuqezi ka gati marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” dhe tani po punon për të mbyllur detajet me lojtarin, i cili pritet të bëhet qendërsulmuesi i ri në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri. Ky transferim, në fakt, do të përjashtonte mundësinë e afrimit të Dusan Vlahovic nga Juventus.

Source

Rama: “Albanian Trails”, platformë kushtuar turizmit të natyrës

Me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë, është rritur edhe interesi për shtigjet natyrore në të gjitha nivelet e vështirësisë. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese dhe për të menaxhuar më mirë fluksin e vizitorëve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka lançuar platformën e parë shtetërore të dedikuar turizmit të natyrës: “Albanian Trails”.

Source

Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, GJKKO shtyn seancën për javën e ardhshme

Këtë të premte, në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura për ish-presidentin Ilir Meta. Ai, përmes avokatëve të tij, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, duke argumentuar se SPAK nuk i ka komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve. Seanca u shty pasi u pranua…

Source

Ilir Daja pas humbjes 1-2 ndaj Hajdukut: Gjithçka mbetet e hapur, besojmë te përmbysja në Tiranë

Trajneri i ekipit shqiptar, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Hajduk Split, e zhvilluar në Kroaci, pavarësisht humbjes 2-1. “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Luajtëm me intensitet dhe krijuam disa raste në portën kundërshtare. Ishte një eksperiencë e mirë për ne pas gati 15 vitesh mungesë në Europë, shumë lojtarë luanin për…

Source

“Perla” e Bregut nuk mjafton, Dinamo mundet me përmbysje nga Hajduku në Kroaci

Dinamo ka pësuar një humbje minimale 2-1 ndaj Hajduk Split në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League. Skuadra shqiptare e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh me një super gol të Dejvi Bregut dhe duke mbyllur pjesën e parë me epërsi. Megjithatë, në fraksionin e dytë, kroatët përmbysën gjithçka me rrjetat e Durdov dhe Sanyang. Ndeshja e kthimit, që do të luhet pas…

Source

Egnatia merr një barazim me vlerë në Slloveni, VAR në fund i shpëton ndaj Olimpija

Egnatia ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League, duke barazuar 0-0 në transfertë ndaj Olimpija Ljubljanës. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Stožice” u karakterizua nga lojë dinamike dhe raste nga të dyja skuadrat. Në pjesën e parë, vendasit patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, pas një penalltie të fituar pas kontaktit mes…

Source

Dejvu Bregu shënon gol spektakolar ndaj Hajduk Split (VIDEO)

Dejvi Bregu ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 36-të të ndeshjes që Dinamo po zhvillon në transfertë ndaj Hajduk Split në Kroaci. Mesfushori vlonjat lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin vendas dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Një eurogol që ndezi festën në kampin e Dinamos dhe tregoi edhe një herë klasin e Bregut në momente vendimtare.

Source

“Trajneri i Vitit 2025”/ Conte dhe Slot rivalizojnë Luis Enrique-n, 5 kandidatë

Revista prestigjioze France Football ka publikuar emrat e pesë finalistëve për çmimin “Trajneri i Vitit 2025”, trofe që ndahet çdo vit në ceremoninë e Topit të Artë (Ballon d’Or) për teknikun më të suksesshëm të sezonit në futbollin e meshkujve. Në garë janë Antonio Conte, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot, pesë trajnerë që kanë shkëlqyer në drejtimin e skuadrave të tyre…

Source

❌