Sprint-GP si një dominues absolut. Spanjolli i Ducati-t priti xhiron e 8 për të marrë kryesimin e garës të cilën e mbylli si zakonisht… i vetëm! Në vendin e dytë u rendit Marco Bezzecchi me Aprilia, i ndjekur nga Ktm e Pedro Acosta-s, që iu rezistoi sulmeve të Pecco Bagnaia-s në fundin e garës. Piloti piemontez u rendit vetëm i 4. Numrat ndoshta nuk thonë gjithcka por ata ndihmojnë për të kuptuar deri diku sezonin e MM93: në Brno ishte fundjava e rradhës me 37 pikët maksimale dhe pas 12 garave janë 120 pikët e avantazhit në klasifikimin e përgjithshëm, ky i dyti është vëllai Alex.
Piloti i Gresini-t la pas një fundjavë të vështirë pas rrëzimit që përfshiu edhe Honda-n e Mir. Bezzecchi dha gjithcka, bëri nisjen e duhur dhe kryesoi për 8 xhiro, por kur Marc vendos të fitojë, ai thjeshtë e bën. Në vendin e 7, Jorge Martin. Bagnaia vuajti në xhirot e para dhe u kalua me lehtësi nga Bezzecchi dhe binomi i Ktm, Acosta-Bastianini. Më pas nuk ishte në gjëndje ta merrte veten. Pas tij mbërriti Raul Fernandez me “Aprilia Trackhouse”, ndjekur nga Yamaha zyrtare e Fabio Quartararo-s. Në Top10, pas Martin, mbërritën Aldeguer (Ducati Gresini) si dhe Binder me Espargaro në bordin e Ktm. Në zonë pikësh u rendit edhe Luca Marini me Honda zyrtare (i 12).
Ukrainasi Oleksandr Usyk cimentoi endin e tij si një ndër më të mëdhenjtë në historinë e boksit kur mundi Daniel Dubois në raundin e 5 dhe u shpall për të dytën herë, Kampion i Padiskutueshëm në peshën e rëndë. Ai bëri një paraqitje bindëse në prani të 90.000 tifozëve në “Wembley Stadium” duke shuar ëndërrën e Dubois për të qënë i pari britanik që unifikonte brezat e 4 federatave më të mëdha në Botë. 38 vjecari Usyk, e rrëzoi dy herë Dubois në raundin e 5 dhe londinezi e kishte të pamundur të rikthehej pas numërimit të dytë nga gjyqtari i ringut.
Kjo ishte fitorja e dytë e Usyk ndaj Dubois pas asaj në vitin 2023 që zgjati rekordin e ukrainasit në 24 fitore në boksin profesionist. Dubois që mundi Anthony Joshua për mbrojtjen e titullit IBF në Shtator 2024 pësoi humbjen e tretë në 25 ndeshje si profesionist. Usyk rimorri titullin në IBF të cilin e humbi pak javë pas unifikimit të divizioneve në vitin 2023. Tashmë ai është sërish praën titujve në WBA (Super), WBO dhe WBC. Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin emra si Roy Jones Jr dhe Frank Bruno. Oleksandr Usyk tani ka një rekord 8-0 ndaj rivalëve britanikë pas fitoreve ndaj Tony Belleë, Derek Chisora, Anthony Joshua (2 herë), Tyson Fury (2 herë) dhe Daniel Dubois (2 herë
Mëngjes i rëndësishëm pas të parit “pole position” këtë sezon për Francesco Bagnaia-n (Ducati Lenovo Team). Dy herë Kampioni i Botës do të niset përpara shokut të skuadrës, Marc Marquez që pësoi aksident në kthesën e 13 të xhiros së fundit kualifikuese. Binomi i Ducati-t zyrtar pasohet në rradhën e parë nga Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP). Ndërsa Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP), që renditet i dytë në klasifikimin për pilotë u “detyrua” të niset nga rradha e tretë në “Tissot Sprint” dhe “Grand Prix”. Kampioni i Botës në fuqi, Jorge Martin (Aprilia Racing) do të niset nga vendi i 12 për të parën herë nga muaji Prill. Bezzecchi pësoi një tjetër incident por nuk e humbi vendin në nisje dhe Aprilia plotëson rradhën e dytë. Joan Mir (Honda HRC Castrol) bëri paraqitjen më të mire sezonale me vendin e 5.
Kampioni i Botës në vitin 2020 do të garojë përkrah Fernandez dhe Acosta. Alex Marquez ka punë për të bërë nga vendi i 8 nëse ka ende objektiv arritjen e Marc Marquez ndërsa Zarco kompleton rradhën e tretë. Në vendin e 10 niset Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP), përpara Enea Bastianini-t (Red Bull KTM Tech3) dhe Martin.Ndërkohë në të parin event Sprint në Brno u pa një tjetër strategji perfekte e #93 që i detyroi pilotët e KTM, Acosta dhe Bastianini ta ndiqnin në podium. Pas asaj që u duk një betejë e presionit të gomave dhe detyroi Pecco-n dhe Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) të ulnin ritmin, numri #93 doli shumë shpejt në kryesim për suksesin e rradhës në Sprint. Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) dhe Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3) ngjitën për të parën herë këtë sezon, dy motorrë KTM në podium.
Kupat e Evropës kthehen javën e ardhshme dhe skuadrat shqiptare do të zbresin në fushë për raundin e dytë kualifikues. Janë 8 skuadra të cilat do të luajnë në dy prej tyre, nga e marta në të enjte. Në UEFA Champions League dhe UEFA Conference League, gjithcka fillon me Dritën dhe Shkëndijën për të vazhduar me Prishtinën dhe Egnatian (kampionet që u eleminuan nga UCL). Vllaznia dhe Dečič që u kualifikuan në UECL si dhe Dinamo City që do të luajë ndeshjen e parë të sezonit në Evropë (pasi kaloi direkt në raundin e dytë).
22 Korrik – Champions League Copenhagen (DEN) – Drita (KOS) 20:00 Shkëndija (MKD) – FCSB (ROU) 21:00 22 Korrik – Conference League Ballkani (KOS) – Floriana (MLT) 21:30
24 Korrik Atletic Escaldes (AND) – Dinamo City 17:00 Vllaznia – Vikingur R. (ISL) 21:30 Dinamo Minsk (BLR) – Egnatia 21:45 Larne (NIR) – Prishtina (KOS) 22:00 Dečič (MNE) – SK Rapid (AUT) 22:00
Simon Rolfes (Drejtori Sportiv i Bayer Leverkusen) komentoi spekullimet që e lidhin Granit Xhakën me një transferim të mundshëm larg “BayArena”-s. Sunderland (i kthyer në Premier League) dhe Neom SC që do të luajë në “Saudi Pro League” sezonin e ardhshëm janë skuadrat pe fundit që interesohen për shërbimet e dardanit Xhaka, që ishte pjesë integrale e Leverkusen që fitoi Bundesliga-n dhe DFB Cup në 2024/25 Superkupën e sezonit të kaluar. Duke folur për shtypin gjerman ai konfirmoi interesin për kapitenin 32 vjecar, por deri tani nuk ka një tratativë konkrete.
Granit Xhaka dhe Simon Rolfes
Rolfes konfirmoi se pret një zgjidhje të shpejtë të situatës në mënyrë që të kuptohet nëse Leverkusen mund ta planifikojë ose jo sezonin e ri me Granit Xhakën. Nënkampionët e sezonit të shkuar po pësojnë një shndërrim total pas largimeve të trainerit Xabi Alonso (Real Madrid), playmaker-it Florian Wirtz dhe mbrojtësit të djathtë Jeremie Frimpong (të dy te Liverpool). Erik ten Hag u zgjodh si traineri ri ndërsa 8 lojtarë kanë ardhur në merkato deri tani. Përfshi këtu Jarell Quansah dhe Mark Flekken. “Die Werkself” po përgatisin sezonin e ri në Brazil përpara se të luajnë ndaj Sonnenhof Großaspach në raundin e parë të DFB Cup në shtëpi në 15 Gusht. Bundesliga për ta fillon ndaj Hoffenheim një javë më pas.
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të ndeshen sot (dy vite pas sfidës së parë) për unifikimin e titujve botërorë. Usyk fitoi përballjen e parë ndaj Dubois në Poloni ndërsa tani gjigandët e peshës së rëndë do të ndajnë ringun e “Wembley Stadium”. Ukrainasi ka të gjithë titujt e mundshëm me përjashtim të atij në IBF që mbahet nga rivali britanik. Usyk arriti të rekuperonte terren dhe mundte Dubois pas një gjuajtje nën brez të cilën skuadra e britanikut e konsideron edhe sot brenda rregullave, një gjuajtje në trup. Ndërsa Dubois prej asaj mbrëmjeje ka qënë në formën më të mirë të mundshme duke fituar ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua.
Këtë të fundit, 27 vjecari e rrëzoi KO në “Wembley”, Shtatorin e kaluar. Usyk gjithashtu nuk ka pësuar asnjë humbje, duke rregjistruar dy fitore me vendimin e gjyqtarisë ndaj Tyson Fury-t në 2024. Fitorja e parë e bëri 38 vjecarin Usyk, Kampionin e parë të padiskutueshëm në 24 vitet e fundit. Ndërkohë Dubois u promovua nga “interim” në Kampion të Rregullt në versionin IBF. Eventi në “Wembley” do të startojë në orën 18:30 (CEST) ndërsa ndeshja kryesore pritet të startojë në orën 22:45 (CEST). Dubois ka 24 ndeshje në karrierën e tij (22 fitore, 2 barazime, 21 fitore me KO) ndërsa Usyk ka 23 ndeshje (23 fitore, 14 me KO). Për të parën herë në “Wembley” do të boksohet për katër brezat e peshës super të rëndë.
Kalendari i eventit në “Wembley Stadium”: – Oleksandr Usyk vs. Daniel Dubois 2; Titujt e Usyk: WBA (Super), WBC, WBO, IBO & The Ring. Titulli i Dubois: IBF. – Lawrence Okolie vs. Kevin Lerena; Titulli i Okolie: WBC silver heavyweight title – Daniel Lapin vs. Lewis Edmondson; Titujt e Lapin: IBF Intercontinental & WBA Continental light heavyweight – Vladyslav Sirenko vs. Solomon Dacres; Heavyweight – Aadam Hamed vs. Ezequiel Gregores; Super lightweight – Lasha Guruli vs. James Francis; Super lightweight
Nga Gazeta Si – Ditën e sotme në Shtëpinë e futbollit, u hodh shorti për sezonin 2025-2026 në Kategorinë Superiore. Ashtu siç Gazeta Si raportoi më herët, siparin do ta ngrerë Finalja e sezonit të shkuar, me një ndryshim të vetëm – Vllaznia vs. Egnatia nuk do të luhet në “Aur Albania” por në “Loro Boriçi”. Ndërkohë më poshtë ju njohim me 14 sfidat më të rëndësishme të sezonit. Mes tyre ka ndeshje Derbi dhe Klasike:
Pas më shumë se 3 muajve nga Finalja e sezonit të shkuar, Vllaznia dhe Egnatia do të përballen sërish, këtë herë në “Loro Borici” për siparin e sezonit të ri në Kategorinë Superiore. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur në Shtëpinë e Futbollit në Kryeqytet. Në të vërtetë, sezoni i kampionëve dhe nënkampionëve ka filluar përpara 23 Gushtit, pasi dy skuadrat më të mira në futbollin shqiptar luajtën sfidat e para në Kupat e Evropës. Egnatia u eleminua nga UEFA Champions League dhe do të vazhdojë të luajë në Conference League. Ndërsa Vllaznia u kualifikua në raundin e dytë të Conference League. Sa i përket klaendarit të plotë në javën e parë të Superiore 25/26 ai është si më poshtë:
I quajtur çiklisti më i mirë i të gjitha kohërave nga Lance Armstrong (ish fitues në Tour), slloveni Pogačar fitoi etapën e 12 në “Tour 2025”, e 3 në këtë edicion që e ndihmon atë të marrë kontrollin e Bluzës së Verdhë në Klasifikimin e Përgjithshëm. Tre herë fituesi i “Tour de Francë” që kërkon triumfin e 4 rradhazi, arriti në kuotën e 20 fitoreve, duke barazuar Nicolas Frantz në Klasifikimin e të gjitha kohërave.
Fitore në historinë e “Tour de France” 35 – Mark Cavendish (GBR) 34 – Eddy Merckx (BEL) 28 – Bernard Hinault (FRA) 25 – André Leducq (FRA) 22 – André Darrigade (FRA) 20 – Nicolas Frantz (LUX), Tadej Pogačar (SLO)
Me qendër në Tartu, eventi ofron një gërshetim të sektorëve të gjerë dhe rrugëve të shpejta mes pyjeve që kërkojnë precizion dhe guxim në shpejtësi të lartë që i mban pilotët të karikuar nga starti në finish. Rally u përfshi në kalendarin e WRC në vitin 2020 dhe shumë shpejt fitoi reputacion mes tifozëve për shkak të organizimit, numrit të madh të ndjekësve dhe rrugëve të shpejta. Estonia mund të jetë vërtetë e shpejt por në asnjë mënyrë një garë e lehtë. Shpejtësia është e lartë por sipërfaqja e rrugës ndryshon në mënyrë konstante me gropa dhe kërcime të njëpasnjëshme që nuk të lënë kohë për relaks.
Rovanperä kërkon fitoren e katërt në Estoni
Etapat kanë një nisje të butë por cdo xhiro që kalon i bën ato të paparashikueshme, shto këtu edhe motin e ngrohtë që mund ti shndërrojë sfidat e shpejtësisë së lartë në një garë për mbijetesë. Pilotët duhet të jenë për fokusuar, të gjejnë ritmin dhe besimin, tek makina dhe bashkëpiloti. Humb një moment këtu dhe ke dalë jashtë gare. “Rally Estonia” u bë zyrtarisht pjesë e WRC në përfundim të COVID-19. Kalle Rovanperä fitoi garën e parë në shtëpi në vitin 2021 ndërsa Estonia, rregullisht është dëshmitare e shpejtësive të larta ku makinat ecin normalisht me një shpejtësi prej 120 miljesh/orë. Mijëra tifozë të apasionuar mbushin rrugët në cdo edicion duke e bërë atë një nga eventet me atmosferën më argëtuese të sezonit.
Noah Lyles, Sifan Hassan, Yaroslava Mahuchikh dhe Julien Alfred jane mes superyjeve globalë që do të marrin pjesë në mitingun e 11 në “Wanda Diamond League” në Londër, këtë të shtunë. Pas një mbrëmjeje me rekorde të reja në Monaco, “Wanda Diamond League” spostohet në “Novuna London Athletics”. Me katër gara të mbetura deri në “Wanda Diamond League Final” në Zyrih më 27-28 Gusht, Londra rikthen rivalitetin mes kampionëve olimpikë në 100m dhe 200m.
Noah Lyles dhe Letsile Tebogo do të garojnë në 100m pas suksesit të Lyles në 200m në Monaco. Legjenda holandeze e garave në distancë, Sifan Hassan kërkon të parin titull në Diamond League prej vitit 2022 dhe kthehet në garën e miljes për femra. Julien Alfred do të konkurojë në garën e 200m ndërsa kampionia e 400m me pengesa, Femke Bol ndjek suksesin e katërt në 2025. Londra është në këtë mënyrë një shanc i mirë për pike të rëndësishme që të sigurojnë një biletë për “Wanda Diamond League Final” më 27-28 Gusht.
Kuqeblutë e Edi Martinit realizuan objektivin e parë sezonal, të eleminonin Daugavpils në Conference League. Një ndeshje që nuk nisi aspak mirë, pas humbjes befasuese një javë më parë në “Elbasan Arena”. Kur drejtuesit kuqeblu fajësua gjykimin, shumë ishin ata që e konsideruan këtë si justifikim. Mirëpo sot Vllaznia tregoi se pretendimet e saj ishin të drejta. Skuadra mike në “LNK Sporta Parks” të Rigas, zhbllokoi sfidën pas 22’ lojë. Avantazh që nuk zgjati shumë, pasi vendasit barazuan fillimisht me Williams (33’) dhe kaluan në avantazh me Diallo (35’). Kur u mendua se pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e Daugavpils, kuqeblutë gjejnë barazimin e dytë të ndeshjes dhe të parin për miqtë me autor Andrey Yago.
Dodaj dhe Mala festojnë golat që kualifikuan Vllazninë
Pas pushimit, skuadrat kërkuan golin e rradhës, vendasit për të konsoliduar kualifikimin dhe Vllaznia për barazimin në rezultat të përgjithshëm. Dhe ishin pikërisht shkodranët që gjetën avantazhin 2-3 me Dodaj (74’) duke barazuar shifrat e përgjithshme në 3-3. Tre minuta nga fundi i kohës së rrregullt Esat Mala shënoi golin e 4 për miqtë dhe evitoi kohën shtesë dhe cdo befasi të papritur që ajo mund te rezervonte. Pas këtij kualifikimi, në raundin e dytë mund të kemi derbin e dytë shqiptar mes Vllaznisë dhe Malishevës (nëse arrin të eleminojë Vikingur). Derbi i parë do të jetë ai mes Dritës dhe Shkëndijës. Ky raund do ti zhvillojë ndeshjet në datat 24 dhe 31 Korrik 2025.
Nga Gazeta Si – Gjysma e sezonit në Formula 1 ka mbetur pas dhe Oscar Piastri e “dominoi” atë duke u shndërruar në pilotin për tu mundur kur skuadrat dhe pilotët të kthehen nga pushimet. Mirëpo një tjetëe klasifikim po vlerësohet me kujdes. Po flasim për pilotët debutues që në këtë sezon janë 4. Antonelli (Mercedes), Hadjar (Racing Bulls), Bearman (Haas) dhe Bortoleto (Kick Sauber). Italiani Kimi Antonelli dominoi kolegët debutues duke grumbulluar 63 pikë dhe madje duke u ngjitur në podium në Kanada. Pas tij renditet Isack Hadjar që e mbylli pjesën e parë të sezonit me 21 pikë. E të mendosh që në Australi, ai nuk arriti të nisej. Dy pilotët e tjerë nuk arritên në shifra dyfishe. Në të parin sezon titullar, Bearman grumbulloi vetëm 6 pikë përpara pushimeve në bordin e Haas. Ndërsa Bortoleto kërkoi 11 gara dhe pistën e Austrisë për të marrë pikët e para në karrierë.
Nga Gazeta Si – Në prag të sezonit të 23, Lebron James vazhdon të luajë në nivele të larta që përcaktojnë standarte. Ndërsa të tjerë ulin ritmin ose mbyllin llogaritë me basketbollin, James garanton shifra dhe impakt në kampionat si pak te tjerë. Ndaj kur shikon se Warriors, Mavericks, Cavaliers dhe Clippers interesohen për të, nuk është surprizë.
– Warriors: Skuadra me Super IQ – Lebron nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur me Steph Curry-n. Shto Draymond Green dhe Jimmy Buttler dhe sapo ke krijuar një formacion betejash inteligjente, testuar me sukses në parket.
– Mavericks: Ribashkimi i kampionëve – Eshtë normale që Dallas kërkon ta marrë Lebron James. Ai ka fituar tituj me Kyrie Irwing dhe Anthony Davis. Kimia e tyre eshtë e provuar tashmë. Nëse shton dhe Cooper Flagg (zgjedhja nr 1 në Draft), ke ndërtuar një forcë shkatërruese në Perëndim.
– Cavaliers: Vallëzimi i fundit – Rikthimi në Cleveland është një poezi në lëvizje. Skuadra e filloi furishëm sezonin e kaluar por ndjeu mungesën e një Leader-i veteran, atëherë kur duhej më shumë. Lebron rikthehet në shtëpi për një tjetër titull? Drithërima!
– Clippers: Rruga e shkurtër në LA – Të zgjedhë Kwahi-n, Harden dhe Zubac – Lebron do të plotësontë një skuadër pretendente. Një formacion fitues që ndoshta do të ketë nevojë vetëm për një element tjetër.
Nuk është i ri mendimi se numri 9 në Botën e futbollit është në zhdukje, por në të njëjtën kohë Norvegjia, Suedia dhe Danimarka po bëjnë më të mirën e tyre në linjën e konservatorizmit. Në sezonin 2025-26, tree nga 5 skuadrat më të mira në Premier League (bazuar në klasifikimin e sezonit 2024-25) do të udhëhiqen nga qendërsulmues skandinavë. Manchester City ka Erling Haaland që shënon me rregullsinë e një rroboti prej tre sezonesh. Alexander Isak u shfaq si një ndër më të mirët në Evropë te Newcastle United. Viktor Gyökeres po bëhet gati t’iu bashkohet sapo të finalizohet transferimi te Arsenal të cilëve do t’iu kushtojë £65 milionë.
Alexander Isak
Sigurisht që vendet e mësipërme kanë pasur edhe në të shkuarën sulmues të fortë por në Epokën aktuale ku qendërsulmuesit numërohen me gishtat e dorës, ka një perceptim se Skandinavia po prodhon numra 9 me kualitet të lartë në futbollin e meshkujve. Perceptim që merr vecanërisht vlerë nëse konsiderohet kombinimi modest i popullisë prej 22.1 milion banorë që i vendos mes Mali-t (22.4m) dhe Sri Lanka-s (21.7m) në shkallë globale. Një vit më parë në Premier League, tre në top10 shënuesit më të mirë ishin skandinavë dhe Haaland nuk ishte pjesë e kësaj trioje. 22 golat e tij ishin një më pak se 23 të Isak dhe 8 më shumë se të 14 të Jørgen Strand Larsen.
Viktor Gyökeres
Haaland humbi një pjesë të mirë të sezonit 2024-25 për shkak dëmtimi, ndaj është arësyetim i drejtë që Skandinavia do të shënonte më shumë nëse ai do të luante një sezon të plotë. Alexander Sørloth meriton të përmendet gjithashtu, pas 20 golave që shënoi për Atlético Madrid në La Liga. Ndërsa shifrat e Gyökeres nuk janë llogaritur pasi ai nuk luante në top5 kampionatet. Por padyshim që nuk kalojnë pa rënë në sy 39 golat në Primeira Liga për Sporting CP në sezonin 2024-25, më shumë se dyfishi i konkurentëve (Samu Aghehoëa dhe Vangelis Pavlidis me nga 19 secili). Shifra që e renditën atë pas Kylian Mbappé në klalsifikimin për “European Golden Boot”.
Silverstone nuk zhgënjen si gjithmonë. Edhe këtë sezon moti britanik i mbajti tifozët përpara ekranit në të 52 xhirot e garës. Vendasit u shpërblyen me fitoren e McLaren dhe Lando Norris, mgjs një tjetër patriot i njohur mbeti jashtë podiumit. Më poshtë ju njohim me numrat që duhet të dini…
• Norris u bë britaniku i 13 që fiton në “British Grand Prix”.
• Ishte gara e 25 që fitohet nga një pilot britanik në Silverstone në 75 vite kompeticion.
• McLaren fitoi për të parën herë në Silverstone qe prej vitit 2008 me Leëis Hamilton.
• Norris reduktoi diferencën në klasifikimin e përgjithshëm në 8 pikë pas Oscar Piastri-t.
• Me Piastri-n në vendin e 2, McLaren vendosi pilotët në 2 vendet e para në Austria dhe Britaninë e Madhe.
• McLaren mbylli garën me dy pilotët në vendet e para për të 5 herë në 2025, më shumë se cdo sezon tjetër në shekullin e 21.
• Me vendin e 3 për Kick Sauber, Nico Hulkenberg kishte karrierën mpë të gjatë në F1 pa një podium (238 Grands Prix në më shumë se 15 vite).
• Sauber gjeti podiumin e parë prej Japoni së në vitin 2012 me Kamui Kobayashi-n.
• Hulkenberg u bë gjermani i parë në podium prej Sebastian Vettel në vitin 2021 në “Azerbaijan Grand Prix”.
• Hulkenberg është piloti më i vjetër që shkon në podium për të parën herë (37 vjec) prej George Follmer (39 vjec) në “Spanish Grand Prix” të vitit 1973.
• Kick Sauber u ngjit në vendin e 7 në Klasifikimin e Konstruktorëve pas këtij rezultati.
• Hulkenberg u nis nga vendi i 19, pozicioni më i keq për një pilot që e mbyll garën në podium në historinë 32 vjecare të Sauber.
• Nico Hulkenberg kaloi 177 xhiro në pozicione podiumi përpara garës së këtij viti në ishull.
• Gjermani u bë piloti i 218 që ngjitet në podium në historinë e F1.
• Me vendin e 4 për Ferrari-n, Leëis Hamilton përsëriti rezultatin më të mirë sezonal për të dytën garë rradhazi.
• Pozicion që i dha fund 12 garave rradhazi që Hamilton ngjitej në podium në Silverstone (seria më e gjatë nga cdo pilot në cdo cirkuit).
• Pas vendit të 5 për Red Bull, Max Verstappen e sheh kreun e klasifikimit, 69 pikë më poshtë.
• Me vendin e 6, Pierre Gasly rregjistroi rezultatin më të mirë sezonal për Alpine.
• Lance Stroll në vendin e 7 për Aston Martin ishte pozicionimi i parë në top8 pas Australisë në fillim të sezonit.
• Stroll xhiroi në pozicion podiumi për të parën herë prej vitit 2023.
• Williams dhe Alex Albon morën pikë në Silverstone për të 3 sezon rradhazi.
• Fernando Alonso u rendit në vendin e 9 për Aston Martin, për të 4 garë rradhazi këtë sezon.
• Alonso mori pikë për të 6 garë rradhazi në Silverstone.
• Me George Russell në vendin e 10 dhe Kimi Antonelli-n jashtë garës, Mercedes mungoi për të praën herë në podium në Silverstone prej vitit 2012.
• Tetë konstruktorë u renditën në zonën e pikëve, më shumë se në cdo garë tjetër të këtij sezoni.
• Ferrarii i Charles Leclerc përfundoi jashtë zonës së pikëve për të parën herë këtë sezon.
• Red Bull dhe Yuki Tsunoda në vendin e 15, ishin të fundit për të dytën garë rradhazi.
• Antonelli u tërhoq për të 4 në 6 garat e fundit.
• Isack Hadjar u tërhoq për të praën garë këtë sezon (dështoi të nisej në Australi).
• Racing Bulls i pa dy makinat e saj jashtë që në xhiron e 19, për të praën herë prej garës së Kinës në vitin 2024.
Nga Gazeta Si – Dy fitore dhe një humbje në mbrëmjen e shqiptarëve në Champions League, rrjedhimisht dy skuadra të kualifikuara dhe kampionia e Shqipërisë që zbret në Conference League pas eleminimit. Zhgënjim total nga skuadra rrogozhinase e cila pësoo 5 gola në Islandë. Edhe një javë më parë Egnatia fitoi me golin e Grudës, por më pak se 24 orë më parë, ajo ishte inekzistente në transfertën ndaj Breidablik. Duke konfirmuar edhe një herë më parë se klubet e Superiores janë shumë larg konkurimit në Champions League. Tani rruga e “bandës” së Tetovës do të vazhdojë në Conference League…Arb Manaj është heroi i Dritës me 3 golat që shënoi në kualifikimin pas 180 minutash ndaj Differdange. Pasi dygolëshit të tij në pjesën e parê, vendasit ja dolën të barazonin me një gol për çdo pjesë. Por kampionët e Kosovës, gjetën golin e fitores jo shume larg fundit të kohës së rregullt për një kualifikim historik në Ligën e kampioneve. Sipas bookmaker’save evropianë, Drita do të jetë skuadra e vetme shqiptare në fazën e grupeve. Por kjo në Conference League, ku skuadra kosovare do të vazhdojë nëse eleminohet në raundin pasardhës të Champions League. Në fund Shkëndija, skuadra e dytë shqiptare që u kualifikua të martën në mbrëmje. Kampionia e Maqedonisë së Veriut hodhi një hap të rëndësishëm një javë më parë në Uells. Ndërsa vulosi gjithcka në shtëpi ndaj The New Saints që nuk rezultoi një pengesë serioze për kuqezinjtë e Tetovës.
Tifozët shpesh ndihen të zhgënjyer kur vendi organizator i Kupës së Botës eleminohet. Në varësi të emrit dhe historisë kemi parë se ato shndërrohën në skuadrën e dytë për të cilën tifozët bëjnë tifo. Teorikisht janë të favorizuara ndaj pjesëmarrësve të tjerë për shkak të faktorit fushë dhe tifozërisë së garantuar. Për të parën herë në vitin 2026, turneu do të organizohet në 3 vende njëherazi, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. A do të përbëjë kjo diferencë? Ka nga ata që janë të bindur se në mos të tre organizatorët, Meksika do të shkojë larg. Në vazhdim ju njohim me rezultatet që arritën 23 vendet organizatore të Kupës së Botës:
6 fitues – Uruguaj (1930), Italia (1934), Anglia (1966), Gjermania Perëndimore (1974), Argjentina (1978), Franca (1998)
2 nënkampionë – Brazili (1950), Suedia (1958)
3 vende të treta – Kili (1962), Italia (1990), Gjermania (2006)
2 vende të katërta – Republika e Koresë (2002), Brazili (2014)
5 cerek finalistë – Franca (1938), Zvicra (1954), Meksika (1970), Meksika (1986), Rusia (2018)
2 herë në fazën e 1/16 – SHBA (1994), Japonia (2002)
1 eliminim në fazën e dytë në grupe – Spanja (1982)
2 eliminime në fazën e grupeve – Afrika e Jugut (2010), Katari (2022)
Ndeshjet e kthimit në turin paraeleminator të Champions League, luhen sot dhe nesër. Skuadrat shqiptare pas pak orësh në fushën e lojës me objektiv kualifikimin në turin tjetër. E pNdeshjet e kthimit në turin paraeleminator të Champions League, luhen sot dhe nesër. Skuadrat shqiptare pas pak orësh në fushën e lojës me objektiv kualifikimin në turin tjetër. E për këtë formacionet e tyre janë si më poshtë: Shkëndija: Gaye; Trumci, Cake, Fetai, Webster; Alhassan, R. Ramdani; Tamba, Krasniqi, Latifi; Ademir TNS: Roberts; Daniels, McGahey, Bodenham, Redmond; Corness, D. Williams; J. Williams, Holden, Brobbel; Wilson
Nga Gazeta Si – Në një karrierë të shpërndarë në 16 vite, Thomas Müller pa dhe fitoi gjithcka me klubin e fëmijërisë, Bayern Munich dhe Kombëtaren e Gjermanisë, duke cimentuar vendin dhe emrin e tij mes më të mëdhenjvë në Botën e futbollit, me rekorde që ndoshta edhe mund të mos thyhen asnjëherë. Më poshtë ju ftojmë të lexoni për karrierën dhe shifrat e vendosura nga Müller pas vallëzimit të fundit me ngjyrat e Bayern në “FIFA Club World Cup 2025”… 1 – Müller fitoi “FIFA World Cup 2014” në Brazil. Ai gjithashtu mori “Silver Boot” si Shënuesi i dytë më i mirë (5 gola) dhe “Silver Ball” si Lojtari i dytë më i Mirë pas Lionel Messi-t. 2 – Müller fitoi dy herë “UEFA Champions League” (2013 dhe 2020), si dhe luajti në dy Finale të humbura në 2010 dhe 2012. Ai ishte titullar në të katërta sfidat dhe shënoi në ruletën e 11m në humbjen e 2012 në “Allianz Arena”. 2 – Müller fitoi “UEFA Super Cup” në dy edicione (2013 dhe 2020) dhe “FIFA Club World Cup” në 2013 dhe 2020. Titulli i vitit 2020 ishte pjesë e “sextuple” në historinë e Bayern. 5 – Müller shënoi 5 tregolësha në karrierën e tij (për të rritur). Katër me fanellën e Bayern (dy në Bundesliga dhe 2 në DFB Cup), plus 1 për Gjermaninë në “2014 World Cup” kundër Portugalisë. 6 – Eshtë numri i trofeve që Müller fitoi në “DFB Cup”. Vetëm Bastian Schweinsteiger fitoi më shumë (shtatë). 8 – Numri i turneve madhorë ku Müller u grumbullua nga Gjermania (4 Kupa Bote dhe 4 Europianë). Ai luajti 36 ndeshje në këto kompeticione. 8 – Numri i golave që Müller shënoi kundër Barcelona-s. Asnjë lojtar tjetër që nuk ka luajtur asnjëherë në Spanjë nuk ka shënuar kaq shumë ndaj katalansve.
10 – Mosha në të cilën Müller iu bashkua Akademisë së Bayern nga klubi lokal, TSV Pähl në vitin 2000. 10 – Golat që Müller shënoi në Kupën e Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022). Vetëm 8 lojtarë në historinë e kompeticionit shënuan më shumë. 13 – Titujt kampionë që Müller fitoi në Bundesliga, më shumë se cdo lojtar tjetër në histori. 13 – Numri i trainerëve me të cilët Müller luajti në skuadrën e parë të Bayern (përfshi edhe ata provizorë). Ai luajti më shumë ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiola-s (148). 13 – Numri që Müller mbajti më shumë në karrierën e tij te Gjermania. 16 – Numri i sezoneve rradhazi në të cilët Müller shënoi në Bundesliga, barazoi rekordin e Holger Fach, Mats Hummels, Bernd Nickel, Olaf Thon dhe Michael Zorc. Vetëm Nickel (Eintracht Frankfurt) dhe Zorc (Borussia Dortmund) e bënë dicka të tillë për një klub të vetëm. 17 – Numri i sezoneve që Müller luajti në Bundesliga. Vetëm Manfred Kaltz (për Hamburg), Karl-Heinz ‘Charly’ Körbel (për Frankfurt) dhe Klaus Fichtel (për Schalke 04) zhvilluan më shumë sezone për një klub të vetëm në kompeticion (të gjithë 19).
21 – Numri i asistëve që Müller dha në Bundesliga 2019/20. Rekord i ri në kampionat dhe barazim i rekordit të Lionel Messi-t në top5 kampionatet në Europë. 25 – Numri që mbajti Müller në skuadrën e parë të Bayern. Ai e shpjegon me dhënien e bluzës nga kujdestari i dhomave të zhveshjes që ndoshta mendonte se – “Nuk do qëndroja gjatë në klub, por u gabua”. 27 – Kundërshtari i preferuar në karrierën e Müller ishte Wolfsburg, të cilin e mundi 27 herë (nga 32 përballjet). Skuadër e preferuar për Müller edhe për shënimin e golave (15). 30 – Numri i asistëve që Müller dha në Champions League, i klasifikuar në vendin e 6 bashkë me Xavi Hernández. 34 – Numri i trofeve madhorë që Müller fitoi në karrierën e tij, lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman bashkë me Toni Kroos. 33 trofetë ai i fitoi me Bayern, plus “2014 World Cup” me Gjermaninë. 36 – Totali i golave të Müller në “DFB Cup”, i klasifikuar në vendin e 8 të të gjitha kohërave dhe vetëm 3 më pak se Robert Lewandowski, Hannes Löhr dhe Klaus Allofs në vendin e 5. 40 – Numri i kartonave të verdhë që Müller mori në 749 ndeshjet e luajtura për Bayern. Ai mori vetëm dy kartona të kuq (1 direkt, 1 pas dy të verdhave), duke humbur vetëm 5 ndeshje për shkak pezullimi. 45 – Müller luajti në 45 ndeshje “Der Klassiker” kundër Dortmund-it. 45 – Totali i golave që Müller shënoi për Gjermaninë, në vendin e 6 të të gjitha kohërave bashkë me Karl-Heinz Rummenigge-n.
56 – Totali i golave që Müller shënoi në Champions League, më shumë se cdo lojtar tjetër gjerman dhe i 6 i të gjitha kohërave. Golin e parë e shënoi në debutim kundër Sportingut të Lisbonës në Marsin e 2009. 67 – Numri i ndeshjeve që Müller luajti në “DFB Cup” – më shumë se cdo lojtar tjetër i Bayern dhe i 6 në listën e të gjitha kohërave të kompeticionit. Ai fitoi 58 prej tyre. 111 – Numri ndeshjeve që Müller fitoi në Champions League. Vetëm Cristiano Ronaldo fitoi më shumë (115). 131 – Totali i ndeshjeve që Müller luajti për Gjermaninë, nga debutimi në Marsin e 2010 deri në Korrik 2024. Vetëm Lothar Matthäus (150) dhe Lukas Podolski (137) luajtën më shumë për Kombëtaren. 150 – Golat që Müller shënoi në Bundesliga duke u renditur në vendin e 17 në historinë e kampionatit dhe i 4 në historinë e Bayern pas Gerd Müller (365), Leëandoëski-t (238) dhe Rummenigge-s (162). 163 – Numri i ndeshjeve që Müller luajti në Champions League (plus 2 në kualifikuese), duke kaluar Xavi Hernández (Barcelona) dhe vendosur një rekord në kompeticion për ndeshjet me një klub të vetëm në fitoren 9-2 ndaj Dinamos së Zagreb-it në Shtatorin e 2024. Ai është në vendin e 3 të të gjitha kohërave bashkë me Messi-n, pas vetëm Cristiano Ronaldo-s (183) dhe Iker Casillas (177).
178 – Numri i golave që u nisën nga këmbët e Müller në Bundesliga, më shumë se cdo lojtar tjetër nga viti 1992. 250 – Numri total i golave që Müller shënoi në të gjithë kompeticionet për skuadrën e parë të Bayern. Vetëm Gerd (566) dhe Lewandowski (344) shënuan më shumë për bavarezët. 238 – Numri i asistëve që Müller dha në karrierën e tij tek Bayern, më shumë se 100 nga ndjekësit, Franck Ribéry dhe Marco Reus. 328 – Ishin golat në të cilët u përfshi Müller (150 gola, 178 asists) në Bundesliga. 362 – Numri i ndeshjeve të fituara nga Müller në Bundesliga, 6 më shumë se Manuel Neuer. Por ai është i vetmi që ka fituar më shumë se 300 ndeshje për një klub (Neuer ka 279 fitore për Bayern). 503 – Ishin ndeshjet e Müller në Bundesliga, rekordmeni i Bayern (i ndjekur nga Sepp Maier me 473). Vetëm 11 lojtarë kanë luajtur më shumë në Bundesliga, ndërsa vetëm Michael ‘Ata’ Lameck (518 për Bochum), Kaltz (581 për Hamburg) dhe Körbel (602 për Frankfurt) luajtën më shumë ndeshje për një klub. 756 – Müller theu rekordin e Maier te Bayern me 710 ndeshje në raundin e 2 të sezonit 2024/25 ndaj Freiburg. Ai e përmirësoi rekordin me 756 në ndeshjen e fundit për klubin. 149 më shumë se cdo lojtar tjetër me përjashtim të portierëve (Gerd Müller ndjek me 607). 2008 – Viti në të cilin Müller debutoi për skuadrën e parë të Bayern kur zëvendësoi Miroslav Klose-n në minutën e 79th të barazimit 2-2 kundër Hamburg-ut që kishte në përbërje Vincent Kompany. Ishte vetëm 1 muaj përpara ditëlindjes së 19. 2010 – Ishte Kupa e parë e Botës për Müller (kishte luajtur vetëm 2 ndeshje për Gjermaninë), ku ai fitoi “Golden Boot” (5 gola, plus tre asists) si dhe cmimin “Best Young Player”. 2025 – Müller la Bayern-in si një Legjendë e klubit dhe futbollit gjerman në fund të rrugës në “FIFA Club World Cup 2025”.