TIRANĂ, 22 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« burim i njohurive dhe profesionistĂ«ve pĂ«r sfidat e zhvillimit dhe integrimit nĂ« BE
Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku u prezantuan 9 programet që UBT ofron duke nisur nga ky vit janë sipas modelit BOKU.
Ai theksoi se me anëtarësimin në BE, numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT dhe që duhet të rreshtohen në frontin e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më i madh se ai i juristëve.
âDuhet njĂ« staf profesionistĂ«sh qĂ« tĂ« dinĂ« se pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«, çfarĂ« nevojash ka vendi, si tĂ« monitorojnĂ« dhe rimodelojnĂ« zhvillimetâ, theksoi Rama.
Rama theksoi se mungesa e ujit dhe konfliktet për burimet po kthehen në probleme serioze, madje edhe midis shteteve, me mbi dy miliardë njerëz që përballen me mungesë të ujit.
âNĂ« kĂ«tĂ« kontekst, na duhen njerĂ«z tĂ« ditur pĂ«r tĂ« menaxhuar teknologjitĂ« e reja qĂ« po zhvillohen me shpejtĂ«si tĂ« madhe, si satelitĂ«t, dronĂ«t, pĂ«rpunimin e imazheve, analizĂ«n e tĂ« dhĂ«nave dhe kĂ«rkimet shkencore mbi to. Jemi nĂ« kohĂ«, por jemi gjithashtu nĂ« njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe kohore. FatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe menaxhimi i rrezikut nuk mund tĂ« trajtohen mĂ« me mendĂ«sinĂ« âfajin e ka qeveriaâ, sepse pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kĂ«to fatkeqĂ«si duhen investime nĂ« infrastrukturĂ« dhe kapacitete tĂ« shteteve, qeverive dhe institucioneve vendore pĂ«r zgjidhje tĂ« integruara ndĂ«rdisiplinore qĂ« bashkojnĂ« shkencĂ«n, inxhinierinĂ«, ekonominĂ«, politikĂ«n dhe njohjen e territoritâ, deklaroi Rama.
Në këtë drejtim, shtoi ai, stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i drejtuar nga rektori Sallaku, në bashkëpunim me BOKU, profesorë të të cilit kanë zbarkuar disa herë në Tiranë dhe janë shumë entuziastë nga kjo eksperiencë, po mbjellin një territor me fidanë të rinj dijesh dhe profesionesh.
Në kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE, Rama theksoi se bujqësia dhe zhvillimi rural janë një kapitull i veçantë dhe sfidues.
âPedagogĂ«t qĂ« merren me pjesĂ«n e direktivave europiane e dinĂ« shumĂ« mirĂ« se mjedisi dhe ndryshimet klimatike janĂ« kapituj me vete, siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitoanitare janĂ« gjithashtu kapituj tĂ« ndarĂ«, ashtu si edhe ujrat dhe menaxhimi i mbetjeve. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« shqetĂ«sime madhore pĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«riaâ, tha Rama.
Problemi nuk është që të tjerët i kanë zgjidhur, shtoi Rama, por se ne kemi nevojë për dije, për njerëz të ditur, dhe baza për këtë është ky universitet.
âKjo nuk bĂ«het me âmiell tĂ« huajâ, sa do tĂ« marrim ekspertĂ« dhe ndihmĂ« nga jashtĂ«. Na duhet ky brumĂ«, kjo furrĂ« qĂ« po bĂ«het gati pĂ«r ta pjekur, dhe prurjet janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. ĂshtĂ« interes kombĂ«tar dhe prioritet mbĂ«shtetja pa rezervĂ« e kĂ«saj reforme dhe e kĂ«tij universitetiâ, deklaroi Rama. /j.p/
The post UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.