Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjedi në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe dhjetëra të evakuuar

Të paktën një person ka humbur jetën dhe numri i viktimave pritet të rritet, pasi një traget me 280 pasagjerë shpërtheu në flakë të dielën në brigjet e Indonezisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, ndërsa trageti KM Barcelona VA po udhëtonte nga Ishujt Talaud drejt Manado. Pamjet tronditëse tregojnë pasagjerë që hidhen në det me jelekë shpëtimi mes flakëve dhe tymit të dendur.

Një pasagjer, Abdul Rahmad Agu, u filmua në një transmetim live në Facebook duke mbajtur një fëmijë të vogël në krahë dhe duke kërkuar ndihmë. Autoritetet detare dërguan menjëherë tre anije shpëtimi për evakuim, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

The post Tragjedi në Indonezi: Trageti përfshihet nga flakët, një i vdekur dhe dhjetëra të evakuuar appeared first on iconstyle.al.

BE alarmon për rrezik serioz nga Shein dhe Temu: Rroba toksike & biberonë të rrezikshëm

Nëse ke porositur ndonjëherë nga Temu apo Shein për çmimet qesharake, ndoshta është koha të mendohesh dy herë. Bashkimi Europian ka zbuluar se shumë nga produktet që vijnë nga këto platforma janë jashtë çdo standardi sigurie dhe për më tepër, me nivel toksiciteti alarmant!

Komisioneri i Drejtësisë në BE, Michael McGrath, i tha “The Guardian” se situata është “tronditëse” dhe kërkon masa urgjente për të mbrojtur konsumatorët. Ai nuk kursen fjalët: “Platformat digjitale duhet të mbajnë përgjegjësi për produktet, edhe kur shiten nga palë të treta.”

Bëhet fjalë për shitje biberonash që shkëputen lehtësisht, kozmetike me substanca të rrezikshme, lodra e rroba me përbërës toksikë.

Ndërkohë, BE ka nisur një hetim të fshehtë me “blerës të maskuar” për të kapur në flagrancë shkelësit.

Por nuk mbaron me kaq, përveç rrezikut për shëndetin, këto platforma po i vënë bizneset europiane në pozitë të pabarabartë, duke shmangur TVSH-në, taksat doganore dhe rregullat e etiketimit.

Pra, herën tjetër që klikoni “Buy now” për një fustan 2 euro, mos thoni që nuk ju paralajmëruam.

The post BE alarmon për rrezik serioz nga Shein dhe Temu: Rroba toksike & biberonë të rrezikshëm appeared first on iconstyle.al.

“Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, kur një kërkesë e thjeshtë për autograf u kthye në një situatë të sikletshme televizive.

Poetja Mimoza Ahmeti refuzoi prerazi t’i jepte autograf aktores Egla Ceno gjatë një pjese të intervistës, duke deklaruar se librat që kishte sjellë ishin vetëm për përdorim personal dhe për punën e saj.

Situata ndodhi gjatë transmetimit live, ku Egla i kërkoi një autograf, por përgjigjja e Mimozës ishte larg asaj që pritej:

Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
Egla: Kam përshtypjen po.
Mimoza: Këto i kam për punë.
Egla: A mund t’i blejmë këto?
Mimoza: Jo, e kam për punë.
Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

Pas këtij episodi, Egla Ceno reagoi në rrjetet sociale me një letër publike drejtuar Mimoza Ahmetit, ku e akuzoi për qëndrim përbuzës dhe narçizëm të tejskajshëm.

The post “Nuk i dhuroj askujt libra”– Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë autograf Egla Cenos, reagon ashpër kjo e fundit appeared first on iconstyle.al.

Dielli, vitamina D dhe sekreti i balancës së shëndetshme

Rrezet e diellit janë burimi më natyral dhe efektiv i vitaminës D, një aleat i fuqishëm për kockat, sistemin imunitar dhe mirëqenien emocionale. Por, si çdo gjë tjetër në jetë, edhe këtu ka një “por”.

Qëndrimi i gjatë nën diell pa mbrojtje mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrit rrezikun për kancer. Ekspertët këshillojnë që 10-20 minuta ekspozim në mëngjes herët ose pasdite vonë janë të mjaftueshme për të përfituar vitaminën D pa e rrezikuar lëkurën.

Krahët, këmbët dhe fytyra janë zonat më të mira për përthithjen e diellit, por nëse ke lëkurë të ndjeshme, mos e anashkalo kremin mbrojtës, zgjidh një me faktor të ulët që nuk e bllokon prodhimin e vitaminës.

Dhe për ata ditë pa diell? Fokusohu te ushqimet e pasura me vitaminë D si peshku, vezët apo produktet e qumështit ose konsultohu me mjekun për ndonjë suplement.

Në fund të ditës, dielli është mik i shëndetit… nëse dimë si ta mbajmë afër pa u djegur.

The post Dielli, vitamina D dhe sekreti i balancës së shëndetshme appeared first on iconstyle.al.

E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons

Rrjetet sociale po ziejnë pasi një moment viral gjatë një koncerti të Coldplay ka tronditur një kompani teknologjie dhe ka rikthyer teorinë e famshme se “The Simpsons” parashikojnë të ardhmen.

Gjatë koncertit në stadiumin “Gillette”, CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, u kapën në ekranin e “kiss cam”, teksa shfaqeshin shumë të afërt. Komenti i Chris Martin nga skena vetëm sa ndezi më shumë zjarrin: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

Ky moment ndezi menjëherë rrjetin. Në X (ish-Twitter) dhe Facebook nisën krahasimet me një pamje të famshme të The Simpsons, ku Homer dhe Marge shfaqeshin në “kiss cam” në një episod të supozuar të vitit 2017 me titullin “Kiss Kiss”. Megjithatë, shumë e kanë hedhur poshtë vërtetësinë e fotos, duke thënë se ajo është gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe nuk është pjesë e serialit.

Kjo s’i ndaloi fansat të shpërndanin teorinë me pasion: “Ka ndonjë gjë që The Simpsons nuk e dinë? Lidhja sekrete e CEO-s me shefen e HR zbulohet në koncertin e Coldplay dhe interneti bën të vetën!”, shkroi një përdorues. Një tjetër shtoi: “The Simpsons parashikuan sërish të ardhmen me këtë histori.”

Showrunner-i i serialit, Al Jean, reagoi me humor: “Ne bëjmë satirë, jo profeci. Çdo ngjashmëri është thjesht fat.”

Ndërkohë, pasojat në Astronomer nuk kanë munguar. Kompania publikoi një deklaratë ku thuhet:

“Liderët tanë pritet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjësi. Bordi drejtues ka nisur një hetim të brendshëm dhe së shpejti do të bëhen publike më shumë detaje.”

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen nga posti i CEO. Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i produktit, Pete DeJoy, ka marrë rolin e CEO-së së përkohshëm, ndërsa kompania ka nisur kërkimet për një zëvendësues të përhershëm.

The post E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons appeared first on iconstyle.al.

Studim: YouTube të çon drejt videove të lumtura kur sheh shumë politikë

Një studim i ri tregon se YouTube, në mënyrë të heshtur, i largon përdoruesit nga përmbajtja politike dhe i çon drejt videove zbavitëse dhe të gëzueshme, veçanërisht përmes YouTube Shorts.

Studiues nga Universiteti i Arkansasit në Little Rock dhe Qendra për Inovacionin në Teknologjinë e Informacionit analizuan mbi 685,000 video dhe zbuluan se edhe kur përdoruesit nisin me tema politike të ndjeshme, rekomandimet gradualisht zhvendosen drejt videove humoristike ose neutrale me kalimin e kohës.

Studimi, i publikuar në serverin arXiv të Universitetit Cornell, u përqendrua në tema të debatueshme si konflikti në Detin e Kinës Jugore dhe zgjedhjet presidenciale të Tajvanit në 2024. Pavarësisht nga kohëzgjatja e shikimit, qoftë 3 sekonda, 15 sekonda apo i gjithë videoja, pas rreth 50 “kalimesh rekomandimesh”, përmbajtja politike zëvendësohej me argëtim të lehtë.

Sipas studiuesve, kjo nuk ka të bëjë me censurë, por me angazhim. Algoritmi i YouTube favorizon videot me tone pozitive ose neutrale dhe me shumë pëlqime e shikime, me qëllim që përdoruesit të qëndrojnë më gjatë në platformë dhe të rritet të ardhurat nga reklamat.

The post Studim: YouTube të çon drejt videove të lumtura kur sheh shumë politikë appeared first on iconstyle.al.

“Toka nuk pushoi së lëvizuri”: Dy tërmete të fuqishme godasin Paqësorin, lëshohen alarme për cunami

Dy tërmete të fuqishme, njëri me magnitudë 7.4 dhe tjetri 6.7 të shkallës Rihter, kanë tronditur rajonin e Paqësorit pranë brigjeve të Gadishullit Kamchatka në Rusi, duke shkaktuar frikë për cunami dhe lëshimin e alarmeve emergjente.

Sipas Qendrës së Paralajmërimit për Cunami në Paqësor, territori më i rrezikuar mbetet Kamchatka, ku qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky — me rreth 180 mijë banorë — ndodhet më pranë epiqendrës dhe konsiderohet në zonën kritike të ndikimit.

Tërmeti më i fortë u regjistrua rreth 143 kilometra në lindje të këtij qyteti, ndërsa tërmeti i dytë pasoi vetëm pak minuta më vonë në një zonë të ngjashme, duke rritur pasigurinë për banorët lokalë dhe vendet përreth.

Fillimisht, paralajmërime për cunami u lëshuan edhe për Hawaii, Guamin dhe Samoan Amerikane, por më pas janë tërhequr pasi llogaritjet treguan një rrezik më të ulët se sa mendohej.

Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) paralajmëroi se brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra, valët e rrezikshme të cunamit mbeten të mundshme.

The post “Toka nuk pushoi së lëvizuri”: Dy tërmete të fuqishme godasin Paqësorin, lëshohen alarme për cunami appeared first on iconstyle.al.

Takimet në burgje, Efi Dhedhes: Inicialet e mia janë I.Dh, jo E.Dh

Efi Dhedhes ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve të shpërndara në disa portale dhe komente në rrjet, ku është përfolur si një nga vajzat e njohura të showbiz-it që, sipas zërave, ka pasur kontakte me persona të dënuar në burg.

Për të sqaruar situatën, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një video në InstaStory, ku mohon në mënyrë kategorike çdo lidhje me këto lajme.

@iconstyle.media

♬ original sound – ICONSTYLE

Efi theksoi se po përflitet pa asnjë bazë dhe se ky lloj sulmi personal është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.

“Inicialet e mia janë I.Dh dhe jo E.Dh,” shtoi ajo, duke iu referuar mënyrës se si është përfolur në rrjet.

The post Takimet në burgje, Efi Dhedhes: Inicialet e mia janë I.Dh, jo E.Dh appeared first on iconstyle.al.

Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, reperi Bardhi ka folur me sinqeritet për jetën personale, marrëdhënien me partneren Sara dhe vajzën e tyre, Nea.

“Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti,” tha ai për ardhjen në jetë të vajzës.

Kur u pyet nëse bashkëshortja e ndihmon me konceptet artistike, Bardhi u përgjigj me humor: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

Nëse ajo ka dëshira për shopping? “Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza,” shtoi ai, duke treguar një anë të tij që publiku rrallë e sheh.

The post Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!” appeared first on iconstyle.al.

Fishekzjarrët kthehen në kaos në Düsseldorf: 19 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një shfaqje fishekzjarrësh në panairin tradicional “Rheinkirmes” në Düsseldorf përfundoi në tragjedi, kur mjetet piroteknike shpërthyen pranë tokës, duke plagosur 19 persona, katër prej tyre rëndë.

Mes të lënduarve është edhe një fëmijë. Incidenti shkaktoi panik mes turmës dhe çoi në ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, ndërsa organizatorët po shqyrtojnë nëse fishekzjarrët do të përfshihen më në edicionet e ardhshme të panairit.

The post Fishekzjarrët kthehen në kaos në Düsseldorf: 19 të plagosur, mes tyre një fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë

Nëse mendonit se thurja, kopshtaria apo vëzhgimi i zogjve janë vetëm për gjyshet, mendohuni sërish. Një studim i ri tregon se këto “hobi të vjetra” mund të shtojnë deri në 8 vite jetë dhe të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe emocional.

Aktivitete si thurja, gatimi, mbjellja e luleve apo grumbullimi i pullave postare po përjetojnë një rikthim dhe kjo jo pa arsye. Sipas psikologëve, këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë lidhje të reja shoqërore, veçanërisht kur praktikohet në grupe me interesa të ngjashme.

Ndërkohë, shkenca tregon se angazhimi në hobi të tilla stimulon neuroplasticitetin ,aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore. Mësimi i një aftësie të re ndihmon në përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe ul rrezikun për sëmundje si demenca.

The post Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë appeared first on iconstyle.al.

Zyrtare! Jennifer Aniston në një lidhje të re me trajnerin shpirtëror Jim Curtis

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë sërish, këtë herë në krahët e Jim Curtis, trajner shpirtëror dhe hipnoterapist i njohur në botën e mirëqenies alternative. Dyshja, që kanë qenë miq prej vitesh, janë lidhur përmes interesave të përbashkëta në fushën e spiritualitetit, hipnozës dhe sigurisht, dashurisë për qentë.

Curtis, 49 vjeç, është bërë i njohur për historinë e tij të pazakontë: në moshën 20-vjeçare, gjatë një seance regresioni me Dr. Brian Weiss në emisionin e Maury Povich, ai deklaron se ka përjetuar një jetë të kaluar si një amerikan vendas i vrarë me armë. Kjo përvojë, sipas tij, shënoi fillimin e një transformimi të thellë shpirtëror dhe profesional.

Romanca e re e Aniston-it u konfirmua pasi çifti u fotografua së fundmi duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Spanjë. Burime pranë tyre tregojnë se përveç spiritualitetit, dashuria për qentë është një tjetër lidhje e fortë mes tyre, qeni i Curtis, Odie, është gjithmonë pranë tij, ashtu si dhe qentë e Aniston, që janë pjesë e pandarë e jetës së saj.

The post Zyrtare! Jennifer Aniston në një lidhje të re me trajnerin shpirtëror Jim Curtis appeared first on iconstyle.al.

20 vite në koma pas aksidentit me makinë/ Ndërron jetë “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur në media si “Princi i Fjetur”, ka ndërruar jetë pas më shumë se dy dekadash në koma, pas një aksidenti tragjik me makinë në vitin 2005.

I lindur në prill të vitit 1990, Princi Al Waleed ishte djali më i madh i Princit Khaled bin Talal Al Saud dhe nipi i miliarderit të njohur Princ Al Waleed bin Talal. Në moshën 15-vjeçare, ndërsa studionte si kadet ushtarak në Londër, ai pësoi një aksident rrugor që i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe gjakderdhje të brendshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve të specializuar nga SHBA dhe Spanja, ai nuk e rifitoi kurrë vetëdijen. Për më shumë se 20 vjet, qëndroi në një gjendje kome, me lëvizje të rralla që i dhanë familjes momente të shkurtra shprese.

Babai i tij, Princi Khaled, qëndroi gjithmonë kundër idesë për t’i hequr mbështetjen jetësore, duke u mbështetur fuqimisht në besimin për një mrekulli hyjnore.

The post 20 vite në koma pas aksidentit me makinë/ Ndërron jetë “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Diel 20 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për tu argëtuar duke mos menduar, për një here të vetme për punën. Edhe për beqarët do jetë një fundjavë e mirë.

Puna: Disa probleme në vendin e punës që nuk janë zgjidhur ende po ju shqetësojnë edhe një herë. Do të zgjidhni me qetësi gjithçka.

Demi

Dashuria: Në këtë ditë të mrekullueshme do të keni mundësi të relaksoheni dhe të shijoni gëzimet e familjes pa asnjë lloj ngjarje të papritur. Për më tepër, mund të plotësoni edhe disa teka personale. Një lajm i mirë vjen për zemrat e vetmuara, do pëlqeni dikë me shikimtë parë.

Puna: Disa pengesa në punë ose në bisedime mund t’ju bëjnë nervoz. Relaksohuni dhe gjithçka do jetë në rregull.

Binjakët

Dashuria: Nëse kohët e fundit jeni ndarë ose beqarë, do të jeni më të prirur të dilni dhe të bëni miq të rinj. Sidoqoftë, do t’ju duhet një nxitje nga miqtë tuaj për të provuar të dilni nga guaska juaj. Çiftet do kalojnë momente magjike.

Puna: Dita fillon në mënyrë pozitive në lidhje me punën dhe përfundon po aq, me mundësinë e ideve të reja fituese.

Gaforrja

Dashuria: Sot mund të ketë diskutime të vogla me partnerin që mund të përkeqësojnë marrëdhënien tuaj. Mundohuni të jeni më të butë dhe besnikë ndaj të dashurit tuaj. Edhe beqarët do duhet të përpiqen të jenë më pak të kujdesshëm.

Puna: Në punë mund të ketë ca re, mbase për shkak të ndonjë gabimi ose ndonjë kolegu që ju ka zili.

Luani

Dashuria: Do të keni mundësinë të kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj gjatë fundjavës. Do të tregoni dashuri me partnerin tuaj duke rritur mirëkuptimin në çift. Ditë e shkëlqyeshme për beqarët që do bëjnë takime veçanërisht interesante.

Puna: Në vendin e punës mund të ketë një rritje financiare. Hapini sytë gjithsesi përpara se të pranoni.

Virgjëresha

Dashuria: Edhe pse nuk jeni në gjendje të përsosur fizike, në dashuri sot gjithçka do të jetë mirë. Mos kini frikë të shkoni përpara dhe të shprehni ndjenjat tuaja. Edhe beqarët do të jenë në gjendje të deklarojnë veten me ata që dëshirojnë dhe kanë shanse të shkëlqyera për të marrë një po.

Puna: Do të jeni nën peshë dhe nuk mund të jeni në gjendje të kryeni detyrat tuaja, duke vonuar kështu disa projekte.

Peshorja

Dashuria: Sot do të ketë një lodhje të vogël për ju. Do të luftoni për të vazhduar me kërkesat e partnerit tuaj dhe madje të zhgënjej pritjet tuaja. Mundohuni të shpjegoni situatën për të shmangur argumentet. Edhe beqarët do jenë në një humor shumë të keq dhe të pafavorshëm për njohje.

Puna: Falë planeteve të favorshme do të bëni një hap të madh përpara, mund të keni një mundësi të mirë ose të merrni pak më shumë para.

Akrepi

Dashuria: Marrëveshja e çiftit do të jetë veçanërisht e lartë gjatë ditës. Shfrytëzojeni rastin t’i propozoni partnerit tuaj projekte të rëndësishme, të cilat do të jenë vendimtare për të ardhmen tuaj. Beqarët do kenë mjaft mundësi për të ndryshuar situatën e tyre, thjesht vetëm të duan ta bëjnë atë.

Punë: Sot mund të merrni lajme të të mira në vendin e punës, ju mund të qetësoni çdo keqkuptim profesional.

Shigjetari

Dashuria: Një ditë pozitive në dashuri, sot mund të flisni me dorë në zemrën tuaj me sigurinë që partneri juaj do t’ju ​​kuptojë. Përpiquni t’i kushtoni fundjavës diçka romantike dhe pasionante. Fat që vjen edhe për beqarët, dashuria është afër jush.

Puna: Do të zemëroheni dhe do të zhgënjeheni për shkak të disa projekteve të paqarta, por mos u dorëzoni dhe provoni përsëri. Këtë herë mundohuni të mos bëni gabime.

Bricjapi

Dashuria: Do të jeni në humor të mirë dhe do të kujdeseni patjetër shumë më tepër për njerëzit që ju rrethojnë. Ju keni ndërtuar një marrëdhënie të mirë dhe për asgjë në botë nuk do të prishni gjithçka. Edhe beqarët do përpiqen t’i kushtojnë vëmendje dikujt që i intereson shumë.

Puna: Dita e punës fillon ngadalë, por përmirësohet në mes, edhe nëse do të ketë disa pengesa.

Ujori

Dashuria: Sot do të ketë pak nostalgji në lidhje me disa ngjarje të së kaluarës. Sidoqoftë, do të ketë projekte të shkëlqyera për t’u realizuar me të dashurin tuaj dhe ato do t’ju paguajnë për ato që keni humbur. Beqarët do kalojnë një mbrëmje të këndshme me miqtë.

Puna: Më në fund po kaloni një kohë të mirë në punë, por gjithashtu keni mundësinë të përmirësoheni më tej, thjesht angazhohuni.

Peshqit

Dashuria: Në këtë ditë të mrekullueshme do të bëni shkëndija në dashuri dhe do të jeni më të prirur t’i përkushtoheni partnerit tuaj. Kjo është koha e duhur për të provuar të forconi lidhjen tuaj. Koha e mirë edhe për ata që janë vetëm dhe dëshirojnë të kenë një person pranë tyre.

Puna: Në qiellin tuaj ka aq shumë fat, përfitoni nga ajo për të bërë biznes dhe negociata fitimprurëse, ju me të vërtetë keni nevojë për të.

The post Horoskopi ditor, e Diel 20 Korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura

Laert Vasili, aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP 4, ka ndarë së fundmi një episod të dhimbshëm nga jeta e tij, një aksident që i ka lënë gjurmë fizike dhe emocionale.

Gjatë një interviste për emisionin “Hipokrati”, ai tregoi se dikur është përballur me një aksident të frikshëm me motor, ku humbi kontrollin dhe u përplas në mes të natës, duke fluturuar plot 22 metra. Si pasojë, pësoi një frakturë në këmbë dhe një zhvendosje të rruazës së shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 dhe aktori kujton se gjithçka ndodhi në një moment turbullie dhe mungese shikimi të qartë.

Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt.

Përtej këtij momenti dramatik, Laerti kujtoi edhe një tjetër aspekt interesant të jetës së tij: fëmijërinë. Ai pranoi se dikur i pëlqente të ishte sëmurë, thjesht për të shmangur mëngjeset e hershme, orët e mësimit apo fizkulturën. Ishte një mënyrë për të gëzuar disa ditë pushim dhe përkëdhelje në divan.

The post Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë me motor: Fluturoi 22 metra dhe përfundoi në spital me fraktura appeared first on iconstyle.al.

Kaos pas koncertit të Beyoncé në Atlanta: Një insekt, një britmë dhe 11 të plagosur në stacionin e metrosë

Ajo që duhej të ishte një mbrëmje magjike për fansat e Beyoncé në Atlanta, përfundoi në skena kaosi dhe paniku. Pas përfundimit të koncertit të saj në stadiumin Mercedes-Benz më 15 korrik, një rrëmujë shpërtheu në stacionin e metrosë Vine City, duke lënë të plagosur të paktën 11 persona.

Shkak për gjithë situatën? Një britmë nga një vajzë 10-vjeçare që, sipas mediave, ishte trembur nga një insekt. Në sekonda, turma nisi të vraponte në panik drejt shkallëve lëvizëse, të cilat, për fat të keq, përshpejtuan dhe ndaluan menjëherë, duke shkaktuar përplasje të shumta.

Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë trupa të rrëzuar, një këmbë të gjakosur dhe njerëz që ndihmonin njëri-tjetrin në një skenë që ngjante më shumë me një film katastrofë sesa me një mbrëmje koncerti.

The post Kaos pas koncertit të Beyoncé në Atlanta: Një insekt, një britmë dhe 11 të plagosur në stacionin e metrosë appeared first on iconstyle.al.

Margot Robbie drejt rolit më të rrezikshëm të karrierës?

Margot Robbie është përfolur si një nga favoritët për të luajtur Catherine Tramell në ribërjen e filmit legjendar Basic Instinct, që rikthehet pas më shumë se 30 vitesh.

Amazon MGM Studios ka siguruar të drejtat për trillerin erotik që tronditi kinemanë në 1992. Skenaristi origjinal, Joe Eszterhas, është rikthyer me një marrëveshje prej 4 milionë dollarësh dhe ka premtuar “një përvojë të egër dhe orgazmike”.

Në garë janë edhe emra si Florence Pugh, Sydney Sweeney, Anya Taylor-Joy dhe Ana de Armas, por Robbie ka marrë mbështetjen edhe nga vetë Sharon Stone.

Ky mund të jetë roli më i guximshëm që ajo ka marrë ndonjëherë.

The post Margot Robbie drejt rolit më të rrezikshëm të karrierës? appeared first on iconstyle.al.

CEO i Astronomer, Andy Byron, jep zyrtarisht dorëheqjen pas skandalit në koncertin e “ColdPlay”

Andy Byron ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i CEO-s në kompaninë e inteligjencës artificiale Astronomer, pasi u kap në ekranin gjigand të një koncerti të Coldplay, duke u përqafuar me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Ky moment, i cili u bë viral në rrjete sociale, shkaktoi shumë zhurmë në internet dhe çoi përfundimisht në largimin e tij.

Në një deklaratë zyrtare, kompania Astronomer tha se drejtuesit e saj priten të përmbushin standardet më të larta të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, standarde që, sipas tyre, Byron nuk i përmbushi. Bordi konfirmoi se dorëheqja e tij është pranuar vetëm pak ditë pas incidentit.

Përqafimi midis Byron dhe Cabot u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur spekulime dhe kritika të shumta. Edhe pse as Byron dhe as Cabot nuk kanë komentuar publikisht, Astronomer theksoi përkushtimin e saj për të ruajtur vlerat dhe kulturën e brendshme të punës, në dritën e këtij skandali.

The post CEO i Astronomer, Andy Byron, jep zyrtarisht dorëheqjen pas skandalit në koncertin e “ColdPlay” appeared first on iconstyle.al.

5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

Jo çdo gjë që bëhet shpesh, është e shëndetshme. Ka sjellje që normalizohen në çift, por në të vërtetë janë sinjale alarmi, të vogla në pamje të parë, por me efekt të madh afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Të të bëjnë të ndihesh fajtor për gjithçka
Kur gjithmonë je “fajtori” edhe për gjëra që nuk varen nga ty, nuk është kompromis, është manipulim emocional.

2. Të të kontrollojnë telefonin dhe rrjetet sociale
Privatësia nuk duhet të zhduket në emër të dashurisë. Kontrolli i tepruar është shenjë pasigurie dhe mungesë besimi.

3. Të tallesh apo të ulesh në sy të të tjerëve
Edhe “humori” ka kufij. Nëse ndihesh i/e poshtëruar, nuk është shaka, është mungesë respekti.

4. Të ndëshkohesh me heshtje
Kur dikush zgjedh të mos flasë me orë apo ditë për të të ndëshkuar, nuk është mënyrë e shëndetshme për të zgjidhur një konflikt.

5. Të ndihesh vazhdimisht në ankth se mos e mërzit
Një marrëdhënie duhet të jetë vendi yt i qetësisë, jo një fushëminë ku ecën në majë të gishtave.

Dashuria nuk duhet të dëmtojë. Nëse ndonjë nga këto pika të tingëllon e njohur, ndoshta është koha të reflektosh për vendin që zë marrëdhënia në jetën tënde.

The post 5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë appeared first on iconstyle.al.

Charlie XCX dhe George Daniel, zyrtarisht të martuar, publikohen fotot e para nga ceremonia!

Çifti i njohur Charlie XCX dhe George Daniel ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni që duket si një kombinim perfekt mes stilit alternativ dhe elegancës klasike.

Fotot e para që po qarkullojnë online tregojnë Charlie-n me një fustan të bardhë me prekje “rock star bride” dhe George Daniel, bateristin e The 1975, me një kostum të errët, por pothuajse jashtë kornizave tradicionale.

Fansat janë të emocionuar dhe po vërshojnë rrjetet me urime për çiftin.

The post Charlie XCX dhe George Daniel, zyrtarisht të martuar, publikohen fotot e para nga ceremonia! appeared first on iconstyle.al.

❌