ATHINĂ, 22 korrik /ATSH/ â PunĂ«torĂ«t ndĂ«rprisnin sot punĂ«n nĂ« dhe turistĂ«t kĂ«rkonin hije, ndĂ«rsa Greqia digjet nga vala e tretĂ« e tĂ« nxehtit pĂ«r kĂ«tĂ« verĂ«, dhe temperaturat e larta pĂ«rfshinĂ« edhe rajonin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« Ballkanit, duke shkaktuar zjarre nĂ« ShqipĂ«ri, sipas Reuters.
E vendosur në skajin jugor të Evropës, Greqia, e cila pret miliona turistë çdo vit, gjithmonë ka pasur verëra të nxehta dhe të thata.
Por vitet e fundit, ndryshimet klimateriike kanë sjellë valë të të nxehti më të gjatë dhe më të ashpër, si dhe përmbytje e zjarre shkatërruese.
Matthew Enos, një vizitor 18-vjeçar nga New Orleans, tha se nuk kishte qenë i përgatitur për një valë kaq të fortë të nxehti kur mbërriti në kryeqytetin grek, Athinë.
âQenka paksa e vĂ«shtirĂ«. Nuk Ă«shtĂ« ndjesia mĂ« e mirĂ«â, tha ai. âKĂ«shtu qĂ« jam pĂ«rshtatur duke pirĂ« shumĂ«, shumĂ« ujĂ«â.
Korrierët, shpërndarësit e ushqimit dhe ndërtuesit në dhe përreth Athinës, si dhe në rajone të tjera, u urdhëruan të ndërprisnin punën nga mesdita deri në orën 17:00, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 43°Celcius, njoftoi Ministria greke e Punës.
Punonjësit me probleme shëndetësore u këshilluan të punonin në distancë për të shmangur rrezikun e goditjes nga të nxehtit.
Turistët kërkojnë  restorante dhe dyqane me ajër të kondicionuar në Athinë, një nga kryeqytetet më të dendura të Evropës, i vendosur në një fushë të rrethuar me male.
Një 39-vjeçar nga SHBA-ja, që u prezantua si Craig, tha se kishte marrë me qira një taksi për të bërë vizitat në qytet, pasi ishte shumë nxehtë për të ecur.
âIshte jashtĂ«zakonisht nxehtĂ«,  por pushimet midis vendeve qĂ« vizituam ndihmojnĂ« shumĂ«,â tha ai.
Autoritetet njoftuan se Akropoli, i cili ndodhet në një kodër shkëmbore pa hije, dhe që është vendi më i vizituar arkeologjik në Greqi, do të qëndrojë i mbyllur për pesë orë nga mesdita sot dhe nesër, një masë e zakonshme kur temperaturat janë ekstreme.
Shërbimi meteorologjik grek tha se vala e të nxehtit do të vazhdojë deri të dielën.
Të njëjtat temperatura përvëluese prekën sot edhe Bullgarinë, ku autoritetet u kërkuan bizneseve të shpërndajnë ujë falas dhe të ndalojnë punët fizike gjatë orëve me rrezik të lartë.
Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, javët pa reshje dhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike thuajse boshatisën liqenin e Fierzës, një burim i rëndësishëm i energjisë hidrike.
Lopët kullosnin në fundin e tharë të liqenit.
Në Kosovë, Milazim Duraku, një fermer 62-vjeçar nga Prizreni, kritikoi të rinjtë që kërkonin hije ndërsa ai mblidhte speca për shitje në treg të nesërmen.
âRinia nuk e mban dot tĂ« nxehtin. Ata punojnĂ« vetĂ«m pak nĂ« mĂ«ngjes ose nĂ« mbrĂ«mjeâ, tha ai.
Në Shqipëri, zjarrfikësit me ndihmën e katër avionëve nga Italia dhe Greqia po luftonjnë dy vatra zjarri, një në një park kombëtar në veri dhe një tjetër pranë fshatit Dukat në jugperëndim.
Muajin e kaluar, pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore u përfshinë nga një tjetër valë e fortë të nxehti, që solli viktima dhe zjarre të shumta.
NĂ« Itali, vala e tĂ« nxehti muajin e kaluar shkaktoi  ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike, nĂ« Firence dhe Milano. Konsumi i energjisĂ« elektrike nĂ« qershor u rrit me 7.4% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«, njoftoi operatori kombĂ«tar âTernaâ, duke e lidhur kĂ«tĂ« me temperaturat e larta.
Në nivel global, viti 2024 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, me temperatura që tejkaluan për herë të parë 1.5°C mbi nivelet para-industriale.
Një studim i publikuar javën e kaluar tregoi se temperatura në sipërfaqen e tokës përreth Athinës u rrit me deri në 10°C që nga korriku 2024, pasi zjarret shkatërruan fushat dhe pyje. /Ad.Ab./,
Â
The post FOKUS- Turistët dhe punëtorët kërkojnë freski ndërsa Greqia dhe Ballkani përfshihen nga vala e të nxehtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.