Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite, janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.
Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista âThe Economistâ, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.
Deri në vitin 2050, parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64-vjeç.
Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik, është ende disa dekada larg.
Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?
Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.
Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.
Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023, krahasuar me rezultatet e Censit 2011.
Referuar të dhënave, konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29-vjeç.
Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19-vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.
Për grupmoshën 20 deri në 24-vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.
Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.
Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64-vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.
Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64-vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64-vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.
Sipas ekspertëve, kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.
TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« periudhĂ«n 2019â2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.
Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54-vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m â nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.
Ndërkohë, të rinjtë (15-24-vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.
Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r tâu integruar nĂ« tregun e punĂ«s, ç`ka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.
NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65-vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019â2020.
Krahas kësaj, edhe grupi 20-64-vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor
The post Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19-vjeç appeared first on Albeu.com.