❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike po vijon me intensitet edhe pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare tĂ« vendit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur sot se një nga zonat ku po zhvillohet ky aksion është edhe Shkëmbi i Kavajës, një ndër destinacionet më të frekuentuara në bregdetin e Adriatikut.

“Lirimi i hapĂ«sirave publike garanton akses tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« pushuesit dhe pĂ«rmirĂ«son cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit”, u shpreh Kumbaro.

Ky proces është pjesë e një politike kombëtare për të siguruar plazhe të pastra, të organizuara dhe të hapura për të gjithë, duke shmangur zënien e padrejtë të hapësirës publike nga subjektet private.

Kontrollet dhe ndërhyrjet në terren po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IKMT dhe strukturat vendore.

/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« komunikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, nĂ« orĂ«n 8:30 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« gjitha diskutimeve dhe pyetjeve tĂ« ngritura nga qytetarĂ«t, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aksionit pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike.

“Ca thonĂ« pse tani e jo mĂ« parĂ«? Ca pse tani e jo mĂ« vonĂ«? Kurse unĂ« them: pse jo nesĂ«r njĂ« SY M’SY? NESËR pra, qĂ« nĂ« mĂ«ngjes, live padyshim, KËTU ku tjetĂ«r?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivĂ« nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« betejĂ«s pĂ«r kontrollin e zjarrit nĂ« Dukat, nĂ« njĂ« aksion tĂ« koordinuar nga Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, pasi pĂ«rpjekja zhvillohet nĂ« lartĂ«sitĂ« e Dukatit. BesojmĂ« se mund tĂ« parandalojmĂ« pĂ«rhapjen e zjarrit nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r. NĂ« operacion janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« helikopter nĂ« zonĂ«n e Dukatit dhe tre tĂ« tjerĂ« nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmĂ«risĂ« Ă«shtĂ« rritur nĂ« tĂ« gjithĂ« mekanizmin kombĂ«tar tĂ« emergjencave civile. TĂ« gjitha forcat nĂ« terren janĂ« nĂ« gjendje gatishmĂ«rie pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe pasuritĂ« natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Emergjencave Civile, Haki Çako bĂ«ri tĂ« ditur se vatra e zjarrit nĂ« Dukat u shua dy ditĂ« mĂ« parĂ«, por u aktivizua pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« KretĂ«, ministri i Shtetit pĂ« MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Taulant Balla ndau njĂ« moment domethĂ«nĂ«s me njĂ« sipĂ«rmarrĂ«s grek, i cili vlerĂ«soi kontributin e pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« ekonominĂ« greke.

Në një video të publikuar nga ministri, sipërmarrësi grek thekson se pa shqiptarët, ekonomia do të kishte ndalur.

“NĂ« çdo investim tĂ« ri nĂ« KretĂ« ka shqiptarĂ«, sepse janĂ« punĂ«torĂ« tĂ« shkĂ«lqyer. Po tĂ« mos kishin ardhur shqiptarĂ«t, ekonomia jonĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« do tĂ« kishte pasur probleme”, u shpreh sipĂ«rmarrĂ«si grek.

Balla komentoi se ky është realiteti që shumë grekë e pranojnë: shqiptarët janë krah pune i fortë dhe mbajnë mbi shpatulla një pjesë të rëndësishme të ekonomisë greke, veçanërisht në turizëm dhe ndërtim. Ai shtoi se kjo marrëdhënie ka krijuar një lidhje të qëndrueshme mes Greqisë dhe komunitetit shqiptar atje.

Balla tha se ky reagim vjen si një tjetër dëshmi e vlerësimit në rritje për rolin e shqiptarëve në ekonominë greke, sidomos në sektorët ku ata përbëjnë një forcë të rëndësishme pune.

/r.e/

The post Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirimi i hapësirave publike, çlirim për komunitetin dhe rritje e cilësisë së shërbimit


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lirimi i hapĂ«sirave publike nga ndĂ«rtimet pa leje dhe strukturat abuzive Ă«shtĂ« njĂ« çlirim i madh pĂ«r komunitetin, kĂ«mbĂ«sorĂ«t dhe klientĂ«t e shĂ«rbimeve nĂ« zonat urbane.

“Çlirim i madh, jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, por edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit”, theksoi Rama, nĂ« njĂ« reagim nĂ« rrjetet sociale.

Ai paralajmëroi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vijojë, pavarësisht kundërshtimeve të përkohshme.

“Ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« gjitha do ikin, por bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptuar”, shtoi Kryeministri.

/r.e/

The post Rama: Lirimi i hapësirave publike, çlirim për komunitetin dhe rritje e cilësisë së shërbimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpĂ«tohen 13 persona nĂ« rrezik nĂ« det


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon operacioni “Siguria Detare” pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, liqenore dhe lumore, me kontrolle intensive nga Policia Kufitare dhe NjĂ«sia Policore Detare pĂ«r tĂ« garantuar siguri nĂ« ujĂ« gjatĂ« sezonit turistik.

Gjatë javës janë kontrolluar 431 mjete lundruese dhe janë bllokuar 30 prej tyre për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni.

Mjetet e ndaluara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

12 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, janë realizuar 7 ndërhyrje për të shpëtuar 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik në det për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjete.

Policia Kufitare bën apel për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe përdorimin e mjeteve lundruese vetëm në zonat e lejuara dhe me pajisje të plota shpëtimi. Qytetarët dhe pushuesit ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpĂ«tohen 13 persona nĂ« rrezik nĂ« det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin vijon operacioni “Plazhi i lirĂ«â€ pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike dhe verifikimin e ligjshmĂ«risĂ« sĂ« aktiviteteve tĂ« subjekteve private.

Policia e VlorĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit dhe PolicinĂ« Bashkiake, konstatoi ndĂ«rtimin pa leje tĂ« njĂ« objekti “beach bar” dhe ushtrim aktiviteti me çadra e shezlongĂ«, pa leje nĂ« plazhin e RadhimĂ«s.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Po ashtu u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë në cilësinë e provës materiale.

Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për të garantuar hapësira të lira dhe interesin publik.

/r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare BajzĂ« (ShkodĂ«r) finalizuan operacionin “Borders 2”, duke arrestuar njĂ« 31-vjeçar qĂ« ndihmonte emigrantĂ« nga vendet e treta tĂ« kalonin kufirin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme.

Shtetasi N. B., banues në Kamzë, u kap në flagrancë në fshatin Hot teksa transportonte gjashtë shtetas të huaj, 4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani, me qëllim kalimin ilegal të kufirit nga Mali i Zi drejt Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe një telefon celular.

Policia bën të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

/r.e/

The post Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Velipoja, njĂ« nga plazhet ranore me shtrirjen mĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, vazhdon tĂ« jetĂ« njĂ« ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« frekuentuara nga turistĂ«t vendas dhe tĂ« huaj gjatĂ« sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Velipojës, duke theksuar gjallërinë dhe numrin në rritje të pushuesve në këtë zonë të njohur për rërën me efekte kurative dhe peizazhin natyror të veçantë.

Me mbi 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja ofron një ndërthurje të rrallë mes detit, lumit, deltës me ishuj, kodrave, pyllit, lagunës dhe fushave, që e bëjnë atë tërheqëse për vizitorët në çdo stinë.

Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi më i mirë i plazheve kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit.

Rreth 60% e plazheve nĂ« bashkinĂ« e ShkodrĂ«s janĂ« publike dhe po mirĂ«mbahen nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit kombĂ«tar “plazhe tĂ« pastra”, qĂ« zhvillohet pĂ«r tĂ« katĂ«rtin vit radhazi me mbĂ«shtetjen e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit.

/r.e/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IbĂ« e Poshtme, ndĂ«rtohet shkolla e re “Mersin Duqi” pĂ«r 150 nxĂ«nĂ«s

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon me intensitet puna nĂ« kantierin e shkollĂ«s sĂ« re 9-vjeçare dhe tĂ« mesme tĂ« bashkuar “Mersin Duqi” nĂ« IbĂ« tĂ« Poshtme, BĂ«rzhitĂ«, njĂ« investim qĂ« synon tĂ« ofrojĂ« mjedise tĂ« sigurta dhe tĂ« denja pĂ«r njĂ« arsimim cilĂ«sor, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njëkohësisht deputete e sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, deklaroi se shkolla e re do të krijojë kushte bashkëkohore për rreth 150 nxënës, si dhe për fëmijët e kopshtit dhe të nivelit parashkollor.

Investimi pritet të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përfshirjen e komunitetit lokal në zhvillim të qëndrueshëm.

/r.e/

The post IbĂ« e Poshtme, ndĂ«rtohet shkolla e re “Mersin Duqi” pĂ«r 150 nxĂ«nĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Verë dhe shampanjë pa fatura, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« kontrolleve intensive nĂ« hyrje dhe dalje tĂ« vendit, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare nĂ« Portin e DurrĂ«sit, bazuar nĂ« analizĂ«n e riskut dhe nĂ« funksion tĂ« goditjes sĂ« paligjshmĂ«rive nĂ« kufi, ushtruan kontroll ndaj njĂ« kamioni qĂ« drejtohej nga shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s.

Gjatë kontrollit, u zbuluan disa arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara për kontrabandë, pasi nuk u paraqit asnjë dokument blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa verërat, shampanjat, kamioni, pasaporta dhe telefoni i tij u sekuestruan si prova materiale.

Autoritetet deklarojnë se kontrollet në hyrje të territorit do të vijojnë me intensitet të lartë për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kontrabandë dhe veprimtari të paligjshme.

/r.e/

The post Verë dhe shampanjë pa fatura, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks udhëtarësh në Kakavijë, mbi 7700 shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Pika kufitare e KakavijĂ«s ka shĂ«nuar njĂ« fluks tĂ« shtuar udhĂ«tarĂ«sh gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, teksa autoritetet raportojnĂ« pĂ«r 7761 shtetas qĂ« kanĂ« kaluar kufirin.

Nga këta, 4407 persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 3342 kanë dalë drejt Greqisë.

Njëkohësisht janë përpunuar edhe 2544 mjete, nga të cilat 1444 në hyrje dhe 1098 në dalje.

Për të përballuar këtë volum të lartë lëvizjeje dhe për të shmangur radhët apo pritjet e gjata, Policia e Kufirit po operon me 6 sportele aktive, 3 për hyrje dhe 3 për dalje. Nga ana tjetër, autoritetet greke po punojnë me 4 sportele, përkatësisht 2 në hyrje dhe 2 në dalje.

Fluksi më i lartë i hyrjeve është regjistruar në orët e para të mëngjesit.

NdĂ«rkohĂ«, situata nĂ« pikĂ«n tjetĂ«r kufitare “Tre Urat” nĂ« PĂ«rmet, paraqitet e qetĂ« dhe pa probleme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 308 shtetas, nga të cilët 169 në hyrje dhe 139 në dalje, si dhe 160 automjete, nga të cilat 84 në hyrje dhe 76 në dalje.

Autoritetet kufitare mbeten në gatishmëri të plotë për të përballuar fluksin në rritje gjatë sezonit turistik, kur pritet që lëvizjet në pikat kufitare të intensifikohen ndjeshëm.

/r.e/

The post Fluks udhëtarësh në Kakavijë, mbi 7700 shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, 32 vatra në 24 orët e fundit, ndërhyrje nga ajri në Parkun e Llogorasë

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Situata e zjarreve nĂ« vend vijon tĂ« jetĂ« shqetĂ«suese, me njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« vatrash tĂ« pĂ«rhapura nĂ« disa zona.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Disa prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura dhe me terrene të vështira, ku përhapja e flakëve po rrezikon pyje dhe sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Zjarret janë regjistruar në bashkitë Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

NdĂ«r vatrat ende aktive, nĂ« DibĂ«r e LurĂ«s, nĂ« zonĂ«n e “Liqenit tĂ« Luleve”, janĂ« dy vatra, njĂ« nĂ« “Fusha e Pelave” dhe njĂ« tjetĂ«r mbi fshatin GurĂ«-LurĂ« qĂ« ndodhet nĂ«n monitorim.

Në Bulqizë, në njësinë Zerqan, një vatër është aktive në zonën e fshatit Krajkë, ku ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Në Mat, në zonën e Zall Gjoçajt, Përroi i Zi, flakët janë përhapur në një zonë të mbrojtur me pisha dhe ah, ndërsa ndërhyrja është e kufizuar për shkak të relievit të thepisur.

Në fshatin Dovolan të Maqellarës, zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonave përreth Drinit të Zi.

Në Mallakastër, në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga zona e Drenovës vijon të jetë aktiv.

NĂ« VlorĂ«, nĂ« “QafĂ«n e ShĂ«n Gjergjit” mbi Dukat, Ă«shtĂ« riaktivizuar njĂ« vatĂ«r nĂ« majen e PaliskĂ«s, ku janĂ« angazhuar forca vendore, Forcat e Armatosura dhe njĂ« helikopter pĂ«r ndĂ«rhyrje nga ajri, pasi flakĂ«t po rrezikojnĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LlogorasĂ«.

Në Tepelenë, në zonën pranë Beçishtit, afër antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

Në Kurbin, në Shkopet të Milotit, pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur ende izolimi i plotë i flakëve, ndërsa janë djegur rreth 65 hektarë pyje.

Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq të Librazhdit, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pyll me gështenja.

Në total është djegur një sipërfaqe prej mbi 90 hektarësh, kryesisht me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Për shuarjen e vatrave janë angazhuar 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët në këtë periudhë me temperatura të larta dhe rrezik të lartë zjarresh.

/r.e/

The post Zjarret në vend, 32 vatra në 24 orët e fundit, ndërhyrje nga ajri në Parkun e Llogorasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Saranda, destinacioni i preferuar i fundjavës, Rama ndan pamje nga plazhet plot me turistë


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« sot pamje nga plazhet e SarandĂ«s, ku fundjava ka sjellĂ« njĂ« tjetĂ«r fluks tĂ« lartĂ« vizitorĂ«sh, vendas dhe tĂ« huaj.

Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror, falë ujërave të kristalta, shërbimeve turistike në rritje dhe mikpritjes që e karakterizon prej vitesh.

Fluksi i turistëve në qytetin jugor dëshmon jo vetëm për popullaritetin në rritje të Rivierës shqiptare, por edhe për ndikimin pozitiv që turizmi po sjell në ekonominë vendase.

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.

/r.e/

The post Saranda, destinacioni i preferuar i fundjavës, Rama ndan pamje nga plazhet plot me turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga “Zall” nĂ« KĂ«rrabĂ« drejt transformimit, Denaj: Nxitje bujqĂ«sisĂ« dhe turizmit


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ NĂ« zonĂ«n e Skuterit, KĂ«rrabĂ«, ka nisur puna pĂ«r rehabilitimin e rrugĂ«s “Zall”, njĂ« aks kyç qĂ« lidh lagjen me rrugĂ«n kryesore dhe me njĂ« nga atraksionet mĂ« tĂ« veçanta natyrore tĂ« zonĂ«s, Syrin e Ciklopit.

Projekti i ri infrastrukturor synon përmirësimin e aksesit dhe sigurisë për banorët dhe vizitorët, përmes ndërtimit të rrugës me standarde të plota, përfshirë ndriçimin dhe vendosjen e bordurave.

Punimet për ndërtimin e rrugës pritet të përfundojnë brenda dy muajve e gjysmë, ndërsa është realizuar tashmë edhe sistemi i menaxhimit të ujërave të përroit, një element thelbësor për qëndrueshmërinë e investimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se ky është më shumë se një projekt infrastrukture.

“Rruga Ă«shtĂ« hapi i parĂ« drejt njĂ« transformimi tĂ« plotĂ« tĂ« zonĂ«s, nga njĂ« ish-minierĂ«, nĂ« njĂ« destinacion tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m me potencial tĂ« madh pĂ«r agroturizĂ«m dhe zhvillim bujqĂ«sor”, u shpreh Denaj.

Ajo theksoi se për të gjithë banorët, është i nevojshëm një plan i integruar zhvillimi, ku të gërshetohen bujqësia, turizmi dhe iniciativat lokale, duke krijuar një ekonomi funksionale dhe të qëndrueshme për zonën.

“BanorĂ«t duhet tĂ« jenĂ« pjesĂ« aktive e kĂ«tij transformimi, pĂ«r tĂ« krijuar rentabilitet ekonomik dhe pĂ«r tĂ« rritur cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« tyre”, shtoi ministrja.

Ky projekt pritet të jetë një model i zhvillimit rural të orientuar drejt qëndrueshmërisë dhe vlerësimit të potencialeve natyrore dhe kulturore të zonave periferike.

/a.gj//r.e/

The post Rruga “Zall” nĂ« KĂ«rrabĂ« drejt transformimit, Denaj: Nxitje bujqĂ«sisĂ« dhe turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Shahut, Manastirliu: Po rikthehet vëmendja, një traditë e bukur për nxënësit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Shahut, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vlerĂ«soi rolin nĂ« rritje qĂ« ky sport po luan nĂ« jetĂ«n shkollore tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve.

Manastirliu u shpreh se sporti i shahut po kthehet në një traditë të bukur për nxënësit në shkolla, duke u bërë një mjet i rëndësishëm edukimi dhe zhvillimi personal.

“Zgjerimi i ekipeve sportive nĂ« shkolla nĂ« disiplina tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« edhe shahun, po krijon mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r nxĂ«nĂ«sit qĂ« tĂ« angazhohen, tĂ« rriten dhe tĂ« zhvillojnĂ« aftĂ«si tĂ« vlefshme pĂ«r jetĂ«n”, tha ministrja.

Nisma për integrimin e sporteve të ndryshme në sistemin arsimor është pjesë e reformës më të gjerë që synon edukimin e fëmijëve përmes aktivitetit fizik dhe zhvillimit të mendimit logjik e kritik.

Shahut, si një sport që nxit përqendrimin, durimin dhe strategjinë, po i jepet vëmendje e veçantë në këtë kontekst.

/r.e/

The post Dita Botërore e Shahut, Manastirliu: Po rikthehet vëmendja, një traditë e bukur për nxënësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ NĂ« çdo cep tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe gjenden gjurmĂ« tĂ« njĂ« historie tĂ« thellĂ«, natyrĂ« e paprekur dhe mikpritje qĂ« tĂ« mbetet nĂ« mendje. NĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«saj zone ndodhet Kelmendi, njĂ« destinacion qĂ« nuk njeh kufij sezonalĂ« dhe qĂ« dita-ditĂ«s po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r turizmin malor nĂ« ShqipĂ«ri.

I rrethuar nga fshatra me arkitekturë alpine dhe histori shekullore, Kelmendi të fton në një udhëtim të paharruar, ku çdo vizitë është një përjetim unik. Ushqimet tradicionale, mikpritja e ngrohtë e banorëve, peizazhet e egra dhe të paprekura, e kanë kthyer këtë zonë në një perlë turistike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale pamje nga Kelmendi, duke e cilĂ«suar atĂ« vend si “magjik”.

Zona ofron një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm të shumëllojshëm. Ecje në shtigje të pashkelura, eksplorim i shpellave të lashta, lundrim me kajak në lumin e kthjellët të Cemit, apo kalërim përmes peizazheve të egra, të gjitha janë përvoja që të lidhin me natyrën.

Një nga pasuritë më të veçanta të Malësisë së Madhe janë shpellat, që jo vetëm mahnitin me format e tyre natyrore, por edhe zbulojnë të dhëna të rëndësishme për jetën e hershme njerëzore. Shpellat më të njohura ndodhen në Kelmend, Shkrel, Kastrat dhe Gruemirë, dhe janë një thesar për eksploruesit dhe studiuesit.

Qoftë verë apo dimër, Kelmendi mbetet një destinacion për këdo që kërkon turizmin malor, larg zhurmës, pranë natyrës, historisë dhe shpirtit të saj malësor.

/r.e/

The post Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks lëvizjeje në Portin e Durrësit, Dogana shërbim me kapacitete të plota

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga nyjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« lĂ«vizjes sĂ« verĂ«s, duke pritur mijĂ«ra qytetarĂ« qĂ« mbĂ«rrijnĂ« çdo ditĂ« pĂ«rmes linjave tĂ« trageteve qĂ« lidhin ShqipĂ«rinĂ« me brigjet e ItalisĂ«.

Këtë fundjavë, pesë tragete kanë përshkuar Adriatikun, duke sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.

Përballë këtij intensiteti lëvizjeje, strukturat portuale po funksionojnë me kapacitet të plotë për të garantuar një proces të shpejtë dhe efikas.

Administrata Doganore në Portin e Durrësit thotë se është e angazhuar maksimalisht për të ofruar shërbime të standardit të lartë, mikpritje dhe profesionalizëm ndaj çdo pasagjeri që zbarkon në vendin tonë.

Prej mĂ« shumĂ« se njĂ« jave, linjat DurrĂ«s–Bari dhe Bari–DurrĂ«s po operojnĂ« me dy lundrime nĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rkesĂ«n e lartĂ« tĂ« sezonit turistik, ndĂ«rsa linja DurrĂ«s–Ankona vijon tĂ« ofrohet me frekuencĂ« ditore qĂ« nga fillimi i muajit korrik.

Porti i Durrësit mbetet porta kryesore hyrëse e vendit dhe një nga arteriet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi gjatë sezonit veror.

/a.gj/r.e/

The post Fluks lëvizjeje në Portin e Durrësit, Dogana shërbim me kapacitete të plota appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: “Paketa e Maleve”, çelĂ«si pĂ«r zhvillimin rural, 500 biznese me zero taksa

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatĂ« njĂ« interviste sot nĂ« media, shprehu besim tĂ« plotĂ« nĂ« suksesin e “PaketĂ«s sĂ« Maleve”, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« nga nismat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« zonave tĂ« thella malore.

Sipas Denaj, kjo paketë nuk kufizohet vetëm në lehtësimin e dokumentacionit të pronësisë, por përfaqëson një hap strategjik për rigjallërimin e ekonomisë rurale nëpërmjet nisjes së 500 bizneseve të para që do të përfitojnë përjashtim nga taksat për një periudhë 10-vjeçare.

“Jam shumĂ« shpresĂ«plotĂ« tek ‘Paketa e Maleve’. Nuk Ă«shtĂ« thjesht pĂ«r dokumentin e pronĂ«sisĂ«, ai Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ«. NĂ«se kjo shoqĂ«rohet me 500 biznese me zero taksa pĂ«r 10 vite, dhe kĂ«to biznese janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me madhĂ«sinĂ« reale tĂ« fermave nĂ« ShqipĂ«ri, atĂ«herĂ« ne mund tĂ« rrisim reputacionin, vlerĂ«n dhe punĂ«simin nĂ« zonat malore”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shtylla kryesore e mandatit qeverisës, ndërsa përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe një administratë të përgatitur.

“BujqĂ«sia Ă«shtĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e negociatave me BE-nĂ«. Meraku ynĂ« mĂ« i madh Ă«shtĂ« pĂ«rmbushja nĂ« kohĂ« e tĂ« gjitha ligjeve tĂ« kĂ«rkuara nga ky proces”, deklaroi ajo.

Një ndër pengesat më të mëdha, sipas Denajt, është mungesa e burimeve njerëzore të specializuara, për shkak edhe të largimit në pension të specialistëve me përvojë shumëvjeçare.

Ajo propozon përfshirjen aktive të studentëve të vitit të fundit në praktika profesionale, si një mundësi për të rritur kapacitetet dhe për të siguruar brez të ri profesionistësh.

“Kemi vendosur kuota tĂ« qarta, tĂ« paktĂ«n 100 deri nĂ« 150 studentĂ« tĂ« viteve tĂ« fundit tĂ« angazhohen pĂ«r praktika nĂ« ministri, me qĂ«llim punĂ«simin e tyre tĂ« mĂ«vonshĂ«m”, theksoi Denaj.

Ministrja theksoi se vetĂ«m me njĂ« qasje tĂ« kombinuar midis politikave zhvillimore, pĂ«rkrahjes financiare dhe investimit te kapitali njerĂ«zor, mund tĂ« pĂ«rmbyllen me sukses objektivat e “PaketĂ«s sĂ« Maleve” dhe tĂ« pĂ«rafrimit me Bashkimin Europian.

/r.e//a.f/

The post Denaj: “Paketa e Maleve”, çelĂ«si pĂ«r zhvillimin rural, 500 biznese me zero taksa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: TĂ« gjithĂ« inspektorĂ«t e AKU-sĂ« nĂ« “filtĂ«r”, Ă«shtĂ« ngritur komisioni

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se inspektimet nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« ushqimore do tĂ« pĂ«sojnĂ« njĂ« ristrukturim tĂ« thellĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me standardet ndĂ«rkombĂ«tare dhe ligjin e ri “PĂ«r inspektoratin”, i cili ka hyrĂ« nĂ« fuqi mĂ« 13 maj 2024.

Në një intervistë në medie, ministrja theksoi se kontrollet në subjekte nuk do të kryhen më në mënyrë të papritur apo të njëanshme, por vetëm mbi bazë risku, duke u mbështetur në të dhëna të verifikueshme në sistem.

“Nuk mund tĂ« shkojĂ« asnjĂ« inspektor nĂ«se tĂ« dhĂ«nat nĂ« sistem nuk tregojnĂ« rrezik. Kontrolli duhet tĂ« bĂ«het me paralajmĂ«rim, me komunikim dhe me dinjitet. VetĂ«m nĂ«se nuk merren masa, atĂ«herĂ« vendosen gjoba”, tha Denaj.

Ministrja nënvizoi se Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) nuk do të mbyllet menjëherë, por funksionet e saj do të përthithen gradualisht nga Inspektorati Qendror i Ministrisë së Bujqësisë, një strukturë e re që do të integrojë kontrollet për analizat e produktit final në treg, inspektimet veterinare, kontrollin e bimëve dhe sigurinë në sektorin e peshkimit.

“Ne kemi pasur ankesa pĂ«r sjelljen e inspektorĂ«ve dhe jo gjithmonĂ« ka pasur standarde tĂ« duhura. Ka ardhur koha pĂ«r njĂ« riorganizim tĂ«rĂ«sor”, shtoi ajo.

Ministrja Denaj bëri të ditur se është ngritur tashmë një Komision i Posaçëm Vlerësimi, i cili do të analizojë profilin e çdo punonjësi të AKU-së. Komisioni përbëhet nga tre përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë.

“Komisioni do tĂ« analizojĂ« formimin, performancĂ«n, pĂ«rvojĂ«n dhe do tĂ« japĂ« rekomandime konkrete mbi riorganizimin e strukturave ekzistuese nĂ« frymĂ«n e re tĂ« Inspektoratit Qendror. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« sigurisĂ« ushqimore dhe qytetarĂ«ve”, theksoi Denaj.

Ajo konfirmoi se deri në fund të vitit 2024 është detyrim ligjor që të përmbyllet procesi i reformimit të inspektimeve në të gjithë territorin, në linjë me praktikat më të mira evropiane dhe me synimin për të rritur besueshmërinë dhe efektivitetin e kontrolleve në sektorin ushqimor.

/a.f//r.e/

The post Denaj: TĂ« gjithĂ« inspektorĂ«t e AKU-sĂ« nĂ« “filtĂ«r”, Ă«shtĂ« ngritur komisioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌