Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Më zhgënjyen!” Loredana rrëfen të pathënat e ditëlindjes dhe gjestin që nuk ia fal Eglit

Në një intervistë pa filtra për “Pushime on Top” me Lei Krajën, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Loredana Brati, ndau me publikun jo vetëm reflektimet mbi eksperiencën e saj në reality show, por edhe disa zhgënjime personale që kanë lënë shenjë. E pyetur nëse është në një lidhje, Loredana u përgjigj me një […]

Tradhtia që e pa gjithë bota! CEO-ja i Astronomer thyen heshtjen pas skandalit me kolegen

Një natë që duhej të ishte argëtuese, përfundoi me një skandal viral për CEO-n e kompanisë “Astronomer”, Andy Byron. Teksa po kërcente në një koncert të Coldplay në Massachusetts, kamerat e kapën duke përqafuar një grua – e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, por kolegia e punës. Gjithçka u përhap me shpejtësi në rrjetet […]

“Çfarë duhet të bëj unë tani?”, Elton Ilirjani pranon se ndihma për Parashqevinë e ka vendosur në plan të dytë

Gjatë një interviste të dhënë në jug të Shqipërisë për emisionin “Pushime on Top”, Elton Ilirjani ka folur hapur për ndjenjat kontradiktore që e kanë shoqëruar pas publikimit të ndihmës së tij ndaj këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Ai rrëfen se megjithëse është krenar për kontributin e tij, nuk mund të mohojë ndikimin që kjo […]

“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës

Në një bisedë të sinqertë për podcast-in “Happy Place”, Rita Ora ka ndarë një kapitull të ndjeshëm të jetës së saj, ku krahasimet me të tjerët dhe presioni për të pasur një trup “ideal” ndikuan rëndë në mirëqenien e saj fizike dhe emocionale. Këngëtarja shqiptaro-britanike, që shpesh është vlerësuar për vetëbesimin e saj skenik, ka […]

Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen

Pas muajsh spekulimesh, Ariana Grande ka reaguar drejtpërdrejt ndaj zërave që sugjeronin largimin e saj nga muzika. Në një postim në Instagram, artistja ka treguar se pavarësisht projekteve të shumta që ka në duar, muzika mbetet një pjesë thelbësore e jetës së saj. Krahas një videoje ku performon në Met Gala 2024, ajo shkroi: “Shumë […]

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë!

Dafina Zeqiri ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës: këngëtarja është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë ajo me ndjekësit, në mënyrën që e karakterizon – me ndjeshmëri dhe elegancë. Në një postim të shkurtër, por të ngarkuar emocionalisht, Dafina publikoi një foto bardh e […]

“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti”

Në episodin më të fundit të podcastit “FLET” me Ilnisa Agollin, ishte i ftuar kantautori i dashur për publikun shqiptar, Stine. Kësaj here, Stine vendosi të hapte një kapitull shumë personal të jetës së tij, duke zbuluar për herë të parë historinë që fshihet pas një prej këngëve më të dashura të tij, “Ishe ti”. […]

“Kam adoptuar një vajzë të bukur!” Britney befason me një tjetër lajm që askush s’e priste

Britney Spears ka ndarë në rrjete sociale një video të re, ku shfaqet duke kërcyer, por kësaj here, ajo që mori vëmendjen nuk ishte performanca e saj – por lajmi që zbuloi përmes mbishkrimit të videos. “Kam nevojë për kafe dhe dua t’ju njoftoj se kam adoptuar një vajzë të bukur!!!” – shkruan Britney, duke […]

“Më quajtën vajza e Beharit”, Roza Lati tregon historinë që e ka ndjekur gjithë jetën

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, Roza Lati ndau një rrëfim të ngrohtë dhe emocional për një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar – nënën e saj, Rita Lati. Teksa bisedonte për trashëgiminë artistike të ikonave të humorit shqiptar, moderatorja ndaloi me krenari te figura e nënës së saj, e cila për të […]

Jeff Bezos “zbret” në jugun e Shqipërisë, ja vendi ku u pa me super-jahtin luksoz

Një mëngjes i zakonshëm korriku në bregdetin shqiptar u shndërrua në një moment historik për turizmin elitar: super-jahti “Koru”, i përkatësisë së Jeff Bezos, themeluesit të Amazon dhe një prej njerëzve më të pasur në botë, u ankorua në Sarandë – duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe duke e futur Shqipërinë zyrtarisht në listën e vendeve […]

“S’bën të jesh dhe spiun, dhe reper”, Don Phenom thumbon kolegët dhe s’trembet nga emrat e mëdhenj

Don Phenom është rikthyer me një intervistë ku nuk i kurseu aspak kolegët e tij në industrinë e hip-hopit shqiptar. I ftuar në Andale Media, reperi njihet për natyrën e drejtpërdrejtë, por këtë herë, deklaratat e tij ishin më të ashpra se kurrë. Duke komentuar për transformimin e skenës rap dhe mungesën e përplasjeve të […]

Loredana përballet live me modelen që i shkroi Jozit dhe reagimi i saj është thjesht epik!

Në një nga paraqitjet e saj më të komentuara televizive, Loredana Brati u shfaq si e ftuar speciale në “She’s On Top”, ku nuk munguan as momentet thumbuese, as ato përplot humor. Teksa biseda zhvillohej mes kujtimeve dhe sfidave të saj pas Big Brother VIP Albania, një koment nga moderatori Visjan Ukcenaj solli një kthesë […]

Një Bond Girl që askush s’e priste, kjo është vajza që mund t’i rrëmbejë zemrën 007-ës së ri! 

Sydney Sweeney po vazhdon të forcojë pozitat e saj në Hollywood, duke ndërtuar një karrierë që po konsiderohet nga më të suksessshmet e brezit të ri. Ajo ka spikatur jo vetëm për cilësinë e projekteve ku merr pjesë, por edhe për sasinë e roleve të saj të rëndësishme në industrinë kinematografike. Së fundmi, emri i […]
❌