Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka shkuar për një marrëveshje paszgjedhore me Adriatik Lapajn, është kthyer duarbosh.

“Ky nuk është konflikt për një mandat ose për një rrogë, është konflikt për një parim. Unë mendoj që zoti Lapaj duhet të hyjë në Parlament, por nuk i bind dot të tjerët që të mbajnë fjalën, ndërkohë që zoti Lapaj nuk e mban. Sepse i bie që të kemi dy standarde”, tha Shabani.

Kur u pyet nëse ka patur konflikte të mëhershme me Lapajn, Shabani u përgjigj: “Është një tension i natyrshëm në një komunitet demokratik. Jemi individë me identitetin dhe mendimet e tyre, kështu që ka pasur tension të vazhdueshëm dhe roli i drejtuesve është që t’i sheshojnë tensionet dhe të shohin përpara. Konteksti ku ka ndodhur sjellja e zotit Zeqir Kordhoni ka qenë që ne nuk kishim më një vizion për koalicionin. Jam kthyer duarbosh sa herë që kam shkuar për të negociuar për një marrëveshje paszgjedhore. Ka pasur mungesë dëshire ndoshta për të vazhduar bashkëpunimin. Kam dashur mos ta personalizojmë me një njeri koalicionin, vendosjen e një stafi dhe buxheti të përbashkët për koalicionin, por jam kthyer duarbosh dhe ka prodhuar tension”.

Sipas Shabanit, “kjo ka krijuar ndjesinë sikur i gjithë suksesi që është ngritur nga puna e një ekipi të tërë, është personalizuar nga një njeri i vetëm”.

“Adriatiku ka marrë më shumë vota sesa të tjerët, por nuk ka marrë vota mjaftueshëm. Çdokush tjetër nga kandidatët që do të merrte më shumë vota, do të hynte në Parlament, por jo kryetari i koalicionit. Nëse ne nuk e mbajmë fjalën, i shërbejmë politikës së vjetër sepse politika e vjetër këtë do, që të thotë se edhe të rinjtë nuk e mbajnë fjalën”, deklaroi më tej Shabani.

“Asnjë nga ne nuk ka marrë mjaftueshëm vota për një mandat, ky është mandat që përfaqëson të gjithë koalicionin, nuk mund të personalizohet. Ky është mentalitet i partive të vjetra, që “vetëm ky e bën”. Për një mandat në Tiranë duhen 13 500 vota. Në këtë garë kemi fituar si ekip. Ne duhet të jemi ndryshe nga klasa e vjetër politike”, theksoi më tej Shabani. m.p.

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor.

Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Divjakë/Informacion paraprak. Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë’, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”. m.p.

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, identifikuar si Adil Veli, 54 vjeç, ish-efektiv policie.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti mes disa personash, teksa kanë kaluar në nxjerrjen e mjeteve prerëse, thika. Burime bëjnë me dije se një nga personat e përfshirë në konflikt ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Më pas, ky person ka qëlluar Adil Velin 3 herë me qytë pistolete në kokë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare për autorin apo motivin e sulmit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj. m.p.

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Zeqir Kordhonit, kandidat për deputet aktual në koalicionin Lapaj-Shabani dhe njëkohësisht daja i Endri Shabanit.

Pas kërcënimeve që kanë shkuar në drejtim të zotit Kordhoni, ka ardhur reagimi i gazetarit Konomi.

Në videon e publikuar, Konomi i bën thirrje Kordhonit që të heqë dorë nga mandati i deputetit, ndërsa përmend edhe emrat e fëmijëve të tij. Këtu lindin disa pyetje: përse përmenden emrat e fëmijëve të Kordhonit pasi ai është kërcënuar? A përfaqëson kjo një formë të re presioni apo edhe kërcënimi të nënkuptuar?

Çfarë interesi publik kanë emrat e fëmijëve?

Kujtojmë që përplasja ka ardhur pasi Lapaj preu në besë aleatët dhe votuesit duke u tëhequr nga premtimi që nuk do merrte mandatin nëse koalicioni do merrte vetëm 1 mandat. Por për këtë akt politik, Konomi nuk ka asnjë thirrje ndaj Lapajt. Ama kërkon llogari ndaj një “ushtari”, pavarsisht se “gjenerali” Lapaj ka “tradhëtuar”. (Lexo.al) m.p.

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata.

Kontrolli në këtë pikë kufitare kryhet në mënyrë të përbashkët midis dy policive, pavarësisht se të dyja palët ndodhen në një kabinë.

Kjo nismë nuk ka dhënë asnjë rezultat, pasi kontrolli përsëri bëhet nga të dyja palët kufitare dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është vendosja e këtyre të fundit brenda një kabine, ndërsa procedurat e kalimit vijojnë të jenë të njëjta.

Radhët këtë pasdite ishin me 4 korsi dhe ata që donin të kalonin drejt Maqedonisë së Veriut kanë qenë të detyruar të presin nga 40 minuta deri në 1 orë.

Shumica prej mjeteve ktheheshin nga bregdeti ku kishin qenë për fundjavë apo dhe për më shumë ditë. m.p.

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes tij dhe Adriatik Lapajt. Sipas tij, drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” ka shkelur fjalën e dhënë.

“Kur kemi rënë dakord për të hyrë në zgjedhje si koalicion, kemi thënë se, nëse do të merrnim vetëm një mandat, asnjëri nga dy liderët e partive nuk do ta merrte mandatin. Pse? Sepse Adriatiku u bë lider i koalicionit dhe, duke qenë lider, do të fitonte më shumë vëmendje publike. Pra, do të ishte i favorizuar. Pas 11 majit, ai e shkeli fjalën. Në fillim tha se do ta refuzonte mandatin, kurse më pas ndryshoi mendje”, u shpreh Shabani. m.p.

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një intervistë të publikuar më 19 korrik.

Numri i dronëve marramendës i përshkruar nga Freuding, i cili kryeson grupin e punës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, vjen ndërsa Rusia vazhdon të zgjerojë prodhimin e dronëve.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ukrainase i tha revistës Politico në qershor se Kremlini planifikon të prodhojë 2 milionë dronë dhe 30 mijë dronë me rreze të gjatë veprimi dhe me karrem në vitin 2025, duke shënuar një zgjerim kritik të programit të luftës me dronë të Moskës.

Midis 13 shtatorit 2022 dhe 30 gushtit 2023, forcat ruse qëlluan me gati 2 mijë dronë Shahed në Ukrainë. Kjo “do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi Freuding në një podcast.

“Kundërmasa të zgjuara” janë të nevojshme, shtoi ai, duke vënë në dukje se përdorimi i raketave Patriot kundër dronëve kamikazë rusë është i palogjikshëm, të cilët kushtojnë 30,000-50,000 euro, ndërsa një raketë Patriot kushton mbi 5 milionë.

Sakaq, Moska ka bërë me dije se lufta e Ukrainës është e gjatë dhe komplekse. Deklaratat e Donald Trump tregojnë një dëshirë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, por Uashingtoni po e kupton gjithnjë e më shumë kompleksitetin e këtij procesi “të gjatë dhe të vështirë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë me VGTRK, të cituar nga Tass.

Ne jemi mësuar me “retorikë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë”, shtoi Peskov, por “në të njëjtën kohë ai konfirmon qëllimin e tij për të vazhduar të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore”.

Në lidhje me një takim mes Trump dhe Putin, Peskov thekson se “ende nuk ka ardhur koha”. Ai pranoi, megjithatë, se kishte filluar ta konsideronte një takim midis dy udhëheqësve “të domosdoshëm” dhe se “me kalimin e kohës, është diçka që padyshim do të ndodhë”.

Më pas, shtoi se “mund të jetë e nevojshme të formalizohen disa marrëveshje të rëndësishme të arritura me kalimin e kohës, pas shumë pune”. “Kjo punë ende duhet të bëhet”, vazhdoi ai, duke arritur kështu në përfundimin se koha për një samit midis Trump dhe Putin “ende nuk ka ardhur”. m.p.

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit “Siguria Detare” janë kontrolluar 431 mjete lundruese në të gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Velipojë ndërsa janë bërë kontrolle edhe në zonat me liqene e lumenj.

30 mjete janë bllokuar gjatë javës së fundit, prej të cilave 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motorë të instaluar.

12 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve ndërsa drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, në 7 raste emergjente nga Ksamili në Velipojë, 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar në det nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjetet e tyre. m.p.

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Prek Cali”, për motive të dobëta.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. m.p.

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje të dendura, ndërsa në qendrën dhe jugun e shtetit fqinj do të mbizotërojë një valë rekord të nxehti, e përshkruar nga meteorologët si “vala më e fuqishme e dekadave të fundit, ndoshta edhe e historisë”.

Vala afrikane e të nxehtit, e njohur në zhargonin meteorologjik si “Deveja”, po prek që tani rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Pulias, ku temperaturat kanë arritur tashmë 40°C. Ndërkohë, në një lartësi prej 1 mijë e 500 metrash, parashikohen rreth 30°C, një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për Italinë.

Por e gjitha kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që pritet të ndodhë nga e hëna në zonat e brendshme lindore të Siçilisë, mes Sirakuzës, Katanias dhe Kaltanisetas. Për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të ulët dhe largësisë nga deti, temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C.

Sipas ekspertëve, është e mundur që në këto zona të regjistrohen temperatura maksimale mbi 49°C, një nivel që do të thoshte potencialisht rishkrim i historisë klimatike të Italisë dhe të gjithë Evropës. Kjo do të thyente edhe rekordin evropian prej 48.8°C të regjistruar në gusht të vitit 2021 në Floridia, provincë e Sirakuzës.

Rekordi botëror prej 56.7°C, i vendosur në vitin 1913 në Luginën e Vdekjes (Death Valley), në Kaliforni, mbetet ende larg për momentin. Ai vend njihet si më i nxehti në Tokë dhe vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, të cilët bëjnë foto para termometrit të famshëm të Furnace Creek.

Arritja e temperaturave afro 50°C nën hije në Itali dhe në Evropë do të ishte një precedent historik. Në kushte të tilla ekstreme: metalet fillojnë të zgjerohen (edhe pse nuk është e dukshme me sy të lirë), plastika e butë deformohet, gjalpi apo dylli që kanë pika shkrirjeje më të ulëta shkrihen plotësisht, ndërkohë që infrastruktura dhe rrjetet elektrike mund të rrezikojnë kolaps të menjëhershëm. Por më shqetësuese është se proteinat në trupin e njeriut nisin të denaturohen, çka mund të çojë në çrregullime mendore, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash.

Kjo është ajo që meteorologu Mattia Gussoni nga ilMeteo.it e cilëson si “fytyra e re e verës së shekullit XXI”: pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, me ngjarje ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të qëndrueshme.

Por kjo situatë ka edhe një anë tjetër. Pjesa më e madhe e Mesdheut qendror dhe perëndimor do të përjetojë temperatura +8°C mbi mesataren sezonale, veriu i Italisë do të gjendet në një “zonë përplasjeje” atmosferike, e goditur nga një ciklon që do të prekë edhe Evropën veriore. m.p.

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që u takua me Decon, drejtorin sportiv të Barcelonës , në qershor, me qëllim një transferim të mundshëm të lojtarit te Blaugranët.

Në të njëjtën kohë, Athletic po përpiqej të rinovonte kontratën e sulmuesit të talentuar, ndërsa Barcelona donte të ribashkonte Yamalin me Nicon, pasi të dy fituan Euro 2024 me Spanjën verën e kaluar.

Agjenti i lojtarit të Athletic Bilbao u takua me Decon në Barcelonë, me kërkesë të lojtarit, i cili po negocion rinovimin e kontratës dhe kishte oferta edhe nga Bayern dhe Arsenal.

Megjithatë, brenda Barcelonës, zbulon Sport, kuptohej që Tainta nuk po bënte gjithçka që mundte për të përshpejtuar marrëveshjen, ndaj një anëtar i ekipit katalanas vendosi të ndërhynte drejtpërdrejt, duke i dërguar një mesazh Nicos.

Mesazhi, i dërguar nëpërmjet WhatsApp, thuhet se ishte si më poshtë: “Lëreni Taintën dhe merrni përfaqësim nga Jorge Menes ose Pini Zahavi.” Mjaftoi kjo që gjithçka të prishej…

Zyrtari i Barcelonës sugjeroi një ndryshim të përfaqësuesit për Nicon, qoftë me super-agjentin portugez Jorge Mendes, ose me izraelitin Pini Zahavi, agjent i lojtarëve si Christopher Nkunku, Leroy Sané dhe Jonathan Tah dhe i cili, ashtu si Mendes, ka një marrëdhënie të mirë me Barcelonën.

Por sugjerimi nuk u prit mirë nga Nico dhe çoi në dështimin e negociatave me Barcelonën dhe përshpejtimin e rinovimit me Ahtletic, me të cilin ai tani ka një kontratë deri në vitin 2035. m.p.

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale.

Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me një gjatësi prej 181 centimetrash, plot 10 centimetra më shumë sesa në debutimin e tij me ekipin e parë dy vite më parë.

Kur u ngjit në ekipin e parë, Yamal ishte vetëm 171 cm i gjatë dhe klubi nuk priste që ai të arrinte një gjatësi kaq mbresëlënëse për një sulmues krahu. Zhvillimi i tij fizik është një tjetër dëshmi e rritjes së tij të vazhdueshme si një talent i jashtëzakonshëm.

Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe është kandidat serioz për Topin e Artë 2025, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën.

Me një rritje të dukshme fizike dhe një përvojë gjithnjë e më të pasur, sezoni 2025/26 mund të jetë sezoni i shpërthimit të plotë për Lamine Yamal. m.p.

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të Endri Shabanit me Adriatik Lapajn për “një copë mandati”, populli shqiptar kuptoi se koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vërtet krijoi frymë, por ka liderë të papjekur.

Ky koalicion tregoi se ka probleme të brendshme që nuk mund të fshihen pas fjalëve të mëdha. Debatet online lanë shije të hidhur te shumë qytetarë që kishin besuar se më në fund kishte ardhur një alternativë e ndershme. Në vend që të shfaqnin maturi dhe bashkëpunim, liderët e këtij koalicioni po shfaqin sjellje që i afrohen atyre të klasës politike që vetë kanë kritikuar.

Një pjesë e madhe e opinionit publik tashmë po i sheh me dyshim figurat e reja që kanë dalë në skenë si shpëtimtarë, por që po përfundojnë duke bërë manovra personale. Në vend të përballjes me problemet reale të vendit, ata janë të zënë me grindje të brendshme, që i largojnë nga besimi i qytetarëve. Kjo sjellje i bën ata jo më ndryshe, por pjesë të të njëjtit problem.

Pavarësisht frymës fillestare që krijoi entuziazëm te shumë shqiptarë të zhgënjyer, “Nisma Thurje” mund të quhet krejtësisht e vdekur politikisht, kurse “Shqipëria Bëhet” rrezikon të kthehet në një zhgënjim tjetër, si shumë parti të reja në dy dekadat e fundit. Populli shqiptar nuk ka më durim për eksperimente politike që shpërbëhen që në nisje.

Është koha që Agron Shehaj dhe Arlind Qori të marrin mësimet e duhura duke parë të ngjashmit e tyre. Deri tani, ia kanë dalë të ruajnë imazhin mjaftueshëm të pastër dhe korrekt në sytë e popullit, por a mjafton kaq? Përtej ngjarjeve të fundit, Lapaj mori 64 mijë vota dhe theu një barrierë të kahershme në politikën shqiptare. A do të arrijnë Shehaj dhe Qori të krijojnë frymën e Lapajt? Mbetet për t’u parë. Karizmën e tij nuk e kanë. Pjekurinë, po, që Lapaj nuk e ka. m.p.

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata më të mira që sjellin përfitimet më të shumta për shëndetin.

Arra – janë të pasura me hekur, kalcium, magnez, vitaminë E, vitaminë B dhe elemente gjurmësh. Ato përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që përfitojnë shëndetin e zemrës, trurit dhe zorrëve. Përveç kësaj, arrat përmbajnë melatonin, e cila ndihmon në luftimin e pagjumësisë, dhe antioksidantët e tyre forcojnë ekuilibrin e hormoneve.

Lajthitë – janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Ato gjithashtu kanë një efekt pozitiv në shëndetin kardiovaskular, duke ulur kolesterolin LDL dhe duke forcuar shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Bajame – janë të shkëlqyera për shëndetin e kockave për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fosforit dhe kalciumit, të cilat rrisin mineralizimin e kockave dhe i mbajnë ato të forta në afat të gjatë. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer kalciumi për ata që janë intolerantë ndaj qumështit ose janë vegjetarianë.

Kikirikë – janë të pasur me vitaminë B6, e cila është thelbësore për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe krijimin e hemoglobinës. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë E dhe minerale të tilla si kaliumi, magnezi dhe fosfori, të cilat nxisin shëndetin e mirë kardiovaskular. Kikirikët kanë më pak kalori se çdo frut tjetër të thatë dhe përmbajnë antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi oksidativ. m.p.

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe.

Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se metri katror i ndërtimeve mund të shkojë në 10 mijë euro.

Ai tha gjithashtu se konfliktet që ndodhën në Bashkinë e Vlorës, ndodhën për shkak të këtyre zhvillimeve që priten, me qëllim që kryeministri Rama ta marrë në kontroll të plotë këtë bashki dhe të mos ketë asnjë kundërshti.

“Shembulli konkret është Vlora. Nuk kemi një kryebashkiak politikisht të fortë, kur kujtojmë se në krye të Bashkisë kemi pasur Shpëtim Gjikën, që në 2007 ka fituar beteja shumë të forta elektorale kur PD ishte në Zenitin e saj. Sot kemi Ermal Dredhën. Vlora pritet të ketë një bum të madh ndërtimesh për shkak të zhvillimeve në ishullin e Sazanit.

Nuk do ishte çudi që metri katror të shkojë deri në 10 mijë euro për shumë faktorë. Ndër të tjera mbi të gjitha se ti je në treg ndërkombëtar. Po flasim për vijë bregdetare, sepse vija bregdetare është në treg ndërkombëtar.

Sepse nis në Kroaci, në Mal të Zi dhe unë besoj se do ketë një zhvillim shumë të madh. Dhe unë besoj se të gjitha këto konflikte që ndodhin në Bashkinë e Vlorës ndodhin për këtë fakt, për ta marrë në menaxhim bashkinë e Vlorës, që të mos ketë asnjë lloj kundërshtie për çdo vendim që do merret”, tha mes të tjerash Bushkola. m.p.

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin kolumbian.

Sipas mediave gjermane, bavarezët kanë rënë dakord për kushtet personale me lojtarin, por nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët me Liverpool-in. Nëse nuk arrit dot deri në fund të merkatos transferimin e Luis Diaz, Bayern ka një plan B.

Përveç Luis Diaz, bavarezët po ndjekin edhe mesfushorin e ri, Malick Fofana, që luan te Lyon. Belgu u transferua verën e kaluar nga Gent te Lyon për 20 milionë euro dhe aktualisht vlera e tij në treg nëse i referohemi Transfermarkt.com është 30 milionë euro.

Gjithsesi dëshira e parë dhe kryesore e Bayern është Luis Diaz, por në rast dështimi të negociatave me Liverpool, bavarezët do hidhen në “sulm” për transferimin e Malick Fofana nga Lyon. m.p.

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine e vjedhur të enjten pasdite nga dollapi i sipërm i një treni Frecciarossa që shkonte për në Torino. Por brenda ishte një “thesar”.

Një Richard Mille me vlerë një milion euro, një Patek Philippe me vlerë 200,000 euro, një Brieling, një xhaketë me gurë Cartier, syze dhe varëse me vlerë 300,000 euro të tjera. Totali është me gjashtë shifra. Ora dhe bizhuteri nga butiqe luksoze. Ata e kishin fshehur çantën në një karrocë dhe u përpoqën të iknin nga Stacioni Qendror, por policia i vuri re pasi ishin shumë të dyshimtë dhe u arrestuan.

Preja e hajdutëve kishte qenë as më pak e as më shumë, por dora vetë, aktorja italo-amerikane Tatiana Luter. 35 vjeçarja po udhëtonte nga Firence për në Milano ku jeton nëna e saj. Ajo shoqërohej gjithashtu nga një burrë italo-francez dhe një i mitur. Ata hipën në trenin 9514, i cili mbërriti në Centrale në orën 14:50.

Pas tre viktimave ishin hajdutët, të arrestuar nga oficerët e policisë hekurudhore për vjedhje të rëndë. Ata janë tre djem të lindur në Algjeri, të moshës 24, 21 dhe 20 vjeç, me precedentë penalë specifikë dhe të parregullt në Itali. Ata ishin kapur tashmë në raste të tjera nga forcat e rendit teksa udhëtonin për në dhe nga Milano në kërkim të preve të tyre.

Luter është një aktore me mbi 100,000 ndjekës në Instagram. 35-vjeçarja ka marrë pjesë në filmin Maserati: The Brothers, i cili tregon historinë e lindjes së prodhuesit legjendar italian të makinave dhe që do të dalë këtë vjeshtë në kinema.

Ajo gjithashtu luan në një kast të shkëlqyer, përfshirë Al Pacino-n. 35-vjeçarja italo-amerikane postoi një selfie me yllin e filmave ” The Godfather” dhe “Scarface” në rrjetet e saj sociale . “Tatiana Pacino hyri në bisedë”, shkroi me shaka aktorja. Në vitin 2015, Luter u shfaq edhe në sheshxhirimin e filmit “Youth” të Paolo Sorrentinos. m.p.

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar.

Burimet për median bëjnë me dije se shtetasi Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në rrugën e parcelave ku në një moment 62-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është përmbysur në kanal.

Sipas të njëjtit burim mësohet se Maliq Meta është bllokuar nga mjeti dhe si pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Bashkëfshatarët e tij sapo kanë parë ngjarjen janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. m.p.

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.

Kreu i qeverisë njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 dhe tema do të jetë lirimi i hapësirave publike, shkruan A2.

Postimi i Ramës:

Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?

NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër. m.p.

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët.

Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret dhe zonat rekreative janë shpesh të zëna nga biznese private.

Policia Bashkiake ka nisur njoftimet për heqjen e strukturave të paligjshme. Ndryshe nga qytete të tjera, shumë biznese në Shkodër kanë bashkëpunuar duke liruar vullnetarisht hapësirat.

Aksioni do të intensifikohet të hënën, ku do të ndërhyhet ndaj atyre që nuk kanë zbatuar urdhrin. m.p.

❌