❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veç edhe njĂ«herë .

Poezi nga Nerimane Kamberi

Kur u nisa prej katundit,
e u kyça në autostradë,
e putha vathin tënd që e mbaj në qafë,
nanë,
që të më ruash kur voziti si e çmendur
rrugës për Prishtinë.
E puthi vothin sikur dikush që e puth kryqin, dorën e Fatmës,
syrin kundër msyshit, shkronjën e parë të fëmisë.
E kur Armendi thotë : Të këndojmë bashkë refrenin të këngës
“edhe njĂ«herĂ«â€, pĂ«r ata qĂ« nuk i kemi mĂ«,
kamera nxë një çift të ri, sa Marini, nipi jot,
jo tu u puth, por tu kajt,
Edhe njĂ«herĂ«, veç edhe njĂ«here,

E nata e magjishme mbaron, emocioneplot,
shikoj qiellin plot yje të kryeqytetit,
yjet që shndërrisin si vothi jot i arit në qafën time./ KultPlus.com

Ekspozita ‘Krusha ime’ vjen me temĂ«n e identitetit tĂ« dhimbjes nĂ« NatĂ«n e NĂ«ntĂ« tĂ« Etno Fest

Nga Agron Gërguri

PjesĂ«marrĂ«ja e mysafirĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tar sa po vjenĂ« e shtohet. Thuaja secili prej tyre vjenĂ« me tema kosovare. NĂ« natĂ«n e nĂ«ntĂ« u prezentua  Mercedes Pereira nga Spanja me ekspoziten me kostume nĂ« temĂ«n “Krusha ime”  qĂ« pĂ«r burim inspirimi e kishte Fahrie Hotin si simbol i rimarrjes sĂ« vullnetit pĂ«r jetĂ« pas njĂ« tragjedie tĂ« madhe. Fahria sot  drejton njĂ« organizatĂ« tĂ« grave e cila  prodhon ushqime tĂ« veçanta frutash. TĂ« gjitha ato produkte Mercedes Pereira i kishte stilizuar nĂ« kostume.

Ekspozita e artistes nga Spanja me një fotografi të përbashkët me skulpturën e Nënës Salë. Një fotografi emocionuese plotë mallëgjim e krenari.

Debat e folmja në oda
E folmja në oda kishte një dramaturgji të  organizuar mirë dhe me një rend vleror të fjalës tha në nisje të debatit Fadil Hysaj.

Mënyra e komunikimit sot është stërkeq dhe është banalizuar deri në thuaja një betejë e humbur për të restauruar dialigun e dikurshëm.

Për të ilustruar me përmbajtje debatin apo të folmen me rrotlla Sali Zogjani tregoj disa anekdota që argumentonin këtë mënyrë të komunikimit ku mesazhet e koduara kanë mbërri në destinim pa e lënduar askë. Për aspekte krahasuse të ligjërimit debatuan Skender Boshtrakaj Inis Gjoni, Klara Shehu, Inis Gjoni, Agron Gërguri.



Shfaqja “EngjĂ«jt” si identitet i dhembjes
Reflektimi i s’brendshmĂ«s me hijen e pasqyrĂ«s pĂ«r tĂ« shpreh pĂ«rmbajtjen e tragjikĂ«s qĂ« mbanĂ« nĂ« shpirt Hana personazhi i dramĂ«s “EngjĂ«jt” autor Odise Plaku.

Derisa ndĂ«r vite pĂ«rsĂ«ritet e njĂ«jta pyetje qĂ« pret pĂ«rgjigje ku janë NĂ«nĂ« Hana i kthehet vetvetes e zhytur nĂ« lotĂ«t e dhembjes.

Loti nuk është ujë por çekan i gjykatores që pret ta rrah dikush për ta quar në vend drejtësinë e munguar. Në vend të drejtësisë ndërtojnë përmendore që ngrehin lartë zbuluesit në një akt solemn derisa dhembja gërryen?

PĂ«rmendoren e pĂ«rjeton si pajtesĂ« me vdekjen, si keqpĂ«rdorim tĂ« tragjikĂ«s derisa dhembja nuk shĂ«rohet pĂ«rkundrazi nĂ«na vazhdimisht kthehet  tek ngjarja e trisht kur i kanĂ« marrĂ« fĂ«mijĂ«t dhe ngre  dilema e dyshime pĂ«r veprimet e saja a ishin tĂ« duhura apo jo. Flet me ndĂ«rgjegjen e saj  e vetĂ«ngarkon veten me fajin qĂ« nuk e ka derisa nĂ« jetĂ«n publike bĂ«hen pazare me dhembjen. Loti shpĂ«rthen si vĂ«rshim i dhembjes  mbush kovat dhe zbraz por pa ndryshim nĂ« gjendjen e saj, pritja vazhdon 
NĂ«na nuk ndalet s’kĂ«rkuari rrugĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«rri deri te fati i fĂ«mijĂ«ve.

E kĂ«putur shprese nga ndotĂ«sit e kohĂ«s qĂ« nuk dĂ«gjojnë  pĂ«r kĂ« bien kĂ«mbĂ«t ajo kĂ«lthet “A bĂ«jmĂ« mĂ«kat qĂ« kĂ«rkojmĂ« ata qĂ« kemi lindur”. Vuajtja e saj bĂ«het provĂ« qĂ« gĂ«rruen ndĂ«rgjegjen e kujtĂ«do qoft apo secilit
e tĂ«ra Ă«shtĂ« fatale sepse ka kaluar nĂ« psikologji nga vetmia nĂ« vetmim
por Hana del pĂ«rtej dhe nis tĂ« rinovojĂ« jetĂ«n  pĂ«r tĂ« dal tek fuqia e vullnetit pĂ«r jetĂ«n duke r firmosĂ« me shpirtin e saj IDENTITETIN e dhembjes. 

Autori i shfaqjes Naser Shatrolli e kishte zbërthyer estetikisht dhembjen duke nxjerr disa idioma teatrore që përqonin emocione të fuqishme . Mizinskena e organizuar mirëm temporitmi, dinamika e shfaqjes ishin në shërbim të rrëfimit.

Aktorja Vafi Redhi e kishte mishëruar personazhin e Hënës nga niveli i reagimit social deri  në nivel psikologjik. Ajo me veprime foljore plotë ngjyra të dhembjes, fuqi emocionale, veprime fizike që zbërthenin gjendjen e personazhit duke nxjerr në dritën e skenës përmbajtjen e dhembjes fuqishëm dhe të latuar  estetikisht.

Muzika, skenogragia dhe ndriçimi kontribuuan në pataqitjen dhe zbërthimin e temës së shfaqjes. 

Në Etno nejë mysafirët i argëtoj grupi Rilindja.

Etno fest me përmbajtjen e programeve po e përmbushë misionin në organizimin, prezantimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe trajtimin e saj modern përmes arteve të ndryshme që e ushqejnë njëra tjetren dhe krijojnë identitetin e Etno Festit./ KultPlus.com

NĂ« MitrovicĂ« hapet akademia ‘International Piano Balkan Academy’, thirren pĂ«r aplikim artistĂ«t e rinj

Për herë të parë në Kosovë, një shtëpi me famë botërore në fushën e muzikës klasike, që realizon regjistrime CD dhe albume për artistë të njohur ndërkombëtarisht, po vjen për të kontribuar në Kosovë përmes International Piano Balkan Academy, e cila është hapur në Mitrovicë.

IPBA në Kosovë është hapur nga pianistja Melisa Ibrahimi, ku president dhe drejtor artistik ështe profesori me famë botërore Giuseppe Devastato.

Kjo akademi ka për qëllim të mbështesë pianistët e rinj nga Kosova dhe Ballkani, duke u ofruar mundësi për të zhvilluar karrierën e tyre përmes koncerteve, regjistrimeve profesionale, përgatitjes për gara ndërkombëtare dhe bursave për studime jashtë vendit.

Një mundësi e tillë nuk ka ndodhur më parë në Kosovë apo në rajon, dhe aplikimet janë hapur për vitin akademik që nis nga shtatori deri në qershor.

Gjatë këtij viti, studentët do të përfitojnë:

‱ Koncerte Recitale nĂ« EvropĂ«

‱ Regjistrim profesional tĂ« njĂ« albumi CD me KNS Classical

‱ Bursa pĂ«r studime ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« EvropĂ«

‱ PĂ«rgatitje intensive pĂ«r gara pianistike tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« Profesor i akademisĂ« Ă«shtĂ« Giuseppe Devastato, pianist i njohur botĂ«risht, anĂ«tar jurie nĂ« konkurse prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare dhe pedagog nĂ« tri universitete nĂ« SpanjĂ« dhe Itali./ KultPlus.com

Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje

Në çdo cep të Malësisë së Madhe gjenden gjurmë të një historie të thellë, natyrë e paprekur dhe mikpritje që të mbetet në mendje. Në zemër të kësaj zone ndodhet Kelmendi, një destinacion që nuk njeh kufij sezonalë dhe që dita-ditës po shndërrohet në një pikë referimi për turizmin malor në Shqipëri.

I rrethuar nga fshatra me arkitekturë alpine dhe histori shekullore, Kelmendi të fton në një udhëtim të paharruar, ku çdo vizitë është një përjetim unik. Ushqimet tradicionale, mikpritja e ngrohtë e banorëve, peizazhet e egra dhe të paprekura, e kanë kthyer këtë zonë në një perlë turistike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale pamje nga Kelmendi, duke e cilĂ«suar atĂ« vend si “magjik”.

Zona ofron një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm të shumëllojshëm. Ecje në shtigje të pashkelura, eksplorim i shpellave të lashta, lundrim me kajak në lumin e kthjellët të Cemit, apo kalërim përmes peizazheve të egra, të gjitha janë përvoja që të lidhin me natyrën.

Një nga pasuritë më të veçanta të Malësisë së Madhe janë shpellat, që jo vetëm mahnitin me format e tyre natyrore, por edhe zbulojnë të dhëna të rëndësishme për jetën e hershme njerëzore. Shpellat më të njohura ndodhen në Kelmend, Shkrel, Kastrat dhe Gruemirë, dhe janë një thesar për eksploruesit dhe studiuesit.

Qoftë verë apo dimër, Kelmendi mbetet një destinacion për këdo që kërkon turizmin malor, larg zhurmës, pranë natyrës, historisë dhe shpirtit të saj malësor./atsh/ KultPlus.com

PĂ«rzgjidhen projektet e dhjetĂ« animatorĂ«ve tĂ« rinj – PĂ«rfundon me sukses edicioni i parĂ« i iniciativĂ«s Anibar Pro – Genesis

GjatĂ« edicionit tĂ« 16-tĂ« tĂ« Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Animacionit Anibar, u pĂ«rmbyll me sukses iniciativa mĂ« e re profesionale Anibar Pro – Genesis. NĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« veçantĂ« u duartrokit progresi dhe potenciali i talentĂ«ve tĂ« rinj nĂ« industrinĂ« e animacionit.

Kjo nismë francezo-kosovare, e realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Kosovë dhe e mbështetur nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ambasada Franceze në Kosovë, është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të misionit të festivalit për fuqizimin e krijuesve të rinj dhe zhvillimin e industrive kreative në rajon.

Gjatë pesë ditëve të festivalit i cili mbajt në Pejë, 18 animatorë te rinj prezantuan konceptet e
filmave të tyre para një audience ndërkombëtare të përbërë nga producentë, studio dhe mentorë,
në kuadër të Genesis Pitching Sessions. Programi profesional përfshiu gjithashtu punëtori, panele
diskutimi dhe aktivitete rrjetëzimi me fokus në ndërmarrësi, mentorim dhe tregim etik.

Drejtori Ekzekutiv i Anibar, Vullnet Sanaja, vlerësoi ndikimin e programit Genesis dhe ndau vizionin e tij për të ardhmen, duke theksuar se kjo iniciativë ishte vetëm faza e parë e një rruge të
gjatë që do të vazhdojë me më shumë mundësi për zhvillim, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe
mbështetje të drejtpërdrejtë për krijuesit e rinj.


Momenti kulmor i ngjarjes erdhi kur anĂ«tarĂ«t e jurisĂ« – Olivier Catherin, Corinne Destombes dhe
Manon Messiant, figura të njohura të animacionit evropian, shpallën dhjetë projektet e përzgjedhura që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nën përkujdesje profesionale:
● Albana Hajdini – Stick With Me
● Alisa Fejza – Fading Echoes
● Bleona Brahimi – Inside the Box
● Diellza Franca – At Hana’s
● Erza Qorrolli – Engji
● Finesa Peja – Cice!
● Kaltrina Berisha – Imagine if You Can’t Imagine the Imaginable
● Leonita Thaqi – Liminal
● Rina Lasku – No More Dirt
● Yll Avdiu – As the Forest Whispers

Të përzgjedhur për origjinalitetin, vizionin dhe potencialin e tyre artistik, këta krijues të rinj do të përfitojnë nga mentorim i strukturuar, punëtori dhe masterklasa me producentë e ekspertë të animacionit. Secili prej tyre do të lidhet me një nga producentët që takuan gjatë Genesis, duke siguruar kështu udhëzim të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre.



Me pĂ«rfundimin e edicionit tĂ« parĂ«, Anibar Pro – Genesis Ă«shtĂ« pozicionuar si njĂ« shtyllĂ« e fuqishme nĂ« kuadĂ«r tĂ« festivalit. MĂ« shumĂ« se njĂ« platformĂ« pĂ«r pĂ«rzgjedhje tĂ« projekteve, ky program shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« inkubator tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m kreativ qĂ« ndĂ«rton ura mes animatorĂ«ve tĂ« rinj nĂ« KosovĂ« dhe tregut ndĂ«rkombĂ«tar.

Ndërsa perdet mbyllen për këtë edicion, një gjë është e qartë: zërat e këtyre të rinjve sapo kanë
nisur të dëgjohen. Gjenerata e re e animatorëve është këtu, dhe e ardhmja e tyre duket premtuese./ KultPlus.com

‘Psikoterapia e Kohezionit tĂ« BrendshĂ«m’ prezantohet nĂ« librin e ShĂ«ndetit Mendor tĂ« Cambridge University Press & Assessment

Profesori universitar, Fitim Uka ka njoftuar se libri “Psikoterapia e Kohezionit tĂ« BrendshĂ«m” do tĂ« prezantohet edhe nĂ« librin e ShĂ«ndetit Mendor tĂ« Cambridge University Press & Assessment, shkruan KultPlus.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi nĂ« rrjetin social “Facebook”, profesori Uka ka thĂ«nĂ« se prezantimi i librit  nĂ« Cambridge University Press, Ă«shtĂ« vulĂ« e njĂ« suksesi tĂ« padiskutueshĂ«m.

“Po, po, hiq mĂ« pak se nĂ« librin e Cambridge University do tĂ« shkruhen emrat e njĂ« gjenerate tĂ« re studiuesish nga Kosova. Ata do tĂ« jenĂ« autorĂ«t e njĂ« kapitulli qĂ« e prezanton psikoterapinĂ« tonĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Një herë Wiley, e tash edhe Cambridge University Press, janë vula e një suksesi të padiskutueshëm.

MirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe mbani mend kĂ«ta emra: Arian Musliu, Rineta Maliqi, Vanesa Sopjani, Lum Zharku, Adela Bajrami, Lira Baliu, Albina Statovci, Fjolla Rexha, LoretĂ« TovĂ«rlani, Drin Shehu, Erestina Uka, Altina Limani”, ka shkruar profesori Uka./ KultPlus.com

E bëri shqiponjën, garuesi i Kosovës diskualifikohet në garën në Mal të Zi

Sportisti nga Gjakova, ShkĂ«lzen Goqi, Ă«shtĂ« diskualifikuar nga gara tradicionale e kĂ«rcimeve nĂ« ujĂ« nga “Ura e Vezirit” nĂ« PodgoricĂ«, pas njĂ« gjestikulacioni me simbolin e shqiponjĂ«s dykrenare.

Gara u mbajt tĂ« shtunĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 15 vitesh, ndĂ«rsa para kĂ«rcimit, Goqi pĂ«rshĂ«ndeti publikun duke bĂ«rĂ« simbolin kombĂ«tar shqiptar. Ky veprim u konsiderua si “provokim” nga njĂ« pjesĂ« e shikuesve dhe organizatorĂ«ve, duke çuar nĂ« pĂ«rjashtimin e tij nga gara dhe ndalesĂ« pĂ«r pjesĂ«marrje tĂ« ardhshme.

Organizatori Edvald Krniq dhe autoritetet lokale e cilĂ«suan gjestin si shkelje tĂ« rregullave tĂ« sjelljes sportive, ndonĂ«se nuk ekziston ndonjĂ« ndalim zyrtar pĂ«r simbole tĂ« tilla nĂ« garĂ«. Goqi pĂ«r KOHËN deklaroi se u pĂ«rball me ofendime dhe kĂ«rcĂ«nime nga huliganĂ« serbĂ«, por se nuk ishte provokim, por shprehje krenarie kombĂ«tare.

Diskualifikimi i tij ka nxitur debat mbi lirinë e shprehjes në sport dhe ndikimin politik në ngjarje sportive në rajon.

Rikthehet fuqishëm ikona e muzikës Armend Rexhepagiqi, me një koncert madhështor promovon albumin me shtatë këngë

Vjollca Duraku

Ikona e muzikĂ«s, Armend Rexhepagiqi, pĂ«rmes njĂ« koncerti madhĂ«shtor mbrĂ«mĂ« ka shĂ«nuar njĂ« rikthim tĂ« fuqishĂ«m nĂ« skenĂ«n muzikore me promovimin e albumit “Dashuri e VjetĂ«r”, shkruan KultPlus. ShtatĂ« kĂ«ngĂ«t e projektit tĂ« tij mĂ« tĂ« ri erdhĂ«n si dhuratĂ« pĂ«r publikun e tij besnik, pas njĂ« mungese tĂ« gjatĂ« kohore, duke dhuruar emocione kulminante. Interpretimi i temave emocionale me njĂ« thelb tĂ« thellĂ« artistik, padyshim qĂ« e pozicionon artistin Rexhepagiqi nĂ« majĂ« tĂ« industrisĂ« muzikore, e posaçërisht nĂ« vendin ku çdo krijues e adhuron, nĂ« zemrat e publikut.

I njĂ«jti zĂ«, stil dhe identitet muzikor me shumĂ« ndryshime nĂ« mĂ«nyrĂ«n e qasjes ndaj tematikave specifike e rikthenin Rexhepagiqin nĂ« njĂ« pasqyrues tĂ« pjesĂ«ve mĂ« tĂ« thella tĂ« njeriut, deri aty ku dhimbja dhe dashuria bĂ«hen njĂ«, dhe njeriu merr pĂ«rmasa hyjnore. Tema e dashurisĂ«, ndarjes, nostalgjisĂ«, pendesĂ«s e kujtimeve dominuan nĂ« kĂ«tĂ« koncert qĂ« rrĂ«mbente me vete publikun nĂ« çdo moment. NdĂ«rkaq, ironia therĂ«se e shprehur nĂ« fjalĂ« tĂ« thjeshta pĂ«rmes njĂ« autenticiteti personal ishte ‘specialitet’ i artistit qĂ« depĂ«rtonte lehtĂ«sisht nĂ« qenien e secilit duke tĂ« ftuar nĂ« vetĂ«-reflektimi tĂ« thellĂ«.

Koncertit të shumëpritur i parapriu një kolazh fotografik, ku paraqiteshin momente të veçanta nga jeta personale dhe profesionale e tij, duke përfshirë bashkëshorten, bashkëpunëtorët dhe paraqitjet muzikore që shënuan kthesë në karrierën e tij të bujshme muzikore. Pas pak, një tym i shpërndarë në skenën gjigande ishte paralajmërimi i fundit për këtë takim të shenjtë në mes të artistit dhe publikut që me padurim priste të përfshihej në artin e tij.

KĂ«nga “Dashuri e VjetĂ«r” shĂ«noi fillimin e njĂ« nate tĂ« paharrueshme, e cila e pĂ«rjetĂ«soi krijimtarinĂ« muzikore tĂ« artistit pĂ«rmes albumit me tĂ« njĂ«jtin titull. Kjo baladĂ« nostalgjike prek nĂ« ndjesi emocionale pĂ«r njĂ« dashuri tĂ« humbur duke kĂ«rkuar rikthimin e saj. Tendenca pĂ«r rifillmin e njĂ« relacioni paraqitet si kontrast me titullin “Dashuri e VjetĂ«r”. Teksti poetik i Aida Barakut i kombinuar me zĂ«rin e ndjeshĂ«m tĂ« artistit janĂ« njĂ« kombinim i fuqishĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« influencĂ« tĂ« madhe muzikore.

“Ti nuk mĂ« meriton”- njĂ« projekt i mĂ«hershĂ«m muzikor ishte pjesĂ« e mbrĂ«mjes po ashtu, duke paraqitur elementet e pasojave tĂ« njĂ« dashurie tĂ« njĂ«anshme qĂ« dĂ«rgon nĂ« pĂ«rpjekje sfilitĂ«se, vuajtje, depresion dhe ndĂ«rtim tĂ« karakterit tĂ« brendshĂ«m duke e rikthyer njeriun pĂ«rsĂ«ri te vetja dhe te fuqia e tij. NdĂ«rsa, kĂ«ngĂ«t “A don hala” dhe “Tavolina e mĂ«rzisĂ«â€ me tekst tĂ« Aida Barakut ishin kĂ«ngĂ« ‘mysafire’ nĂ« kĂ«tĂ« promovim perlash. TĂ« kĂ«nduara nĂ« stilin unik tĂ« kĂ«ngĂ«tarit Rexhepagiqi, kĂ«ngĂ«t nga ana e publikut qĂ« pĂ«rbĂ«hej nga tĂ« gjitha moshat pĂ«rjetoheshin si krijime krejtĂ«sisht tĂ« reja.

“Thuhet qĂ« pas njĂ« burri tĂ« sukseshĂ«m qĂ«ndron njĂ« grua e mençur. Te unĂ« kjo nuk vlen. Ajo Ă«shtĂ« shumĂ« para meje, dua t’i them nga kĂ«tu faleminderit, tĂ« dua shumĂ«. NjĂ« duartokitje tĂ« madhe pĂ«r Aida Barakun. TĂ« dua zemĂ«r”, Ă«shtĂ« shprehur Armend Rexhepagiqi.

NdĂ«rsa, kĂ«nga “Boll m’ke dal” qĂ« shprehte lodhje emocionale nga njĂ« lidhje dashurie, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« shpĂ«rfaqte pĂ«rpĂ«litjet shpirtĂ«rore pĂ«r tu larguar nga kjo gjendje. Balada tĂ« pĂ«rthithte me njĂ« ndjeshmĂ«ri tĂ« madhe, po aq sa teksti i kĂ«ngĂ«s “Kutia e zezĂ«â€ qĂ« pĂ«rcjellte ndjenja tĂ« thella intime pĂ«rmes alegorisĂ« sĂ« kutisĂ« sĂ« zezĂ«. Kurse kĂ«nga “Edhe njĂ« herĂ«â€ erdh si homazh pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« dashurit e kĂ«ngĂ«tarit tĂ« cilĂ«t nuk jetojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« dimension, kĂ«ngĂ« kjo qĂ« preku thellĂ« edhe audiencĂ«n.

KĂ«ngĂ«t tjera tĂ« interpretuara mbrĂ«mĂ« ishin: “Ma ke nal”, “So dashni”, “Harrova”, “Bileta”, “DashurinĂ« ku e kam”, “Dudije” dhe “Bilbili”. PĂ«rderisa, kĂ«nga mĂ« ritmike e albumit tĂ« ri “Krejt PrishtinĂ«n pĂ«r ditĂ«lindje” qĂ« shpĂ«rfaqĂ« njĂ« dedikim emocional duke kĂ«rkuar riparimin e marrĂ«dhĂ«nies nĂ« njĂ« moment special si “DitĂ«lindja” shĂ«noi fundin e koncertit, ku u prezantuan me kĂ«ngĂ« edhe kĂ«ngĂ«taret e njohura Fifi dhe Ronela Hajati.

Duke qenë falënderues për përkrahjen e shtetit të Kosovës, këngëtari Rexhepagiqi ka thënë se me kënaqësi do të vazhdojë punën e tij prej artisti.

“NĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre jam edhe mĂ« i obliguar tĂ« vazhdoj tĂ« punoj dhe tĂ« arsyetoj kĂ«tĂ« besim. Ju falĂ«nderoj nga zemra pĂ«r pĂ«rkrahjen. Me kĂ«naqĂ«si shumĂ« tĂ« madhe i falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« sponsorĂ«t e kĂ«tij koncerti”, Ă«shtĂ« shpehur Rexhepagiqi, duke bĂ«rĂ« edhe thirrje pĂ«r paqe nĂ« botĂ«.

“Muzika mĂ« parĂ« ka njĂ« mision. TĂ« pĂ«rçojĂ« dritĂ«. Secili nga ju, tĂ« gjithĂ« ne nga Prishtina, nga Kosova bĂ«jmĂ« apel pĂ«r paqe nĂ« tĂ«rĂ« botĂ«n pĂ«rmes njĂ« duartrokitje. Bota ka nevojĂ« pĂ«r mirĂ«si! Ju faleminderit!”, ka bĂ«rĂ« apel artisti duke ftuar publikun pĂ«r njĂ« duartrokitje tĂ« madhe.

Koncerti është vlerësuar lart edhe nga figura të shquara nga bota e artit dhe e kulturës, të cilët këngëtarin Armend Rexhepagiqi e cilësuan si artist të rrallë me një art muzikor të jashtëzakonshëm.

Drejtoresha e Mediumit KultPlus, Ardianë Pajaziti ka thënë se Rexhepagiqi është artist që ka pasur ndikim në krijimin e memories kolektive.

“Harrova” “Shkel” “Oj Dude, Dudie” ishin kĂ«ngĂ«t qĂ« i kĂ«ndonte publiku, edhe pa Armendin, por edhe kĂ«nga e re “Dashni e vjetĂ«r” ishte ngjizur nĂ« memorien e adhuruesve tĂ« tij, qĂ« kumbonte nĂ« hapĂ«sirĂ«n e parkingut tĂ« PrishtinĂ«s, qĂ« pĂ«r njĂ« natĂ« tĂ« vetme shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« energji Prishtine, pĂ«r tu kthyer sĂ«rish nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« pa jetĂ«. Se nĂ«se Armendi Ă«shtĂ« brenda shijes sĂ« secilit, Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet, se artistĂ«t kanĂ« audienca tĂ« ndryshme, por se Ă«shtĂ« kujtesĂ« kolektive, definitivisht po. MbrĂ«mĂ«, prindĂ«rit qĂ« luftojnĂ« me fĂ«mijĂ«t e tyre pĂ«r çështje adoleshence, pĂ«r nje moment u shndĂ«rruan po nĂ« ata adoleshentĂ«. Burra e gra tĂ« rritur me njĂ« shpirt tĂ« rinuar!”, thĂ«nĂ« drejtoresha Pajaziti.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila nga afër ka ndjekur koncertin ka thënë se çdo akord i artistit Rexhepagiqi ka rikthyer ndienja, emocione dhe nostagji për krijimtarinë që sipas saj që sfidon kohën.

“NjĂ« koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria pĂ«r muzikĂ«n u bashkuan nĂ« njĂ« natĂ« tĂ« paharrueshme. Armend Rexhepagiqi, me zĂ«rin e tij qĂ« sfidon kohĂ«n dhe njĂ« shpirt artistik qĂ« rrĂ«mben zemrat e shumĂ« gjeneratave, na çoi nĂ« njĂ« udhĂ«tim tĂ« paharrueshĂ«m ndĂ«rmjet nostalgjisĂ« dhe freskisĂ« sĂ« krijimeve tĂ« reja.  Faleminderit, Armend, pĂ«r çdo akord qĂ« na bĂ«ri tĂ« ndiejmĂ« emocion e nostagji dhe pĂ«r krijimtarinĂ« qĂ« sfidon kohĂ«n”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kurse, Ministri i KulturĂ«s, Hajrulla Çeku ka thĂ«nĂ« se artistĂ«t si Armend Rexhepagiqi janĂ« tĂ« rrallĂ«.

“ArtistĂ«t si Armend Rexhepagiqi janĂ« tĂ« rrallĂ«. ZĂ«ri, ndjeshmĂ«ria dhe muzika e tij kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« kulturĂ«n tonĂ«. Koncerti i tij i mbrĂ«mshĂ«m ishte fantastik. NjĂ« rikthim i shumĂ«pritur i njĂ« prej artistĂ«ve tanĂ« mĂ« tĂ« veçantĂ«, me albumin e ri ‘Dashni e vjetĂ«r”, ka shkruar ai nĂ« facebook.

NdĂ«rkaq, Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka thĂ«nĂ« se koncerti i Armend Rexhepagiqit, “Dashuri e vjetĂ«r” ka ndezur shpirtin e gjithĂ« qytetit.

“PrishtinĂ« je ma shumĂ« se qytet, je ndjenjĂ«, je melodi qĂ« nuk ndalet kurrĂ«! Armend, ky nuk ishte veç koncert, ti ndeze shpirtin e njĂ« qyteti tĂ« tĂ«rĂ«â€, ka shkruar Kryetari Rama nĂ« facebook.

Artisti Armend Rexhepagiqi pas koncerti “Dashuri e VjetĂ«r” tĂ« mbajtur prapa Pallatit tĂ« RinisĂ«, do tĂ« prezantohet edhe nĂ« ShkodĂ«r, nĂ« Festivalin “ZaFest”, mĂ« 25 korrik./ KultPlus.com

VilĂ« romake me mozaikĂ« nĂ«n themele, Gonxhja: Riprojektohet nga arkitekt spanjoll shkolla ‘Gjergj Kastrioti’

NjĂ« nga zbulimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme arkeologjike tĂ« dekadave tĂ« fundit Ă«shtĂ« evidentuar nĂ« DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n ku po rindĂ«rtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”.

Bëhet fjalë për një vilë romake me mozaikë me motive gjeometrike, struktura muresh dhe materiale të tjera arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se menjëherë pas zbulimit, është hartuar Raporti i Gërmimit Arkeologjik të Shpëtimit nga arkeologu prof. Luan Përzhita, që i hapi rrugën konservimit dhe studimit të detajuar të gjetjeve.

“Kjo vilĂ« romake pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pasuri tĂ« rrallĂ« pĂ«r trashĂ«giminĂ« kulturore tĂ« DurrĂ«sit dhe tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, dhe krahasohet pĂ«r cilĂ«si me ato tĂ« zbuluara nĂ« ItalinĂ« jugore dhe qendrore”, tha Gonxhja.

Për të ruajtur dhe promovuar këtë pasuri, arkitekti spanjoll Toni GironÚs është angazhuar në riprojektimin e shkollës, duke ndërtuar një koncept ku ndërthuren edukimi dhe trashëgimia. Projekti i ri do të mundësojë ekspozimin publik të gjetjeve, duke i integruar ato në infrastrukturën e shkollës.

Ky është një model unik zhvillimi që synon transformimin urban dhe arsimor të qytetit, si dhe promovimin e turizmit kulturor.

Institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Institutin e Arkeologjisë dhe Bashkinë e Durrësit, do të ndjekin nga afër dokumentimin, mbrojtjen dhe përfshirjen e gjetjeve në projektin e ri.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« shembull konkret i vizionit pĂ«r zhvillim tĂ« integruar urban, edukativ dhe turistik”, pĂ«rfundoi ministri Gonxhja./atsh/ KultPlus.com

Studentët e Universum pjesë e një projekti ndërkombëtar me Gjermaninë dhe Keninë

Studentët e Universum International College kanë qenë pjesë e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare që bashkoi të rinj nga Kosova, Gjermania dhe Kenia në një projekt të përbashkët me ndikim global.

Faza e parë e këtij projekti nisi në Kosovë, ku studentë nga Gjermania udhëtuan drejt kampusit të Universum për të punuar së bashku me studentët tanë në tema me rëndësi sociale dhe kulturore. Për një javë, kampusi i Universum u kthye në një qendër të energjisë rinore, shkëmbimit të ideve dhe punës kreative ndërkulturore.

Pas kësaj faze, studentët e Universum së bashku me studentët nga Kenia udhëtuan në Gjermani, ku vazhduan punën në projekt dhe morën pjesë në aktivitete të shumta akademike, kulturore dhe sociale. Gjatë qëndrimit atje, ata prezantuan rezultatet e punës së tyre, u përfshinë në panele ndërkombëtare dhe ndërtuan rrjete të reja bashkëpunimi me studentë nga vende të ndryshme të botës.

Ky projekt tregoi edhe një herë se studentët e Universum janë të gatshëm të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në çdo cep të globit, me profesionalizëm, kreativitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.unnamed (1).jpg

🌐 Universum International College vazhdon tĂ« jetĂ« lidere nĂ« ofrimin e mundĂ«sive ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r studentĂ«t e saj, pĂ«rmes projekteve ndĂ«rkombĂ«tare, bursave Erasmus+ dhe bashkĂ«punimeve globale qĂ« forcojnĂ« arsimin dhe krijojnĂ« qytetarĂ« tĂ« botĂ«s

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

PĂ«r mĂ« shumĂ« informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram./KultPlus.com

Ministri Çeku: Rikthim emocionues i Armend Rexhepagiqit me albumin “Dashni e vjetĂ«r”

Ministri i KulturĂ«s, Hajrulla Çeku, ka vlerĂ«suar lart rikthimin e kĂ«ngĂ«tarit dhe kantautorit tĂ« njohur Armend Rexhepagiqi, pas koncertit tĂ« mbajtur mbrĂ«mĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

PĂ«rmes njĂ« postimi, ministri Çeku tha se artistĂ« si Rexhepagiqi janĂ« tĂ« rrallĂ« dhe tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« skenĂ«n muzikore shqiptare. Ai pĂ«rshkroi koncertin si “fantastik” dhe theksoi se zĂ«ri, ndjeshmĂ«ria dhe muzika e artistit kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« thella nĂ« kulturĂ«n tonĂ«.

“NjĂ« rikthim i shumĂ«pritur i njĂ« prej artistĂ«ve tanĂ« mĂ« tĂ« veçantĂ«, me albumin e ri ‘Dashni e vjetĂ«r’. NjĂ« natĂ« ku emocionet, kujtimet dhe krijimtaria u shkrinĂ« nĂ« njĂ« performancĂ« qĂ« prek zemrĂ«n,” u shpreh ministri Çeku.

Albumi i ri i Rexhepagiqit është mirëpritur me entuziazëm nga publiku, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e muzikës së tij për të prekur gjenerata të tëra./KultPlus.com

Presidentja Osmani për koncertin e Armend Rexhepagiqit: Një natë magjike e mbushur me emocion dhe nostalgji

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas koncertit të mbajtur nga artisti i njohur Armend Rexhepagiqi, duke e quajtur ngjarjen një natë të paharrueshme që bashkoi emocionin, kujtimin dhe dashurinë për muzikën.

“NĂ« njĂ« koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria pĂ«r muzikĂ«n u bashkuan nĂ« njĂ« natĂ« tĂ« paharrueshme,” – shkruan Osmani, duke vlerĂ«suar thellĂ«sisht ndikimin qĂ« artisti ka pasur nĂ« breza tĂ« tĂ«rĂ«.

Ajo e pĂ«rshkroi Rexhepagiqin si njĂ« artist me zĂ« qĂ« “sfidon kohĂ«n” dhe njĂ« shpirt qĂ« “rrĂ«mben zemrat e shumĂ« gjeneratave”, duke e cilĂ«suar performancĂ«n si njĂ« udhĂ«tim ndĂ«rmjet nostalgjisĂ« dhe freskisĂ« sĂ« krijimeve tĂ« reja.

“Faleminderit, Armend, pĂ«r çdo akord qĂ« na bĂ«ri tĂ« ndiejmĂ« emocion e nostalgi dhe pĂ«r krijimtarinĂ« qĂ« sfidon kohĂ«n!” – pĂ«rfundon mesazhin e saj Presidentja Osmani./KultPlus.com

Sibel Halimi: Muzika e Armend Rexhepagiqit bashkoi gjenerata dhe emocionoi Prishtinën

Mbrëmë, Prishtina u bë një zë i vetëm me këngët e Armend Rexhepagiqi, duke bashkuar kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme.

Në një njoftim nga Drejtoria e Kulturës, drejtoresha Sibel Halimi theksoi se arti dhe kultura na kujtojnë se dashuria për vendin nuk është vetëm ndjenjë, por burim që na mban të gjallë dhe të lidhur.

“PĂ«rmes muzikĂ«s sĂ« tij, Armendi na tregoi se kjo dashuri rritet sa herĂ« qĂ« e mbajmĂ« gjallĂ« mes njerĂ«zve”, thuhet nĂ« njoftim.

Koncerti u përmbyll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata, duke e shndërruar natën në një moment të veçantë për kryeqytetin.

Kur poeti shkruan

Kur poeti shkruan, 
toka lëvizë pakëz 
në vendlindjen e parardhësit të tij. 

Nga fjalori nisin të bien gërma. 
Një djalosh shkruan një grafit me ngjyrë të kuqe: 
mesazh që shënohet në gjuhën spanjolle. 

Kur poeti shkruan, 
kuvendojnë brezat, 
ndërrohen kohët. 

Diku shtresohet shkëlqimi. 
Diku një përmendore e rëndësishme lehtë përkulet. 
Kur poeti nisë të shkruaj, 
e bën këtë përmes ëndrrës dhe kryeneçësisë. 

Pikëla shiu marrin fuqi në një libër. 
Ai libër do bëhet ujë. 
NĂ« atĂ« çast – 
pasardhësit dyshues nuk e vlerësojnë, 
prozatorët ngazëllehen, 
piktorët bashkëndiejnë. 

Kur poeti shkruan, 
rrokë përvoja të poetëve të amshuar, 
rijetëson brengat e tyre. 

Në një vend plasaritet shtegu, 
që të hyjë lagështia në zërin e dikujt që ka diçka për të kumtuar. 
Palpon qarkullimin e vet poeti 
teksa shkruan. 

E lë në kopertinë emrin e një gruaje: 
ajo grua njëherë ka qenë Dezdemonë. 
MurosĂ« ai poeti – me guralecĂ«, 
me të njëjtit që ishte gurëqëlluar. 

E mandej, 
mbulohet me një grusht dheu. 

KUR POETI E KRYEN POEZINË 

Kur e kryen poezinë, 
nuk mund ta besojë poeti se për çfarë shkroi. 

Që ka hyrë në diskutime teologjike, 
që i është tëhuajësuar vetes, 
që kërkon shtëpi tjetër, 
dashuri tjetër 
dhe fat tjetër. 

Kur e kryen poezinë, 
e kupton që e ka thënë dhe atë që nuk e kishte menduar, 
që i janë përvjedhë dhe fjalë të huaja. 

Pastaj që, nuk e di kush është, nga është. 
Që ka hulumtuar dete, 
– ende vijon tĂ« mbetet ai qĂ« gjurmon dashurinĂ«? 
Dikush do të thotë që kjo ishte 
veç replikë mbi aromat. 

Kur e kryen poezinë, 
poeti e kupton që është veçse në fillim. 

Që nuk ka lëvizë, 
sikur e gjithë ajo kohë ka ecur mbrapsht. 
Qorrazi duart kanë bërë lëvizje qarkore. 
Ai pikërisht, atëherë, ia nisë. 

Kur e kryen poezinë, 
atëherë nisë të kuptojë, 
që asnjëherë dhe asnjë poezi, 
faktikisht, s’ka pĂ«r ta pĂ«rfunduar. 

KUR MENDON SE U BË POET
 

Kur poeti e kërkon temën, 
kryqëzohen rrugët njëkahëshe. 

Stopohet karuseli, stepet njeriu, 
letrat flatrojnë gjithandej, 
kërkojnë adresa të moçme. 

Ndjehet fajtor poeti 
pĂ«r atĂ« qĂ« s’e ka bĂ«rĂ«. 
Biles më shumë se për vetë ato që ndanë bashkëfajësinë. 
PĂ«rfundon nĂ« mes tĂ« verĂ«s motmoti – 
erëmon në qafën e një gruaje bergamoti. 

Epoka e tij është mendimi i trishtë i botës. 
Beson qĂ« e gjithĂ« kjo s’i ndodhĂ« veç atij, 
s’ndodhĂ« veçse nĂ« atĂ« çast. 

Përderisa shkruan poeti, 
është barrë e kohës. 
Dhe zgavër në mes kohësh. 
Nëse e mbanë veten, 
e pranon humbjen me klas, 
përshëndetë dhe dëshpërimtarët e panjohur. 

Dhe nisë e kupton se sa është larg vetes, 
se sa nuk është ai që donte të bëhej. 

Pavle Goranoviqi (1973), shkrimtar malazez. Krijimtaria e tij është përkthyer dhe shpërblyer disaherësh. 

Shqipëroi: Argëzon Sulejmani 

Saranda, destinacioni i preferuar i fundjavës, Rama ndan pamje nga plazhet plot me turistë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga plazhet e Sarandës, ku fundjava ka sjellë një tjetër fluks të lartë vizitorësh, vendas dhe të huaj.

Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror, falë ujërave të kristalta, shërbimeve turistike në rritje dhe mikpritjes që e karakterizon prej vitesh.

Fluksi i turistëve në qytetin jugor dëshmon jo vetëm për popullaritetin në rritje të Rivierës shqiptare, por edhe për ndikimin pozitiv që turizmi po sjell në ekonominë vendase.

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora./atsh/KultPlus.com

Dashnia e vjetër me Armend Rexhepagiqin

Shumë shpesh kam parë artikuj të ndryshëm botëror për radhët e gjata të qytetarëve për të takuar një shkrimtar, për të prerë një biletë për koncerte të operave, për të takuar ndonjë futbollist, apo ndonjë figurë të njohur.

Shkruan: Ardianë Pajaziti

Kur them radhë, e kam fjalën rresht për dy, dhe jo turmë. Se turma kemi parë shumë edhe në Kosovë. Por mbrëmë, këtë radhën rresht për dy e pashë me sytë e mi. Radha ishte shumë e gjatë, prerjen e bënin semaforët, për të vazhduar më tutje drejt ngjalljes së emocioneve të fshehura.

Shumica gjeneratë e viteve të 70-ta, por që kishte edhe mbi këtë moshë e deri te moshat më të reja pritnin në radhë për tu futur në koncertin e rikthimit të këngëtarit Armend Rexhepagiq, dhe përderisa pritnin, ishte një ndjenjë ndryshe.

Takonin, takonin dhe takonin bashkëmoshatarë, shokë të dikurshëm të klasave, të shkollave, të aktiviteteve të ndryshme, që nuk ishin parë për shumë vite. Armendi i kishte mbledhë, sikur të ishte një takim gjenerate, takim nostalgjie, takim i rinisë!

E pashĂ« njĂ« burrĂ« afĂ«r tĂ« 50-ave qĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« merrte pjesĂ« nĂ« njĂ« koncert, dhe se kĂ«tĂ« vendim e kishte marr vetĂ«m pĂ«r kujtimet e kĂ«ngĂ«ve tĂ« Armend Rexhepagiq, njĂ« grua me karrocĂ« qĂ« e shoqeronin familjarĂ«t e saj, dhe njĂ« tjetĂ«r qĂ« festonte datĂ«lindjen e 50-tĂ«, dhe pikĂ«risht pĂ«r datĂ«lindjen e tij, e gjithĂ« Prishtina kumbonte “Krejt PrishtinĂ«n pĂ«r ditĂ«lindje.

“Harrova” “Shkel” “Oj Dude, Dudie” ishin kĂ«ngĂ«t qĂ« i kĂ«ndonte publiku, edhe pa Armendin, por edhe kĂ«nga e re “Dashni e vjetĂ«r” ishte ngjizur nĂ« memorien e adhuruesve tĂ« tij, qĂ« kumbonte nĂ« hapĂ«sirĂ«n e parkingut tĂ« PrishtinĂ«s, qĂ« pĂ«r njĂ« natĂ« tĂ« vetme shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« energji Prishtine, pĂ«r tu kthyer sĂ«rish nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« pa jetĂ«.

Se nëse Armendi është brenda shijes së secilit, është vështirë të thuhet, se artistët kanë audienca të ndryshme, por se është kujtesë kolektive, definitivisht po.

Mbrëmë, prindërit që luftojnë me fëmijët e tyre për cështje adoleshence, për nje moment u shnderruan po në ata adoleshentë. Burra e gra të rritur me një shpirt të rinuar!/KultPlus.com

Butrinti, thesari i lashtësisë që vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota

Nga rrënojat antike, deri te peizazhet natyrore mahnitëse, Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një prej destinacioneve më unike dhe më të vizituara në Shqipëri.

Ky qytet antik, i mbrojtur nga UNESCO, vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota falë pasurisë së tij historike dhe trashëgimisë kulturore të rrallë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot pamje nga Butrinti, duke theksuar rëndësinë e tij si pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare.

Butrinti është dëshmi e gjallë e qytetërimeve të mëdha që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit.

Kompleksi arkitektonik i Butrintit pĂ«rfshin 15 zona tĂ« periudhave tĂ« ndryshme historike, duke filluar nga shekulli IV para Krishtit deri nĂ« shekullin XVI pas Krishtit. Ky mozaik epokash e bĂ«n Butrintin njĂ« muze tĂ« hapur tĂ« qytetĂ«rimeve qĂ« kanĂ« kaluar nĂ«pĂ«r shekuj – nga romakĂ«t, bizantinĂ«t, venecianĂ«t e deri nĂ« MesjetĂ«.

Në zemër të parkut gjendet teatri antik, i cili ka qenë skenë e shfaqjeve dhe ritualeve ndër shekuj, duke ruajtur ende atmosferën dhe akustikën e kohës.

Po ashtu, bazilika, nimfeumi dhe monumente të tjera madhështore dëshmojnë ndërthurjen e arkitekturës me religjionin dhe kulturën e periudhave të ndryshme.

Muzeu i Butrintit, i vendosur mes rrënojave të lashtësisë, ofron një kronologji të pasur të historisë mijëravjeçare të qytetit. Mozaikët e ruajtur me kujdes, me figurat e tyre të ndërlikuara, rrëfejnë histori unike mbi jetën, traditat dhe besimet e banorëve të lashtë të kësaj zone magjike./atsh/KultPlus.com

56 vite më parë njeriu zbriti në Hënë

Si sot 56 vite më parë njeriu zbriti në Hënë për herë të parë.

Ishte njĂ« kohĂ« kur ende kishte Ă«ndrra ku pothuajse çdo gjĂ« dukej e mundur, shkruan gazeta gjermane ”Rheinpfalz” nĂ« njĂ« artikull kushtuar zbritjes sĂ« parĂ« tĂ« njeriut nĂ« HĂ«nĂ«.

Besimi nĂ« pĂ«rparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur nĂ« vitet ‘60 tĂ« shekullit tĂ« kaluar. Por, njĂ« Ă«ndĂ«rr u bĂ« e vĂ«rtetĂ« kur Neil Armstrong vendosi kĂ«mbĂ« nĂ« sipĂ«rfaqen e HĂ«nĂ«s mĂ« 20 korrik 1969.

Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar.

Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës.

Misioni “Apollo 11” Ă«shtĂ« shndĂ«rruar sot nĂ« simbolin e njĂ« epoke tĂ« re drejt hapĂ«sirĂ«s, ku protagonistĂ« tĂ« rinj po sfidojnĂ« njĂ«ri-tjetrin nĂ« njĂ« garĂ« qĂ« synon kthimin nĂ« HĂ«nĂ« nĂ« njĂ« rutinĂ« duke e shndĂ«rruar kĂ«tĂ« satelit tĂ« vogĂ«l nĂ« njĂ« bazĂ« kĂ«rkimore dhe nĂ« njĂ« plasdarm pĂ«r eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars./KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Shahut

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shahut, një nga lojërat më të lashta, intelektuale dhe kulturore, me një ndërthurje të sportit, të menduarit shkencor dhe elementeve të artit.

Si njĂ« aktivitet i pĂ«rballueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, ​​ai mund tĂ« ushtrohet kudo dhe tĂ« luhet nga tĂ« gjithĂ«, pĂ«rtej barrierave tĂ« gjuhĂ«s, moshĂ«s, gjinisĂ«, aftĂ«sive fizike apo statusit social.

Shahu Ă«shtĂ« njĂ« lojĂ« tavoline strategjike me dy lojtarĂ«, ku qĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« lĂ«vizin lloje tĂ« ndryshme tĂ« gurĂ«ve tĂ« shahut, me njĂ« grup tĂ« caktuar lĂ«vizjesh tĂ« mundshme, rreth njĂ« dĂ«rrase katrore me kuadrate duke u pĂ«rpjekur tĂ« kapet “mbreti” kundĂ«rshtar.

Sot ka mbi 2000 variante tĂ« identifikueshme tĂ« lojĂ«s. NjĂ« teori Ă«shtĂ« se njĂ« lojĂ« e hershme e ngjashme me shahun e quajtur Chaturanga filloi nĂ« Indi dhe u pĂ«rhap pĂ«rgjatĂ« RrugĂ«s sĂ« MĂ«ndafshit nĂ« perĂ«ndim tĂ« PersisĂ«. NdĂ«rsa shahu modern besohet tĂ« ketĂ« rrjedhur nga Chaturanga qĂ« do tĂ« thotĂ« “katĂ«r divizione” duke iu referuar ose ndarjeve tĂ« pjesĂ«ve tĂ« lojĂ«s nĂ« kĂ«mbĂ«soria, kalorĂ«sia, elefanti dhe karroca, ose pĂ«r faktin se loja u luajt nga katĂ«r lojtarĂ«. Chatrang, dhe mĂ« vonĂ« Shatranj, ishte emri qĂ« iu dha lojĂ«s kur mbĂ«rriti nĂ« PersinĂ« Sasanide rreth vitit 600 tĂ« erĂ«s sonĂ«.

Në vitin 900 të erës sonë, mjeshtrat e shahut abasid al-Suli dhe al-Lajlaj kompozuan vepra mbi teknikat dhe strategjinë e lojës, dhe në vitin 1000 të erës sonë shahu ishte i popullarizuar në të gjithë Evropën dhe në Rusi, ku u prezantua nga Stepa Euroaziatike.

Më 12 dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme shpalli 20 korrikun si Ditën Botërore të Shahut për të shënuar datën e themelimit të Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE) në Paris në vitin 1924. Me iniciativën e FIDE-s, 20 korriku shënohet si Dita Ndërkombëtare e Shahut nga shahistët në mbarë botën që nga viti 1966./atsh/KultPlus.com

Ngaherë në pritje

Poezi nga Dritëro Agolli

Sërish të pres të vish:
Na qënka jeta pritje
Në shpirt, në gjak, në mish,
Në gaz e në mërzitje.

Dhe unë e them ta dish:
Sa dukesh ti në derë
Pranvera hyn në shpirt
Dhe shpirti në pranverë./KultPlus.com

❌