Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Perla” e Bregut nuk mjafton, Dinamo mundet me përmbysje nga Hajduku në Kroaci

Dinamo ka pësuar një humbje minimale 2-1 ndaj Hajduk Split në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League. Skuadra shqiptare e nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh me një super gol të Dejvi Bregut dhe duke mbyllur pjesën e parë me epërsi. Megjithatë, në fraksionin e dytë, kroatët përmbysën gjithçka me rrjetat e Durdov dhe Sanyang. Ndeshja e kthimit, që do të luhet pas…

Source

Egnatia merr një barazim me vlerë në Slloveni, VAR në fund i shpëton ndaj Olimpija

Egnatia ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League, duke barazuar 0-0 në transfertë ndaj Olimpija Ljubljanës. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Stožice” u karakterizua nga lojë dinamike dhe raste nga të dyja skuadrat. Në pjesën e parë, vendasit patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, pas një penalltie të fituar pas kontaktit mes…

Source

Dejvu Bregu shënon gol spektakolar ndaj Hajduk Split (VIDEO)

Dejvi Bregu ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 36-të të ndeshjes që Dinamo po zhvillon në transfertë ndaj Hajduk Split në Kroaci. Mesfushori vlonjat lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin vendas dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Një eurogol që ndezi festën në kampin e Dinamos dhe tregoi edhe një herë klasin e Bregut në momente vendimtare.

Source

“Trajneri i Vitit 2025”/ Conte dhe Slot rivalizojnë Luis Enrique-n, 5 kandidatë

Revista prestigjioze France Football ka publikuar emrat e pesë finalistëve për çmimin “Trajneri i Vitit 2025”, trofe që ndahet çdo vit në ceremoninë e Topit të Artë (Ballon d’Or) për teknikun më të suksesshëm të sezonit në futbollin e meshkujve. Në garë janë Antonio Conte, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot, pesë trajnerë që kanë shkëlqyer në drejtimin e skuadrave të tyre…

Source

Zbulohet lista me 30 kandidatët finalist për “Topin e Artë 2025”

Revista prestigjioze France Football ka publikuar listën zyrtare të 30 finalistëve për Topin e Artë 2025, çmimi më i rëndësishëm individual në futbollin botëror. Mes yjeve të afirmuar dhe brezit të ri që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare, ky edicion pritet të jetë një nga më të balancuarit dhe emocionuesit në vitet e fundit. Në mesin e kandidatëve spikasin emra të mëdhenj si Kylian Mbappé…

Source

Liverpooli i pandalshëm në merkato, pas Isak kërkon edhe Barcola nga PSG

Pas afrimeve të bujshme të Wirtz, Ekitiké, Frimpong dhe Kerkez, Liverpool duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato vere. Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, “The Reds” kanë vënë në shënjestër Bradley Barcola, sulmuesin e talentuar të Paris Saint-Germain, i cili është shpallur asistuesi më i mirë i sezonit 2025. Francezi i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për të…

Source

Sinjale pozitive për Kolo Muani, Juventusi e ka gati ofertën për ta rikthyer

Juventusi ka një plan të qartë për merkaton e verës dhe është vendosur për të përforcuar skuadrën e udhëhequr nga Igor Tudor. Klubi bardhezi është i fokusuar në tre objektiva të rëndësishëm: sulmuesi Kolo Muani, një mesfushor qendre dhe një lojtar kreativ në treçerek. Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor i Juventusit në repartin ofensiv. Sulmuesi francez i ka dhënë fjalën e tij klubit…

Source

U-19/ Shqipëria barazon me rezultatin 1-1 ndeshjen e dytë me Italinë

Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë, e zhvilluar sot në “Novarello Sporting Center”. Golin për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj e shënoi Mateo Dashi në pjesën e dytë të takimit. Tekniku kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Culi (GK), Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B.Krasniqi, Arifi (C), Malaj, L.Krasniqi.

Source

Ramadani drejt largimit nga Lecce, mund të transferohet në Arabi

Pas dy sezonesh me Leccen, Ylber Ramadani po mendon seriozisht për një ndryshim të rëndësishëm në karrierë. Sipas raportimeve nga media të ndryshme, oferta nga Arabia Saudite kanë bërë që mesfushori shqiptar të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Serie A. Ramadani, i cili ka qenë një nga elementët më konstantë në mesfushën e Lecces, është joshur nga kushtet ekonomike tepër të favorshme që ofrojnë…

Source

Jashari ngjitet në podiumin e mesfushorëve më të shtrenjtë në historinë e Milanit

Transferimi i Ardon Jasharit te Milani është kthyer në një nga operacionet më të rëndësishme të kësaj merkatoje vere. Mesfushori shqiptaro-zviceran, i ardhur nga Club Brugge, është blerë për 36 milionë euro, një shumë që e vendos atë në podiumin e mesfushorëve më të shtrenjtë në historinë e klubit kuqezi. Jo vetëm kaq, por Jashari i afrohet shumë edhe një tjetër rekordi të rëndësishëm: ai i…

Source

Skandal në Champions League, tifozët polakë nxjerrin baner kundër Kosovës

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë ndeshjes së raundit të tretë kualifikues në Champions League, mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës, duke sjellë reagime të shumta në Poloni dhe më gjerë. Gjatë ndeshjes të zhvilluar në stadiumin polak, tifozët vendas shpalosën një banderolë gjigante ku shkruhej: “Kosova është Serbi” – një mesazh i qartë politik dhe provokues që ka ndezur polemika të shumta.

Source

“Më dhemb çdo muskul”, De Bruyne rrëfen si masakrohet nga Conte në stërvitje

Kevin De Bruyne e kishte dëgjuar më herët për metodën e famshme të Antonio Contes, por tani që po e përjeton vetë, pranon me sinqeritet se “i dhemb çdo muskul”. Ylli belg, që i është bashkuar së fundmi ekipit nën drejtimin e trajnerit italian, është vetëm një tjetër futbollist që zbulon nga afër intensitetin e jashtëzakonshëm të përgatitjes fizike të teknikut. De Bruyne e dinte se çfarë e…

Source

Egnatia dhe Dinamo City luajnë sot sfida shumë të vështira në Conference League

Dy nga përfaqësueset shqiptare në arenën europiane, Egnatia dhe Dinamo, zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të zhvilluar ndeshjet e para të fazës së tretë të Conference League, në përpjekje për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në play-off. Egnatia përballet me Olimpija Ljubljanën në Slloveni E para që do të hapë siparin e kësaj mbrëmjeje europiane është Egnatia, që në orën 20:00 do…

Source

Plas keq në miqësoren Betis-Como, grushte dhe shpulla mes lojtarëve në fushë (VIDEO)

Një atmosferë aspak miqësore u regjistrua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes miqësore mes Betis dhe Como, e zhvilluar në Kadiz të Spanjës. Takimi, që ishte pjesë e një tjetër testi europian për skuadrën e drejtuar nga Cesc Fabregas, u shoqërua me momente të forta tensioni dhe një përleshje të dhunshme në fundin e pjesës së parë. Gjithçka nisi pas një sherri mes Fornals dhe Perrone…

Source

Liverpool nuk ndalet te afrimet, shet sulmuesin për 46 milionë paundë

Al-Hilal ka arritur një marrëveshje me Liverpool për të transferuar sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, sipas raportimeve të fundit në Angli. Marrëveshja kap vlerën e 46 milionë paundëve plus bonuse. Raportime të tjera bëjnë me dije se Nunez do të firmosë një kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 18.7 milionë paundësh. Vendimi për largimin e Nunez, vjen pasi Liverpool ka siguruar…

Source

ZYRTARE/ Ardon Jashari është lojtari më i ri i Milanit, firmos deri në vitin 2030

Milani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, Ardon Jashari. Klubi kuqezi njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit nga Club Brugge, duke blerë përfundimisht kartonin e tij. Sipas njoftimit, Jashari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që e mban të lidhur me Milanin deri më 30 qershor 2030. Mesfushori spikati gjatë sezonit…

Source

Zanetti: Chivu perfekt për Interin, më dhemb ende finalja e Stambollit

Interi ka nisur një kapitull të ri me shumë ambicie, por pa harruar mësimet dhe emocionet e sezonit të kaluar. Në një intervistë të gjatë për “Clank!” me gazetarin Juan Pablo Varsky, Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i klubit zikaltër, analizoi momentin aktual dhe foli për zgjedhjet që shënojnë këtë rilindje. Zanetti komentoi zgjedhjen e Cristian Chivu si trajner i ri i skuadrës: “Kërkonim një…

Source

UEFA Conference League/ Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e së enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League. Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice“ në ora 20:00. Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër…

Source

Igli Tare nuk ndalet në merkato, gati edhe transferimi i mbrojtësit të Young Boys

Pas transferimit të Ardon Jasharit, Milani është shumë pranë goditjes së dytë nga Zvicra. Sipas raportimeve të SportMediaset, kuqezinjtë janë gati të mbyllin marrëveshjen për Zachary Athekame, mbrojtësin e djathtë të Young Boys, i lindur në vitin 2004. Oferta fillestare e Milanit prej 7 milionë euro ishte refuzuar nga klubi zviceran, por pas rritjes së shifrës nga ana e kuqezinjve…

Source

Broja pritet të kryejë vizitat mjekësore te skuadra e re në orët në vijim

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore te Burnley, duke i hapur rrugë transferimit të tij të shumëpritur nga Chelsea. 22-vjeçari ka kaluar disa vite të vështira për shkak të dëmtimeve të rënda. Fillimisht, ai pësoi një çarje të tendinës së Akilit, e cila e mbajti jashtë fushave për një kohë të…

Source

❌