❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari, ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat, por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post E rëndë në Dimal/ Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisĂ«, ja sa do dĂ«mshpĂ«rblehet

✇Albeu
By: V K

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

NĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tij vendimi pĂ«rfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajĂ« Gledis Nanos njĂ« dĂ«mshpĂ«rblim prej 60 pagash mujore, qĂ« pĂ«rkon me afatin pesĂ«vjeçar tĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« ndĂ«rprerĂ«, nĂ« vlerĂ«n totale prej rreth 100 mijĂ« euro.

Nano u shkarkua nga detyra mĂ« 31 gusht 2022, me propozim tĂ« ish-ministrit tĂ« BrendshĂ«m Bledi Çuçi, ndĂ«rsa kryeministri Edi Rama, kishte deklaruar publikisht se i kishte kĂ«rkuar dorĂ«heqjen.

Arsyeja zyrtare pĂ«r largimin e tij, ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.

Sakaq, Gledis Nano, është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.

The post U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisĂ«, ja sa do dĂ«mshpĂ«rblehet appeared first on Albeu.com.

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, kurora me lule në derën e prindërve të tij

✇Albeu
By: V K

Një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici.

Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.

“MĂ« datĂ« 18.07.2025, shtetasi E. N., 44-vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r, ka kallĂ«zuar se nĂ« banesĂ«n ku jetojnĂ« prindĂ«rit e tij, nĂ« fshatin Sektor, VelipojĂ«, Ă«shtĂ« vendosur njĂ« kurorĂ« me lule mbi kangjellat e portĂ«s. VijojnĂ« hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave dhe identifikimin e autorit”, njofton policia.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Nika është përballur edhe më parë me kërcënime për shkak të funksionit të tij si drejtues i ndërhyrjeve kundër ndërtimeve të paligjshme.

The post Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, kurora me lule në derën e prindërve të tij appeared first on Albeu.com.

SPAK godet grupin kriminal/ Si i transferonin miliona euro para tĂ« pista nga Zvicra nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rmes sistemit “Hawala”

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave.

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet e drejtĂ«sisĂ« zvicerane, janĂ« mbledhur provat e nevojshme, tĂ« cilat kanĂ« provuar faktin se personat nĂ«n hetim me iniciale E.F, B.F dhe P.K, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri tjetrin, si dhe nĂ« bashkĂ«punim me disa persona tĂ« tjerĂ« qĂ« janĂ« me banim nĂ« Luzern, ZvicĂ«r, kanĂ« ngritur sistemin “Hawala”.

Përmes këtij sistemi, kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme parash, që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Si bëhej transferimi i parave?

“Hawala”, iu ka mundĂ«suar personave nĂ«n hetim dhe personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetet kriminale, tĂ« transferonin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpejtĂ« shuma monetare nga Zvicra nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa vjeçare, tĂ« paktĂ«n prej vitit 2020 dhe nĂ« vazhdim.

Ddërguesit e parave, dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë.

Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

MASAT E SIGURISË

NdĂ«rkohĂ«, me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “arrest nĂ« burg”, ndaj tre personave nĂ«n hetim, me iniciale E.F, B.F dhe P.K.

Gjithashtu, janĂ« Policia e Shtetit ka ekzekutuar masĂ«n e sigurimit “arrest nĂ« burg” pĂ«r personin nĂ«n hetim P.K dhe B.F., ndĂ«rsa personi nĂ«n hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar nĂ« ZvicĂ«r.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e policisĂ« gjyqĂ«sore tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, ka zhvilluar hetime nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.49/3 viti 2023, pĂ«r veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve”, “Trafik i narkotikĂ«ve”, “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo i veprimtarisĂ« kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2 dhe 334/1 tĂ« Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave.

Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Ky sistem informal i transferimit tĂ« parave, i njohur me emĂ«rtimin “Hawala”, iu ka mundĂ«suar personave nĂ«n hetim dhe personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetet kriminale, tĂ« transferonin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpejtĂ«, shuma monetare nga Zvicra nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa vjeçare, tĂ« paktĂ«n prej vitit 2020 dhe nĂ« vazhdim.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.

Hetimet kanë treguar se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro. Vijojnë veprimet hetimore për llogaritjen e vlerës së plotë të shumave monetare që janë transferuar.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike, për të fshehur qëllimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre, pasi në të vërtetë këto aktivitete janë përdorur për të depozituar sasitë e parave në Zvicër dhe për të dorëzuar dhe për të shpërndarë sasitë e parave në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

Krahas veprimtarisë kriminale të mësipërme, personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K kanë realizuar edhe aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike në disa Kantone në Zvicër, duke përdorur persona të tjerë si shpërndarës të lëndëve narkotike në sasi më të vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me lëndë narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.68 datë 14.07.2025 ka vendosur:

Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “arrest nĂ« burg”, ndaj personit nĂ«n hetim E.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar pĂ«r veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve”, “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo i veprimtarisĂ« kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (1) dhe 334/1 tĂ« Kodit Penal.
Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “arrest nĂ« burg” ndaj personit nĂ«n hetim B.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar pĂ«r veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikĂ«ve”, “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo i veprimtarisĂ« kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 tĂ« Kodit Penal.
Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “arrest nĂ« burg” ndaj personit nĂ«n hetim P.K, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar pĂ«r veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve”, “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo i veprimtarisĂ« kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, tĂ« parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 tĂ« Kodit Penal.
ShĂ«rbimet e policisĂ« gjyqĂ«sore nĂ« DrejtorinĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit nĂ« datĂ«n 19.07.2025 ka ekzekutuar masĂ«n e sigurimit “arrest nĂ« burg” pĂ«r personin nĂ«n hetim P.K dhe B.F. NdĂ«rsa personi nĂ«n hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar nĂ« ZvicĂ«r.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ndërsa vijojnë hetimet për fakte te tjera penale apo për persona të tjerë, të përfshirl në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshĂ«m derisa nuk vĂ«rtetohet fajĂ«sia e tij me vendim gjyqĂ«sor tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

The post SPAK godet grupin kriminal/ Si i transferonin miliona euro para tĂ« pista nga Zvicra nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rmes sistemit “Hawala” appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 32-vjeçarit në Shëngjin, arrestohet përgjegjësi i subjektit ku viktima po kryente punimet

✇Albeu
By: V K

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin, ku 32-vjeçari Zef Lorenci ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve policore, i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vend.

Policia ka dalë me një njoftim të ri, në lidhje me vdekjen e punëtorit 32-vjeçar, Zef Lorenci. Policia bën me dije se është vënë në pranga një 64-vjeçar.

I arrestuari është përgjegjës i subjektit ku viktima po kryente punimet. I arrestuari është identifikuar si Zef Shtjefni.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara dje nga vendi i ngjarjes, duket skena e rrethuar me shirit.

 

 

Njoftimi i policisë:

NĂ« vijim tĂ« informacionit paraprak tĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« datĂ« 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur nĂ« shĂ«titoren “Willson”, nĂ« ShĂ«ngjin, ku gjatĂ« punimeve nĂ« njĂ« strukturĂ« pĂ«r ngritjen e njĂ« skene humbi jetĂ«n njĂ« punĂ«tor, ju informojmĂ« se:

Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64-vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32-vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

The post Vdekja e 32-vjeçarit në Shëngjin, arrestohet përgjegjësi i subjektit ku viktima po kryente punimet appeared first on Albeu.com.

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, pĂ«rmes njĂ« reagimi nĂ« “Facebook”, kĂ«shilltari pĂ«r Çështjet Ekonomike nĂ« PartinĂ« Demokratike dhe njĂ«kohĂ«sisht NĂ«nkryetari i KĂ«shillit Bashkiak TiranĂ«, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit tĂ« ndodhur nĂ« Ksamil mes dy biznesmenĂ«ve, pĂ«r hapĂ«sirĂ«n nĂ« plazh.

Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.

Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

“PĂ«r 13 vite rresht, njĂ« lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« plazhit pĂ«r tĂ« vendosur cadrat, duke pasur njĂ« aktivitet tĂ« konsoliduar shumĂ«vjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kĂ«rkoi lirimin e hapĂ«sirĂ«s (nĂ« zbatim tĂ« ligjit), u pĂ«rball me “rezistencĂ«n legjitime” tĂ« pronarit tĂ« lokalit, i cili kishte njĂ« histori 13-vjeçare tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« lejuar nga shteti tĂ« asaj zone”, shkruan Teliti.

“Si mundet qĂ« ligje tĂ« reja tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi dhe tĂ« zbatohen pa marrĂ« parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndĂ«rsa u ka bĂ«rĂ« thirrje qĂ« shteti tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r situatĂ«n.

“ËshtĂ« koha qĂ« shteti tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e veta dhe tĂ« shmangĂ« krijimin e situatave”, pĂ«rfundon ai.

Reagimi i Dorian Telitit:

DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?

Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.

Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.

Kur pronari i hotelit kĂ«rkoi lirimin e hapĂ«sirĂ«s (nĂ« zbatim tĂ« ligjit), u pĂ«rball me “rezistencĂ«n legjitime” tĂ« pronarit tĂ« lokalit, i cili kishte njĂ« histori 13-vjeçare tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« lejuar nga shteti tĂ« asaj zone.

Kjo situatĂ« nxjerr nĂ« pah njĂ« problem serioz: “mungesĂ«n e planifikimit afatgjatĂ« dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.

đŸ‡ŠđŸ‡±Ă‹shtĂ« koha qĂ« shteti tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e veta dhe tĂ« shmangĂ« krijimin e situatave tĂ« tilla ku qytetarĂ«t dhe bizneset detyrohen tĂ« bien ndesh me njĂ«ri-tjetrin pĂ«r shkak tĂ« vendimeve tĂ« nxituara dhe tĂ« pakoordinuara. Dhuna nĂ« kĂ«tĂ« rast ishte pasojĂ«, por shkaku Ă«shtĂ« shpeshherĂ« mĂ« i thellĂ« dhe kĂ«rkon zgjidhje politike dhe administrative.

 

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.

I kërkuari është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.

Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” kanĂ« zhvilluar ditĂ«n e djeshme nĂ« fshatin GjashtĂ« dhe sot nĂ« orĂ«t e para te mengjesit nĂ« disa banesa nĂ« rrugĂ«n “Butrinti” nĂ« SarandĂ«, por pa sukses.

Ramadan Zoto i njohur si Dane, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur. Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri e Greqi. Emri i tij përmendet për herë të parë si dëshmitar në një ngjarje të vitit 1997, kur një i ri nga Saranda u përplas me armë me një efektiv policie në tregun e qytetit.

Në prill 2005 ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë, ndërsa 3 vite më pas shkëmbeu zjarr me policinë greke. Në Greqi rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë, ndërsa pas daljes nga burgu u zhvendos në Sarandë.

NĂ« ShqipĂ«ri rezulton i proceduar njĂ« herĂ« pĂ«r “prishje tĂ« qetĂ«sisĂ« publike” dhe i arrestuar mĂ« pas pĂ«r “goditje pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s.”

BashkĂ« me Zoton, policia kĂ«rkon edhe 3 persona pĂ«r “pĂ«rkrahje tĂ« autorit tĂ« krimit”. Njeri Ă«shtĂ« vĂ«llai i tij, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokĂ«t Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, tĂ« tre me precedentĂ« tĂ« ndryshĂ«m penalĂ«.

The post Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos appeared first on Albeu.com.

Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Qelqi”. NĂ« vijim tĂ« kontrolleve intensive nĂ« hyrje/dalje, nga shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare tĂ« Portit tĂ« DurrĂ«sit, nĂ« bazĂ« tĂ« analizĂ«s sĂ« riskut dhe kundĂ«r paligjshmĂ«rive nĂ« kufi, u krye kontroll nĂ« hyrje tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« kamionin qĂ« drejtonte shtetasi Sh. G., 42-vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s.

Nga kontrolli nĂ« automjet u konstatun arka me verĂ« dhe shampanjĂ«, tĂ« dyshuara tĂ« kontrabanduara me qĂ«llim shitjen nĂ« ShqipĂ«ri, sepse nuk ishin tĂ« pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi ShpĂ«tim Gubere synonte t’i fuste mallrat nĂ« ShqipĂ«ri, pa i deklaruar nĂ« PKK, konform ligjit.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale pĂ«r kĂ«tĂ« rast, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua nĂ« flagrancĂ« dhe mallrat u sekuestruan me cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, 20 korrik, dy tërmete të fuqishme goditën brigjet lindore të Rusisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan një cunami në rajonin e Kamchatka.

Tërmeti më i madh u regjistrua me magnitudë 7.4, në një thellësi prej vetëm 20 kilometrash nën sipërfaqen e detit, rreth 140 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.

 

 

Ndërsa tërmeti tjetër u regjistrua me magnitudë 6.7, të njëjtën zonë, me pak minuta diferencë.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se një cunami pritet të godasë zonën e Aleutskyt. Ekipet e emergjencës janë vënë në gatishmëri, ndërsa paslëkundjet e vazhdueshme po tronditin rajonin.

Ndërkohë, edhe Hawaii u vendos në një vëzhgim të përkohshëm për cunami nga Qendra e Paralajmërimeve të Paqësorit, por paralajmërimi u anulua disa orë më vonë nga autoritetet amerikane.

Kamchatka ndodhet nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “Unaza e Zjarrit tĂ« PaqĂ«sorit”, njĂ« zonĂ« nĂ« formĂ« patkoi qĂ« shtrihet pĂ«rgjatĂ« Oqeanit PaqĂ«sor dhe qĂ« njihet si njĂ« nga rajonet mĂ« aktive nĂ« botĂ« pĂ«r tĂ«rmete dhe vullkane.

Pozicioni i saj bregdetar e bën këtë rajon shumë të ndjeshëm ndaj cunameve që shkaktohen nga tërmetet nënujore, siç ndodhi edhe këtë herë, duke ngritur shqetësime për të gjitha vendet përreth Oqeanit Paqësor, përfshirë edhe Hawaii, megjithëse ndodhet mijëra kilometra larg.

The post Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami appeared first on Albeu.com.

Lionel Messi udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami, shkatërroi New York Red Bulls me rezultatin 5-1 të shtunën në ndeshjen e fundit të MLS para pushimit All-Star.

New Yorkers, të cilët teknikisht luajnë në New Jersey, në stadiumin Sports Illustrated në Harrison, e nisën shumë mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të me një gol nga Alexander Hack.

Por Messi ishte pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r zhbllokimin e ekipit tĂ« FloridĂ«s, i cili shkoi nĂ« pushim tashmĂ« 3-1 nĂ« avantazh falĂ« njĂ« goli nga Jordi Alba – me asist nga Messi – dhe njĂ« dopiete nga Telasco Segovia nga Venezuela.

Për më tepër, numri 10 i Albiceleste siguroi fitoren e Inter Miami me dy gola në pjesën e dytë. Leo Messi, në një formë të shkëlqyer, ka shënuar dymbëdhjetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë, përfshirë gjashtë dygolësha.

Ai gjithashtu ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje këtë sezon të MLS.

Ekipi i Javier Mascheranos u rikuperua gjithashtu nga humbja 3-0 që pësuan të mërkurën kundër Cincinnatt, i cili do të jetë kundërshtari i tyre i radhës në ligë më 27 korrik, pasi MLS feston ndeshjen e saj All-Star me Liga MX më 23.

Siç Ă«shtĂ« zakon nĂ« çdo ndeshje jashtĂ« fushe tĂ« Inter Miamit, tribunat u lyen me rozĂ« teksa shkruan njĂ« tjetĂ«r episod tĂ« “Messimania” nĂ« MLS.

The post Lionel Messi udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

NĂ« koma prej 20 vitesh, ndĂ«rron jetĂ« nĂ« moshĂ«n 36-vjeçare “Princi i fjetur” i ArabisĂ« Saudite

✇Albeu
By: V K

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Londër në vitin 2005, kur ishte vetëm 15-vjeç.

I njohur gjerĂ«sisht si “Princi i fjetur”, Al-Waleed pĂ«soi njĂ« hemorragji cerebrale dhe gjakderdhje tĂ« brendshme nĂ« tru si pasojĂ« e aksidentit tragjik.

Prej asaj kohe, ai u mbajt në jetë me aparatura, por nuk arriti kurrë të rikuperohej plotësisht apo të rifitonte ndërgjegjen.

Vdekja e tij u bë e ditur nga babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al Saud, përmes një postimi prekës në rrjetin social X (ish-Twitter), ku citoi një varg nga Kurani dhe tha:

“Me zemra qĂ« besojnĂ« nĂ« vullnetin dhe caktimin e Allahut, dhe me trishtim tĂ« thellĂ«, e njoftojmĂ« ndarjen nga jeta tĂ« djalit tonĂ« tĂ« dashur: Princit Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mĂ«shiroftĂ«â€,

The post NĂ« koma prej 20 vitesh, ndĂ«rron jetĂ« nĂ« moshĂ«n 36-vjeçare “Princi i fjetur” i ArabisĂ« Saudite appeared first on Albeu.com.

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert Pashaj, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar.

Procedohet penalisht edhe bashkĂ«shortja e 46-vjeçarit tĂ« dĂ«mtuar, pasi shkaktoi dĂ«me materiale nĂ« “beach bar”-in e njĂ«rit prej tĂ« arrestuarve.

NĂ« vijim tĂ« zbardhjes sĂ« plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« konfliktit tĂ« ndodhur ditĂ«n e djeshme, nĂ« Ksamil, dhe dokumentimit tĂ« plotĂ« tĂ« ngjarjes, me qĂ«llim vĂ«nien pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale tĂ« autorĂ«ve, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ« arrestuan nĂ« flagrancĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosje e lehtĂ« me dashje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, shtetasit:

Agim Taraj., 43-vjeç, banues në Berat, Silvjan Sulku., 18-vjeç, banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj., 35-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17-vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46-vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me kĂ«tĂ« ngjarje, u referuan materialet nĂ« Prokurori pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s” dhe nisi procedimi penal pĂ«r shtetasen O. P., 40-vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dĂ«mtuar ambientin duke shkatĂ«rruar pajisje dhe sende tĂ« tjera nĂ« “beach bar”-in e shtetasit tĂ« arrestuar A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme rreth orĂ«s 23:50, njĂ« aksident rrugor ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Studenti”, pranĂ« barit “Ali Pasha” nĂ« qytetin bregdetar tĂ« SarandĂ«s.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, 22-vjeçari Klauid HadĂ«ri, i cili po drejtonte njĂ« motor, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« automjet tip “Smart”, qĂ« drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.

The post Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

✇Albeu
By: V K

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante.

Ekspertët e burimeve njerëzore, parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit.

Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

Fatima, 28-vjeçe, Ă«shtĂ« njĂ« nga punonjĂ«set mĂ« tĂ« reja nĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal.

Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe dua tĂ« vazhdoj tĂ« punoj pĂ«r tĂ« ndihmuar familjen time”, – thotĂ« Fatima, duke theksuar qĂ«llimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta.

Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga, theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%.

Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

NĂ« bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore pĂ«r punonjĂ«set e reja fillon nga 500 euro dhe pĂ«rfshin edhe shpenzimet pĂ«r akomodim dhe ushqim, njĂ« skemĂ« qĂ« pĂ«rdoret gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr punonjĂ«s nga jashtĂ«, nĂ« kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshĂ«m staf pĂ«r punĂ« tĂ« tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv nĂ« “EPPC Albania & Kosova”, njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« konsulencĂ«s pĂ«r burime njerĂ«zore, pohon se paga mesatare neto pĂ«r punonjĂ«sit e huaj nĂ« ShqipĂ«ri luhatet nĂ« vlerat nga 500 deri nĂ« 520 euro nĂ« muaj, pĂ«rfshirĂ« akomodimin pĂ«r fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara./Monitor

The post Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mesfushori shqiptar Julian Shehu, realizoi njĂ« gol spektakolar nĂ« minutĂ«n e 40-tĂ« tĂ« sfidĂ«s kundĂ«r ZagƂębie Lubin, takim i vlefshĂ«m pĂ«r javĂ«n e parĂ« tĂ« kampionatit polak.

Me njĂ« gjuajtje tĂ« fuqishme dhe tĂ« saktĂ« nga jashtĂ« zone, Shehu dĂ«rgoi topin nĂ« trekĂ«ndĂ«shin e portĂ«s, duke ndezur entuziazmin nĂ« “Stadion Widzewa”.

26-vjeçari shqiptar u bë kështu lojtari i parë që shënon për Widzew në këtë sezon të ri, duke dhënë sinjalet se do të jetë një element kyç për skuadrën.

Festimi i tij nuk kaloi pa u vënë re! Shehu zgjodhi të tregojë krenarinë për origjinën, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, mes brohoritjeve të tifozëve në stadium.

PjesĂ« e formacionit titullar nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ« ishte edhe Lindon Selahi, njĂ« tjetĂ«r shqiptar i KosovĂ«s qĂ« ka luajtur pĂ«r kuqezinjtĂ« dhe qĂ« i Ă«shtĂ« bashkuar Widzew ƁódĆș gjatĂ« merkatos sĂ« verĂ«s, pas transferimit nga kampionĂ«t e KroacisĂ«, HNK Rijeka.

Një fillim premtues për dyshen shqiptare në Poloni, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në ambiciet e klubit për sezonin e ri.

 

đŸ’«Stunning strike by Juljan Shehu for Widzew ƁódĆș in the season opener âšœïžđŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡”đŸ‡± pic.twitter.com/zlBv3XGj2q

— Kuq e Zi đŸ‡ŠđŸ‡±âšœïž (@KuqeZiFootball) July 19, 2025

The post Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale Shqiptare “ShĂ«n Maria” nĂ« Elbasan

✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, mĂ« 19 korrik 2025, nĂ« orĂ«n 22:00, u nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 77-vjeçare, pas njĂ« sĂ«mundjeje tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« rĂ«ndĂ« At Nikolla Marku, prifti i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale Shqiptare “ShĂ«n Maria” nĂ« Elbasan.

Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës.

Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla, i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision.

PĂ«r dekada me radhĂ«, ai shĂ«rbeu me pĂ«rkushtim dhe pĂ«rulĂ«si nĂ« KishĂ«n “ShĂ«n Maria”, nĂ« lagjen Kala tĂ« Elbasanit, njĂ« nga institucionet mĂ« tĂ« vjetra tĂ« besimit ortodoks nĂ« vend.

E ktheu këtë kishë jo vetëm në një vend shërbese, por në një qendër të gjallë shpirtërore ku njerëzit gjenin paqe, fjalë të mençura dhe një dorë të hapur për ndihmë.

Gjithë jeta e tij ishte e lidhur me komunitetin në gëzime e në dhimbje, në festa e në periudha të vështira, At Nikolla ishte aty, i thjeshtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të këshillonte dhe të shërbente me ndershmëri. Me një etikë të lartë shpirtërore dhe morale, ai nuk e ndau asnjëherë fenë nga dashuria për njeriun.

Pritja pĂ«r ngushĂ«llime po bĂ«het nĂ« KishĂ«n “ShĂ«n Maria”, aty ku ai kaloi gjithĂ« jetĂ«n nĂ« shĂ«rbim tĂ« Zotit dhe tĂ« njerĂ«zve.

NdĂ«rkohĂ«, ceremonia mortore do tĂ« mbahet sot, mĂ« 20 korrik, nĂ« orĂ«n 17:00, ku familjarĂ«, miq, bashkĂ«qytetarĂ« dhe besimtarĂ« do t’i japin lamtumirĂ«n e fundit njĂ« figure tĂ« shenjtĂ« tĂ« qytetit.

Humbja e At Nikollës lë një boshllëk të madh, por kujtimi i tij do të jetojë gjatë, në historinë e kishës, në kujtesën e komunitetit dhe në çdo zemër që u prek nga fjala dhe shërbesa e tij.

U prehsh në paqe, At Nikolla. Qofsh i përjetshëm në kujtimet e atyre që të deshën dhe të nderuan. Drita dhe mëshira e Zotit qofshin mbi shpirtin tënd.

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale Shqiptare “ShĂ«n Maria” nĂ« Elbasan appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një sherr mes disa të rinjve dhe rojes së plazhit në qytetin bregdetar në Durrës, ka agravuar në përplasje fizike.

Sipas raportimeve, punonjësi u ka kërkuar të rinjve të mos luajnë me top pranë pushuesve, pasi i shqetësojnë.

Pushuesit mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

Punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë, pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

The post E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19-vjeç

✇Albeu
By: V K

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite, janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni Ă«shtĂ« global. Revista “The Economist”, sĂ« fundmi nĂ« njĂ« shkrim, analizonte shkaqet e rritjes sĂ« plakjes sĂ« popullsisĂ« nga rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«.

Deri në vitin 2050, parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64-vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik, është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023, krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Referuar të dhënave, konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29-vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19-vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24-vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64-vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64-vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64-vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve, kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

TĂ« dhĂ«nat e INSTAT pĂ«r shkallĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« forcat e punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« periudhĂ«n 2019–2024 tregojnĂ« njĂ« tendencĂ« tĂ« plakjes sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54-vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pjesĂ«marrja e grupmoshĂ«s 55-64 vjeç Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m – nga 62,9% nĂ« 2019 nĂ« mbi 75% nĂ« vitin 2024, duke dĂ«shmuar njĂ« prani gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« punonjĂ«sve mĂ« tĂ« moshuar nĂ« tregun e punĂ«s.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24-vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon pĂ«r vĂ«shtirĂ«si tĂ« kĂ«saj grupmoshe pĂ«r t’u integruar nĂ« tregun e punĂ«s, ç`ka mund tĂ« lidhet me arsimin, papunĂ«sinĂ«, emigracionin ose mungesĂ«n e mundĂ«sive tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r kĂ«tĂ« kategori.

NjĂ« zhvillim interesant Ă«shtĂ« rritja e pjesĂ«marrjes edhe nĂ« grupmoshĂ«n mbi 65-vjeç, ku nĂ« dy tremujorĂ«t e parĂ« tĂ« vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, njĂ« rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% qĂ« ishte nĂ« vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64-vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor

The post Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19-vjeç appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 20 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, do të vijojë i nxehti afrikan në të gjithë territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta, do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

❌